Navigate archive
first first August, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | INTERVISTA | Jam dëshmitar i asaj rritje cilësore që ky komunitet ka pësuar

Jam dëshmitar i asaj rritje cilësore që ky komunitet ka pësuar

image Qirjako Qirko duke dorezuar kredencialet tek Shkelqesia e Saj Mbreteresha Elizabeth II

Jam dëshmitar i asaj rritje cilësore që ky komunitet ka pësuar

 

Intervistë me Shkëlqesinë e Tij, Ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të RSh në Britani të Madhe dhe Republikën e Irlandës, z Qirjako Qirko

 

Albanian Post:Shkëlqesia Juaj z Ambasador i Republikës së Shqipërisë, si e mendoni ecurinë dhe integrimin e komunitetit shqiptar në Mbretëri të Bashkuar, pasi tashmë keni disa vite në shërbimin tuaj diplomatik?

Ambasadori:Së pari me lejoni t’ju falenderoj për këtë mundësi që më dhatë për të komunikuar me lexuesit e revistës tuaj. Përfitoj nga ky rast për të shprehur gjithë vlerësimin tim për angazhimin tuaj personal në drejtim krijimit të një gazete model, me fryme kombëtare e mbi të gjitha një gazetë e cila demostron kulturë  në çdo rresht e faqe të saj.

Duke u kthyer tek pyetja juaj më lejoni të shpreh jo pa emocion se ndihem I nderuar që  veç të tjerash të jem edhe përfaqësues i një komuniteti të mrekullueshëmi cili sot në Britani numëron mbi 100 mijë anëtarë. Gjatë kësaj periudhe gati tre vjeçare që unë kryej detyrën e Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë këtu në BM jam dëshmitar i asaj rritje cilësore që ky komunitetet ka pësuar. Dhe kur flas për rritje cilësore kam parasysh mbi 1200 biznese të cilat sot drejtohen nga shqiptarët vetëm në Londër, kam parasysh mbi 600 djem e vajza shqiptarë të cilët sot punojnë në City e Londrës, kam parasysh mbi 40 akademikë shqiptarë të cilët japin mësim në universitetet britanike, po kam parasysh dhe çdo prind, nënë apo babë shqiptar që me punën e tij apo të saj të ndershme, me shumë sakrifica, rritin dhe edukojnë  fëmijë të cilët padyshim nesër do të kenë një të ardhme më të mire dhe do të bëjnë krenare jo vetëm prindërit e tyre por edhe  Shqipërinë. E kam thënë dhe më pare dhe dëshiroj ta përsëris se çdonjëri anëtar i komunitetit tone në ambientin ku jeton, punon apo studion është një ambassador i mire i vendit të tij nëse shpalos ato vlera të cilat i kanë karakterizuar shqiptarët në shekuj.  ...

e plote tek Revista Albanian Post e numrit qe vjen 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1