Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | KOMENTE | Lideri i Opozitës Basha: I pari që takon komunitetin shqiptar në BM

Lideri i Opozitës Basha: I pari që takon komunitetin shqiptar në BM

Font size: Decrease font Enlarge font
image Lideri i Opozitës Basha: I pari që takon komunitetin shqiptar në BM

Lideri i Opozitës Basha: I pari që takon komunitetin shqiptar në BM

 

Lulzim Basha mori pjesë në Londër në konferencën e organizuar nga Konservatorët britanikë mbi Sfidat në Ballkanin Perëndimor dhe menjëherë në darkë në ambientet e Universitetit Regents, ai gjeti kohën të bashkëbisedojë dhe tu përgjigjet pytejeve të pjesëmarrsve në një sallë plot e përplot, me një pjesëmarrje të gjerë e pa dallime politike

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shpjegoi që në fillim se ndodhet në Londër me ftesë të Partisë Konservatore Britanike të Kryeministres Theresa May. Ai theksoi se zhvilloi takime me parlamentarë, drejtues dhe zyrtarë të lartë të Qeverisë Britanike. Basha tha se forcimi i marrëdhënieve mes partive të djathta dhe shpalosja e një vizioni të përbashkët për të ardhmen e rajonit ishindisa nga objektivat e konferencës e cila sjell bashkë në Londër drejtues të lartë politike nga Ballkani.

Vizita e zotit Basha dhe drejtuesve të tjerë politike nga Ballkani Perëndimor në Londër vjen disa muaj para se Qeveria Britanike të mirëpresë takimin vjetor të Procesit të Berlinit i cili këtë vit do të zhvillohet në Londër, tha z Basha.

 

Vazhdon në numrin e radhës së revistës Albanian News. 

Comments (1 posted):

faruk myrtaj on 16/12/2017 15:19:30
avatar
Faruk Myrtaj

Persiatje per nje Lider

Njoftimi më sipër, redaksional, besoj, shfaq njëherazi dy profile të Lulëzim Bashës që, kam drojtje, në pamjen ballore nuk rezultojnë dot në portret të njëshëm për të.

Le të themi “Po, zoti Lulëzim Basha është Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë” dhe, në këtë cilësim mund të paraqitet kudo, prej kujtdo. Edhe pse në mjedisin dhe radhët e Partisë Demokratike, kësaj që është, ende ka zëra kontestues për mënyrën se si Basha erdhi në krye të saj dhe, aq më shumë për mënyrën që zgjodhi të rikonfirmohej në krye të saj, në si-zgjedhjet përballë Eduard Selamit, kohë më parë deri edhe kryetar i kësaj partie.

Por "...jetojmë në Tiranë", këndonte ca vite më parë Edi Rama, sikur të paralajmëronte se edhe ai vetë po kaq diskutueshëm, në mos më tepër, do ngjitej në krye të një partie anatemuar keqazi prej tij, të cilën ai me pas e privoi nga e drejta e konkurimit për postin Nr 1, kuotë që le të mos dyshojme ka për ta mbajtur me cdo kusht e cmim.

Këtu është fjala për Lulëzim Bashën që, në këtë njoftim te "Fjala e Lire", vec Kryetar i PD-së, mbiquhet edhe si "Lider i Opozites".

Pak rëndësi ka nëse unë nuk bashkohem (dot) me ata që nxitojnë ta promovojne si të tillë, pa ofruar (dot) fakte që ai ka nisur të mbruhet, të filloj të vështrohet si i tillë.

Sipas meje, më së paku, Lulëzim Basha nuk ka qenë, së paku deri tani, as "i suksesshem", hap i pare per tu marre ne konsiderate, ne kete gare, meqë “në Tiranë jemi!”.

E ndajshtojmë këtë veti të parë, trishtueshëm, por Sali Berisha, Edi Rama, madje edhe Ilir Meta, së paku në atë klimë janë të suksesshëm! Së paku ndjekësit e tyre kanë pse shkojnë pas tyre dhe asnjëanësit apo indipendentët e kanë një sebep për t’i parë Të Parë, Lider në këtë lojë pa kritere moralë dhe pa rregulla.

Lulëzim Basha e ka parë veten fitues vetëm në lojën për Kryetar Partie, si në një teatër kukllash, ku spektatori nuk sheh kush i tërheq fijet!

Lideri tjetër, Lideri i vërtetë, ka qenë mungesor në atë mjedis, dhe merret vesh pse. Nuk është në faj për këtë askush prej emrave të sipërpërmendur, as Lulëzim Basha, por së paku të mos ua çojmë ndërmend se këtë ves të trashëguar nga koha me Kumandar të Vetëm mund ta kenë apo ta shfaqin edhe sot si virtyt. Edi Rama mbase duhet zënë n’goje dhe do mbetej nëse do sendërtonte refleksionet e tij (natyrisht jo, dhe jo dhe jo, pse këmbente ndonjë libër “të ndaluar” në fund të viteve ’80, apo që i bërtiste ndonjë operativi në Lushnjë!), por ai u bë Njësh dhe sot po dëshmon se predikatat e tij kanë qenë “Fjalë, Fjalë, Fjalë Imzot...!”.
Tërë pritja ndaj tij ka qenë ndaj individit që dukej sikur ishte i shpëtuar prej partive, teksa ai e kyçi formatin e tij brenda një klani ku ai vetë është pothuajse Njësh i Vetëmjaftueshëm.

Lulëzim Basha..., na thotë dot kush, cfarë ka ofruar që të fillojmë të besojmë se mund të bëhet Lider?
A nuk ka kaluar ca si shumë kohë, mjaftueshëm aq sa të na akuzojnë se është shumë vonë që edhe më tej të presim prej tij atë çfarë ai s’e ka, pra që s’e dhuron (dot)?

Mos o Zot, nuk e kisha fjalën siç e dekurajon Edi Rama, se s’ka për tu bërë kryeministër! Jo. jo dhe Jo!
Ai që bëhet kryetar i Partive të Mbëdha të Nëntorëve apo Dhjetorëve Shqiptarë vetiu bëhet edhe kryeministër. Në mos Presidnet. Madje, kryeministër a President që nuk di të largohet.
Thjesht ndava një përsiatje në honin e madh mes “Kryetar Partie” dhe të qenit “Lider”.

Për të qenë edhe më të saktë: Lulëzim Basha mund të jetë apo të shpallet edhe Kryetar i Dy Partive (PD +LSI), por jo Lider.
Qofsha i gabuar dhe më në fund shqiptarët bëhen më në fund me Liderin e tyre.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1