Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | INTERVISTA | SFIDAT ME DIKTATURËN KOMUNISTE TË BIRIT TË KROPISHTIT VLORË

SFIDAT ME DIKTATURËN KOMUNISTE TË BIRIT TË KROPISHTIT VLORË

Font size: Decrease font Enlarge font
image QEMAL HADËR REXHAJ

 

 

Në familjen fisnike kropishtjote Vlorë Hadër Mahmut Rexhaj ,nëna e dashur Hajdine Veli Rexhaj kishte pritur me gëzim lindjen e djalit të shtrenjtë Qemal Hadër Rexhaj në 25 mars  1941,por gëzimi familjar nuk zgjati shumë,sepse kishte filluar stuhia e luftës së klasave ndaj familjes fisnike të Hadër Mahmut Rexhaj. Në gushtin e vitit 1943  ,pasi ishte prishur “Marrëveshja e Mukjes”  ishte pushkatuar pa gjyq nga PKSH djali 24 vjeçar Isuf Hadër Rexhaj dhe mizorisht ishte zhdukur trupi tij. Kalvari persekutimeve kishte vazhduar me egërsi duke arrestuar kryefamiljarin Hadër Mahmut Rexhaj.

Pas pushkatimit të djalit të tij 24 vjeçar,prindi Hadër Mahmut Rexhaj ishte arrestuar dhe në vitin 1944 e kishin dërguar në burgun torturues të Gjirokastrës. Në qelitë e errëta të burgut me lagështirë ishte sëmurë rëndë nga turbekulozi. Kishte kryer një vit burg dhe ishte liruar nga biruca e vdekjes. I sëmurë kishte shkuar në familje. Pas tre muaj qëndrimi te familja e tij e dashur ishte arrestuar përsëri. Diktatura komuniste me hanxharin e luftës së klasave e kishte dënuar me 10 vjet  burg, Në kushtet e vështira të burgut  ishte përkeqësuar shëndeti nga sëmundjet e shumta. E kishin shtruar në spitalin e burgut Vlorë.  Pas 6 muaj jetë të mjeruar në skëterrin e burgut  në korrik të vitit 1945 kishte dhënë shpirtin tek Zoti, kishte vdekur në spitalin e burgut mes vetmisë,trishtimit e dhimbjes në vetmi,sepse asnjë pjestarë të familjes nuk pa në çastet e fundit të jetës. Por nuk mjaftoi me kaq dhimbja,sepse diktatura nuk e njeh dhimbjen njerëzore,por vetëm etjen për pushtetin për të sunduar me hekur e gjak. Familja nuk ishte thirrur për të parë fëmijët baban në ndarjen nga jeta e hidhur. Tragjedia është se nuk dihet ku ishte varrosur. Edhe sot fëmijët e tij nuk e dinë ku ndodhen eshtrat e babait të tyre Hadër Mahmut Rexhaj.      

         Ende kur nuk kishin kaluar tre muaj nga vdekja e kryefamiljarit Hadër Mahmut Rexhaj, dora e errët e diktaturës komuniste kishte masakruar djalin 14 vjeçar Fari Hadër Rexhaj, i cili si fëmijë ruante bagëtinë e familjes në livadhet e korijet e fshatit Kropisht.Në tetor 1945  djali 14 vjeçar Fari Hadër Rexhaj nuk ishte kthyer në shtëpi.Bagëtia ishte kthyer pa të zotin që i kulloste dhe i ruante për të përballuar jetën ekonmike.Kur bagëtia kishte shkuar në shtëpi ishte shqetësuar nëna hallemadhe Hajdine Rexhaj, e cila kishte njoftuar burrat e fisit Rexhaj të kërkonin djalin Fari Hadër Rexhaj,sepse fëmijët e tjerë ishin të vegjël nën moshën 10 vjeçare. Kishin dalë për të kërkuar burrat e fisit Rexhaj dhe e kishin gjetur të vrarë me sëpatë në kokë. Një krim makabër kundër jetës së një fëmije 14 vjeç.tregonte egërsinë e partisë komuniste që ishte parti terroriste e komanduar nga sllavët e beogradit titist, të cilët prishën “Marrveshjen e Mukjes” për të ndezur luftën civile që shqiptarët të vriteshin me njeri tjetrin dhe të mos krijohej Shqipëria etnike”.

Nëna Hajdine Rexhaj së bashku me fisin Rexhaj kishin përcjell me dhimbje në banesën e përjetshme,fëmijën 14 vjeçare Fari Hadër Rexhaj. Ata ishin  trishtuar shumë që kryefamiljari Hadër Mahmut Rexhaj dhe djalit tij 24 vjeçar Isuf Hadër Rexhaj  u kishin zhdukur trupat diktatura komuniste.

Nëna heroinë Hajdine Rexhaj në moshën 30 vjeçare kishte mbetur me 6 fëmijë jetim, të cilët ishin në moshë të mitur, vajza e madhe 10 vjeç dhe e vogëla foshnjë në djep. Nënë Hajdineja ishte përballur jo vetëm me vështirësitë ekonomike për të rritur me mundime 6 fëmijë,por duhej të përballonte luftën e egër të klasave. Kuçedra komuniste nuk ishte ngopur me vrasjen e tre pjestarëve të familjes,por kishte marrë vendimin për ta nxjerrë nga shtëpia e banimit. Ja kishin marrë shtëpinë duke e përshtatur për shkollë fshati për disa vjet.Nënë Hajdine Rexhaj me shumë optimizëm si grua trime u qëndroi me burrëri të jashtëzakonshme vështirësive. Ishte detyruar për të rritur 6 fëmijë jetim të punonte në ndërmarjen rruga ura në mirëmbajtjen e xhades  Sherishtë Drashovicë Kotë.

