Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | KOMENTE | Modeli bashkëshortor në biznesin e vogël

Modeli bashkëshortor në biznesin e vogël

Font size: Decrease font Enlarge font
image Modeli bashkëshortor në biznesin e vogël

Modeli bashkëshortor në biznesin e vogël

Fatmir Terziu

 

Dhjetë vite më parë Lindita dhe Luli Nushi, dy bashkëshortë që kërkonin të zgjeronin aktivitetin e tyre në biznesin e vogël, kishin ide më shumë se sa ëndërra. Ideja ishte ngritja e një kafeneje të vogël me shërbimin e shpejtë kulinar. Dhe me atë ide ndërsa njërin sy e kishin tek fëmijët e tyre dhe tjetrin tek familjet në Atdhe, natyrisht edhe biznesi kishte hapësirën e tij. Ai menjëherë erdhi me një emër sa domethënës aq dhe tërheqës.

“Carpe Diem Coffee Bar” tashmë feston dhjetë vjetorin e përkujdesjes së tij profesionale të Lindita dhe Luli Nushit. Në rrjetin social “Facebook” të dy protagonistët shkruajnë: “Unë e Lindita, filluam një kapitull të ri në jetën tonë! Ëndrra jonë e kahmotshme u bë realitet. Në një vend të huaj, arritëm që sado pak të krijojmë një atmosferë shqiptare, një respekt, një fjalë të mirë, me plot dashuri!

Po bëhen 10 vjet, të mundimshme, por me plot kujtime të bukura, po bëhen 10 vjet që ju shokë, myshterinj, u bëtë pjesë e jetës tonë! Me përkrahjen e juaj na mundësuat që ende të jemi në biznes, prandaj në shenjë falënderimi, ju ftojmë që më 24 Dhjetor, prej orës 19:00, të vini tek ne në “Carpe Diem”, që ta pijmë nga një pije së bashku, ta festojmë jetën, thjesht të jemi për njëri tjetrin! Unë e Lindita, po ju presim!”

Dhe natyrisht është më shumë se një ftesë. Është një shembull, është një model.

Sot, në “Carpe Diem Coffee Bar” synohet që ky model të bëhet pak më i gjerë, të respektohet më shumë, të delegohet mes festives në një kënd më të madh shqiptarësh.

Viti 2018 me sa shihet nga ky model, nga shembulli i “Carpe Diem Coffee Bar” që menaxhohet nga burrë e grua, nga Lindita dhe Luli Nushi, me siguri do të jetë ai i çifteve shqiptare në biznes, duke qenë se gjithnjë e më shumë kompani, komunitete dhe vende po investojnë në forcimin e pozitës së tillë në sipërmarrje. Kjo konfirmon atë që gjithnjë është thënë se gratë janë ideatore, janë thelbësore për rritjen ekonomike në botë, kur ato bëhen njësh me ide e veprim me partnerët dhe burrat e tyre. Gjithnjë e më shumë po besohet se gruaja sipërmarrëse e sheh botën nga një këndvështrim tjetër, i bën gjërat ndryshe. E kjo reflektohet në biznese të ndryshme. “Carpe Diem Coffee Bar”, e mësoi tregtinë e modelin e respektit të klientëve që kur ishte në hapat e para, dhe kjo falë një çifti si Lindita e Luli Nushi, që tashmë e kanë treguar me vepra në një dekadë aktivitet.

Në mesin e shqiptarëve, tre në dhjetë gra kanë aktivitetin e tyre në biznes, ndërsa kontribuojnë vetëm 4% në totalin e të ardhurave që grumbullohen nga sektori privat. Studimet britanike tregojnë se vështirësitë më të mëdha kanë të bëjnë me aksesin ndaj kapitalit. Gratë, jo vetëm ato shqiptare, por të gjitha në edhe në BM, ende vuajnë nga mungesa e kolateralit për shkak të rregullave diskriminuese dhe kjo bën që ato të mos kenë akses të ndjeshëm në kredimarrje. Bizneset e reja që lindin, nuk është thjesht se kanë nevojë për mbështetje që të lulëzojnë, por dhe ide të reja, madje dhe bashkërendim idesh si në rastin e “Carpe Diem Coffee Bar”. E në këtë pikë merr kuptim edhe vlera e mentorëve, këshilluesve që shumë industri kanë në mesin e tyre. Shumë nuk e kanë këtë mbështetje dhe kjo shpjegon faktin se pse ato kanë më pak mundësi sipërmarrjeje sesa meshkujt.

Gratë përkrah burrave të tyre në biznes, kanë nevojë për edukim sipërmarrjeje, dhe këtë “Carpe Diem Coffee Bar” e flet qartë me mirëkuptim. Idetë e biznesit të “Carpe Diem Coffee Bar”  më të shumtën e kohës lindin në kuzhinën e shtëpisë, ku burrë e grua i bëjnë bashkë punët, më shumë sesa në shkolla biznesi, por faktet tregojnë se “Carpe Diem Coffee Bar” ka mjaft arsye që shkojnë edhe përtej kësaj. Shërbimi i kulturuar, cilësia dhe respekti janë më shumë se të gjitha tek “Carpe Diem Coffee Bar”.

