Newsletter
Email:
Poll: Fjala e Lire
Si ndiheni tek Fjala e Lire?
Home | KOMENTE | DY DIBRANË NË DALLAS…

DY DIBRANË NË DALLAS…

Font size: Decrease font Enlarge font
image Shefqet Meko

DY DIBRANË NË DALLAS…

-Skicë-

- Po në  Dallas, mund të shkojmë?- më pyeti Ahmet Prençi ndërsa kishim udhëtuar së bashku në disa shtete në   zemër Amerikës, verën e vitit 2017. Ishte hera e parë gjatë mijra miljeve udhëtimi,  që mysafiri nga Tirana, kërkonte një devijim të lehtë nga itenerari ynë i përbashkët. Unë nuk e kisha parashikuar në planin e parë të futesha në territorin e Texasit, duke qënë se  ky është nga nga shtetet më të mëdha të Amerikës, dhe çdo tentativë e atjeshme, do të konsumonte shumë kohë. Plani ishte i qartë dhe i vinte tamam si një rreth në zemër të Amerikës  duke  ditur që kishim filluar aventurën shqiptaro-amerikane nga Minneapolis (MN)-Dakota e Jugut (SD)-Wyoming (WY)-Utah(UT)-Nevada (NV) duke përfunduar te qyteti i famës Las Vegas, dhe prej andej kthim në piknisje duke kaluar ë  Arizona(AZ),  Meksia e Re (NM) Okalhoma(OK), Kansas, (KS),Missuri (MO), Illinoi(IL), Uiskonsin(WI) dhe kthim tek “baza” në Minneapolis. Duke mos shkëputur vëmendjen  nga timoni,  e pashë tangent në sediljen e pasagjerit me aty vështrim mahnitës që ai e shprehte qartë në  çdo reliev ku lëshohej BMW-X1 jonë. “Ua, çfarë pamjeeee!...” ;  “Ua çfarë bukurie…” do shprehej shpesh habitshëm Ahmet Prençi, ish-bashëpunëtor i sinqertë i gazetës më të vogël “Studenti i bujqësisë”, ku unë isha “shefi më i madh”, siç  më thoshte   Hulusi Hako.

-Teksasi është i madh, i thashë Ahmetit,  po nëse  ke vendosur  t’i kthesh vizitën Bushit, ndryshon puna, vetëm më thuaj!

-Jo, bre burrë. Unë harrova t’i thosha se po vij në Amerikë, se këtë radhë kam ardhur vetëm për Shefqet  Mekon  dhe pikë, por kam dëgjuar se ky shtet është i paparë dhe aty është “streha e gangësterëve amerikanë” që unë i kam shumë qejf, të jem i sinqertë! Me Bushin takohemi herën tjetër, por kam dëshira kur të kthehem në Tiranë t’u them miqve: “Isha edhe në Texas” …

Ai dukej se fliste vetëm të vërtetën. Duke qënë se udhëtimi ynë i përbashkët ishte si të thuash edhe një fat i përbashkët, sepse unë nga shtetet që kisha shkelur vetëm në Las Vegas isha me familjen në 55-vjetorin e ditëardhjes sime, ndaj  shumë shtete që udhëtonim ishin edhe për mua një surprizë e ëndërruar. Ishte magjike për shëmbull të   “vërsuleshe” me makinë nga Utah, në “Arizonën e kanioneve” dhe pastaj drejt “shkretëtirave”  në jugperëndim të të cilave shtrihej “qyteti i dritës dhe fatit” Las Vegas i famshëm.  Apo befasitë e udhëtimit nga Vegasi përmes  Arizonës drejt Meksikës së Re, pamjes magjike disi të largëta të kanioneve, apo vizita tek “gjurmët e meteorit”… T’i sjellësh të gjitha në mendje  duhen orë e faqe të tëra…

-Pra nuk ke qejf të shkosh në Oklahoma të   vizitosh një dëshmi të “terrorit të bardhë Amerikan” – i thashë duke nënkuptuar  bombën në ndërtesën Federale në Okalahoma.

-Po unë nga terrori po vij, unë dua të shikoj madhështi dhe  kaubojsit që thonë se janë me shumicë në Texsas vetëm, më tha Ahmeti.

-Dakord,  u tha u bë, shef. Do shkojmë në Texas, por  jo thellë deri në Huston vetëm në  Dallas, se parashikimet janë që aty vjen një furtunë e madhë që mund të na fshijë…

-Jo o tej, Dallas është mirë. A është Dallasi në Texas?- më pyeti Ahmeti!

-Po, po. Aty “kaubojsit amerikanë” vranë  President Kenedin.- i them.

-Ashtu vërtet?! Epo aty do shkojmë, or  vlla. Mos ma prish të lutem! Ke qënë i paparë deri tani. Ktheje pak timonin në jug- sikur mu përgjërua ish-kryepolici dhe poeti shqiptar Ahmet Prençi!

