Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | INTERVISTA | E padukshmja e skenareve serbe

E padukshmja e skenareve serbe

Font size: Decrease font Enlarge font
image Fehmi Gorani

E padukshmja e skenareve serbe 

Fehmi Gorani tregon disa miniskena të kohës së përzënies masive

 

F. Terziu

 

Fehmi Gorani, një nga intelektualët e fushës komerciale tregon disa nga mizinskenat që klanet politike serbe përdornin në kohën e para-trazirave dhe Luftës së spastrimit etnik në Kosovë. Në atë kohë, ai ishte një nga tregëtarët e njohur të Prishtinës në një nga supermarketet më komerciale të prishtinës. Në zhiron ditore puna e tij e bënte akoma më të rrëndësishme qarkullimin monetar dhe fitimin që sillte tregëtia në dobi të pushtetit të asaj kohe. Kështu që ai dhe supermarketi ku punonte ai ishte nën një sulm të vazhdueshëm, të dukshëm dhe të padukshëm nga klanet në pushtetin e asaj kohe. 

            Telefoni ishte një nga metodat e padukshme. Prapa telefonave, serbë të “kualifikuar” e të mësuar që të kërcënojnë shqiptarët e punësuar, për dornin sharrje dhe ofendime të shumta. Në një rast ai na rrëfen qetë se i kishte ndodhur kështu: 

            “Serbi”: Shiptar i mallkuar, do të të sh….. nënën dhe fisin. Luaj nga aty dhe zhduku!

            Gorani: Unë nuk jam shiptar. Unë jam Albanian. Dhe e kam për nder të jem i tillë, shqiponjë dykrenore.

            “Serbi”: Shko se të iku Presidenti në Amerikë, shko e mburru…

            Gorani: Presidenti im është këtu. 

            “Serbi”: President ke Sali Berishën, ai është i yti.

            Gorani: Presidenti im është ai që është dhe ai i yti. 

            “Serbi”: E kush ai?

            Gorani: I imi është dhe i joti. 

            “Serbi”: Pra ai me shallin në qafë, apo… M…?!

            Gorani: Nuk kam mendim tjetër nga i yti. Unë kam të njëjtin president me ty, për aq sa jam këtu në këtë truall….

            Dhe kjo sot duket si një lojë e harruar. E koha duket sikur ato fjalë ishin përralla, e jo më një skenar që pasoi vrasje, largime masive me dhunë. Më 23 mars 1989, kur Kosovës iu mor subjektiviteti i saj në ish-RSFJ dhe iu shfuqizua Kushtetuta e vitit 1974, veçanërisht pas 5 korrikut 1990, kur Serbia në mënyrë klasike e okupoi Kosovën, mbretëroi një politikë tejet nacional-shoveniste dhe ekspansioniste e Serbisë ndaj popullit shqiptar në Kosovë. 

Pastaj biseda me Fehmiun shkon qetë e qetë në shtratin e kohërave. Historia rrjedh në gojën e tij natyrshëm dhe mjaft ndjeshëm…

Ai na rrëfen: më 2 korrik 1990 Kuvendi i Kosovës shpalli pavarësinë e Kosovës dhe aprovoi Kushtetutën e Republikës së Kosovë. Më 7 shtator 1991 qytetarët e Kosovës u deklaruan me referendum për pavarësinë e Republikës së Kosovës. Qeveria e Kosovës i bëri kërkesën komisionit të Badinterit në kuadër të Konferencës ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë që në procesin e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë të njohë shtetin e pavarur të Kosovës. Më 1992 në Kosovë u mbajtën zgjedhjet presidenciale e parlamentare. Mirëpo, kërkesave demokratike të popullit të Kosovës, pushteti serb u është përgjigjur me dhunë e terror të organizuar shtetëror që ka pasur për qëllim spastrimin etnik të Kosovës dhe serbizimin e saj.

Sot ai ka mjaft arsye të ketë dhe kritika për pushtetarët e kohës. Dhe aty paksa edhe ndalet, dhe ofshan me vete… Pastaj përsëri në faqet e një libri na kujton atë që s’duhet harruar. 

