Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | KOMENTE | Komente per librin Flora dhe fauna detare ne pullen Shqiptare

Komente per librin Flora dhe fauna detare ne pullen Shqiptare

Font size: Decrease font Enlarge font
image Besnik FISHTA

Komente për librin Flora dhe fauna detare në pullen Shqiptare

NGA VETERENE TË FILATELISE  SHQIPTARE

Studimet dhe botimet në fushën e Filatelise Shqiptare,janë të rralla,por falë punës dhe pasionit të filetalistit z,Hysen S.Dizdari ,këto ditë doli një botimi Libri – album në fushën e filatelike me tematike të vecante,si Flora dhe Fauna Detare në 104 vite në pullën Shqiptare.

Autori i librit që kemi në dorë ka arritur të gërshetojë dhe shpalos para lexuesit në një libër,vlerat e pa njohura të filatelise Shqiptare me florën dhe fauna detare,vlerat turistike nënujore të detit Adriatik dhe Jon,por ky libër ka edhe vlera gjuhësore sepse na jep emërtimin e ç,do specje të florës dhe faunës detare në tre gjuhë,shqip,anglisht dhe latinisht.

Librin unë e lexova me një frymë dhe e vlersoje shumë për vlerat që sjellë në fushën e filatelisë,në fushën e turizmit ,në fushën mjedisit sidomos për kujdesin dhe alarmin që jep në faqet e ketij libri për mbrojtjen e specjeve detare të rrezikuera.

Së pari

Libri ka ngritur më lartë,vlerat e panjohura të filetalise Shqiptare përpara të gjithë filatelise botërore,sidomos në fushën e florës dhe faunës detare.

Së dyti

Ky libër ka ngritur lartë ,vlerat e mëdha turistike të bregdetit Shqiptarë,sepse na bën të njohur mbi 50 lloje specjesh dhe bimësh detare ,të rrëlla ,disa endemike që rriten vetëm në vendin tonë,dhe jep alarmin për mbrojtjen e tyre.

Së treti

Nje kontribut me vlera të mëdha ,ka ky libër sepse është përkthyer në gjuhën angleze,dhe na jep të sakta emërtimet shkencore të seciles specje të florës dhe faunës detare  në tre gjuhe ,në gjuhen shqipe,në gjuhen angleze dhe gjuhen latine.

Së katërti

Libri në fund të tij na jep një literaturen të pasure shkencore dhe filatelike ku autori  është bazuar në pergatitjen e librit.

Prandaj ky autor meriton vlersim dhe mirënjohje në radhë të parë ,nga Posta Shqiptare,Shoqata e Koleksionistve Shqiptare ,por veçanarisht nga Instuticionet Shtetërore si Agjensia Shtetërore e Turizmit Shqiptar,Agjenisia e Bregdetit,dhe e Zonave të Mbrojtura.

Besnik FISHTA

Antar i Shoqatës së Koleksionistve Shqiptare

 

 

 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1