Unë nuk kam qënë kurrë në Texas, as në Oklahoma, as në Meksikën e Re. Bashkë po shkelnim shumë shtete të papara edhe nga unë edhe pse banor  i përtej Atlatikut prej 18 vjetësh. Dhe natyrisht, ashtu sikur  kur në  një parlamnet ka vetëm një opozitë dhe vetëm një pozitë  të barazrespektuar,dhe kur merren vesh punët kryhen thjesht dhe shpjet, ashtu ndodhi edhe në debatin tonë. Vetmë unë dhe  mysafiri dy zëra, dy mendime, njeri në timon tjetri me dy gishtat lart  ishim duke i rënë rreth e qark zemër së SHBA-së.

-U kry shef Meti! Do shkojmë në  Dallas, por me një kusht: Do t’i bindesh planeve të mia. Nuk do më kundërshtosh fare. Dakord?

-Dakord or  mik. Kur të kam kundërshtuar ty?! Unë në dorën tënde jam se ti ke timonin, frenat dhe gazin, unë vetëm i lidhur me rripa jam këtu.Edhe cigaren e pi kur e ndalon makinën ti, se unë s’kam asnjë fuknsion tjetër, unë jam i dorëhequr!- mu përgji Meti duke qeshur.

Nga  Albakuerke në Dallas është  rrugë e gjatë.  Vendosëm që të anashkalonim çdo kërshëri për këtë qytet, me dëshirën për të ardhur prap. Pasi  u planifikua çdo gjë sipas dëshirës objektivi ynë ishtë të vizitonim Dallasin madhështor. Ashu u bë. Në  mëngjezin e nesrëm ku filloi të pikonte një vesë shi, si për të na kujtuar se stuhija po i afrohej Hustonit. Nën pikat e shiut  i afroheshim në qëndrës të Dallasit. Ahmet Prençi, që pak kohë më parë  pasi ishte dorëhequr nga  një pozicion i rëndësishëm shtetëror, i ishte bashkuar opozitës dhe  kishte bërë fushatë për opozitën në rrëthinat e Tiranës, shikonte dhe qëmtonte me vëmendje çdo gjë të Dallasit. Ndërtesat madhëshore, rrugët e pastra, monumentet  e njëpasnjëshme. Aty ku përkujtohej vrasja e President Kenedit morëm një udhëtim  me ciceron dhe “shkelëm” hap pas hapi historinë e Dallasit.  Unë isha vizitor për herë të parë si mysafri im Ahmet Prençi, por  vështroja se në  hapat dhe meditimin e tij, kishte një ndjeshmëri të veçantë. Bëmë fotot aty ku ishte parkuar “kopja e veturës”  ku mori  plumbat vedkjeprurës  Presidenti Amerikan,    një minutë heshtje  njerëzore tek “kubeja boshe”  ku duket se prej aty ikën drejt universit shpirti Kenedi, pastaj ndjekim shpejgimet e ciceroit, një djaloshi simpatik me ngjyrë që na shëtit me një makinë   të hapur nëpër rrugëzat e Dallasit , që duket si damarë të vegjël përmes madhështisë së qiellgërryeseve ku janë shtabet qëndrore të shumë korporatave amerikane. “Dua t’u kutoj diça që anashkalohet,  vijoi ciceroni. Vrasësi i Kenedit pasi krey krimin e  historisë, vrau edhe një polic, tek kjo rruga poshtë, por pak kush flet për këtë vrasje, edhe pse ishte jetë  njeriu”. Ahmeti kthehet nga unë dhe pyet: “Nuk e thotë kush këtë. Pse është polic, apo jo?’-më pyeti mua duke qeshur e duke nënkuptuar përgjegjësitë e veta si ish-kryepolic i Shqipërisë.

Dallasi është një madhështi  që të imponohet. Na thuhet se askush nuk banon në  qëndrën  e qytetit, të gjitha  ndëresat janë zyra të korporateve dhe hotele, jo banorë të rregullt. Të gjithë vijnë nga  rrethinat.  Në vitin 2020 Dallas do lidhet me Huston përmes trenit të shpejtë që mund të  të çojë në Hjuston për gati një orë e gjysëm, nga 4-5 orë që  duhet tani me makinë. Diku  pranë  qëndrës    është një  “kodrinë”  e tërë  me  49 statuja bronzi  të gjedhit,  dhe tre kaubojs   që duket se kontrollojnë “turmën e harbuar” tw demave në përkujtim të vërshimit të tyre në Dallas në  shekullin e 19-të. Dukej  sikur je në mesin e një ferme teksiane  pa anë  dhe kufi. Më tutje edhe një  memorial solemn për  gjithë  policët e vrarë në Dallas, ku sapo janë shtuar edhe emrat e  katër policëve të  martirizuar në demonstrimet   e dhunshme  të vitit  të kaluar!

