Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | KOMENTE | Urimi?! Natyrisht nga zemra… Por a duhet më shumë nga instanca për Agim Shehun?

Urimi?! Natyrisht nga zemra… Por a duhet më shumë nga instanca për Agim Shehun?

Font size: Decrease font Enlarge font
image Agim Shehu

Urimi?! Natyrisht nga zemra… Por a duhet më shumë nga instanca për Agim Shehun?

F. Terziu

 

Nuk ma merr mendja se ka ndonjë që dashuron dhe dashurohet me vargun, të mos e ketë lexuar dhe shijuar poezinë e Poetit të papërsëritshëm Agim Shehu. E kanë thënë mjaft dhe një emër tjetër për të, Poetin Kombëtar, po aq sa dhe thinjat e tij janë bërë një dimension diskursiv më vete në vargun e tij të kristaltë. Ndërsa jeta e Njeriut kalon si fija e perit në labirinthet e gjilpërës që qep e shtrëngon materialin, aritmetika e viteve të poetit rritet dhe shkon në destinacionin  e saj jetik, ndërsa ajo që mbetet përtej këtij diskursi jetik është krijimtaria e tij. Është më tej bashkëjeta e Njeriut, është ajo që e ka ndjekur hapa pas hapi. S’kishte si të ndoshte ndryshe dhe në ditëlindjen e tij të 84-të të 10 Janarit 2018.

Vetë poeti, Njeriu, miku i mirë i shkrimit, shkruan kështu: “Në ditëlindjen e 84 të 10 Janarit më erdhën urime aq shumë e aq të përzemërta, sa nuk e besoja. Janë qindra. Sigurisht janë të ndryshme sipas autorit që i dërgon, dhe po ashtu kanë një pikëtakimi të përbashkët - atë të cilit i drejtohen. Unë e kam shumë të vështirë apo të pamundur t'i kthej përgjigje çdo njeriu. Ia lexoj Zanës herë pas here. Asaj i njomen sytë nga një përlotje e vetvetishme gruaje larg vëndlindjes.”

E natyrshëm, Ajo, ajo Zanë e jetës së poetit, ka më shumë kuptim këtu, kur  "Loti ia shton hijeshinë femrës". Dhe më tej kur poeti i drejtohet “me humor për ta qetësuar”.

Në këtë aritmetikë jete leximi është dyfish, është jetik dhe sublim. Është personal dhe po aq për të gjithë, sepse Zanës, pra, gruas së poetit, “sytë i bëhen me dritë, dhe më nxit si me lutje fëmije që të përgjigjem. I them se më është e pamundur. Mjafton kaq, dhe gjithkush më kupton. Njeriu i mënçur nuk kënaqet se iu zgjat jeta e tij, por nëse ka bërë diçka për jetën e të tjerëve, të popullit të vet. Thuhet saktë se artisti kur vdes, fillon të lindë. Vdes si e përkohëshme jeta biologjike, lind si e përherëshme jeta mendore, vepra e tij.”

Duke marrë nga vepra e autorit dhe protagonistit, atij që leximi mbetet si një shkollë më vete sheh “se sasia e urimeve masim se sa kemi bërë për të tjerët, për Atdheun. Këtu u kthej nderimet e mia miqve, kolegëve dhe atyre që nuk i njoh të cilët gjejnë kohë të më përshëndesin ditëlindjen. Kurse jeta dhe vdekja janë motra me njera tjetrën - një e madhja, tjetra e vogla. Mbaj mënd nga fshati kur isha i parritur, e fëmijës që nuk flinte apo qante kot, nëna e lodhur i thoshte pa zemër: "E flij a fjeç të madhen"! Nuk e kuptoja ahere, ç'qe kjo e madhe apo e vogël! Më vonë kuptova, se qenë "dy motrat" - e vogla - gjumi, e madhja - vdekja. Dmth qenë njëlloj si motrat, veç një qe e shkurtër, e përkohëshme, tjetra e gjatë, e përherëshme. Asnjë ndryshim mes tyre, veç zgjatje kohe. Asnjë shqetsim apo frikë se te cila anë po qëndron. Vdekja ekziston si frikë apo qënie vetëm kur je gjallë. Kur vdes, nuk ka më vdekje pas saj. Sa më i ditur të jesh, aq më pak i trëmbesh asaj. Kur flemë të qetë e dikush na zgjuan, i qahemi: "po lena, pash Zotin, mos na prish gjumin!.." Për ngjashmëri, do thoshnim edhe për "motrën e madhe" po të na zgjuante dikush nga qetsia e përjetëshme: "Po lena, pash Zotin, mos na prish vdekjen! Lena të flemë..."

E kështu me fjalën e poetit dua të mbes përtej urimit:

“Ia them Zanës sipër urimeve që na vinë pa prerë, e ajo qesh si fëmijë me sy të përlotur hollë e vazhdojmë me gjykimet e mia se dhe vdekja ka lezetin e saj kur di ta presësh dhe ta përcjellësh. Në të vërtetë, i them me dashuri pleksur dhe me humor të përzemërt, se tërë këto urime, në të vërtetë na rrethojnë si fluturime dallandyshesh rreth trupit, sa vdekjes ia humbasin derën dhe për ca kohë që të hyjë brënda trupit tonë të na marrë!..Edhe për kaq, i falënderoj me përzemërsi e nderime të veçanta të gjithë ata që më kujtuan në ditën e shënuar! Urimet drejt meje Krijuesi Hyjnor (Perëndia) ua ktheftë të shumëfishuara për jetën e tyre”. Kështu shtoi mes dhe pas urimeve poeti, Agim Shehu, ndërsa, Atdheu, zyrat dhe shteti ende janë larg për ti thënë një meritore të vargut dhe veprës.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1