Comments (2 posted):

Guri Naimit D(Dh Xhoga) on 02/01/2018 23:12:16
avatar
Kur zgjodha bashkeudhetaret-mesova...

Kete fjali nevizova,sa lexova te pashoqin "zgjedhes"te bashkeudhetarev te Tij,te mirit Fatmir Terziu,qe me beri te vlerezsoj eciet ne jete nis me periudhen ,jo dhe te lehte te jetes sime,(per me teper nisur jeten femijnore ne fshat, (1948,sa mbaruar cilin fillor),periudhe qe zakonisht,quhen si mosha e;te pa djallezuar apo dede.Ne Tirane,ku pata fatin te shkoj e rritem sa sot 92 vite pres te festoj,porosia e pare more nga nena,ishte:-"zgjidhe shokun me te mire se veten". Nuk ishte e lehte ta beje realitet kete porosi,NENE,un nje djale pa baba,lufta mare.Dhe ai, ne caste e funditte jetes mars 1945(pas torturave balliste sa diegien e shtepise dhe ne femijet mbetur jashte,vellai madh dale partizan,kjo dhe arresyeja e diegies shtepise sa torturimit babait.)
Po dhe ne shkolle sa shkova(10 Korriku" shtator 1948),drejtoresha(ishte Deputete ne Kuvendi e athershem Popullor 1951), pasi mesoi se isha pa baba sa ardhur nga fshati,me mbajti afer si femijen e saj, me tha mes te tjrave porosi:-Zgjidhi shoket se i thone qytet ketu e nevizoj:- Me thuaj me cilin Ri-te te them cili je" ! Dhe mi zgjodhi shoket,caktuar e nje klase te peste,shoke e shoqe qe deri sot 82 vjcar,i kujtoj e keq me vjen se disa shoke e shoqe me kane lene,mes Tyre i ndieri Panajot Pano,mjeshter i sportit me Skender Halilin me shoke si i urti Fqiri Kondi,(qe do behej mjek,nisur te Dy ate fakultet me 1963)nje jetemjek ndare para kohe nga jeta.Mezi pres,10 Qershorin qe presim,ne ditlindien time te 82-te te takoj shoke e shoqe,deri miq bere,qe me kan mbetur vertet,shoke e miq per koke.Abaz Rulin,pare boten,ambasada shofer nje jete,sa Xhorxhi Camen,koleg mesue deri drejtues shkolle Ai arritur Shef arresimi ne Tirane,deri ne ministri .Me ta dhe,te mirin e te shume njohurin Inxh.Zhani Cango,pasardhes i genje i te ndierit Gjer Canco nje nga dretuesit kryesore te arresimit shqiptar qe para clirimit e nje jete.Ai realizuar thenien:-Beme o Baba te te ngjaj.Sot pesionist krijues sa nje nga me aktivet e RT shqiptar.
Te me fali shoqet qe nuk po i permend, nga me te nderuarat ne Tirane
Keto amanete te nenes,tetos,dajes dhe MESUESES-drejtoreshe sa deputete me shoqerojne,nje jete nxjerre faqebardhe. Nuk kam shkelur ne"drase te kalbur"nje tjeter porosi,kjo e Teto Cokes,qe do behej mesuesia e pare e eskursioneve, njohur fshatin e krahinen,Dangelline Naimjane.Ke qme vjen qe nuk plotesova amanetin e Babait per tu bere doktor, nisur ate me sakrifica sublime,mire qe shpetova,ishemia cerebrale tansitore rene..
Rasti qe paraqisni ju i nderuari Fatmir ,me kujton ate shtator te vitit 1991,sa dale ne pesion,nje miku im duke njohur aftesite e mia,me dhe nje kioske te vogel aty bri"Ures Tabakev"me kinkaleri ,Ai emeruar ne nje post te mire ne Aeroportin e Rinasit,i jam mirenjohes. Me ate natyren time qe nuk rrije dot pa nxenesit,nje jeta,ne ate kioske,pos pershendetieve te ish nxenesve,deri studente ne Univeristet,me vine dy djem komshij te rruges"Ali Demi" e une i joshia me karamele,deri pasta apo byrek. Si duket ata,kishin filluar rruge te keqe.