Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | KOMENTE | Plot 70 vite këngë dhe valle

Plot 70 vite këngë dhe valle

Font size: Decrease font Enlarge font
image Halil Gashi

Në 70 vjetorin e themelimit të  AFA “ Rugova “

Ansambli  Folklorik  Autokton “ Rugova” Thesar I trashigimisë kluturore                    

                                                   shqiptare

 

 Plotë 70 vite , këngë dhe vallë , këngë epike më lahutë, lojë më kavalla dhe qifteli , valle më gërnetë e më tupana, këngën malësorçe,  dhe shumë  e shumë vlera të tjera të kësaj trashigimie duke përcjellë nga brezi në brez vlerat e trashigimisë kulturore dhe shpirtërore  të ketij nënqielli si gjevahirët më të çmuar të kësaj sajë   si  këngën, vallën , traditën, ritët e kanagjeqeve dhe të darsmave , ritët e punës  ,tërë atë kolorit veshjesh , atë dijalekt të folmës  si dhe dokët e zakonet e shumëta  popullore.  70 vite  më shumë se 800 anëtar të këtij Ansambli në më shumë se  gjashtë breza lozën në skenat më prestigjioze të vendit dhe    Evropës ,duke filluar nga  Langoleni në Angli, në Paris , Bon , Romë , Bruksel , Tiranë  shkup. Zagreb , Opati, Ohër  . Gjirokastër e gjerë në Amerikën e largët , ishin dhe mbetën Ambasadorët më të denjë të prezentimit të vlerave tona më të qmura të trashigimisë tonë kulturore shqiptare duke deshmuar para botës  autoktoninë tonë në keto shkrepa ku skifteret ngenë folet , atje ku zanat e malit hudhën vallët eparase bashku me kreshniket e Mujit dhe Halilit . Vallja e Shqiponjës  dhe ajo më jatagana  , janë deshmitë më kuptimplota për jetën , luftën dhe lashtësinë  e tyre në këto treva  epike .  

 Një ditë të Qershorit    vitit 1947 pikrisht më  datën 14 të atij  muaji, një grup  I vogël djemsh dhe vajzash nga trevat e Rugovës te prirë nga  Ramë Kapllan Nikqi e të mbeshtutur nga Kryetari atëhershëm I komunës se Rugovës Bajram Husi , u shfaqën më një program kulturo-artistik  në qytetin e Pejës para publikut  Pejanë e te cilet u dortrokitën  fortë nga ta, pa qenë të vetëdijshëm se  nga ajo ditë po  fillojnë  të bejnë histori jo vetëm të ketij Ansambli  por edhe  te kombit thot Vesel Nikqi , kryetar I ketij Ansambli  I cili   me dy dhjetor të ketij  viti në mënyrë solemne shenoi 70 vjetorin e themelimit , datë kjo e cila përkoi edhe më ditëlindjën e Presidentit historik të Kosovës dr. Ibrahim Rugovës I cili vie pikrisht nga treva e Rugovës.  

Për të shenuar ketë 70 vjetor të themelimit dhe punës se këtij ansambli, në Pejë  kishin arrijtë shumë ansamble  kulturore nga mbarë gjeografia e jonë shqiptare , por ishintë ftuar edhe shumë ansamble të tjera  nga Shqiperia të cilat ishin të pëngura të jenë pjesë e ketij manifestimi për shkak të përmbytjeve qe ndodhën atje. Mirëpo, aty ishin shumë ansamble të tjera nga Gostivari, Tropoja, Hasi, Ansambli “ Shota”, pataj “  Ilirida “nga Shkupi, Ansambli I kengve dhe valleve nga Obiliqi  dhe shumë të tjera të cilat më programet e tyre  më kengë e valle  nga tradita e jonë kulturore e shpirtërore nga të gjitha këto treva madhështuan  ketë manifestim  të cilit një shije të veqant i dha edhe kori qytetit “ Siparunt “ më dirigjentin Memli Krasniqi të cilet pos hymnit kombëtar  dhe atij të Kosovës , interpretuan edhe një pikë muzikore nga trashigimia e jonë kulturore në mënyrë të veqantë që të kujtontë lashtësinë dhe të sotmen   e cila duket sa lartë po aq edhe afërt.