Të gjitha këto më habisin mua dhe Ahmet Prençin. Ai nuk di si të shprehet. Edhe unë ndërsa shoh një realitet ndryshe nga Minestoa ku jetoj për 18 vitesh i them: “Falemidneirt Meti! Ky ishte plan pe vërteti”. Ai qesh  dhe nuk e fsheh mirënjohjen.

-Tani e pe  Dallasin?- e pyeta Ahmet Preçin.- Të pëlqeu?

-Për zotin mrekulli kaubojs dhe gangësterësh kudo! Mrekulli e vërtetë. Faleminderit!- u shpreh mysafiri nga Tirana!

-Prit. Nuk kemi mbaruar! Dua të të takoj dhe me një shqiptar në Dallas. Jo vetëm kaq. Ai është edhe  dibran!,-i thashë  ndërsa afrohej muzgu.

Ahmeti sikur u preh në fytyrë. Ai më kishte thënë pa ardhur, por edhe kur arriti.“Nuk dua të takoj shqiptarë. Unë nga Shqipëria vij mes patriotëve  tërë jetën, pastaj i kam parë shqiptarët në Detroid dhe nuk dua më. Vij vetëm për Shefqet  Mekon”. Unë përsërit mendimin  tim dhe ai mu kthye: “Po unë të kam thënë or  vlla… Edhe aty në Institut Bujqësor unë nuk rrija me dibranë, se e kisha porosi nga vëllai. Më kish thënë nuk ke se ç’mëson  nga jeta në universitet po u shoqërove me dibranë. Pastaj po të  them si ti njeh  edhe më shumë dibranë se unë. Jemi mirë. Shumë mirë. Mos na e prish tani…”

Nuk fola.Ishim duke u kthyer në hotel. Ishte radha e suprizave të mia. I kujtova  Ahmetit se do të shkonim në Dallas, por asnjë kundërshtim ndaj planeve të mia. Tani ishte koha që “shoferi të pushonte përmes gallatave”.  Mysafiri sikur u kap ngushtë. Ai nuk kishte qejf aspak të takonte shqiptarë në këtë udhëtim. “Ti dhe unë jemi sa për 100  shqiptarë” më thoshte duke  qeshur!

-Një kafe me një dibran në Dallas, të dalldis!- i thashë Ahmetit.

-Me  cilin ke dëshirë të na takosh, pash nderin? A mund të di para kohe që të përgatitem!?- më tha disi i stresuar.

-Nuk është socialist. Nuk është komunist. Është Agim nga Dibra!

Befas u kthye nga unë dhe duke më parë drejt në sy dhe    pyeti me një habi të thellë:

-Agim nga Dibra? Mos e ke fjalën për atë që mbaje në redaksi  që ishte  një servil i lindur?!... Asnjëherë nuk më ka  pëqyer. Me atë nuk dua të takohem!- më tha prerë.

-Jo bre Met,   të tillët i përkasin kohës së zvarranikëve, që unë ua kam harruar edhe  emrin. Pse na e prish këtë mbëmje?! Ky Agim nga Dibra i përket “Agimeve të stinës së madhe demokratike”! Është Agim me “dy gishta” edhe ai, jo si unë!

Sapo hodhëm hapat në hollin e Hiltonit pranë Qëndrës Linkoln në Dallas. Mes dritave llamburitëse unë dallova siluetën e një dribani pak të shkurtër, me kokë të rruar krejt dhe me  vështrim  që kalonte sa nga një cep i hollit, në cepin tjetër.  Kishte ardhur në kohë sikurse komunikuam.Dritat  e hotelit shklëlqenin mbi një kokë tullace-dibrane, që për herë të parë kish rënë në Dibër, pranë Recit të Ahmetit!

- A të shkon në mendje  ndonjë dibran këtu në Dallas!?

-Xhorxh Bush vetëm!- u përgjigj Prençi!- Dhe ai siç dihet nuk ka lidhje me Dibrën. Ai është Amerikan! Bile nga Teksasi, jo Minnesota!

Kisha dëshirë ta vijoja këtë “torturë” miqësore deri në pakufi, por koha rridhte, dhe shumë nga befasitë e mia do të dilnin “kikiliskë”. 

-Po Agim Kukeli, a është dibran?

-Kukeli këtu në Dallas?-  Ish-rektori këtu? Nuk po tallesh?

Por Agim Kukeli nuk na la  më gjatë. Ai  iu hodh në qafë mikut të përbashkët.

-Mirse erdhe  në Dallas Ahmet Prençi nga Reçi!- tha Agim Kukeli!

