Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | KOMENTE | Duke lexuar "Kujtimet e një firmëtari" dhe përjetimi nga pinjollja e fisit Cakrani

Duke lexuar "Kujtimet e një firmëtari" dhe përjetimi nga pinjollja e fisit Cakrani

Font size: Decrease font Enlarge font
image Fiqri Shahinllari

Nga Fiqri Shahinllari


Duke lexuar "Kujtimet e një firmëtari" dhe përjetimi nga pinjollja e fisit Cakrani 

 

 

  Këto ditë pashë  në shtypin e Tiranës pjesë nga libri "KUJTIMET E NJË FIRMËTARI"  përcjellë nga autori skrupuloz Auron Tare tok me  Kujtim Cakranin e Kastriot Robon. Më bëri pershtypje mbresëlënëse fakti se si dy vëllëzër bejlerë të Cakranit, Hajredin e Bektash Cakrani kishin përcjellë me ankth  e preokupim drithërues udhëtimin e Ismail Qemalit përmes Myzeqesë, nga Durrësi në Vlorë.  Lexuesi është njohur tashme me pasazhet e librit por unë, duke marë spunto nga c'ka lexova, dëshiroj të qëndroj paksa tek largpamësia e dy vëllezërve bejlerë të cilët, krahas Pavarësisë së Shqipërisë,argumentonin se mëvetësia nuk është thjesht një cështje politike por sidomos iluminimi i popullatës së prapambetur dhe dituria e brezit të ri. Për këtë arësye të dy vëllezërit, Hajredin e Baktash bënë të pamundurën në kushtet e kohës dhe hapën në Cakran, me shpenzimet e tyre, një nga shkollat e para shqipe. U kërkoj ndjesë lexuesve se tek kjo shkollë po ndalem pak për dy arësye: Së pari sepse atje ka shërbyer me përkushtim edhe bashkëfshatari im Thanas Floqi. Së dyti, sepse Alma, mbesa e Thanasit lindur ne Elbasaan qe jeton tani në Durrës është bashkeshortja e dajos se  dhëndërrit tim(F.Sh) U kërkoj ndjesë, gjithashtu ,se do të përmend një përjetim real nga ana ime me një prej pinjolleve të fisit famëmadh e të nderuar  të Cakranjve. Më ka bërë shumë përshtypje se si koha kjo shëruese e "doktoreshë" e madhe e plagëve mund të mjekojë edhe luftën alogjike e mizore të luftës së klasave. Nëse nuk do ta humbisni durimin faktin e përjetuar  do ta shihni më poshtë kur të jetë rasti në këto shënime...

 Në stendat e Muzeumit Kombëtar në Tiranë shoh me vëmëndje firmëtarët e aktit historik të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.Midis firmave të I. Qemalit, L. Gurakuqit, Hajredin Cakranit e të tjerëve, më tërheq si magnet firma e Thanas Floqit, vëllait të Kristo Floqit. Të them të drejtën ,diçka ndjeva brënda meje, një ndjenjë krenarije për këtë floqar që atëhere, atë ditë të 28 Nëntorit historik të 1912-tes, ishte vetëm 28 vjeç dhe qëndronte pranë plakut mjekërbardhë Ismail Qemali e afër burrit mustaqezi spicë, Luigj Gurakuqi tek ngrinin flamurin shqiptar në ballkonin e shtëpisë historike në qendër të Vlorës...E ëma e tij rridhte nga  fisi i dëgjuar korçar i Mitkove.

