Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | KOMENTE | Instituti i Studimeve Historike“Lumo Skëndo”përuron studimin“Rrugëtimi filozofik i Prof.Dr.Isuf Luzajt”i shkrimtares Vilhelme Vrana Haxhiraj.

Instituti i Studimeve Historike“Lumo Skëndo”përuron studimin“Rrugëtimi filozofik i Prof.Dr.Isuf Luzajt”i shkrimtares Vilhelme Vrana Haxhiraj.

Font size: Decrease font Enlarge font
image Instituti i Studimeve Historike“Lumo Skëndo”përuron studimin“Rrugëtimi filozofik i Prof.Dr.Isuf Luzajt”i shkrimtares Vilhelme Vrana Haxhiraj.

Instituti i Studimeve Historike“Lumo Skëndo”përuron studimin“Rrugëtimi 

 filozofik i Prof.Dr.Isuf Luzajt”i shkrimtares Vilhelme Vrana Haxhiraj.

Nga Vlad Haxhjiraj

     Në datën 10 nëntor 2017, në ambientet e Institutit të Studimeve Historike”Lumo Skëndo” u bë paraqitja e studimit “Rrugëtimi filozofik i Prof.Dr.Isuf Luzajt” i autores Vilhelme Vrana Haxhiraj “Mjeshtre e Madhe”.

   Instituti i Studimeve Historike “Lumo Skëndo” në bashkëpunim me ShB “Nacional”, përuroi  studimin e rëndësishëm “Rrugëtimi filozofik i Prof.Dr.Isuf Luzajt”të shkrimtares tashmë të mirënjohur si brenda dhe jashtë trojeve amtare Vilhelme Vrana Haxhiraj “Mjeshtre e Madhe”, në praninë e shumë pjesëmarrësve, dashamirës të kulturës, lexues të autorës dhe shkrimtarë. Autorja dhe familja Haxhiraj një falënderim të veçantë  shpreh për pjesëmarrësit e  Sh.K.A “Armeni”, si dhe për vlonajtët që kurrë nuk kanë mungura në takime të tilla.

  Auditorin dhe autoren e nderonin me pjesëmarrjen e tyre: Drejtori i Institutit“Lumo Skëndo”, historiani, studiuesi e shkrimtari Uran Butka, Drejtori ShB”Nacional”, Mujo Buçpapa( poet i disa çmimeve N/kombëtare, përkthyes dhe analist), Kryetar i Shoqatës të të Përndjekurve Politikë, Nebil Çika -gazetar elitar, studiues dhe analist, Prof. Resmi Osmani-shkrimtar dhe studiues, bir i Thesprotisë Hyjnore. Veçanërisht duhet falenderuar ulqinaku nga trojet arbërore të Malit të Zi, Pjerin Pavaci që zbukuroi mjedisin me dy buqeta të bukura lulesh me aromë Dalamcie.

Dalja në dritë e studimit “Rrugëtimi filozofiik i Prof.Dr.Isuf Luzajt” është bashkëpunim i ShB.Nacional, me  redaktor njohësin e mirë të veprës së Isuf Luzajt, Prof. Xhevat Beqaraj; shtypshkronjën Europrint me punën e znj.Blerina Ndreu; disenjatorin e talentuar Jorgo Saqellari si dhe menaxherin, fotografin e moderatorin e takimit, të palodhurin, Fitim Haxhiraj.

 Të gjithë këta zotërinjë meritojnë mirënjohjen e autores dhe të lexuesit.

Ashtu siç thotë autorja e studimit, Vilhelme Vrana:Një libër artistik kërkon talent, mund dhe djersë. Kurse një studim , aq më tepër filozofik,  kërkon shumë kurajo, vullnet, guxim,  punë dhe kulturë. Që të flasësh për Prof.Dr. Isuf Luzaj është nder dhe privilegj për cilindo që merr përsipër një përgjegjësi të tillë. Të studiosh veprat madhore filozofike  të Prof.Dr.Isuf Luzajt, ku në çdo paragraf apo rresht poetik ka një filozofi më vete, është kurajo dhe guxim i tepëruar. Nga përvoja ime 20 vjet krijimtari, kam mësuar që një libër të dalë sa më i arrirë, veç punës dhe cilësive të mësipërme të studiuesit, duhet dhe shumë dashuri.

