Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | KOMENTE | NJË DREKË TE VAITI

NJË DREKË TE VAITI

Font size: Decrease font Enlarge font
image NJË DREKË TE VAITI

NJË DREKË TE VAITI

Nga Luan Çipi

 

Vaiti është  një tiranas i mirë dhe gjithnjë gazmor, që ka një lokal, tip rosticerie, në rrugën Mine Peza.  Ne u takuam dje atje, ashtu si dhe në rastet e tjera, kur me një grup pleqsh pensionistë nga Vlora që banojmë qysh herët në Tiranë, mblidhemi, drekohemi dhe kalojmë ca çaste “të lumtura” nga jeta thuajse monotone e viteve të fundit. Takimet e kësaj natyre bëhen me raste ditëlindjesh dhe ketë radhë, nisiatorët ishin Reshat Kripa dhe Stefan Bitri, në moshë rreth të tetëdhjetave.

Takimi i sotëm ishte paksa i veçantë, se bëhej fill pasi njeri prej grupit tonë,  inxhinier Axhem Gjonaj, edhe pse edhe ai rreth të tetëdhjetave, u shkëput nga pensioni dhe rifilloi një pune të re shtetërore, në Kontrollin e Lart Shtetëror. Axhem Gjonaj,  ish veprimtar i lartë politik e shtetëror në kohën e monizmit, me kulturë e dituri të shquar, që padrejtësisht, para shumë vitesh, në kohën kur ne përjetuam përmbysje sociale dhe nisëm ndërtimin e ri kapitalist, e hoqën dhunshëm nga puna dhe e bënë deri të vuante për bukën e gojës: E nxorën në asistencë me një shpërblim minimal dhe më pas në pension qesharak, aq sa vitet e fundit nuk arrinte as 15 mijë lekë në muaj. 

Rifutja në punë u bë me vendosmërinë dhe kurajën e vlonjatit shkencëtar e të ditur, Bujar Leskaj, Kryetar i Komisionit të Kontrollit të Shtetit, që edhe pse me qëndrim të djathte politik, e drejton këtë dikaster me aftësi, guxim,  drejtësi e trimëri. Ky veprim i pazakontë ishte një model sesi duhen ndrequr padrejtësitë e qëndrimeve partiake e klasore, të punësimit. Kjo, nga ana tjetër, me pagën që do marri gjatë një viti pune, do rikuperoj diçka edhe pensionin tashmë minimal që përfiton Axhem Gjonaj. Te veprimi i guximshëm i dr. Bujar Leskaj, unë shoh, veç të tjerave, një model provokues e gjurmëlënës, sesi duhet të ndreqen padrejtësitë në politikën e kuadrit dhe një shembull e shuplakë, për të hequr dorë nga politikat partiake në punësim, nga ajo fatkeqësi, që pas çdo rrotacioni politik ndryshohet dhe përmbyset  krejt administrata publike.

Duke ardhur te dreka jonë, dua t’u kujtoj, lexues të dashur, se ne për nder e respekt, natyrshëm, ftuam edhe bujarin tonë të adhuruar, z. Bujar Leskaj.  Ai i lumturuar, erdhi dhe me dhurata për sebepçijtë, po çka është kryesorja,  u përshtat bukur në mjedisin tonë,  shumica miq të hershëm  me prindërit e tij, Fatbardha e Farudin Leskaj. 

Dreka kaloi me biseda e kujtime të bukura për Vlorën,  me shëndete, dolli e mirësi, me këngë qytetare vlonjate e labe dhe themi se na forcoi kurajën dhe besimin për t’i lehtësuar, gjallëruar e shtuar të dobishme, këto ditë jetë të ngelura, që ndryshe janë të rëndomta e monotone.

Me këtë rast duhet të shtoj se pjesëmarrësit në këto takime të përbashkëta gazmore e të dobishme, janë njëkohësisht të ndryshëm dhe deri në ekstreme, në qëndrimet social-politike dhe kanë qenë ish oficer madhorë të ushtrisë, inxhinier, financier , ekonomist e mësues, dhe deri te ish të përndjekur politik. Biseda shoqërore e shtruar dhe paqësore dhe mirëkuptimi në këtë shoqëri të hershme vlonjatësh është i përhershëm miqësor e dashamirës, aq sa kush dëgjon shpesh shprehet: a sikur kështu të ishte dhe mjedisi në Parlamentin tonë!

Morën pjesë në këtë drekë festive: Bujar Leskaj, Fatosh Voshtina, Duro Mustafai, Pirro Veshi, Luan Çipi, Niko Gjyzari, Minella Mosko, Reshat Kripa,  Vangjel Loli, Axhem Gjonaj, Gudar Toto, Viktor Hoxha, Stefan Bitri, Agim Nanaj dhe Përparim Hysi.

 

Tiranë, më 13 janar 2018

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1