Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | KOMENTE | Flora dhe fauna jonë detare është e pasur

Flora dhe fauna jonë detare është e pasur

Font size: Decrease font Enlarge font
image Hysen S.Dizdari

Shqipëria ka një vijë bregdetare me gjatësi 476 km, që laget nga deti Adriatik dhe deti Jon;  bota nënujore e këtyre dy detrave, është kaq e larmishme me florë dhe faunë, e cila dallohet për një shkallë të lartë biodiversiteti; marrë së bashku me gjiret detare, lagunat karakteristike, deltat e lumenjve dhe plazhet e bukura me klimë mesdhetare, përfshirë edhe zonat arkeologjike përbëjnë një burim të rëndësishëm natyror për zhvillimin e turizmit gjatë gjithë vitit.

Flora dhe fauna jonë detare është e pasur me 156 lloje të ndryshme algash e bimësh detare, me  313 lloje dhe nënlloje të peshqve dhe specie të tjera detare nga të cilat disa lloje janë endemike që rriten vetëm në ujrat tona detare.

Libri-album mbi florën dhe faunën detare shqiptare në pullën shqiptare, ka si qëllim:

Do t’iu shërbejë agjensive turistike për të njohur dhe reklamuar te turistët shqiptarë dhe të huaj, vlerat turistike dhe ekonomike të bregdetit dhe veçanarisht të florës dhe faunës detare shqiptare.

Do t’iu shërbejë mësuesve dhe studentve të shkollave 9 –vjecare, te mesme dhe te larta për të njohur shmellojeshmerine e florës dhe faunës nënujore detare shqiptare,per ta ruajtur dhe mbrojtur ate.

Do t’iu shërbejë agjensive shtetërore të turizmit, të bregdetit dhe të zonave të mbrojtura për të  marre të gjitha masat e duhura ligjore për të mbrojtur nga dëmtuesit dhe ndotja  e ujrave, florën dhe faunën nënujore detare.

Do t’iu shërbejë ndërmarrjeve private të peshkimit për të njohur dhe mbrojtur me mire  llojet e peshqve dhe specjeve te tjera detare që rriten në ujrat tona detare, vlerat e tyre ekonomike, në menyrë që të zbatohen ligjet e shtetit dhe standartet europiane në peshkimin,në tregtimin dhe përpunimin e peshkut e të prodhimeve të detit.

Do t’iu shërbejë, koleksionistve shqiptare dhe te huaj për të rritur interesin e tyre, në koleksionimin e pulla shqiptare me teme florën dhe faunën dhe për të njohur vlerat turistike nënujore që ka bregdeti i detit Adriatik  dhe  Jon.

                                                        Nga Autori i librit / Hysen S.Dizdari

Comments (1 posted):

Gjergji Kollumbi on 15/11/2017 13:22:54
avatar
Me te vertete nje liber qe ia vlen te jete per turizmin shqiptar sepse jep mbi 50 specia detare te specifikuara ne 3 gjuhe: Shqip - Anglisht - Latinisht dhe ka vlera te larta per Filetarine shqiptare sepse eshte i vetmi liber me kete tematike ne 104 vite.

Me respekt Gjergji Kollumbi

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1