  Ky vendim  për studimin e gjithë veprave në shqip të Prof.Dr.Isuf Luzajt, u  arrit pasi tek unë u ngjiz dashuria për këtë njeri të madh. Dashuria për punën madhore të këtij personaliteti botëror kaloi nëpër tri-katër faza.
I- Emrin e tij e njoha kur isha ende fëmijë pa shkuar në shkollë. Im Atë(i ndjerë) sa herë kalonoim pranë shtëpisë së familjes Luzaj, më thoshte: “-Bija ime, në këtë shtëpi ka lindur e është rritur një njeri i madh,’Isuf Luzaj’ , e quajnë...” Dhe unë vocërrakja kujtoja se ishte një vigan nga trupi, i cili në të vërtetë ashtu siç kishte shtatin e lartë , ishte i bukur dhe e kishte mendjen të artë. Për 40 vite nuk dëgjova gjë për këtë njeri të madh.
  II- Kujtesa e dytë për të, ndodhi në vitin 1994. Ndërsa dilja nga Ambasada Italiane, ku isha takuar me Ambasadorin , për fatin dhe legalizimin e emigrantëve, por veçanërisht për fatin e grave e të fëmijëve që kishin lënë në mëshirën e fatit, përballem pas 32 vitesh me poetin brilant, sot Akademik, Xhevahir Spahiu(shok i shkollës pedagogjike Vlorë). Teksa doja të çmallesha përmes pyetjeve për vete dhe familjen, ndërsa Ai më fliste për vizitën në ShBA. Filloi të tregonte i magjepsur për një shqiptar, filozofin me përmasa botërore, Isuf Luzaj, të cilin e adhuronte pa masë. Kjo më bëri ta kujtoj me nderim njeriun, emrin e të cilit e kisha gdhendur në mendje .

  III- Ballafaqimi i parë me veprën e tij ndodhi në fillim të nëntorit 2000. Në Shesh të Flamurit , mes librave që shiteshin tek Lulishtja, syri më kap emrin e autorit”Isuf Luzaj”. E bleva librin dhe nisa ta shfletoj e ta lexoj qysh në rrugë.  Nuk ngopesha me mbi 100 konceptime  që i bënte ai sëmundjes së shekullit, komunizmit dhe menjëherë shkruajta në faqen e parë të librit: “Më fal profesor, më fal, / më fal që s’e njoha dot, / vargun tënd margaritar, / sarkazëm dhembje dhe lotë!”- poeti filozof, Isuf Luzaj nisi të madhohej në sytë e mi. Dëshira për të kontaktuar me të ishte e madhe, por nuk u realizua. Më 27 nëntor 2000, profesori ishte ndarë nga jeta. Dhimbja për një personalitet botëror dhe pamundësia e njohjes me të , më bënë që t’i kushtoja disa vargje lamtumire(poemën “Vdiq poeti filozof”, që e lexova në përcjelljen e tij drejt Përjetësisë.

   IV- Amaneti i motrës së tij ishte vendimtar për të nisur njohjen e veprës së tij madhore.

Për t’më falenderuar motra e tij e ndjerë, znj.Rahile Caushaj, në kushte regjimi shtrati, më ftoi në shtëpi. Shkova tok me bashkëshortin tim, Fitimin, jo vetëm për ta ngushëlluar, por i dhurova edhe poemën. Kur hyra në shtëpi, ajo Zonjë  e mrekullueshme, tha: “sot më ka ardhur Isufi në shtëpi.” E  kundërshtova sepse unë isha një fillestare në krijimtari, isha dhe jam një hiç para atij kolosi në filozofi, atij individualiteti me përmasa botërore. Si mirënjohje ajo më dhuroi gjithë librat e botuara në shqip. Më pas nga djali i madh i Profesorit, Muhmeti më erdhi nga ShBA,  libri “Lumenjtë rrjedhin të kuq” në spanjisht.Kur u ndava me të, më la një amanet: Vilhelme, shkruaj diçka për Isufin se vëllai im i gjorë, humbi si sopata pa bisht”- përsëri i dhashë shpresë, se ai jo vetëm do të njihet por edhe do të studiohet nëpër shkollat e Shqipërisë.”- Së pari studiuesi ballafaqohet me  njohjen  e personalitetit apo veprës që do të punojë. Veç dëshirës ddhe këmbëngukljes i duhet dhe shumë dashuri për një punë të vështirë. Ndaj qautores Vrana i janë dashur 17 vite punë që të arrinte deri këtu. Të tjerë studiues ,duke e parë nga një këndëvështrim tjetër,do të studiojnë veprat e Prof.Dr.Isuf Luzajt.Sudiuesi jo vetëm njeh dhe zbërthen Filozofinë Luziane, por në të njëjr tën kohë nga vëzhgues, apo admirues, duke hyrë në rrugën e njohjes së filozofisë , madhohet edhe vet si individualitet.