Thanasi të gjitha shkollat, nga fillorja deri të lartat, i filloi dhe i mbaroi në Greqi ku edhe u diplomua për drejtësi. Këtë mundësi ia jepte i ati, Vasili, që atëhere merrej me tregëti. Në moshën 21 vjeç ai u kthye në Shqipëri e pastaj shkoi në Amerikë, teksa familja e tij ish kthyer në Korçë. Në SH. B. A takoi shqiptarë të tjerë dhe mori pjesë në themelimin e shoqërisë atdhetare “Mall i Mëmëdheut” që më vonë u tret në shoqërinë “Vatra.” Atje u njoh me Sotir Pecin, Fan Nolin, Kristo Dakon. Pas tre vjet qëndrimi në Amerikë, Thanasi u kthye në Atdhe, në fillim në Vlorë (1908) dhe një vit më pas shkoi në Korçë ku u emërua drejtor i një shkolle shqipe me 5 klasë. Botoi në qytetin e Korçës veprën “Gramatikë e gjuhës shqipe.” Kujtojmë se ishte viti 1909. Turqit e Rinj vërtet bënë reforma, dhanë liri për shkolla, për mësimin e gjuhës amtare në vëndet e perandorisë turke por ata këmbëngulnin që alfabeti të shkruhej me gërma turko-arabe. Në këtë drejtim u ashpërsua lufta politike, sidomos në vitin 1910. Thanasit, në këto kushte, iu zymtua puna. Ai, si edhe patrotët e tjerë donin që alfabeti të ishte me gërma latine, siç kishte vendosur Kongresi i Manastirit. Bile shumë më parë se Kongresi i Manastirit, më 6 mars 1879, Komiteti i Stambollit kish miratuar Projektin e alfabetit kombëtar të gjuhës shqipe bazuar në alfabetin latin. Ky komitet formoi komisionin ku bënin pjesë patriotët Sami Frashëri, Jani Vreto, Pashko Vasa. Më tej akoma. Në vitin 1887 ishte hapur Mësonjëtorja e parë shqipe në Korçë e cila kish fizionomi shqiptare, mbështeste aspiratat dhe idealet për liri e pavarësi, ishte shkollë laike, mësimi në lëndët kryesore zhvillohej ne gjuhën shqipe, ajo frekuentohej nga nxënës të pasur dhe te varfër të të dy besimeve fetare: ortodokse dhe myslimane. E si mund të pranonte Thanasi që alfabeti të ishte me germa turko-arabe? Kjo nuk mund të bëhej prandaj kërkoi një vënd pune ku veprimtaria e tij në fushën arsimore të mos pengohej. Zgjodhi Cakranin e Mallakastrës që në atë kohë ishte si një krahinë më vete, aq sa atdhetarët e quanin “Republika e Cakranit.” Me kontributin e Hajredin Beut e të vëllait të tij Bektash Beut, aty u çel një shkollë shqipe në katin e sipërm të një hani pronë e bejlerëve Cakrani që me sa duket u përshtat për shkollë. Atje Thanasi punoi me pasion të madh. I gëzohej fryteve të punës së tij. Ai tregon me krenari një episode që e kam përmendur në  librin tim"Lis në shkëmb" por ia vlen ta përsërit prapë, tashmë të plotë, pasi episodi është sinjifikativ. Thanasi shkruan diku: “Duke qënë mësues në Cakran, një ditë prej ditësh më paraqitet një burrë rreth 30 vjeç, i shkurtër, i zi porsi arap dhe i veshur me petka kolonjare. Më kërkoi t’i mësonja të shkruante e të lexonte shqip. Kërkesën ia pranova. Iu përvesha mësimeve me të madhe dhe ai më rrethoi me një simpati të veçantë. Ishte fillimi i dimrit kur e njoha dhe i dhashë mësim për muaj me radhë. Por kur erdhi prilli, ai më njoftoi se do të shkonte. Me atë rast më tha se nuk quhej ashtu sikurse ish paraqitur, por M. A. Kjo më çuditi pa masë. Ky emër ishte i dëgjuar si ai i një kusari dhe krimineli në zë. M. e pa habinë time dhe buzëqeshi. M’u afrua dhe më tha: “Tani s’jam më ai i pari. Kam ndryshuar. Pak mësime mora por ndryshova, këto pak gjëra më çelën sytë. Tani e tutje do t’i shoh e do t’i bëj punët si shqiptar e jo më si kaçak malesh. Ke për të marë vesh!” Me të vërtetë pas disa kohe dëgjuam të flitej se M. A. kishte shkuar e kishte blerë në Korçë abetare shqip dhe i kishte shpërndarë ato ndër fshatra, me qëllim, siç thoshte ai, që djemtë të mësonin shqip”.. Ja ky ishte qëllimi i iluminimit  të popullatës dhe dukimit te brezit të ri në shkollën e Cakranit

Pas Cakranit Thanas Floqi shkoi në Vlorë. Në ditët e para të nëntorit 1912 së bashku me Marigo Pozion e Petro Fotografin përgatitën të gdhëndur në dru bocën e flamurit që më vonë u përdor si shtampë në qindra e qindra flamurë të tjerë...

