Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | KOMENTE | HASAN HASNJOKU ELBASANASI FISNIK ME URTËSI TË MENÇUR

HASAN HASNJOKU ELBASANASI FISNIK ME URTËSI TË MENÇUR

Font size: Decrease font Enlarge font
image HASAN HASNJOKU ELBASANASI FISNIK ME URTËSI TË MENÇUR

HASAN HASNJOKU ELBASANASI FISNIK ME URTËSI TË MENÇUR
Paraditja e datës 9 shkurt 2018, nuk ishte një paradite e zakonshme edhe pse dimërore! Në orën 10. 00, fëmijët, të afërmit, miqtë dhe gjithë dashamirësit, përcollën për në banesën e fundit, një nga ikonat fisnike të urtësisë së mençur, të nderuarin Hasan Hasnjoku!
Hasan Hasnjoku lindi në Elbasan, dhe si elbasanas i qytetit të vlerave të papërsëritshme, jetoi duke i mësuar të gjitha traditat e qytetit të lindjes, i respektoi ato me imtësi shembullore, dhe si përgjegjës për të lënë pas jetës së tij, me qetësi dhe shembull të rrallë, me mënyrën e tij të urtësisë, diti t’i trashëgojë ato në pasardhës të gjakut, dhe jo vetëm!
Hasani u rrit në një familje serioze për nga edukimi familjar, seriozitet që ndjenjën kombëtare e kishte gjënë më të shtrenjtë të edukimit dhe përgjegjësisë për atdheun. 
Edhe pse i vogël në vitet e pushtimit të Shqipërisë, kultura patriotike familjare, përfshiu edhe atë, ndoshta në një moshë që sot, është fare e papërfillshme për të marrë mbi supe punë që, rrezikun e kishin bashkëshoqërues me hijen e terrorit. 
Të nderuar miq, është thënë dhe do të thuhet me fakte, se Shqipëria nuk ka mbetur kurrë pa njerëz që t’i dalin ballë, edhe pse, ka raste që janë pjellë edhe “fëmijë” plëngprishës. Familja Hasnjoku, është një nga ato raste, që nuk janë mënjanuar asnjëherë nga vështirësitë, aq më tepër kur fatet e vendit kanë qenë në rrezik. Ndaj, nga kjo familje nuk është rastësi që një nga djemtë, Sadiku, u përfshi me kurajo në LANÇ, dhe sot është një nga Dëshmorët e Atdheut, po ashtu, edhe miku ynë i përbashkët, Hasani, që në këtë luftë, nuk ndenji jashtë pjesëmarrjes në të, duke ndihmuar për gjithçka kishte nevojë kjo lëvizje. Sipërmarrja e tij për këtë periudhë, është një shembull skrupuloz, nga i cili kemi çfarë të japim si mesazh për vazhdimësinë, edhe pse kushtet apo ngjarjet e sotme, kanë një tjetër konfigurim për të ardhmen e vendit...
Për shumë vite pas çlirimit, Hasan Hasnjoku, duke vënë gjithmonë veten në shërbim të vendit, i janë ngarkuar detyra të rëndësishme si kuadër, në sektorë të rëndësishëm, sikundër ka qenë edhe Rafineria e Naftës në Cërrik. Detyrat si kuadër, i ka kryer gjithmonë me përgjegjshmëri të lartë, duke qenë në të njëjtën kohë, në radhë të parë njeri me virtytet më të larta që bart ky emër për mbarë shoqëritë e çdo lloj sistemi, apo niveli politiko-ekonomik.
Me të njëjtën përgjegjësi që mori nga edukata familjare, me të njëjtën përgjegjësi që kreu detyrat si kuadër, po me këto përgjegjësi, ai rriti edhe dy fëmijët, Manjolën dhe Adrianin, të cilët, do të jenë krenarë për babain që i rriti dhe i edukoi, në radhë të parë, me ndjenjën NJERI! 
Sot, në vendprehjen e tij, me dhimbje iu dha lamtumira e fundit fizike, dhe në të njëjtën kohë, po sot, ai u bë edhe një herë njeriu shembull i urtësisë, i marrëdhënieve të qeta, si njësi matëse nga sjellja e të cilit, gjithkush duhet të ndalojë dhe të mësojë. 