   Si nikoqirë I kësaj  feste të trashigimisë tonë të lashtë kulturore  në shenimin   e ketij  70 vjetori   Ansambli Folklorik Autokton “ Rugova” përmes këngve dhe valleve të   interpretuara dhe të lozura më shumë dashuri , përkushtim dhe mjeshtri artistike edhe një herë deshmuan vlerat e larta artistike  të kësaj trashigimie por edhe vlerat e larta në interpretimin dhe lojën skenike , duke sjell para publikut Pejanë  dhe mysafrve të shumtë rrugetimin e tyre për 70 vite ,ruajtjën dhe kukltivimin  e ketyre vlerave më dashuri të skajshme , më fanatizëm dhe më gjelozi të madhe dhe duke I përcjellë nga brezi në brez më po aq dashuri  e cila nga njëherë merr permasa biblike.

“ Rugovës zoti ia ka falë gjithë ato bukuri, poashtu kësaj treve zoti  I kafalë edhe burra dhe gra të cilët qëndruan gurë kufiri në mbrojtje të Atdheut, por edhe për të ruajt  ndër breza  tërë ketë thesar të trashigimisë kulturore dhe shpirtërore  duke I kënduar  po aq bukur  atyre trevave ,zakoneve shpirtërore e historike të atij nënqielli “. Kështu u shpreh në mes tjerash në Tryezën shkencore  kushtuar ketij 70 vjetori  Mark Palnikaj  nga Nikaj Mertur I cili ishte pjesmarrës I ketitij manifestimi.

 Në kte manifestim ishte edhe Kryeministri I Republikës se Kosovës Ramush Haradinaj, nën patronatin e të cilit u mbajt edhe ky manifestim I madh kulturor  I cil imë kte rast uroi 70-vjetorin e Ansamblit “RUGOVA”, i cili siç tha, koincidon me ditëlindjen e presidentit Ibrahim Rugova.

“Ne kudo që jemi krenohemi me ju, me Ansamblin Autokton “RUGOVA”. Kjo është një festë e madhe, me shumë domethënie, dhe ky bashkim i yni e vërteton rrugëtimin 70 vjeçar të një thesari tonë, por që është mijëra vjet”, tha kryeministri Haradinaj, duke theksuar se ky manifestim i bënë nderë jo vetëm artistëve, Rugovës kreshnike, por edhe kombit.

Haradinaj, para të pranishmëve të shumtë, tha se Kosova, Qeveria, dhe të gjithë të tjerët, e kanë për nder ta rregullojnë statusin ligjor të Ansamblit Autokton “RUGOVA” si Ansambël Nacional, dhe siç tha ai, “kjo do të ndodhë”.

“Dëshiroj të them se të gjithë e dimë se modernja është e të gjithëve, të gjithë kanë hise në të, por tradita është vetëm e atyre që e ruajnë dhe unë ju përgëzoj që e keni ruajtur për vete dhe për ne kudo që jemi”, tha kryeministri Haradinaj.

                  Nderkaq, duke përshendetur të pranishmit Kryetari I komunës se Pejës Gazmënd Muhaxheri uroi për ketë përvjetor duke vlersuar lartë kontributin e ketij Ansambli në ruajtjën dhe prezentimin e vlerave të trashigimisë tonë shpirtërore si krenari e Pejës  dhe e krenari kombetare.

Vargu i valltareve dhe valltarëve të këtij ansambli gjithnjë të veshur me teshat më të bukura kombëtare, me flamur kombëtar në dorë të qëndisur me thek ngjyrë ari kur ia thonin këngës dhe valleve në të gjitha skenat në vënd dhe në Evropë  ta kujtonin sikur  po dilnin  “ zanat e malit dhe kreshnikët nga nëntoka e Bjeshkëve të Rugovës, të cilët më pamjet e tyre  të kujtonin jo vetëm të bukurën por edhe të fuqishmën  në luftën që ata e zhvilluan ndër shekuj  duke qenë gur kufiri në luftrat më të egra mbi këto troje të lashta iliro-dardane. Kështu kujton attë rrugëtim 70 vjeqar Kryetari i këtij Ansambli   Vesel Nikçi i cili trashegoi në krye te Ansamblit  xhaxhain e tijë  dhe themeluesin e ketij ansambli Ramë Kapllan  Nikçin.