(vidhnin lokale viti 1993).Ia kishi vene syrin kioskes sime qe celesin e kishte jashte(dryn Tutius)nje nate pas ores 10 te mbremjes pare qetesi aty rreth ures,Presin ate me Sharre hekuri, futen brenda e marin ato me me vlere,si Carape grash,geta,Cigaret e shtrenjta te kohes e deri pasta cekollata.Si gjeten birre nje arke bire,(lene nje shoku im ish Oficer).Si pa te keq.kioska kishte dhe drita,pinin birre si ne shtepine e tyre,pasi ato qe vodhen i futen nene Ure Lanes, mper ti marre me qef te tyre, Femije esapi.Kur kishin kaluar rene paqeta ruges ne trotuar.Polici patrulle teksa kalonte(ora 12 i nates),has ne te e deri te dera kioskes,ku sheh ata qe pinin ne bash te qefit.I arrestoi sa mori me makine gjithsa kishin vjedhur, shpene ne Tajon.Kioskes vene ne dryn te tyre.Polici aty deri ne oret e para te mengjezit,qe une hapia kiosken.Ai me pyet:-Juaja kjo kioske? Une habitem e kujtoja se donte cigare a nonje gje per te ngrene,drejtohem ta hap,kur shoh Dryn tjeter.Ai me thote shko ne rajon,se ta kane vjedhur kiosken.Me biciklete drejt (aty pas Ministrise Jashteme)Rajonit.Sa mar te ngjis shkallet,dy zera femijesh nga dritaria e dhomes izolimi,thirrie:- profesor-profesor!U cudita kur nga xhami pashe fytyrat e tyre,Ishin ata djemte e "mire"qe une i sajdisia si nipat e mij marre rruget e mergimit.Polici radhes, me futi ne dhomen e tyre,hapur dhe inventarizuar gjithcka marre ata.
Nuk e zgjata vetem Ju hashe lironi ate femije se nuk eshte faji Tyre.Ashtu u be...po i fala i mbylla dhe proces verbalet e procedimit,marre perqafime te tyre sa prinderve.Mesuesi dihet eshte prind dyte.Si te hidhie nxnesit femije ne gjyq. Keq me vjen, ate 12-13 vjecare atehere,sot burreruar e deri me detyra ;njeri Polic me grada,me shohin ne rruge e mire qe nderrojne rruge se ju vjen zor te me takojne.Nje e mire kjo, se kana nxjerre mesime,po si nuk me falenderoi nje nga ata as prindet,qe para policise deri ne gjykate une flaur,te me jene mirenjohes.Ka dhe te tilla raste.
Me gezon fakti qe,miresjellia ime,
ju eshte bere mesim atyre.Po,te me kujtone se paku,me nonje falenderim letrar..,se ai jo polici,di se shkruan.
Ju uroj gjithe te mirat Dy binzesmeneve tuaj,bizesmene qe ju ka shkuar mbare e, nuk kane patur fatin tim.provuar deri roje nate ne Funerale,qe dhe keta i fanendroj,sa rroje ne shkolle(Ali Demi) nje muaj me kerkesen time,ndenjur mes nxensve dhe pergjithesuar kete rast, natyrisht pa emra se i kishim banore te lagjes sone.Vite emigrant tej oqeanit kujtoj me nostalgji mesuesi.
Ndoshta e lexon nonje nga ata djem,sot bura e kalojme nje kafe me ato kujtime adoloshentesh...
Gjithe te mirat atyre dhe gjithe ish nxenesve te mij ne Tirane e rrethe,me dobesine time; Zall-Dajtin Hapur te paren shkolle 7 vj,Drejtor i pare i saj 1967-73,deri hapur shkolle te mesme Bujqesore me konvikt kete me forcat tone.Falenderoj Banoret e asaj zone; Zall-Dajt,Selit,Zall-Bastar per gadishmerine e atyre viteve hapur 7 shkolla te reja se ate te MRSME,pasuar pas 1990,me te mesmen hapur ne Zall-Bastar. Keq mbyllur ate shkolle te pare te mesme,si ju thashe,mbyllur e mbetur me nje klase kolektive.Me falni se nuk mund te shkruaj dot me...
Ish drejtori Pare sot 81 vjecar rrugeve te emigracionit,qe shpresoj te kthehem i gjalle te festoj 45 vjetorin e asaj shkolle te mesme asni se mbyllur...
Gezuar vitin e ri PRINDER ish nxenes sot gjysher,sa bashkefashtare te asaj zone arsim Dashese.pesuar kete tragjedi te kohes qe perjetuar.Do ju lutesha,ate ndertes dy katshe me mbi 15 dhoma mesimi dhe kopshin eksperimentar rreth saj,te kthehen ne MUZE,kujtim te atyre viteve-KREATYRE e kohes-"DIKTATURE"!
Me falni se lendova nje PLAGE!
Peshendeti asaj plejade mesuesish,mes Tyre i ndieri mesues Hamdi Mancaku,nder mesuesit e parete asaj zone pas clirimit ,emrin e te cili marre ajo shkolle,pas ndaries se tij nga jeta.Ndjese atyre qe si kemi me midis nesh.Ajo shkolle ka te vecantat e saj,ndaj isistoj,deri me shkrim istancave t'arresimit kerkuar..
Ju lutem Ju te"Fjales Lire"botoeni si shkrim te vecante,une futur si koment.

Toronto02-01-2018Guri NaimitD(Dh.Xhoga)
Guri Naimit D(Dh Xh) on 03/01/2018 00:41:21
avatar
Me falni;jo 92 po 82 vjecar o njerz te mire.. Guri Naimit d

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1