Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | KOMENTE | “STILLE NACHT” TEK URA VAJGURORE – BERAT …

“STILLE NACHT” TEK URA VAJGURORE – BERAT …

Font size: Decrease font Enlarge font
image AT PJETER MESHKALLA S.J. (1901 – 1988) Grafikë nga F. Radovani

 

 

1952 SHQIPNIA – NJË COPË TOKË E RRETHUEME N’ TELA ME FERRA!

Oborre burgjesh e hetuesishë gjithkah të rrethuem në tela me ferra... Mbi muret e nalta të veshun me tela me ferra shihej një kabinë drrasash, me një shkallë druni – truproja e burgut ose e hetuesisë... Dritare të mbylluna mos me u ndigjue virrmat nga torturat!

26 Burgje dhe hetuesi kishte vetem Shkodra në atë kohë tmerri e terrori.

Shifra e pergjithshme në gjithë Shqipninë nuk duket se do të botohet ndonjëherë ashtusi, shifrat e të vdekunve nder tortura dhe burgje apo të pushkatuem e të zhdukun...

Sa kampe pune dhe shfarosje, interrnimi apo dëbimi kishte ky burg në zemren e atij kontinenti të quejtun Europë, ku gjaku shkonte rrëkajë e telat me ferra shkonin ma larg se nder gropat e mjerueme të Siberisë, mbushë me Eshtna të Popullit masakruem Rus!

Askush nuk di as s’ flet. Kujtojnë vetem turmat që kalonin pranë shtatoreve të rrethuem me roje të armatosuna tue brohoritë “Enver, Tito, Stalin, Dimitrov, Mao Ce Dun...”

Ngarkue me strajca e plaçka per njerzit e tyne të dashtun nder kampet e kudondodhuna.

E rrugat me pluhun ktheheshin në baltë nga lotët e Nanave e të Motrave të Tyne!

Shpesh kam mendue me vete: “A këndonte kush nder këta labirinte vrasjesh?!” ...

Kur u pat lirue vllau Alfonsi, nga burgu heren e parë e pata pyet dhe, më pat tregue se nder hetuesi nuk kishte ndigjue kangë perveç virrmash nga torturat, ndersa nder kampe pune po, kujtonte të parin kangtar shkodranë, muzikantin e njohun Gac Çuni dhe, se ka pasë rasë që shperthente ndonjëherë nga merzia edhe Don Mark Hasi...

Tregonte se nder kanale rrallë ndigjohej kangë prej dishprimit, dhe shpesh kishte rasa që kangtari dënohej me qendrim nder biruca, ku edhe uji u jepej me pikatore, duhani jo se jo, po edhe ushqimi zbriste në buken e thatë pa asgja tjetër...

Çudia ma e madhe per vllaun asht kenë kur ka ndigjue tue këndue në një kamp tek Ura Vajgurore, në Berat At Pjeter Mëshkallen, të cilin unë atëherë s’e njihshe!

Kampet e punës apo të shfarosjes së shteteve komuniste ishin si fundi i ferrit...

Në fundin e ferrit në atë kamp ku ishte edhe At Pjeter Mëshkalla, ndoshta, ndokush nuk e beson, por asht ma vështirë me ba të tjerët me këndue, se me këndue Ai vetë, pra, bash me 24 Dhjetor 1952, Natën e Krishtlindjëve, janë dëshmitarë djelmoçat e rijë të asaj kohe, bashkvuejtës në kampin e të burgosunve numur 1, tek Ura Vajgurore në Berat, që bashkë me mësuesin e tyne kënduen me zâ të lehtë “Stille Nacht”, madje, shumë lehtë, se me zâ ma të naltë mund t’u “prishej” qetësia policëve, që aq iu donte, e kush e di se çfarë mund të vinte n’ atë Natë të Madhe Feste prej drite!..

***

1990...Ishe me një gazetar anglez ndër varrezat e Rrëmajit, pak ditë mbas hapjës së Kishave, kur papritmas afrohët një vajzë e re dhe më kërkon me folë me gazetarin.

Fol, i thashë, se nuk të ndalon kush ma me folë me té, po a din ti me folë anglisht?

–Po, m’u përgjegj ajo, dhe menjëherë filloi me i folë rrjedhshëm gazetarit. Ajo i tregoi atij kënaqësinë që ndjente për hapjen e Kishave në Shqipni nga Don Simon Jubani, edhe pse ajo vetë ishte le mbas mbylljes së tyne, në vitin 1970. Ajo i foli për bindjen e plotë që kishte prej kohësh, se do të vijnë kjo ditë sepse, kur e pyeti gazetari si të asht krijue kjo bindje, vajza, me krenari, ju përgjegj:  “Unë e dijsha se do të hapën prap Kishat në Shqipni, madje edhe shpejt, se këte ma ka thanë Mësuesi em At  Pjetër Mëshkalla. Unë jam kenë nxanëse e Tij. Ai më ka mësue fshehtas uratët e para, katekizmin. Ai më ka kungue sëpari.

Madje, Ai më ka mësue edhe anglishtën tue më nxitë se ka me tu dashtë njëditë dhe, qé, sot po flas me ju! Unë jam krenare, sepse kam kenë nxanësja e fundit e Tij.

Prej Tij kam mësue moralin fetar katolik, prej Tij kam mësue çdo gja të mirë, se vetëm mirë dinte me mësue At Pjetër Mëshkalla!”.

“Se Berat, se Berat...”, e kanga vazhdon...

65 VJET  PERPARA... TEK URA VAJGURORE... “STILLE NACHT”...

Gjurmët e Njerzëve të Mëdhej nuk shuhen kurrë... Edhe pse nuk i bajnë “Shejten”...

At Pjeter Mëshkalla gjurmët e veta të pashlyeshme i la tek e gjithë Rinia Shqiptare!

            Melbourne, 22 Dhjetor 2017.

Comments (1 posted):

Dashamiresi D. on 22/12/2017 18:55:39
avatar
Gjithe te mirat z.Radovani krijues..

Ju pershendes per kete dhimbie te asaj kohe,percielle brezave i nderuar Frids Radovani,sa permendni,ate te ndiere At Pjeter Meshkalla,po; ate pershkrimin e mjedisit sa gjenien pas lufte e keni jo reale.Jam i atyre viteve.Sa me realist aqe me i besueshem dhe i lexueshem do jeni.
"Gjela me kripa po kripa me karar i themi ne nga ana jone..."
Gezuar vitin e Ri 2018,qe aty ne Australi e festoni nder te paret ne bote..
Dashamiresi D.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1