Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | KOMENTE | "MISTERET E PARISIT TE VOGEL"

"MISTERET E PARISIT TE VOGEL"

Font size: Decrease font Enlarge font
image Zhuliana G. Jorganxhi

I dashur miku im i vyer dhe i talentuar Kristaq! Ju uroj shendet te plote familjarisht frymezim, pasion, PENE TE ARTE dhe suksese! Sa kam mbaruar se lexuari romanin tuaj "MISTERET E PARISIT TE VOGEL" dhe kam mbetur e mrekulluar nga talenti, gjuha dhe stili juaj, nga shpirti juaj poetik, mendja e ndritur dhe PENA E ARTE!. Romani eshte per mua nje veper e shkruar mjeshterisht dhe qe te rremben dhe nuk te leshon, qe nga germa e pare deri tek e fundit. Jam plotesisht dakord me Parathenien e shkruar aq bukur dhe mjeshterisht nga gazetari zoti Illo Foto, nga urimet dhe mendimet e shprehuar me konsiderate te larte per ju dhe romanin nga Dr. As. Prof. Dion Tushi dhe poetja Zhuljeta Grabocka Cina.
Per mendimin tim, rralle, se gjen ne letersine e sotme shqipe nje roman me permasa historike kaq te medha dhe te shkruar aq bukur. Aty hyjne personazhe , qe bene historine jo vetem te qytetit te Korçes, por gjithe Shqiperise. Hyjne heronj te vertete, atdhetare te shquar, qe jo vetem nuk kursyen gjithçka si pasurine etj. , por as gjakun per alfabetin me te cilin ne shkruajme, per Pavaresine dhe lirine e Shqiperise dhe gjithe trojeve , ku jetojne shqiptare. Figura e ndritur e Themistokli Germenjit ngrihet ne kete roman me lart, se shtatorja e Tij ngritur ne qytetin tone te lindjes. Jam kaq e mrekulluar nga leximi i ketij romani, kaq e mbushur me emocione , sa fjalet sado t'i zgjedh me duken te varfera. 
Te falenderoj perzemersiht per kete dhurate te çmuar, qe me bete. dhe ju jam shume mirenjohese. Urimet e mia me te perzemerta, o mik i shtrenjte, qe me beni krenare t'ju kem MIK:. Ndoshta njehere tjeter do t'ju shkruaj me gjate per personazhet e gdhendur aq bukur dhe mjeshterisht, duke i veshur ju me aureolen poetike.

Ju perqafoj familjarisht me shume respekt dhe mirenjohje
Zhuliana G. Jorganxhi

Comments (1 posted):

Guri Naimit D(Dh Xh) on 08/01/2018 23:42:02
avatar
Faleminderi e ndruara Mjeshteri fales, Zhuliana Jorganxhi,per sa shkruani per librin e mikut tuaj dhe te gjithe lexuesve-lexuues,z.Kristaq Turtulli.
Une me te ne Toronto,po mar kenaqesite qe te dhuron nje Poet e krijues i tille atdhedashes,si Kristaq Turtulli.Une dy libra me autograf,ne biblioteken time.
Juve ju falenderoj se kam kohe pa "komunikuar" me krijimet tuaja,se dhe u plaka.Kujtoj vite e fillim 60tes me studentet korcare ne Tirane-nostalgjia ime,Pr Fundo e Xh Cama.
Kam fat,enderren e babait tim e realizio motra ime,martuar ne Korce,(1954)te nje fis i njohur Korcar,me rrenje Dangellie, (nga jam une).-Zoti asaj fal te gjitha, dy femije me nipa e mbesa plot,vec po kalon nje pleqeri te dhimbeshme,jo per pasuri,po se bashkeshorti e "la"ne vetmi keto vite pleqeria,jeta ka ligjet e saj. Nje jete ata ne Fabriken e qelqit Korce, me mbiemrin Mihali,femijet marre rruget e mergimit.S'ka dhimbie me te madhe per Frasinen time moter qe nje korce e mban ne goje.Faleminderit miq e dashamires. (harruar nomeklaturat e kohes.., ajo nje Heroine e pashpallur)
Nje dashamiresi juaj sa miku e ish nxenesi i Pr.nderuar te pedagogjise... Deshnicarit ne gen..z.Sotir Temo.
Ne jeni ne Korce e nderuara Zhuli.. jepini nje kafe nga une-82 vjevari,te nderuari Pr.Temo,familiarisht.
Ndoshta...me len zoti,tiu takoj kete fillim pranvere qe dua te vij,ne Korcen "Parisi Vogel",sa te miqve te mij nje jete.Eshtrat treten vetem ne Atdhe...
Na Toronto 08-01-2012.
Guri Naimit D.(Dh.Xhoga)

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1