Qytetarët elbasanas, me përkushtim dhe respekt të thellë, e shoqëruan mikun e rrallë, deri në vendin ku gjithkush do të shkojë një ditë, por, jeta e tij, është një mesazh më vete, e cila në çdo hap që ai hidhte, në çdo fjalë që fliste, në çdo këshillë që jepte, të bënte të mendoheshe thellë, dhe të veproje me siguri. 
Këto gjurmë, ai i la edhe në Organizatën e Familjeve të Dëshmorëve të Atdheut Dega Elbasan, duke mos u kursyer me ndihmesën e tij për çdo mendim të nevojshëm, në çdo veprimtari të Organizatës, duke respektuar çdo anëtar, si i barabartë mes të barabartëve, edhe pse qëndronte lart në këndvështrim krahasues. Për cilësitë e rralla, anëtarët e organizatës sonë, e mbajtën në organet drejtuese të kryesisë, edhe në pozicionin e nënkryetarit të saj.
Ikja e tij, është dhimbje për të gjithë! Nderimi ndaj tij, është dhe do të mbetet detyrim ndaj qytetarisë, të cilën ai përçoi me shumë sukses tek gjithkush!
Miku ynë Hasan Hasnjoku, ju jeni nga ata njerëz, që kush ju ka pranë, ka diçka të çmuar! Ne, e patëm këtë fat, dhe, tek fëmijët tuaj, ndër ne, ndër elbasanasit, ke lënë aq shumë gjëra për të qenë gjithmonë i paharruar në kujtesën e përbashkët!
Prehje të qetë mik i nderuar, i dashur dhe i paharruar!
Organizata e Familjeve të Dëshmorëve të Atdheut Dega Elbasan.

Comments (2 posted):

avatar
Me dhimbie deri ketu tej oqeanit..ne Toronto.ngushellojme familien veternit.
Elabsanas Hasan Hasnjoku.
*Mare kete njoftim permes shtypit,teksa po kuvendonim per atdheun,ne larg tij.
I perjetshem Kujtimi tij.
Pas ati lajmi mes bisedave atdhetare,
kaluam nje dite te shkelqyer,sot mes shume emigrante ne Toronto,ne nje lokal qe me te drejte e quajne i SHQIPTAREVE, ne rrugen "Pape"mes Torontos,pronare nje zonje te nderuar bashkeatdhetare Alma,qe fati,bashkuar jeten,me nje bashkeshort te kombesise Greke,Xhiku e therresin per shkrurt.(Per ta oatur zili,kete adash timin..Dhimiter).Nje cift,emigracioni lidhur,mes te 30tave vite duken,qe lokalin e kane kthyer ne nje SHTEPI "Pallat sporti",te shqiptareve.
Shtate Ekranet televizive murale,nga do te hedhesh syte,Salla me mbi 10 tavolina me lojra:Shahu,Taulla,letra e tj,me kryefjale Futbollin Boteror dhe lojrat e stinees,sidomos skite,hakes etj,ketu te zakoshme.
Dominonin ne klientele:Ebasanasit Tiranasit me Merditore e shkodrane,pa mbetur pas Vlonjatet dhe Korcare,mes Tyre Kosovare e Shqiptare-maqedonas.
Kam gjetur Tiranen Time,qe nga viti 1948,ardhur nga"Dangellia Naimjane"si jetin mbetur nga babai,marre lufta,sa ne Elbasanin kaluar muaj femijnie,ime vella kuader dale nga lufta,kur rindertihej vendi,sa Hekurudhat dhe Hidrocentralet sa,Kanali Naum Panxhi dhe kombinat i famshem i perpunimit te Naftes e me tej
,kthyer ne qytet industrial Elbasanin e shkolles se pare NORMALE(pedagogjike)qe na ben te jemi krenare,jo vetem ne mesuesve..
Kjo ishte dhe epiqendra e bisedave te dites sotme 11 shkurt 2018,mes dhjetra emigranteve te moshave te ndryshme,teksa debora nuk pushonte vene VELLO, qytetit te Torontos. Elbasanasit dominonin ne kete bisede rastesore.
