Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | KOMENTE | PËR UDHËN 20-VJEÇARE TË RADIO-KONTAKT…

PËR UDHËN 20-VJEÇARE TË RADIO-KONTAKT…

Font size: Decrease font Enlarge font
image PËR UDHËN 20-VJEÇARE TË RADIO-KONTAKT…

TIRANE:VEPRIMTARI FESTIVE, PËR UDHËN 20-VJEÇARE TË RADIO-KONTAKT…

 

1.

Sa shpejt kaluan, më shumë se 20 vjet, nga emisoni i parë i një radioje, që tashmë është bërë kaq e njohur dhe e dashur për dëgjuesit tanë, brenda e jashtë Shqipërisë, me emrin domethënës, “Radio-Kontakt”. Shumëkujt i kujtohen emisionet e fillimeve të saj, kur Shqipëria po kalonte çaste të vështira të viteve të tranzicionit demokratik. Bashkë me ndryshimet e gjithanshme, në jetën politike, shoqërore, ekonomike etj., edhe ky mjet i komunikimit masiv, ndër ta parët në vendin tonë, na ka shoqëruar, hap pas hapi, gjatë këtyre viteve, deri në ditët e sotme.

Pikërisht për të kujtuar udhën e përshkuar dhe për të festuar se bashku, mbrëmë u organizua një veprimtari masive, në mjediset e Hotelit “Milenium” të kryeqytetit. Kishin ardhur: publicistë e shkrimtarë të njohur, punonjës të arsimit, artit e kulturës, si nga Shqipëria, Kosova, Ulqini e shkupi etj. Gjithashu, morën pjesë në këtë ceremoni festive: ish-Presidenti i Republikës Bujar Nishani, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, përfaqësues të trupit diplomatik në vendin tonë etj.

Për udhën  e kaluar nga Radio-Kontakt, në 20 vjet të jetës së saj, në emër të Bordit drejtues, foli Dr. Jolanda Lila-drejtoreshë e përgjithshme  e “Media-Kontakt”. Ndër të  tjera, ajo nënvizoi se kjo Radio është bërë e pranishme në jetën e përditëshme të shqiptarëve, si brenda Shqipërisë e në trojet tjera amtare, por dhe në mjediset e emigrantavë tanë, të cilët jetojnë e punojnë në shtete të ndryshme të Europës dhe deri në Amerikë e Kanada. Përmes valëvë të  kësaj Radioje, me fjalët e njohura, “Kënaqësia e ditës suaj”, ajo na shoqëron të  gjithëve: në familje, në punë ose në veprimtaritë e ndryshme etj.

2.

Një ndër radiot e para private në Shqipëri, radio Kontakti zhvilloi mbrëmjen e djeshme një festë të bukur, me rastin e 20-vjetorit të themelimit. Në ceremoninë e organizuar bukurfestive u bënë bashkë personalitete të politikës, ambasadorë e përfaqësues të trupit diplomatik, përfaqësues të sferës akademike, personalitete të shquara në fushën e artit, arsimit e kulturës, si dhe drejtues e gazetarë të medieve të shkruara dhe elektronike, nga Shqipëria, Kosova, Shkupi e Ulqini.

U përshëdetëm me drejtues e gazetarë të hershëm e të sotëm të Radio-Kontakt dhe veprimtarinë  e ndoqëm, së bashku, me:  Rezart Gashin,  drejtor i Instititit të Integrimit të Kulturës Shqiptare-Tiranë; diplomatin e shkrimtarin Besnik Mustafaj; mësuesin veteran e ish-drejtorin e Gjimnazit në fshatin Zogaj, të Malësisë së Gjakovës (Tropojë, Ibrahim Hajdarmataj etj. 

Fjalën e rastit e mbajti drejtoresha e përgjithshme e “Media Kontakt”, Dr. Jolanda Lila., Pasi bëri një paraqitje përmbledhëse të veprimtarisë së Radio-Kontaktit, në dy dhjetëvjeçarë, ndër të tjera, theksoi se kjo media lindi dhe u zhvillua, një radio për të gjithë shqiptarët, kudo që ata ndodhen, në Shqipëri e jashtë saj.  Ndër të tjera, ajo përmendi edhe ndihmesën e dhënë prej kësaj Radioje, gjatë luftës për çlirimin e popullit vëlla të Kosovës  nga rregjimi i egër serb. ”Këtë gjë e tregoi gjatë luftës së Kosovës,-tha ajo J.Lila, në fjalën e saj,- kur aksionet sensibilizuese nëpërmjet valëve të kësaj Radioje, arritën që të grumbullojnë, jo vetëm qindra tonë ndihma materiale, por kjo media shërbeu edhe si një urë lidhëse, për banorët kosovarë të shpërngulur, të cilët kishin humbur kontaktet me njerëzit e tyre të dashur”. Më tej, ajo nënvizoi: “Edhe sot, ndërmjet shumësisë së kanaleve mediatike, “Radio Kontakt” spikat me identitetin e vetë. Ky është konturuar e konsoliduar nga drejtorët e kryeredaktorët ndër vite, nga dhjetëra e qindra gazetarë e teknikë dhe bashkëpunëtorët e panumërt, që kanë punuar përgjatë 20 vjetëve, në këtë Radio. Ajo u është mirënjohëse atyre, siç i janë ata, asaj!”. J.Lila përmendi me respekt të veçantë punonjësit  e parë të kësaj Radioje, Agron Bala e Riza Rusi. Po kështu, nderoi kolegët, të cilët nuk jetojnë më.

