Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | KOMENTE | KAFJA E MËNGJESIT…

KAFJA E MËNGJESIT…

Font size: Decrease font Enlarge font
image Në foto: Nga e majta: S.Harka, M.Gecaj, V.Kona e Sh.Toska.

KAFJA E MËNGJESIT…

Kafen e mëngjesit, sot e piva bashkë me kolegët e miqtë e mi të “Kompanisë levizëse”: Shkrimtarin e publicistin Bardhyl Xhama-“Mësues i merituar” dhe publicistin e studiuesin Sejdo Harka, drejtor në një shkollë të mesme jopublike të kryeqytetit. Mungonte “me arsye” kolegu ynë i përbashkët, Viron Kona, i cili kishte shkuar në Durrës, i ftuar nga arsimtari veteran dhe publicisti Kadri Tarelli.

Së pari, Bardhyli na bëri një suprizë të bukur, duke na dhuruar librin e tij të ri të Kolanës prej 8 librave për fëmijët, i 3-ti ndër ta. Ai e ka titullin domethënës “Guri i rëndë, në vendin e vetë” dhe përmban 30 rrëfenja, nga jeta në emigracion, për nxënësit e shkollave 9-vjeçare.

Pastaj, pimë kafe e çaj dhe e uruam këtë autor të njohur të letëërsis sonë, duke trokitur shishkat e rakisë, që ai na sjell vazhdimisht, shoqëruar nga karramelet me mjaltë. Sigurisht, në bisedat tona zunë vend edhe disa kolegë e miq tanë,me banim në Tiranë, por dhe në rrethe tjerë të vendit.

Kënaqësi për ne ishte, kur në tavolinën tonë erdhi Shyqyri Toska, pronari i lokalit “Dy kuajt”, afër Medresesë së Tiranës,  ku ishim ne sot dhe shkojmë shpesh herë. Edhe  atë e falënderuam, që na qerasi me nga një gotë raki të fortë,  prodhuar nga vetë ai.

Pasi kaluam një kohë të këndshme së bashku, ne u përshëndetëm me njëri-tjetrin dhe shprehëm dëshirën të takohemi, së shpejti. Rasti më i pare, do të jetë data     17 nëntor 2017, ora 13.00, kur në Panairin e Librit “Tirana-2017” do të përurohet libri i autorit Bardhyl Xhama, “Guri i rëndë, në vendin e vetë”…

Përshendetje dhe mirupafshim!

Nga: Murat Gecaj

Tiranë, 12 nëntor 2017

……………….

 

Comments (1 posted):

Guri Naimit D. on 14/11/2017 17:01:36
avatar
Urime Pr.Muati sa te madhit pr shkrimtar babaxhan...per librin e Ri qe po ju sjell elxuesve e ajo qe eshte pr tu shemuar.Ne kuadrin e fstavave te nedorit Perurimi.
Ju uroj gjithe te mirat dhe si gjithnje; shendet e me faqoren e Profesorit perpara,pa mungesen e Viron Kones,mungese si Viron sa BUZEQESHIE e tij e skalitur.
Me Ju edhe,mes kolegeve ne Toronto.

Guri Naimit D.

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1