Tashme kam mare statusin e gazetarit (autodidakt nje jete sot 82 vite)e si te tille me mbajne mes tavolinave,kaluar nga njera tek tjetra.Zgjodha nje origjinale forme komunikimi.Ju jap bllokun tim te shenimeve,te shkruajne cfare te duan,pasi une po nisem per atdhe,atje do kremtoj 82 vjetorin e lindies e per me teper 105 vjetorin e Renies si bien Trinat,te Kapedan Jano P.Xhoga -Zavalani-gjyshit tim.Nderuar qarku i Gjirikastres ne"100 vjetorin e PV me titullim modest;"MIRENJOHIE".
Hap bllokun e shenimeve,me qellim qe te shkruaj,dhe ja mu hap "Fjala e lire" me kete njofim:
-"Ndahet nga Jeta,Elbasanasi fisnik me urtesi e mencuri,Veterani Hasan Hasnjoku .Me preku mua,82 vjecarin nje jete me kesi kronikash,qe nga zonat e thella te Tiranes,mesues e dreture kulture. Bashkoj dhimbjen me tere te afertit e tij te zenrs sa VETERANET e ELBASANIT qe e nderuan,diten e lamtumires se fundit, kete 9 shkurt 2018.I perjetshem kujtimi i tij.
Po shpreh ngushelime nga keta shoke e miq Elbasanas,sa komunikuar une me telefon si te nderuarit Veterane:Antare te shoqates "Pasues Vaterani" ne Toronto;25 zonja dhe Zoterinj,qe po i perfaqesj me zonjat Drita Skilia(Tarifa) )mesuese,Liliana Hania dhe Kico Jani Buta(Himara)Kristaq Turtulli shkrimtar. Me ta,zonja e lokalit Alma,sa i shoqi Xhimi,dhe Sadam Hoxhaj,qe do me thurte nje strofe poetike..
Aty,Refat Xhelal Kollari,sa nje meso burre simpatik nga Malsova Permetit(per modesti me luti mos ma shkruaj emrin), lindur atje e ritur rrugeve te atdheut, sa vitet e emigracionit,shetitur boten. Nje erudit i rrale.Mesues ne profesion. Ai krenohej me tre femije;dy mbaruar Univeristetet,rrugeve te emigracionit,sa vajza ketu,ne mbarim Universitetin,ne Toronto.
**Mirditori Gjon Ndoi do me linte nje shenim te gjate nje faqe fletoreje,pasi mesioi se isha mik e koleg,me Ndue Dod Biben ne Tirane,dobesia e tij nje jete .Ja c'shkrua per te:
*-Kam nje mesazh shume miqesor,per nje nga burrat me te mire te Mirdites,sot tek te 97 vite,veterani,Ndue Dod Biba.
Personalisht kam qene me fat per ate miqesi,trasheguar nga gjysh stergjyshet e mij.Ata jane nga Kapedanet e Gjon Marka Gjonit e daja im Bardhok Beberi, martuar me hallen time ne shtepine e Bib Dod Melushi,gjak i imi.
Ndue Dod Biba,gjak i sime shoqe, stermbese e Gjok Dali Bibes.Ai vjen,fill mbas Bardhok Bibes,per personalitetin e tij ne Mirdite.Nje jete ne drejtim te ekonomise.
Une do bej gjithcka te shkoj ta takoj, edhe pse jam tej oqeanit ne emigracion. Qe ta dish,me ke zhvillove kete bisede,i nderuar Gazetar veteran,une,Gjon Ndoi, jam inxhinier Miniere,dipllomuar ne vitin 1985.Ne Mirdite punuar,deri 2001, marre rruget e emigracionit,drejt ne Kanada(Toronto),ku pa takohemi,qe ju falenderoj.Duke qene ne emigracion, miqesia e shoqeria e atjeshme me mungon shume.Nje nder ta eshte Ndue Dod Biba,qe i uroj jete te gjate e ndoshta shpejt do shoj ta takoj.
Me rrespekt;Gjon Nokaj-Toronto-Kanada.
