Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | KOMENTE | NA BASHKOI MIKU YNË, KADRI TARELLI…

NA BASHKOI MIKU YNË, KADRI TARELLI…

Font size: Decrease font Enlarge font
image NA BASHKOI MIKU YNË, KADRI TARELLI…

Skicë:

NA BASHKOI  MIKU YNË, KADRI  TARELLI…

1.

Kishte pak ditë, që kolegu dhe miku ynë, arsimtari veteran, publicisti e autor librash, Kadri Tarelli, me banim në Durrës, na kishte paralajmëruar se do të vinte në kryeqytet, për të marrë pjesë në përurimin e një libri, në mjediset e Akademisë së Shkencave. Kjo u bë “shkak” që, ne tre miq të tij të kahershëm: Viron Kona, Bashkim Saliasi dhe unë, të takoheshim me atë, në lokalin “Migena” të kryeqytetit, në afërsi të Hotelit “Tirana”.

Kishim kohë pa u parë, prandaj dhe u përshëndetëm e u përqafuam përzemërsisht me njëri-tjetrin. Pasi zumë vend aty, shkëmbyem bisedat e para dhe u interesuam për shëndetin e pyetëm për familjet. Më pas, sipas praktikës së njohur, hapëm çantat tona, ku zakonisht mbajmë libra. I pari, Vironi i dorëzoi Kadriut librin e ri të Ma.Sadulla Zendeli-Daja, nga Gostivari e me banim tash mbi 50 vjet në Suedi. “Prapa” nuk mbeta as unë, pasi i dhurova atij librin, “Si ujëvarë bjeshke…”(Tiranë, dhjetor 2017). Por, gjithashtu, ia dhashë Kadriut një kopje, me shwnim dshamirws edhe për miken poete  Merita Thartori-Kuçi, që jeton në Durrës. Në këtë libër është botuar shkrim për një botim të saj, nga K.Tarelli. Kënaqësi për mua ishte, se ky më kishte sjellë gazetën “Bulevard” të atij qyteti, ku është botuar një shkrim, me firmën time, për  librin me autorësinë  e tij, “Kur lexojj një libër“. Me këtë rast, e falënderoj redaksinë e kësaj gazete të njohur të shtypit shqiptar!

2.

Por ne nuk “harruam” të pinim dhe kafe ose çaj, shoqëruar me portokalla e ngapak raki, të cilwn na e kishte sjellë posaçërisht Kadriu. Kur ne po trokisnim gotat, ra zilja e celularit dhe Vironi na tha se po na përshëndeste, nga fshati Zogoj i Malësisës së Gjakovës (Tropojë), arsimtari veteran e publicisti Ibrahim Hajdarmataj. Ai ndodhej këto ditë në Tiranë, te familjet e djemëve të tij dhe kishte menduar të ishe bashkë me ne. Po, dje, për arsye shndetësore, u kthye në vendlindje. Duke e ditur merakun e njohur të Braçes, për takime të tilla,  ne ngritëm nga një dolli, si për shëndetin dhe familjen e tij.

Meqenëse po vinte ora për  përurimin e librit, që përmenda më lart, ku do ta shkonin Kadriu e Vironi, u ndamë me dashamirësi nga njëri-tjetri. Bashkimi shpejtoi për në shkollën 9-vjeçare, ku është zëvendësdrejtor dhe unë u ktheva në shtëpi. Ndër punët e para, që bëra, ishte kjo skicë e thjeshtë, shoqëruar me një fotografi, jo aq cilësore, që bëmë bashkë në atë takim të bukur e mbresëlënës, por  të paharruar për ne.

Sigurisht, rasti do ta sjellë që  të takohemi përsëri, duke qenë dhe me kolegë e miq të tjerë. Se praktika na ka mësuar se ato na  sjellin çlodhje e shumë kënaqësi shpirtërorore…

Mirupafshim, kolegë e miq dhe, lexues të dashur, ju falënderojmë për mirëkuptimin tuaj!

Tiranë, 9 shkurt 2018

Comments (2 posted):

murat gecaj on 09/02/2018 20:39:50
avatar
Pershendetje dhe mirembrema, nga Shqiperia, i dashur Dr.Fatmir Terziu!
Falenderime per publikimin e ketij shkrimi, si dhe gjithe te tjereve!
Respekte te veçanta dhe te fala, familjarisht:
Murat Gecaj
Tirane, 9 shkurt 2018
Guri Naimit D(Dh Xh) on 09/02/2018 23:55:37
avatar
Kur jane Kater pse mos behen pese...
C'te bej une qe i vetem ketu tej oqeani, me ju ndihem ne atdhte,Do vij,prere bileten e s'me pritet.Po ju me kenaqni kate ne Forgrafi,me te PESTIN atje,qe na bashkon te gjithev,i miri Fatmir Terziu, qe une per mosha qe kam,them mos vdeksah pa u takuar.C'tu them me teper vec me falni. GND.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
1.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1