Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | KOMENTE | NJË ÇELIK QË U BË SHQIPONJË E ARTIT TONË POPULLOR

NJË ÇELIK QË U BË SHQIPONJË E ARTIT TONË POPULLOR

Font size: Decrease font Enlarge font
image Rexhep Çeliku

NJË ÇELIK QË U BË SHQIPONJË E ARTIT TONË POPULLOR

Meditime për Rexhep Çelikun një NJERI dhe një BURRË të madh të valles popullore shqiptare

Ai iku në një kohë dhe moshë kur i çelte lule jeta. Vetëm 63 vjeç...
Tri ditë më parë iu gëzova titullit tepër të vonuar për një SHQIPONJË të valleve tona, shqiponjë që të ngrinte lart në fluturim e kapje qiejt.
E njoha një ditë tetori të vitit 2008. E njoha tek ngjitej lart si shqiponjë e na mbushte me gëzim e krenari.
Nuk ka gjë më të madhe, emocion më të madh për një mërgimtar kur sheh se si fluturon në ngjyra e në lëvizje vendi jot...
E njoha në disa fluturime në Iraklio, Rethimno dhe Jerapetra të Kretës.
I dhashë dorën...
Kur u ndamë u përqafuam...
Mbetëm miq për tu takuar në Tiranë në kthimet e mija në Shqipëri.
Kishte dashuri për një dibran që fluturonte si Ai, Besmir Agën...
Ndjeva dhimbje sot kur lexova faqeve të gazetave e portaleve se Ai, Rexhep Çeliku nuk është më, u shua për tu ngritur në qiell ashtu siç ia kishte zemra, si SHQIPONJË.
Kërkova në arkivin tim fotografik, shumë i pasur me jetë e vlera mërgimtarësh.
E gjeta në një rresht të gjatë shkrepjesh fotografike. Aparati im i xhepit, dëshmitar i shumë ngjarjeve në mërgim nuk më kishte tradhtuar, kishte fiksuar bukur lëvizje që vështirë të kapen nga një aparat modest.
E kisha fiksuar shumë herë, në shumë pozicione fluturuese të tij...
Zgjodha dhe po përcjell trembëdhjetë...
Më erdhi keq që nuk kisha ftuar dikënd të bënte një shkrepje bashkë me të.
Kështu e kanë gazetarët, shkruajnë e fiksojnë të tjerët dhe harrojnë veten.
Megjithatë sot ndjej se jam me Të, me REXHEP ÇELIKUN e madh të valles popullore shqiptare, valle që ai e artistë të tjerë të mëdhenj e ngritën në qiellin e artit popullor shqiptar.
Rexhep Çeliku numëron në repertorin e tij artistik rreth 8 mijë shfaqje, ku ka interpretuar 32 mijë role brenda dhe jashtë vendit.
Nuk e di se ku emri i tij të mund të skalitet në histori: në vendlindje, në ndonjë bulevard të madh në ndërtim ende pa emër (jo në ndonjë sokak), në ndonjë institucion apo shkollë të madhe të artit...?
Ai e meriton të jetë NDER I KOMBIT.
Dhe Nderi do të thotë përjetësim i tij.

Abdurahim Ashiku

Athinë, 12 janar 2018

Comments (1 posted):

Dhimiter M. Xhoga(Guri Naimit D.) on 14/01/2018 03:19:31
avatar
Artista sa NJEREZ si Rexhep Celiku;
kane PERJETESI!

Faleminderit i nderuar Abdurahim Ashiku ,qe me bere ta Qaj e perciell artisin e Madh e te pashoq Rexhep Celiku,duke ju patur Ju ne krah,si"Trinitrine".Nuk me besohej sa degova dhe lexova per ate ndarie nga jeta te ati"Divi" te baletit shqiptar,me se pari zemer NJERIU.
Vete profili jetes sime,nje jete mesues ne Tirane dhe me KUlTUREN pasion,nisur si pergjegjes kulture ne mes viteve 60t ne Tirane,ma ka dhene mundesi te krijoj koefideca me asat e artit shqiptar,qe nga besim Zekthi i madh e me radhe te Vace Zela e Rexhep Celikun,si per te mos ta takuar kurre,kete herren e fundit, nisur per Torono,e takoj tek dilte nga teatri Operas me shoke,sa dashamires, e si thua ti,i nderuar Abdurahim,me ate aparatin ne dore,ani se 81 vjetorin festuar, i bej fotografi.Shoh ato e akoma s'me besohet se Ai kollos me te tera,eshte ndare nga jeta.O zot c'jemi!? ,ndaj ne cdo hap,me mend ne KOKE si ishte REXHEP CELIKU,qe se degjova nje here te pergojonte njeri.
E pa "shpirt"qenka kjo "perendi"qe na mer kaqe shpejt kete,se pari NJERI pastaj ARTIST mbi ARTISTA.
I perjetshem kujtimi i tij,perjetesuar ato VEPRA realizuar,lene si paraqisni ju i nderuari Abdurahim Ashiku.
Ngushellime families sa gjithe dashamiresve brenda e jashte atdheut,ai lene gjurmet e tia artist mbi artiste.
Mesues Pasues Veteran;
Toronto13-01-2018 Dhimiter M Xhoga

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1