*Teksa mbarova kete bisede, me vjen ai djali ri,takuar nje dite me pare,lene takim per nje bisede te lire.Ishte Elbasanasi nga Belshi,buzequmesht(si im nip sa mbaruar Kionsevatorin e nis Doktoraturen ne Montreal)quhej Ylli Bali .Mbiemri me trondi,me kujtoj nje shokun tim te rinise ne Tirane,Robert Bali,dale oficer mbaruar ato vite te BS.nje nga kuadrot e vecante te Marines luftarake, ,sot pesionist ne Tirane.Pas kesaj nderhyries sime per mbemrin,Ai me thote me ndruajrie:
- Kam mbarur vetem 8 vjecaren atje ne vendlindie,familie e madhe,plot motra e vellezer.Une 13 vjecar mora ruget emmrgimit me 1999 drejt Graqise.Ne Athine u perqendriova e,nisa ne ndertim pune ani se i mitur.Ju jam mirnjohes atyre familieve greke,qe me miretajtuan si femije qe isha.Plot 14 vjet atje.Me 22 dhjetor 2013 erdha ne Toronto.Nuk ta tregoj dot,c'kam vuajtur une,qe nuk dija nje fjale te flisia Anglisht,gjuhe e vendit ketu.Nuk kisha njeri kujt ti flisia e kaloja rrugeve te Torontos,ne ate thellim bore si sot.S'dije tu flisie e kerkoja ndihme.Po kur thone;-fatit si dihet,sa hyra ne nje lokal,kontaktova me nje grua shqiptare,qe me njohu se jam shqiptar,me intuite.U be simotra ime ajo shqiptare,nene e dy femijeve. I faleminderit,deri me strehoi ne shtepi te saj.Kjo ishte EVA,nga Ballshi bije,qe i uroj gjithe te mirat,me siguroi stabilizimin ne Toronto,deri me shtepi e pune,sa sot kam krijuar familie.
Ja quaj per nderi asaj sa i uroj lumturi famikies saj te nderuar,miqte e mij ketu . Sot kam krijuar famile me nje vendase-kanadeze,me profesion MESUESE.Jam i lumtur se kam gjetur njeriun e jetes. Presim te behemi me femije e te shojme dhe te gezojme familien time,atje ne Bellsh te Elbasanit,te cilin ajo e mban ne goje,mesuar gjoografin e dhe historine e tij.
Kater vjet pa vajtur,me duken 40t,po shpresoj ta shoh familiarisht e te gezoj ate famile te madhe timen atje ne BELSH.
Sa po behesha gati ta pyesia cdo me thuash per atdheun,ai me thote:
-Per shqiperine tone te bukur dhe te begate,qe mua me ka bere te lumtur femijnine time atje ne fshat,pa folur per 97 ten qe na shkateroi,e na beri te marim keto rruge,po urojme qe me keto zgjedhiet e fundit,urojme te realizoje premtimet e kryeministrit aktual Edi Rama,per te realizuar enderrat e brezave Mendoj se Edi Rama,do ja arrije ta beje.
Nuk flas vetem per te,po si Parti e klasave te niveleve masive,ajo PS-ja."
E falenderova dhe sa kaqe,si te ishin ne rradhet e dikurrshme te qumeshtit,me vine njeri pas tjetrit keta atdhetare te "zhuritur",malli dhe meraku per atdheun.
Vijon...
Toronto11-02-2018 Guri Naimit D.(Dh Xh.)
Guri Naimit D(Dh Xhoga) on 12/02/2018 22:19:33
avatar
vijon nga dje;
Mes bashkeatdhetareve emigrante
ne Toronto!

Pas asaj bisede te sinqerte te Belshiotit djale sa krijuar familie ne Toronto, me Ylli Balin,e perfundoi mesazhin lene ne fletorie refat Xhelal Kollari me fjalet: -"Do bej ceshte e mundur per Atdheun tim, me profesionin qe kam si piktor-Nderimet e mia Juve z.gjysh-Dhimiter .