Pas rënies së të ashtuquajturës Krainë Serbe në Kroaci (gusht 1995) u intensifikua kolonizimi i Kosovës me serbë të ikur nga Kroacia. Brenda një kohe të shkurtër në Kosovë, u vendosën 13.895 kolonë serbë. Përveç Kroacisë në Kosovë u vendosën edhe shumë serbë nga Bosnja, por edhe nga vetë Serbia. Sipas planeve të mëhershme serbe, të inicuara nga kryetari serb Millosheviq, planifikohej që në Kosovë të vendoseshin disa dhjetëra mijëra refugjatë, rebelë (kryengritës) dhe kriminelë serbë që do të largoheshin nga Kroacia e nga Bosnja e Hercegovina. Refugjatët serbë u vendosën në 23 objekte shkollore, 8 konvikte të nxënësve dhe të studentëve, 7 çerdhe fëmijësh, 21 hotele dhe pushimore, në 2 shtëpi shëndeti, në 9 objekte kulturore-sportive dhe në 35 objekte të tjera të Kosovës.[17] Në ndërkohë, apo më vonë u vendosën edhe në shumë objekte të tjera të organizatave punuese, enteve, institucioneve, fabrikave e të tjera, nga një apo dy familje, ku punësoheshin dhe vendoseshin aty. Madje, çka është kundër të gjitha normave ligjore ndërkombëtare, u vendosën edhe në objekte të arkivit, ku ruhet lënda arkivore si monument i kulturës, siç është rasti me Arkivin e Kosovës, Arkivin e Qytetit të Prishtinës etj. Ata përveç, rrogave të majme, ishin të liruar nga të gjitha pagesat, si p.sh. të rrymës elektrike, telefonit, taksave e tatimeve komunale, madje edhe të udhëtimit etj. Numri i kolonëve të vendosur nëpër ato objekte dita më ditë rritej.

Kolonëve të vendosur në Kosovë dhe atyre që do të vendosën u janë dhënë dhe u janë premtuar 30 mijë ha tokë bujqësore, pasuri e popullit të Kosovës, kryesisht e shqiptarëve. Sidomos u ishte ndarë toka e kooperativave bujqësore, të marrë më parë nga popullata shqiptare, të bazuar në “Ligjin mbi kushtet, mënyrën dhe procedurën e ndarjes së tokës bujqësore qytetarëve, të cilët dëshirojnë të jetojnë e të punojnë në territorin e KA të Kosovës e Metohisë”. Ndërsa, shumë familjeve serbe e malazeze, pushteti nëpërmjet kinse të kthimit të tokave më parë të konfiskuara, të nacionalizuara apo të ekspropriuara edhe pse ishin bërë pagesa për to ua “kthente” ato prona, ose iu jepte ndërrim ose prapë paguante shuma të mëdha të hollash, ku kishte raste edhe pse i kishin marrë të hollat, ato prapë paguheshin. Raste të tilla ishin të shumta. Rast më karakteristikë janë pronat e kooperativave në fshatin Qagllavicë dhe Llapllasellë të Prishtinës, por edhe gjetiu. Ato prona tani pas vitit 1999 serbë në masë të madhe janë duke ua shitur shqiptarëve të cilët pa kurrfarë plani janë duke ndërtuar objekte të shumta, kryesisht shërbyese. Përveç anës materiale që po përfitojnë banoër serbë të atyre trevave, në anën tjetër në Kosovë tani në masë brengosëse po nxinet toka pjellore dhe po shndërrohet në objekte të ndryshme jo vetëm banimi por edhe të tjera. 

Këto lloj veprimesh askund nuk bëhen në botë. Ndërtimet bëhen në tokat jopjellore, kryesisht të klasit të IV dhe V, ndërsa ruhet toka e bukës. Kjo më vonë do të na hakmerret dhe do të na gjykojnë gjeneratat tona të ardhshme. Këtë banorët shqiptarë shofin vetëm interesin përsonal. Nuk iu intereson e ardhmja e shtetit, familjeve të tyre. Ndërtojnë pa kurrfarë plani, pa leje, madje edhe në prona shoqërore duke i uzurpuar ato. Pushteti në shumë raste në mungesë të dispozitave ligjore, por edhe të neglizhencës të gjitha këto po i toleron. Mirëpo, më vonë për të gjitha këto do të na denojë historia. Në shtetet e moderne të botës për individin në radhë të parë është forcimi i shtetit e me këtë edhe të tij. Te ne në Kosovë ekziston e kundërta. Pronën shtetërore, sigurisht mentalitet i trashëguar nga e kaluara pronën shtetërore ende e konsiderojmë të huaj. Pa krijim dhe forcim të shtetit nuk ka siguri, prosperitet e demokraci. Madje, edhe obligimet shtetërore nuk jemi duke i paguar siç është rasti tatimi në pronë, pagesat e shërbimeve komunale etj.

Dhe flasim për djallëzitë serbe. Edhe ankimimi në FiFa për dy djemtë e talentuar që bënë shqiponjën është lojë dhe skenar serb. Shaqiri e Behrami sa të frikshëm janë për Serbinë? Serbët nuk gjejnë mënyra tjera përveç që merren me budallallëqet dhe kanë gjetur edhe një shprehje të turpshme. Shaqiri dhe Xhaka pasi realizuan secili gol, bënë me duar simbolin e shqiponjës dhe nuk ofenduan askënd, por nderuan veten dhe respektuan shqiptarët. 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1