 Tani sapo erdhi rasti që u premtova pak më sipër.. Kur fillova punë në gazetën "Bashkimi"unë, si shumë të tjerë që ende nuk kishinm krijuar familje, drekoja në restoranti  Popullor, afër teatrit të Estradës e pranë kafenesë  'Tirana" Atje u takova edhe me të ndjerin Bardhyl Hoxha, një profesor shumë skrupuloz i gjuhës ruse nëpër gjimnazet e Tiranës. Miqësinë me Bardhylin e ruajtëm edhe pasi krijuam familje deri sa ai u largua nga jeta..Paradoksi është ky: Bardhyli ishte djali i Tahir Hoxhës nga Tragjasi, një eksponent me famë i Ballit Komëtar me ndikim të madh në krahinë e më gjerë. Mirëpo një djalë i tij, kishte rënë në luftë  tok me Zonja Curren. Djali tjetër i Tahirit , Luftari, kishte qënë partizan e pas clirimit të vendit punoi ne sektorë të ndryshëm të pushtetit e te konomisë së shqipërisë. Bashkëshortja e Bardhylit u bë Jeta Cakrani, pinjolle  e fisit të bejlerëve mallakastriotë Hajredin e Bektash Cakrani. Jeta tashme jeton ne Itali tok me dy djemte e saj. Babai i Jetës  quhej Namik Cakrani punonjë gjykate , ndoshta kryetar,  i Gjykatës së Vlorës dikur.Unë nuk e di saktë nëse Namiku ishte djali i Kadriut që mbase ishte djali i Bektashit apo i Hajredimit apo vetë Namiku ishte djali i atyre dy vëllezërve bejlerë.  Nuk kam kërkuar më tej sepse nuk më ka lidhur puna. Përcjelljen  e këtij fakti po e bëj sepse kur lexova shkrimin e nxjerrë nga libri i zotit Auron Tare m'u kujtua biseda me Jetën në shtëpinë e tyre ku ishte edhe nëna  e Jetës ardhur nga Vlora si mysafire. Jeta është një njeri hokatar që i ka qejf humored edhe romuzet. Atë mbrëmje Jeta, në vazhdim të bisedës familjare le të themi, më tha: : E di ti Fiqiri se babai im Namiku ka denuar me burgim Tahirin, babain e Bardhylit, shokut tënd dhe bashkeshrtit tim?" U hodh e ëma e Jetës e tha:"Eh ashtu ishin kohërat.." Dhe unë po e mbyll këtë me shprehjen: " Koha shëron cdo plagë"

 

FIQRI SHAHINLLARI

Comments (1 posted):