                   I  lartë është numëri I koncerteve dhe prezentimeve para publikut  , por edhe I pjesmarrjës se ketij Ansambli në Festivale dhe gara kombëtare dhe nënkombëtare . Ata për lojën dhe prezentimet e tyre skenike  u dekoruan më dhjetra medalje të arta  dhe të argjenta, qindar medalje të bronzëta , qindra e qindra diploma e mirënjohje  dhe shumë shpërblime të tera . Vesel Nikçi , kryetari këtij Ansambli thotë se në garat kombëtare dhe ndërkombëtare ky ansamble në vitin 1949 në Shkup zuri vëndin e parë, , poashtu në Opati në Kroaci në vitin 1951 e zuri vëndin e parë. Në Langolën të Anglisë në Festivalin ndërkombëtar të trashigimisë kulturore zuri poashtu vëndin e parë  Edhe në vitët 1971 dhe 1975  Ansambli Folklorik Autokton zuri vëndin e pare në Zagreb. Edhe në vitin 1979  ky ansambël u shpall I apri në garata e atëhershme të ansambleve folklorike në Ohër. Nderkaq,  në vitët 2000 dhe 20014 në festivalin mbarëkombëtar në Gjirokastër ky ansambel u vlersua lartë duke u klasifikuar  në vëndin e parë thotë  Vesel Nikçi duke mospërmënd edhe  manifestime të tjera të shumta ku në nivelin kombëtar vlersohet gjithëherë shumë  lartë.

 Vesel Nikqi shprehet se AFA  “Rugova” promovon vlerat përmes takimeve të ndryshme kulturore, festivaleve, manifestimeve. “Po ndikojmë në ruajtjen e trashëgimisë kulturore, të asaj që është autoktone sepse vallet tona nuk i ka prekur koreografia, as veshjet nuk janë bërë nga kostumografët”, ka treguar Nikqi, sipas të cilit veshja e burrave është ruajtur më shumë se e ajo e grave. “Rajoni ynë përmes Ansambli i ruan veprat më origjinale. Të gjitha mjetet me të cilat luhet dhe vallëzohet, të gjitha janë origjinale, nuk ka improvizime, kjo e ka bërë atë specifikën të Ansamblit tonë”, thotë Vesel Nikqi 

                  Ansambli Folklorik Autokton  “ Rugova për keto 70 vite ishte pjesë e shumë filmave të xhiruar në vënd  siq janë Filmat ; Kokë për Kokë,  Toka më Pesë kontinente , Uka I bjeshkve të nëmura, Njeriu prej dheut,  Si të vdisët, Lepuri më pesë këmbë,  Dashuria e Bjeshkve të Nëmura dhe  Gjurmët e barrdha ….

                   Sipas z. Vesel Nikqi ,preokupim i udhëheqjës dhe anëtarsisë se ketij Ansambli tani  mbetet  që disa nga vlerat më  të vqanta të kësaj trashigimie të behën pjesë dhe futën nën   mb -rojtjën e UNESKO-së për çfarë po punohët më ngulm.

                   Për ketë u fol edhe në Tryezën e mbajtur shkencore në të cilën me kumtesa të tyre u prezentuan përsonalitete të shqura të kësaj fushe si Dr,. Zymer Neziri,  Dashamir Uruqi, Dr. Mark  Palnika,   Prof dr.Zeqirja Ballata  Dr. Bashkim Lajçi, Mr. sc Shpresa Tolaj- Gjonbalaj , Prof Mehmet Barrdhi  dhe pjesmarrës të tjerë. Kumtesat e te cilëve do të botohën në një botim të veqantë .

Comments (1 posted):

Guri Naimit D(Dh Xhoga) on 08/12/2017 03:12:32
avatar
Dhe 700vjetore
Festofte"Ansmbli RRUGAVA"!

I nderuar Halil Gashi me te lumte ajo Pene komanduar nga ajo mendie,vertet rrit e pjese e asaj treve me emrin e madh RRUGOVA,sa na paraqit kete aktivite ,ne perkujtim te 70 vjetori te vecante, krijuar Ansambeli,me ate emer shume DOMETHENES "R U G O V A ".
Me ju kemi jetuar,qe ne krijim sot 81 vjecar tej oqeanit mergimtar,i nderuar Halil Gashi,qe per mjeshterine e formulimit te ketij shkrimi, meritoni fjalet me te mira.81 vjcar jam,nje jete me arsim e kulturen ne Tirane,sa keto vite emigracion tej oqeani,keto grupe artistike jane "TRINITRINA"per mua gjysh nje jete mes tyre. Gajdia,fyelli,ciftelia(mandolina)me ato melodite popullore,me larmine,mare nga trevattona,jane mbartese e jetes sime.
Faleminderi autoriteteve sa z.Haradinaj kryeministri Republikes Kosovesm mare pjese e nderuar;Rugoven dhe RUGOVIANET.
Me Ju;nga tej oqeani-Kanada;
Biri i "DANGELLISE NAIMJANE"
81 vjecari"Pasues Veterani"

Toronto 07-12-2017 Guri Naimit D

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
1.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1