Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | KOMENTE | E shihja përditë, të paktën prej 6 vitesh

E shihja përditë, të paktën prej 6 vitesh

Font size: Decrease font Enlarge font
image Rexhep Shahu

Rexhep Shahu

Tungjatjeta Arshin Xhezo!

(në dy vjetorin e vdekjes)

Në orën 9 të mëngjesit të 10 shkurtit 2016, sot dy vjet më parë, Izet Duraku më thotë në telefon se ka ndërruar jetë Arshini. U nisa të takoheshim për t'i shkuar në shtëpi. Por u vonova udhës, nuk u bashkova dot me të tjerët. Edhe se doja te rrija me mendimet e mia e kujtimet me Arshinin. Shkova në kafe Luks në bodrumin e Bibliotekës Kombëtare dhe u ula në karrigen e Arshinit, në atë karrige ku ai kishte gati dy dekada që ulej. Se zyra e studioja e tij ishte në atë karrigë e tavolinë. Në karrigen ku ai ka vite e vite që ulej çdo ditë, lexon e studion aty dhe të gjithë e dinë se është karriga e tavolina e Arshinit. Njoftova aty në kafe se Arshini ka ndërruar jetë. 

Shumë trishtim pashë sot në kafe Luks tek ata që e njihnin.

E shihja përditë, të paktën prej 6 vitesh që e njihja, në të njejtën skutë të kësaj kafe ku binte drita mirë. Nuk i përvidhej askujt kurrë por aty kishte gjetë këndin nga shihte botën, këndin që nuk ia lakmonin dhe nuk e trazonin. Aty nuk ia zinte diellin askujt. 

Dikskutimet e debatet me të në atë tavolinë të kafe Luksit, po të transmetoheshin në televizionet tona, do të bënin që drejtuesit e emisioneve dhe opinionbërësit tanë të mos kishin më vend në Shqipëri.

Sa vite e njofta nuk më gënjeu kurrë, nuk nënvlerësoi asnjë imtësi të sjelljes njerzore, ishte i vëmendshëm ndaj shokut e mikut si ai. Ishte i gjendshëm si ai. Të prekte me kujdesin e tij. 

Një mik që gjendet rrallë në jetë.

E kam njohur prej Izetit. Ishte njeri që dinte të dëgjonte me sy e veshë, me gjithë qenien, që nuk të ndërpriste, që nuk lejonte ta ndërprisje, që të respektonte me fanatizëm, që kishte kode të larta morale. Më çmonte dhe ndjehesha i përkëdhelur.

Kishte punuar gazetar në Zëri i Popullit, kishte drejtuar 6 vite këtë gazetë, dinte natyrisht shumë për shumë njerëz, dinte dobësi e fshehtësi të shumëkujt, nuk abuzoi kurrë me askënd, nuk përfitoi sa mundësi kishte, punoi mësues letërsie në shkollë të mesme edhe pse po të donte mund të ngjitej lart në poste sepse postet i kapën ata që kishin turp prej vetes së tyre dhe prej tij, postet i zunë mëkatarët para tij. 

Orë pafund kemi diskutuar. Dhe në finale mbërritëm në atë që vesi është ves, hajni hajn, i ligu i lig, virtyti virtyt në të gjitha sistemet e rendet shoqërore, në të gjitha qeveritë, spiuni është spiun, tradhëtari I shokut e mikut është tradhëtar, i poshtri i poshtër, servili servil. Ai nuk i thoshte kollaj të zezës të bardhë as të bardhës të zezë dhe kishte vite që nuk pranonte të ishte ushtar rrjeshti i askujt.

Kur vizitoi Kosoven, kur u kthye, e pashë të mrekulluar, të habitur, të tronditur, të çuditur, e pashë entuziast sa kurrë ndonjëherë. Kishte parë atdheun, atdheun real e jo në letër, jo në këngë, përmasat e tij reale dhe kjo e bëri njeri me dimensione e përmasa të tjera para meje. 

Shtangesha kur rrefente të panjohura për udheheqjen komuniste, kur mëkatoi kur vdiq Enveri se nuk e nderoi në gazetë si e sa donte Nexhmija.

Shkroi shumë e botoi pak artikuj model. Disa vite librin e tij që e qunte Shkrimtari dhe diktatura, pasi i takonte ta shkruante, kishte njohur mirë nga afër shkrimtarët kryesorë dhe udheheqjen e diktaturës. Por ky libër nuk arriti të botohej i plotë siç e rrëfente në biseda e në letra të shkruara ai. Rrallë kam njohur njeri aq të përkushtuar ndaj familjes, fëmijëve, aq të gatshëm të linte çdo gjë në mes për hir të familjes. Rrallë kam njohur njeri që të intersohej e të bënte të pamundurën për shokun e mikun, të sakrifikonte për shokun e mikun.