Pas tij shoh se ka shkruajtur me shkonja te medha shtypi Korcari, Mustafa Bidollari me fjale zemre:-Dashiri dhe mirenjohie mikut tim njohur ketu ne Toronto.Dhimiter te rrespektoj per patriotizmin dhe atdhedashurine qe tregoni. Ti ke besim te jashtezakonshem se atdheu do te behet,me kanaqen kur citon poetet e mbedhenj:-Ditet e mira per shqiperine,me pas do te vine..apo tjetrin rilindes; -"Ti ke pas qne nje zonje e rende,burrat e dhuet te thojshin NENE.."
Sa nevizova kete shkrim te Mustafait,nje babaxhan burre u ul ne tavolinen tone e s'kish nevoje te prezantohej ish shume e njouri nga Elbasani z.Vasil Nosi,qe per mbiemrin une shtanga;nje nga rilindasit e shquar te vendit tome deri vo Lf Nosi.Pas tij me lerkon ndiese se do largohej po donte ti thoshte dy fjale,sa degjoi mbiemrin tim, kujtuar tim vella,drejtor ne ndertimin e Rinasit aerodreom sa Hekurudhen Vore Lac ne ato vite ai ne kulmin e rinise tij.ishte Hamit Hysni Hameri,nga Fush Kruja,qe shkollen e maeme e ka mbaruar ne Bullgari,ato vite prag 60ta,e Mbaruar universitetin ne Tirane per Zoteknik.ai do te thoshte- Une aqe i perkushtuar isha per fshatin sa nga ferma, kalova ne Kooperative-me kupton cdua te them.Me gezojne femijet qe i dolen zot vetes, me cndodhi pas 90tes.Djali Ariani sa mbaroi politieknikumin "7 Nendori"punoi ne ndermariet e zanes sone bere mjeshter i zanatit mekanik po u detyrua te mari rruget e emigracionit qe nga viti 93 ne Krete te Graqise 7 vjet dhe nga viti 2000 ne Toronto si e shikoni deri sot.Baze profesionin deri me ndertimin marre sa provuar dhe tregetine.Gezojne femijet thote Ariani dhe Sibira 8 vjecare me pershendet me nje shqipe te theksuar,lindur ketu ne Toronto.
Me ta tek po dilte,duke qeshur Devolliu Gazmir Topciu me thote-Shenome ni dhe mua;-Jam babai tre femijeve arsim dashes, ndaj dhe i arsimova: Arjani djalin e madhe kam me Universitet per biznes,te dytin e kam ne perfundim per avukat ,kurse cupen kimetlie,mesuese-shoku mesues pesionist me thote mua teksa me jep doren me nje mirupafshim dhe shtoi:
-"Sa vlen Mirak Alia ne familien time,e ne zemren time,nuk kama asgje ne kete token Kanadeze qe po jetojme,Eshte njeriu qe me ka edukuar
me kohen qe jetojme,femijet e mij".
Ashtu se bashku dualem nga ky lakal si te ishim ne mes te Tiranes apo Elbasanit,ne kete lokal-TeSHQIPTAREVE.si e therresin te gjithe ne kte lagje qytet mes qytetit..
Nu nga u duken ore te tera qendruar aty,ku dominonin 30-40 vjecaret burra me pesionistet si garniture te bisedave mes komenteve per ndeshiet ndjekur.Si mesuen se do te nisesha per Atdhe me Tiranen qender,me dhe amanet te gjithe tok.Kur te zbresish ne aeroport puthe ate token tone te shenjte,ne lene nga zori,po me mendien e zemrer atje.Me ta thenien tuaj perseritur ne shkrime jemi:
I biem botes ane e mbane/po nuk e harrojme VATANE.
U largova nga ai lokal,si te ishte nje"shtepi Kulture"(sa hedhur hapat shoqata"Shqiptaro kanadeze"dhe bizesmenet shqiptare,te mbeshtetur nga Ambasada jone ne Otava,per nderimin e "SHTEOIA e SHQIPTAREVE"mee Torontos) nje muaj mes tyre,me falenderime per mirepritien sa urimin;shendet pune te mbare te mbare komunitetit shqiptar.

Toronto12-02-2018 Guri Naimit D(Dh Xh)

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1