Të pranishmit në këtë festë jubilare, i përshndeti edhe gazetari i njohur, Alfons Zeneli, ish-drejtor i parë në Radio-Kontakt. Ndër të tjera, ai tha këto fjalë: ”Kjo Radio hyri në histori, jo thjesht për faktin se ishte e para radio private, por sepse ishte e para, që përkrahu fjalën e lirë dhe demokratike, pa asnjë lloj censure”. Pas tij, e mori fjalën edhe kinoregjisori Esat Teliti-“Mjeshtër i Madh”, i cili i përshëndeti brezat e gazetarëve e teknikëve të kësaj Radioje emërmirë.

Pastaj, në ekranin e sallës, ku u zhvillua veprimtaria e festës së 20-vjetorit të “Radio-Kontakt”, u dha dokumentari “Fuqia e fjalës së lirë”,përgatitur nga Esat Teliti. Përmes filmimeve të ndryshme, sigurisht shkurtimisht, jepej udha e përshkuar nga kjo Radio, në këta vjet të jetës së saj. Ndër të intervistuarit e shumtë, ishte  kryetari i Bordit të Radio-Kontakt, Prof.Ramiz Zekaj e disa punonjës të kësaj Radioje, ndër vite.

Të ftuarit në këtë veprimtari festive, i vazhduan bisedat e tyre,  në koktejin e shtruar, me këtë rast.

Tiranë, 7 dhjetor 2017

Comments (1 posted):

Guri Naimit D(Dh Xhoga) on 08/12/2017 01:21:20
avatar
"Radio Kontakt"-Zeri se vertetes- Vazhdimesia ju shoqerofte.

Se pari,falenderime i nderuar miku im dhe i gjithe degjyesve dhe lexuesve te mediave Pr.Murat Gecaj,i palodhur per moshen tuaj.Shendeti ju prifte.
Mosha ben te veten,po faleminderit qe me ate kujdesin tuaj personal,na mban ne korent me jeten ne atdhe,ne emigranteve. .Ju pergezoj.
Sa mbarova,biseda telefonike,me kolege vetarane te shtypit e mediave ne teresi ketu ne Toronto;duke pire kafe,me te palodhurin se shkruari z.Janaq Pani,aty ne kafe"Eglinton"mes lagjes"Skalboro"te Torntos,me2,5milion banore shumekombesh, Komunikojme me telefon,njeripastjetrit, me te mirenjohurt;Pr Vangjush Zikon,Poet e prozator kaluar te 85 vite, jete ne aktivitet te plote.Te nderuarin Kliton Verli,autorin e te pares gazete ne Toronto per emigrantet"JON"sa nje seri librash.krah tij Kristaq Turtulli,qe na kerkon leje se po shkruan librin e radhe.Ilir Lena me TV"Pasqyra shqiptare" dhe ky;faleminderit,po jam ne prgatitie te konikes radhes,na e pret shkurt.(tre here ne jave 1 ore Kronike Televizive. I mbyll bisedat me pasionatin e mediave Petraq Peci,ish kryetari Shoqates,sa si "kafe"ketyre bisedave,z.Ramazan Kellezi ,kryetari shoqates"Shqiperi-Kanada", pasionant ky,per punen sa me grupet artistike,qe i drejton vete.
Dhe ja si perdite me "Fjalen e Lire"ku JU i nderuar Pr.Murat Gecaj,nuk na harroni.Sot sjelle ate korespodence te shkelqyer per festimin e 20 vjetorit te "Radio Kontakt",zeri i pare i medias private ne shqiperi.Urime te gjithe pjesmarresve sa autoreve nismetare dhe drejtuesve aktuale.Une nje pasionat i mediave nje jete ani se 81 vjecar.Dhe ketu tej oqeanit,"TRINITRINA"ju kam.
NUk me haroet,ai emisioni i famshem i nisies se Luftes ne Kosve dhene direkt une ndjekur ate vit nga Athina.Nje shkrim te gjate bere per ate ngjarie te madhe qe na solli ditet qe jeton Kosova moter. Faleminderit dhe 100 vjetore festofte;pioniere medias private:Radio KONTAKT"zeri i se VERTETES-Vazhdimesia ju shoqerofte.
Pershendes mikun tim ne R/Tirana Jaho Margjeka,sa te mirenjohurin Esat teliti etj,per emisionet dhene ne te ka vite,sa kthehem ne atdhe.
Suksese-Sukses-Suksese.

Psuesi Veteran 81 vjecari

Toronto07-12-2017 Guri NaimitD(Dh.Xhoga)

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1