Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | INTERVISTA | Takime në FEST: Benardo Bertoluçi

Takime në FEST: Benardo Bertoluçi

Font size: Decrease font Enlarge font
image Benardo Bertoluçi

Takime në FEST: Benardo Bertoluçi

Publiku – pjesë përbërëse e artit filmor

Në konferencën për shtyp u paraqit Bernardo Bertoluçi, regjisor i madh italian e botëror, për filmat e të cilit ka pasur vlerësime ndër më kotraverset, interesimi i gazetarëve ishte i madh. Edhe pyetjet që iu bënë, ishin të ndryshme. Shikuesit e njohin nga “Tangoja e fundit në Paris”, Sagën “Shekulli XX”, kurse në FEST-in 80 u prezantua me filmin “Hëna”, i cili, po ashtu, nxiti polemika të ashpra në radhët e njohësve të filmit.

 

* Si e ndieni veten gjatë edhe pas xhirimit të ndonjë filmi? 

- Kur e dëgjova Jevtushenkon (mysafir i FEST-it, poet i njohur rus dhe aktor i filmit “Fluturimi” ( vërejtje jona ), duke i recituar vargjet e veta, menjëherë m’u kujtua me nostalgji e kaluara, kur edhe unë shkruaja vjersha, para se të merresha me film. Të lumtur janë poetët. Kur e shikoja filmin “Hëna” së bashku me publikun, mendoja se sa e pasigurt është puna në film. Kjo është sikurse udhëtimi me anijen e kusarëve, ku nuk e dini përfundimin. Me siguri këtë përshtypje e kanë edhe krijuesit e tjerë, kompozitorët a shkrimtarët gjatë krijimtarisë. Vetëm kur të shoh marrëdhëniet e shikuesve ndaj veprës sime, atëherë filloj ta kuptoj edhe vetë domethënien e saj dhe të mendoj se filmi përfundon vetëm me përjetimin e shikuesve. Është ky një përjetim i fuqishëm, i ngrohtë e dashamirës. 

A konsideroni se filmi “Hëna” i takon stilit tuaj “bertoluçian”?


- Kjo po tingëllon sikur “Shekulli XX”  ishte filmi im i parë dhe sikur para tij të mos ishte “Tangoja e fundit në Paris”, i cili është më afër “Hënës”. Dhe para “Tangos…” prapë është “Konformisti” e “Strategjia e merimangës”, të cilët janë kryekëput filma politikë. Në tërë krijimtarinë time ekziston njëfarë largimi dhe afrimi i sërishëm. Xhiroj një film politik dhe menjëherë pastaj të kundërtën e tij. Konsideroj se për këtë kam të drejtë.
“Hëna” është melodramë, e megjithatë nuk e konsideroj as turp dhe as dobësi që është i tillë. Madje, kisha synim ta bëja melodramë. Dihet që drama si formë e tërësi narrative përdoret më të madhe në vendin tim. Në njëfarë mënyre edhe “Shekulli XX” ishte e një formë të ngjashme. I kuptoj dilemat e kritikëve rreth “Hënës”. Për çdo rast, po them që më parë, se “Hëna” nuk është film psikologjik. Nuk kam asgjë kundër mendimeve të ndryshme të kritikës, mirëpo konsideroj se ata duhet shikuar filmin së bashku me publikun. Dhe vetëm atëherë mund të japin vlerësime objektive. Fundja publiku është pjesë përbërëse e artit filmor, të cilit i kushtohet ky art. S’di pse duhet të turpërohemi para temave të tilla, siç është tema e filmit tim. 

*A mund të manipulohet me temën dhe me publikun, sipas jush?

- Ka vende ku kritika është truri i institucionalizuar i shikuesve. Të mjerët shikues! Kjo s’duhet keqkuptuar. Kritikët që nuk e ndiejnë reaksionin e shikuesve, do t’u mungojë dimensioni i vërtetë. Filmi pasqyrohet në publik, kurse publiku në film. Me fjalë të tjera, filmi është art popullor, ndërsa kritikët duhet të përpiqen t’ua interpretojnë sa më mirë masës domethënien e tij. 

*Disa e vlerësojnë filmin tuaj “Hëna” film politik?

- Çdo film është politik, pra edhe ky deri në atë masë, në të cilën i pranon skemat e tilla të jetës që i ofron klasa në pushtet. Në Itali, në këtë moment, të rinjtë janë të detyruar të bëhen çfarë nuk janë në të vërtetë. Gjeneratat e reja prej 15 deri ne 25 vjeç janë të gjykuara në peripeci e vështirësi, çfarë u imponon shoqëria konsumatore. Pra, ata janë të mbështjellë me vlera të zbrazëta. E vetmja vlerë që çmohet në botën konsumatore, është vlera e tregut. Unë, në fund të filmit “Hëna”, e kam përdorur strategjinë, e cila është antipod i zhgënjimit.

P.S. me Bernardo Bertoluçin u takuam herën e dytë në Bruksel me 1996 në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Mesdhetar. Ishim me Isa Qosjën. Na ftoi në Romë vitin e ardhshëm, mirëpo u krijuan rrethana të tilla në Kosovë sa që ishte e pamundur të shkonim.


Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1