Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | KOMENTE | Lexuesi shton dijet

Lexuesi shton dijet

Font size: Decrease font Enlarge font
image Ibrahim Hajdarmataj

 

Lexuesi shton dijet kur lexon revistën “Universi”

 

Revista kulturore shkencore “Universi”, botim  i Institutit Shqiptar të Mendimit dhe i qytetërimit Islam në Tiranë, NR 17, ndodhet në duart e lexuesve. Kjo revista gjashtë mujore (çdo vit nga dy numra) botohet nën drejtimin e Prof. As DR. Ramiz Zekaj me kryeredaktor Prof. Dr. Ramazan Bogdani, në dy gjuhë: shqip dhe anglisht, me një redaksi prej 5 Prof. DR. dhe me një bord këshillimor prej 20 vetë, të gjithë njerëz të shkencë, nga Shqipëria deri në Amerikë. Një ndihmesë për botimin e revistës “Universi” japin në mënyrë të vazhdueshme koordinatorja dhe përkthyesja në anglisht Anisa Hykaj, redaktorja letrare Anila Ferizaj dhe i përpunimit në grafikë Ilmi Shahu; gjithashtu edhe shtypshkronja “Milleniumi i Ri” është treguar vazhdimisht e gatshme dhe korrekte.

Revista “Universi” është e ndarë në 6 kaptina. Hapet me Editorialin: “-Monumentet islame trashëgimi kulturore materiale shqiptare dhe ballkanike.”

Në pjesën Studime, janë të botuar 6 studime, ku veçojmë studimin me mjaft vlerë të Prof. As. Dr. Ramiz Zekaj me temë: ”Aspekte të zhvillimit të Islamit në Shqipëri”, e ku ndër të tjerat shkruhet: ”Një emancipim dhe kulturë me besim të shëndoshë i qytetarit të sotëm, por edhe i atij të mesëm në Shqipëri, Ballkan dhe Europë, do të zvogëlonte mundësitë e krijimit të “vakuumit informativ-edukues”. Kjo do të ndikonte në pasurimin  shpirtrave me modalitete paqësore dhe do të shëndoshte gjendjen e përgjithshme të besimtarëve.” Në pjesën e tretë ”Horizonte Shoqërore” janë botuar 8 punime, ku të bie në sy punimi i Prof. Dr. Murat Gecaj me temë: ”Dr. Ibrahim Gashi, veprimtar i përkushtuar për shqiptarizëm” me rastin e 4-vjetorit të vdekjes së këtij shkencëtari, mësuesi, studiuesi e diplomati. Gjithashtu, edhe shkrimtari i mirënjohur Viron Kona, me punimin  tij: ”Ullmar Kvik (Qvick) dhe libri i tij ”Më shumë heroizma se sa grurë”, na prezanton këtë mik të madh të Shqipërisë në Suedi dhe këndvështrimin e  tij për Shqipërinë nëpërmjet një analize dokumentare të historisë dhe jetës shoqërore të shqiptarëve të shekullit XX, e cila është po aq edhe një vepër me vlera publicistike, artistike e gjuhësore”. Ka një tingëllim mjaft emocionuese shprehja e këtij miku të madh të Shqipërisë: ”Unë, nëse do të jetoja edhe një herë, do të punoja me shqiptarët dhe për shqiptarët.”

Pjesa e katërt, Arte dhe Kulturë, ka 7 punime, secila më e arritur se tjetra. Kështu po veçojmë punimin e Dr. Jolanda Lila: ”Trajtimi i Islamit në medien shqiptare”, ku autorja, punimin që paraqet e ka ndarë në 3 pjesë, e ku veçojmë: ”Përveç solidaritetit ndërmediatik në panoramën mediatike shqiptare ka nevojë për më shumë hapësirë radiofonike e televizive, që të përcjellin fjalën e Zotit. Edhe pse 70 për qind e popullsisë shqiptare janë myslimanë, sërish numri më i madh i hapësirave mediatike shqiptare i përket besimit katolikë e ortodoks”.

Një pjesën e parafundit, Opinion, janë botuar 5 punime, ku më prekëse është punimi i Dr. Skënder Demaliaj: ”Motivet e kthimit të shpejt të kosovarëve në trojet e veta, 1999”, ku autori vë në pah se si shqiptarët e Kosovës u rikthyen pas Luftës në Kosovën martire, duke sfiduar politikane  Beogradit.

Në pjesën e fundit, Botime në fokus, lexojmë 3 punime, ku ndër të tjerët Prof. Dr. Musa Kraja shkruan: ”Mbi veprën e akademikut Pajazit Nushi: Leksion i Psikologjisë”, e ku me të drejtë lartësohet figura e këtij intelektuali nga Gjakova. Pajazit Nushi është shpallur “Qytetar nderi” në shtetin Teksas, më 23 shtator 1970, ndërsa më 10 tetor 1970, “Qytetar nderi” në shtetin Nebraska të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Më 14 qershor 2011 është shpallur ”Qytetar nderi” i qytetit të Gjakovës, ndërsa në vitin 2013 shpallet “Qytetar nderi” i komunës së Gjakovës.

Duke lexuar revistën shkencore “Universi”, të botuar në 360 faqe shqip – anglisht, lexuesi shton dijet e tij.

 

 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1