Ai nuk dinte të harronte asnjë vogëlsi. Për t'iu gjendur mikut ai shkonte deri te zoti dhe bëhej copa me zotin për hatër të mikut.

Comments (2 posted):

Zeqir Lushaj on 10/02/2018 20:36:14
avatar
Arshin Xhezo ishte nje gazetar dhe nje njeri-mik shume i rrall.
Bere mire qe na e risolle edhe sot Rexhep.
Dh.Xhoga (Guri Naimit D,) on 11/02/2018 03:36:32
avatar
Arshin Xhezo-"EMBLEME"e gazetarise shqiptare.I perjetshem kujtimi tij.

Sa pari faleminderit i nderuar Rrexhep Shahu,qe ne kete dite te dhimbeshme, ndaries nga jete plot dy vjet para,te atij Gazetari talent,po mbi te gjitha BABA i ralle Arshin Xhezo,na ben ta kujtojme e nderojme ne kete dy vjetor te ndaries tij nga jeta.
Miresite ju shoqerofshin.
* Kam patur fatin te kem nje nga komshijte e mij qe ne hapat e para te jetes se tij,gazetareske,atje tek pallati 59 ruga"Ferit Xhajko",ai krijuar ate familie te shkelqyer,me te tera.Ai ne katin e trete une ne te Katertin mbi te,dhe njoftonim njeri tjetrin se mbritem ne shtepi,pas atyre diteve;Ai ne Kruje gazetar,une ne Zall -Dajt e pas ne Katund te Ri.
Nga andej vjen kryeredaktor i Zarit Popullit"
Arshiit,I kishin pelqyer,shkrimet informacion qe dergoje une,sa me thote;-beju korespodent i rregullt i"Zerit Popullit"ke pene te mire,per me teper je ne baze..
-S'jam i asaj sere,- iu pergjigja me modesti,megjithate,ate pune e vazhdova sidoms te gazeta "MESUESI"ku dhe me takonte,si mesues nje jete.Ne qofte se me kane pelqyer,drejtuesit e ketyre gazetave.Ishte stili i Arshinit qe me beri deri imitues.Per fat dhe kur nderuam shtepit,ishim komshi gati ne Lagjen "Ali Demi"ruajtur ate miqesi, fal dhe bashkeshorteve tona shoqe.
Arshini,ishte ne rradhe te pare nje njeri i shkelqyer dhe familiar.Po,ne kulmin e punes se tij,mori nje plage te rende,ndarie nga jeta e djalit e trondti shume,sa nje jete,kush e ka patur mik e shok,ia njohur brengen.
Me ate brenge po kalonte jeten e tij,dhe them se ajo ia shkurtoi jeten.
Ju i nderuari Rexhep,pershkruani ate "kabinetin" e tij te punes atjen ne sallen KAFE te pallatit kultures, ku ne takoheshim ne vite,po mua me ka mbetur takimi i fundit para se te ndahesh nga jeta,aty tek Kafe"EUROPA"
ne nje mengjes,qe mbeti mengjezi i fundit me te,kaluar me ne krah te pa ndarin Xhevahir Spahiu.Une 2-3 dite shkuar ne Zall-Dajt te nxirie malle e viteve punuar atje(1967-73)drejtor Sholle,kthehem ne ate kafe e si zakonisht,me Xhevon pije kafene.E shoh ate te merzitur e me doren ne mjeker, mberthyer syte ne tavolinen perballe, ku tre dite para,aty pire kafene me te mirin Arshin.Une pa e ditur c'ish ndodhur,i them:
-S'po na vjen Arshini?!-Atij,si di ai te shprehi dhimbien,i del nje pike lot nga syte.U cudita kur me tha gjemen.
-Na ka vdekur miku dhe shoku jone i ralle Arshini.Ndaj s'po me shkon sot kafeja.
U shtanga e s'me besohej,sa kaqe vjen aty dhe shoku yne i mirenojur Spiro Dede.Nuk e piva kafene e asaj dite,drejt e ne shtepi,me time shoqe shkuam me koke ulur,ne shtepine e te ndjerit,ku vizitat nuk pushuan dite te tere.Dhimbiea shoqeronte fytyre miqsh.
*Nuk veme me ne ate kafe me xhevon dhe shoke,se perjetojme ato dite vitesh me ate te ralle shok e mik,nga ajo dite.
*Me vjen keq,aktualisht jam tej oqeanit e, perseri ne kete dite te shenuar nuk jam aty, ti ndez nje qiri, ATij..-QIRIRI te PASHUAR.
I perjetshem Kujtimi Tij.
Nga larg,marim pjese ne kete dite perkujtimore te families se nderuar,sa dashamiresit e Arshi Xhezos-Pene e ralle e shtypit shqiptar.

82 vecari mesues.
Toronto-10-02-2018 Dhimiter M Xhoga.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1