Guri Naimit D(Dh Xh) on 09/12/2017 17:59:40
avatar
Pa vleresuar te shkuaren,nuk shihet e ardhmia.Faleminderit i miri atdhetar;
Fiqri Shahinllari.
Fiqo i dashur e di qe jemi takuar pake here,me konsiderata te ndersjellta.Keto vite te emigracionit na ndane fizikisht po jo shpirterisht. Ju adhuroj,per ate fisnikerine tuaj,ne konceptimin e jetes e maredhenieve te shoqerise.Kjo m'u vulos,sa lexova ne shkrimin e mesiper,si ta kishe shkruar vete.-Miqesia ngjan pa behet-thone te mecurit.
Une jam nga nje familie varfer fshatare ,konkretisht nga Zavalani Dangellise,po jam krenar sa kam mesuar e perjetuar sot e 81vjet,nga ajo trashegimi atdhetare. Gjyshi rrene kryecetes qe komandonte ne mbrojtie te PV,sapo shpallur,sulmuar nga fqinjet.E nese u be i TILLE;"Kapedani nderuar",rene me 1913te,kryecetes qe komandonte,ishte,miqesia e atdhetarizmi me"Vellezerit Frasheri"dhe fisi me emer "ZAVALANI",bir i te cilit ishte Fehim bej Zavalani,qe vuri shtepine e tij ne Dispozicion te"Kongresit Manastirit" sa mendu Zavalani,rene ne prag te shpallies se Pavaresise,qe e bene Janon P.Xhoga, gjyshin tone,"Kapedan"qe dha jeten per atdheun.Faleminderit Qarkut Gjirokaster, ,ne 100vjetorin e Pavaresise,nderioi ATE me titullin "MIRENJOHIE".
Ndaj une,i nderuari Fiqo,bir i;djalit tij Mihal,Martirizuar nga "vellezerit" baliste,sa djegur shtepine ate korrik 1944 pse vellai 18 vjecar Stavri,kish dale partizan me 8 bashkefshatret e tij..,kujtoj 8 vjecar isha, babai ne shtatin e vdekies jashte ne oorin e shtepise djegur,kur erdhen partizanet e pane shtepine e djegur, brofen e thane te djegim shtepine e Komandantin Ballist,bashkefshatri Yne.Babai u tha: -Jo djema.Ju ersdhet sot e do ikni,ne do jetojme me ta.Ate qe bene ata mos e beni Ju."dhe ashtu u be.Gabuan dy partizane, ,individualisht,dogjen nje shtepi tjeter balliste,qe qe u denua veprimi i tyre ne Komanda partizane... Sot,me ata pasardhesit e ballisteve,ruaj miqesi,se e di qe Ata,nuk u rjeshtuan me ballin se ishin kunder atdheut,po gabuan se u lidhen me pushtuesit.Fshataret e mij baliste,nuk u futen ne boten e krimeve,ne fshat mbrojten njeri tjetrin, perjashto ate rastin e diegies se shtepive tona e te nje Partizani tjeter, qe bashkefshatari yne,Komandant balli, ishte kunder diegies,po ekstremisti Osman Gaduci e dogji.Myslimi(1)te pakten nxori plackat(shtepia e sapo ndertuar (1942),me shoket e tij,sa nuk e lejoi ate kriminel te digjte me shtepine dhe babain tone te gjalle turturuar... Ndaj nuk i fusim ne nje thes,ish ballistet.
Nje jete pas lufte ruajtur unitetin ne fshat mes famiieve te ish Partizaneve dhe ish Ballisteve.Pa tjeter,denuar Ballin Kombetar si basheveprues me pushtuesit,po jo individet e pafajshem. .Pra,jo "opshe" te gjithe ne nje kazan. Ia kam haruar emrin po nuk e harroj ballistin nga Nikollara,qe kur kuptoi se ne furre,brenda shtepise qe digjej,ishte fytur dicka,e hapi me bajonete murin nga nxori pajen e nuses se partizanit,(Tim vellai),qe me mua perdore qante.Ja ai ishte ballist,po mbrojti mallin tone.
Pra nuk duhet ti fisim ne nje thes, kriminelet qe u lidhen me pushtuesit me viktimat.E dime sa kaluan me Partizanet, kur pane c'po benin kreret balliste, njesuar me pushtuesit Nazi-Fashiste.
Faleminderit Fiqri Shahinllari per ate qendrim te mirfillte atdhetar shprehur.
pershendetie gjithe bashkefshatreve te mij Zavalanllinj te kudondodhur, me se pari ati Nipit te Komandantit ballist (My.Sh.)qe ka ndertuar ate lokal te bukur buze Vojeses,dhe aty, priti Manifestuesit,ne kuadrin e 100 Vjetorit et pavaresise.festuar ne Frasher"DITEN e NAIMIT",perafuar me mua si VELLAI me VELANE.
Faleminderit ENGJELL S.Shehu.
per ate mesazh vellazerimi dhene gjithe pjesmarresve,ne te dy:Nipi"Kapedanit dhe vella i Partizant,me nipin e komnantit ballist(po pa krime),perqafohen.
Gezuar vitin e Ri qe presim dhe UNITET-UNITET dhe VETEM UNITET.
Me konsiderate 81 vjecari;
Pasuesi Veteren
Toronto09-12-2017 Guri Naimit D.(Dh Xh.)

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1