Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | KOMENTE | FLORA DHE FAUNA DETARE NË PULLËN SHQIPTARE

FLORA DHE FAUNA DETARE NË PULLËN SHQIPTARE

Font size: Decrease font Enlarge font
image FLORA DHE FAUNA DETARE NË PULLËN SHQIPTARE

Komente per Librin Date,08.11.2017

FLORA DHE FAUNA DETARE NË PULLËN SHQIPTARE

Është ky titulli i botimit të ri që i vjen pasurisë së literaturës dhe studimeve  filatelike Shqiptare.

Autori i saj është koleksionisti i pasionuar i pullave postare të klasës tematike të florës dhe faunës, Z.Hysen Dizdari.

Me një parathënie të kryeredaktorit të revistës “Koleksionisti”, Z. Thimi Nika,  i cili nxjerr në dukje vlerat e larta të këtij botimi, autori ka zgjedhur të rendisë në mënyrë kronologjike të dymbëdhjetë emëtimet e Postës Shqiptare dhe brënda një strukture që përfshin gjeografinë e ndodhjes, biologjinë e formimit dhe rëndësinë ekonomike e turistike, bën përshkrimet plot  tërheqje e interes shumëplanësh.  Në rreth 140 faqe me ngjyra në gjuhët shqip e anglisht, me fotot e çdo vlere nominale të peshqve, yjeve të detit, kafshë të tjera të detit, mozaikët palokristianë me figura detare të Linit e Apollonisë, koralet, Fokat e Mesdheut, breshkat, delfinët, peshkaqenët, balenat, oktapodi, flora nën ujore, medusa dhe Zambaku detar i Mesdheut, gjithsej 51 pamje e vlera nominale pullash, informacioni që merr përbën dije e vlerë të shumtë kulturore.

Në mbyllje autori ka zgjedhur të vendosë literaturën shkencore të botuar në libra, monografi, botime në shtyp e referime të tjera të karakterit historik e enciklopedik, që i  kushtohen pullës postare të Shqipërisë.

 Përgëzimet më të mira z. Hysen për përkushtimin, punën studimore dhe vlerën që i shton përmes këtij libri,botimeve cilësore për filatelinë e vendit tonë!

Bajram Peçi

Ish kryetar i shoqates te koleksionisti shqiptare

Comments (1 posted):

Besnik Fishta on 13/11/2017 14:15:55
avatar
Pas leximit me andje te librit mendoj qe:Trajtimi tematik i pullave postare te Shqiperise eshte nje risi ne botimet filatelike shqiptare.Ky liber vec njohurive filatelike ka dhe vlera te tjera te dobishme dhe qe zgjerojne se tepermi rrethin e te ineteresuarve per ta lexuar.Ka vlera me interes shkencor,turistik dhe edukativ-mesimor(per nxenesit ne cikle te ndryshme) Besnik Fishta.(filatelist)

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1