Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | KOMENTE | Forca identitare e veprës së Shahinllarit

Forca identitare e veprës së Shahinllarit

Font size: Decrease font Enlarge font
image Fiqri Shahinllari

Forca identitare e veprës së Shahinllarit

F. Terziu

 

Me emrin e Fiqri Shahinllarit si fillim jam ndeshur nga kujtimet e gazetarit elbasanas Tomor Jolldashi. Më pas na lidhi “Fjala e Lirë”, duke na bërë më të afërt në komunikim, por ende vetëm mes shkrimeve, se fizikisht nuk jemi takuar. Më saktë jemi lexuar mes miqve dhe kujtimeve të tij floqare, teksa kemi ndjerë arsyen të përqëndrohemi mbi foto të tilla si “Kur Ataturku vallëzonte me nusen shqiptare” apo të lexojmë se në dasmën në Stamboll të Myzejenit, vajzës së Rushanit, ishte afër 600 shpirt të ftuar. Në mes të tyre ishte edhe çupa e Ataturkut…që e quakëshin Sabiha Gokçen. Pastaj në atë dasëm vjen vetë Qemal Ataturku, ku merr në të djathtë të tij Rushan beun…në të mëngjër Myzejenin, dhëndërin dhe Myniren e pas saj ca ministra. Pasi Ataturku ngriti një dolli dhe uroi çiftin, dancoi me Myzejenin … Dasma u ndez. Të gjithë zunë të loznin danc. Ataturku u ngrit disa herë e bëri dancim me të tjerët…”

E thjeshta, e bukura, e kërkuara me rëndësinë e memorjes dhe mesazhit, e ardhur me stilin e Fiqri Shahinllarit, njeriut që ka gjithnjë në plan të parë të përcjellë emocione, natyrisht është dhe një arsye më shumë tek kjo ndalesë për penën e tij. Illo Foto duke shkruar për këtë penë thotë se me  veprën  Derte  shpirti”, Fiqo  e ka afirmuar  veten  si një  shkrimtar  me  vlera të  spikatura    fushën  e  prozës tregimtare, që është  proza  me muzikalitet të  ëmbël, në  fushën e  letrave”. Kjo penë që ashtu sikurse më thoshte i ndjeri Tomor Jolldashi, është një nga penat e arta të kohës së “Bashkimi”-it. Aty ajo u kalit me një stil gazetaresk, tashmë të sprovuar dhe me një ecuri artistike të detajuar tek memorja kulturore.

Kohë më parë teksa lexoja të gjitha prurjet e tij tek “Fjala e Lirë” që ngritën “Lis në shkëmb”, pashë se forca e rrëfimit të memorjes kulturore ishte pikërisht baza e një hapësire të bollshme kujtimesh të sinqerta. Kjo vepër e tillë riforcon idenë se individët posedojnë identitete të ndryshme sipas grupeve të ndryshme, komuniteteve, sistemeve të besimit, sistemeve politike, etj. të cilave i përkasin, dhe njëlloj shumëfarësh janë komunikimi dhe kultura e tyre, shkurtimisht: kujtimet kolektive. Në të gjitha nivelet, kujtesa është një sistem i hapur. Ky sistem i hapur tashmë me funksionin letrar tek vepra e Shahinllarit vjen si një kontrast me natyrën nganjëherë gjeneruese të kujtimeve të përmendura më parë me rrjedhë në kujtesën kulturore, ku duket se gradualisht aty riskon dhe forcohet një shkollë alternative me origjinë në shtjellimet e forcuara nga kohërat, ku memorja vetë duket se nënvizon rëndësinë e kujtimeve individuale dhe të veçanta të atyre që nuk njiheshin në shumicën e llogarive kolektive, jo thjesht për atë që lidhet me fëmijërinë, rininë, por më shumë se kaq. Tek ky libër kuptojmë më shumë se memorja nuk është thjesht ekzistenca e informacionit, por ajo që është e vetëdijshme (identiteti), si në nivelin personal ashtu edhe në atë kolektiv. Identiteti, në thelbin e tij, është dukuri më vete në kohën dhe rrëfimin që sjell Fiqri Shahinllari. Një rrëfim i tillë është një “identitet krijim”, i ndërtuar “nga sinteza e kohës”. Kjo sintezë e kohës dhe e identitetit është e përkryer nga kujtesa. Për mua, për ty dhe për kujtesën që ne mund të bëjmë nder tre nivelet, vepra e Shahinllarit na forcon më tej drejt memorjes dhe mesazhit, jo thjesht si lexim, por si identitet. 

Comments (1 posted):

Guri Naimit D. on 31/12/2017 23:26:45
avatar
Ne tirane, hyri Viti i Ri
Gezuar i nderua Fiqri Shahinllari,
Po te uroj si te jesh ne Atdhe
Se akoma ketu tej oqeani
s'ka ardhur per ne.
Po e presim me mendie e zemer...
atje ne ATDHE.

Toronto01-01-2018 Guri Naimit D.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1