 

Vilhelme Vrana Haxhiraj

Comments (1 posted):

Guri Naimit D(Dh Xh) on 16/11/2017 18:21:10
avatar
Kur flen Fati dhe shkon ku duhet,
eshte;VERTET F A T !
E nderuara-SiMOTRA-"Mjeshteria e Madhe" Vilhelme Vronari Haxhiraj.
Me ben"tirinitrina",vepra Juaj,qe une,ani me fatin vonuar,t'u njoh,vepren tuaj sa juve,si personalitet e ju quajta "Motra"e dyte.(krah Frosines 84 vjecare-me rruge te nderprea ne jete,Mbetur jetime buzequmesht,bere pas viteve 50t, nga punonjeset e para GRUA,ne fabriken e Qelqit Korce-me gjithe bashkeshortin-vocrak ne trup,po me shpirt te Madh. (ndare nga jeta,lene mes Korces",NENE "jetime"ne pleqeri"),lene asaj,dy femije me femije,qe ia"perpiu" kurbeti..
Ju bej jeten e motres sime"terkuze"se, sa ju lexoj juve,me dhemb.Ajo,me dhuntite e sajqe ne shkollen fillore atje ne Zavalan te Dangellise,pas lufte mbetur jetime pa baba,ani se nuk e prfshinte detyrimi shkollor,me mua ne nje bange,sa pushuan krismat e luftes akoma pa u larguar tumi i shtepiese djegur nga lufta.Shkelqeu 4 vitet e shkolles fillore dhe kaqe..pas 1948-tes, na mori vellai ish Patrizan.(opozitar ejemi po vellezer se na bashkon atdheu, perkushtuar fiset tona).Nuk mundi ta vazhdonte shkollen,(ndoshta do te ishte krah JUSH),mire qe i doli fati e martuar ne Korce..aty bere"mjeshtere ne balle te furrave te shkirjes se qelqit nje jete me ne kah si ju thashe, basheshortin vocrak,"i thate po i thante".Mbi 80 vjec ndare nga jeta,provuar emigracionin .ne Athine,lene femijet me femije...)
Jua nenvizova gjithe keto,te pavend per sa beni fjale ne kete shkrim,brilant per ate figure te mirenjohur te Pr Dr Isuf Luzaj,qe me ne fund,po ia njeh vlerat nje popull i tere.( ne Tirane permes mikut tim bashkekohes,Inxh.Halil Halilaj ,ndiese paste,Kaniniot i njohur studiues
Si e dini,bere Vloren vendlindie te dyte,Xhaxahi im,Andrea,ardhur nga Franca pas 20 vjet emigrim,atje lindur 5 femije engjej,ju tashme njohur ata,si Vlonjate bashkeqytetare me ta,sa ardhur me 1947 ne Vlore e xhaxha Andrea,si minator nje jete ne Minierat e Lionit te Frances, na minieren e Selenices punoj,sa dha jeten duke i lene te peste femijet,akoma pa dale ne jete.Ti e din.po shtoj se ne Vore ka ardhur me 5 famile te tjera permetare te kthyer nga Farnca me atdhetarizmin e tyre...
Dhe kete jua theksova;PENA e arte e vendit tone,se nga ajo pena JUAJ,do te doja ta mernit kete jete te asaj familie ,si subjekt te nje vepre Tuajen.Marien, tashme prag te 80tave,nje jet sakrifikuar per te rritur motra e velleze me te vegjel,i keni aty ne Vlore-SHFRYTEZOJE,sa Marten si mesuese kolege, apo Zhanin,Inxhiner nafte,me ju nje jete sot pesioniste ne Tirane.me bashkeshort ate Vlonjate qe ju e njihni ...Ju lutem ma beni kete,qofe,me nje seri shkrimesh.
Gjithe te mirat Zanje e ndruar qe,me dhente zoti jete,t'iu Takoj juve,marre me vete dhe te mirin tone shkrimtarin e njohur Xhevahir Spahiu;"si vella"une.. si me JU-"moter".
Paci shendet e,si gjithnje PENA-PENE!
Mi pershendet ata kusherinjte sa miqte mij te shumte ne VLORE.Mos me harroni me te riun po ne krye;LUANIN...

Toronto 16-11-2017 Guri Naimit D.(Dh Xh)

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1