Dy dibranë u përqafuan ngrohtësisht në Dallas. Unë shihja nga afër pas 8 vitesh Agim Kukelin, që 15 vite me parë e kisha takuar në Denver  bashkë me Zamir Libohovën , duke pirë një dopio uiski. Nuk e kam thënë kot që dirbanët kanë qënë  gjithmonë në jetën time.

Ja edhe këtu në Dallas, radha e solli që të takoja dy dibranë me njëri-tjetrin. Dy miq të mirë.

Për herë më ka pëlqyer t’i bashkoj njerëzit. Jam ndjerë mirë të jem një urë lidhëse, t’i bashkoj në  takime dhe supriza, t’i afroj me njëri tjetrin. Shpesh ka ndodhur që ata  për të cilët jam bërë urë-miqësie, kanë kaluar në anën tjetër të bregut duke mbetur atje , “përtej urës”, ndërsa unë lirshëm kam kaluar brigje, lumenj dhe oqeane dhe rrugët i kam pasur gjithmnonë të hapura. Dhe kudo ku kam shkuar kaq gjetur miq të mire dhe ura madhështore. Tamam si 15 vjet më parë kur nga Minneapolis  fluturoja në Denver dhe takoja miqësisht dhe me mall Agim Kukelin, tashmë  është radha ime t’i sjell në Dallas Kukelit një mik nga Dibra!

-Kiko, je i madh!- ngriti zërin Agim Kukeli! (Ky është i vetmi që më thërreste me këtë emër qysh kur punonte në Ministinë e Bujqësisë në Tiranë! )

Ahmeti befasohet. Më shikon sa mua aq edhe mikun e vet dibran dhe nuk di si të shpjegohet:

-Ky nuk është dibran. Ky është  Prof. Dr. Agim Kukeli!-  tha me mburrje Ahmet Prençi!- Po ju nga njiheni?

Më dukej sikur në Dallas po bashkoheshin dy Drinat tanë, po bashkohej Jugu me Veriun, Pogradeci me Shkodrën dhe Vermoshi me Konispolin. A nuk ishim ne të tre  që kishim shkelur keto anë me aq mall dhe shpresë? Unë si gazetar, Ahmeti si njeri i ligjit dhe Agimi si agronom e specialist i tokave! Më dukej sikur një copëz Shqipërie ishte ulur “këmbëkryq” në Dallasin historik!

Ahmeti nuk e besonte që një mik i mirë i tij të ishte “dibrani në Dallas”. Sikurse edhe Agim Kukeli nuk mund ta besonte se ne vinim nga Veriu i Amerikës. Ku i treguam se nga vinim dhe  se çfarë kishim parë, Kukeli që jepte mësim në Universitetin e Teksasit në qytetin Uçita, na tha çiltër: “Nuk ua beson kush, por unë nuk kam si e mohoj aventurën tuaj. Ju lumët! Pak e bëjnë këtë”!

Ahmeti  Prenç se pas një refuzimi constant “jo shqiptarë”, në Dallas do takonte njeriun që deshte dhe e çmonte aq shumë.

-A e di ti cili është ky njeri? A e di se sa mirënjohësi i jam?!- mu kthye Ahmet Prençi!

-E njoh para teje! Është dibran i dobishëm, agronom me arritje,student me shkëlqim, gallatë e gatur,këshilltar  për kryeministra dhe rektor me reputacion!

Kukeli qeshi thellë duke fërkuar “tullën e ndritshme”.

Holli i hotelit sikur u shëmb me drita mbi supet tona! Nuk mund t’i gëzohesha më shumë atij momenti.Pas një udhëtimi aq të gjatë, do kishim një natë po aq të gjatë:Isha midis dy dibranëve të fisshëm në Dallas!

Dhe befas mu kujtua Rruga e Dibrës në Tiranë… Mu kujtuan brezat e ndërtuesve dhe ustallarëve nga kjo   rrethinë e dëgjuar e Shqipërisë! Mu kujtua edhe “Usta Beni” në Minnesota që i ka rrënjët po nga Dibra…

-Do e ndezim tani se na çmëndi ky pogradecari!- ndërhyri Ahmet Prençi!

Dy dibranët, duke shëtitur pranë një shatërvani,  sikur u humbën në shtëllungat e duhanit që shkëmbyen me njëri tjetrit, ndërsa unë duke pasur frikë se do humbisnin në atë tym cigaresh, u futa midis tyre dhe u thashë:

-Më jepni dhe mua një cigare! Tym të bëhet!

Një cigare  “qyl” që nuk prek kurrë mushkëritë e mia , sikur  tymonte në fjolla tymi  një “Kaladibraçe në Dallas”!! Dy dibranë në Dallas!?... Kurrë nuk më kishte shkuar në mëndje!

Shefqet Meko

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1