     Në fëmininë time kur shkoja me prindërit e mi në shtëpinë e saj e shikoja që bisedonte me lotë në sy. Ajo kujdesej me shumë dashuri për djalin e saj të shtrenjtë Qemal Rexhaj, e shikonte si dritën e syrit të saj. Kur shkoja në shkollën fillore në lagjen Dosaj , djali shtrenjtë i nënë Hajdine Rexhaj, Qemal Rexhaj kishte hedhur trup me shpatulla të gjera,i fortë fizikisht dhe respektone me shumë dashuri nënën Hajdine. Kur vazhdoja shkollën e mesme shkoja shpesh në lagjen Komlysh dhe takohesha me shumë dashamirësi me birin kropishtjot,shokun e dashur si vëlla Qemal Rexhaj, i cili ishte në moshën e bukur të rinisë,sapo kishte moshën 24 vjeçare. Ishte me energji të forta fizike dhe shpirtërore.Me tingujt e fisarmonikës që i binte pasditeve tregonte shpirtin e tij melodioz që dashuronte jetën. Ishte i pari që kishte blerë radion me bateri  duke treguar kulturë për ta shijuar jetën dhe për të sfiduar hijet e luftës së klasave. Në fshehtësi njerëzit e diktaturës thurnin intriga për ta shpalluar armik. Fytyra e tij e qeshur me zërin e embël shprehte botën e tij dashamirëse për të jetuar me harmoni në shoqëri e miqësi. Punonte në punët më të vështira

Kur fillova punën mësues në Kropisht në shtator 1965 shoku e miku im Qemal Rexhaj ,më takonte vazhdimisht duke shprehur gëzimin që isha mësues në vendlindjen tonë.Ishte shumë dashamirës për organizimin e veprimtarive kulturore. Edhe pse nuk kishte mbaruar shkollë të lartë ishte i zgjuar me vizione të qarta për të jetuar në mënyrë aktive e të kulturuar. Ndonëse lufta e klasave e survejonte për bisedat që do zhvillonte,por ,ai, ishte i guximshëm për të përballuar çdo provokim që i bëhej. Ishte i sinqertë për të thënë të vërtetën. Nuk e duronte padrejtësinë dhe fodullëkun e disave që ishin të veshur me autoritetin e partisë e pushtetit komunist ,të cilët me ligësi e gjurmonin se si ta ndëshkonin si armik.. Dhe nuk vonoi dita  që do ta shpallnin armik. Ishte 15 gushti vitit 1966 ,kur partia e pushteti fshatit Kropisht me ndihmën e institucioneve shtetërore të diktaturës komuniste e shpallën armik për ta izoluar edhe nga shoqëria. Shpallja armik ishte hapi i parë i ligësisë sepse synimi organeve të diktaturës komuniste ishte burgosja e birit të vendlindjes Kropisht Qemal Rexhaj..

Shoku e miku im Qemal Rexhaj shprehu keqardhje me dhimbje kur mua lufta e klasave me shpifjet e spiunve të saj më dënoi duke më pushuar nga puna si mësues dhe më ndëshkoi duke më shpallur armik të punoja në tunelet me brigadën e të “deklasuarëve”.Punonim bashkë në hapjen e galerive të tuneleve që nuk kishin masa sigurie. Me ndjenjën tij humane vëllazërore më jepte optimizëm për të përballuar vështirësitë. Me energji fizike të pashtershme punonte pa u lodhur. Me humorin që përdorte në biseda më largonte mërzitjen. E gjithë brigada me të ashtuqajturit “të deklasuarit”, ishin shumë të dashur,më rrethonin me shpirtin e dashamirësisë,por me Qemal Rexhaj kisha lidhje shpirtërore të sinqerta që nga mosha e fëmijërisë e rinisë dhe kuptoheshim me sy pa folur.

Në bisedat tona nuk merreshim me jetën e të tjerëve,por diskutonim hallet familjare në përballimin e jetës me punë e ndershmëri. Shkoja në lagjen Komlysh dhe nëna e urtë e dashur Hajdine Rexhaj shprehte gëzim sapo të shikonte. Ajo nënë e rallë e vrarë në shpirtë nga lufta e klasave mundohej të sakrifikonte edhe jetën e saj për jetën e të birit të shtrenjtë Qemal Rexhaj.I kishte plagët të freskëta të humbjes së jetës dhe të zhdukjes të trupit të bashkshortit të saj Hadër Mahmut Rexhaj. Edhe pse kishin ikur në mënyrë trishtuese tre jetë njerëzore të familjes, burri saj,babai me dy djem të masakruar nga regjimi komunist,Nëna Hajdine me qetësi e butësi qëndronte e fortë përballë shqetësimeve të sulmeve të luftës së klasave kundër djalit të saj të shtrenjtë Qemal Rexhaj. Skenarët e shpifjeve,intrigave të përfaqësuesve të partisë e pushtetit e kishin ndjekur hap pas hapi djalin e saj Qemal Rexhaj.

Kur unë isha larguar nga vendlindja   ishte zbatuar skenari për burgosjen Qemal Hadër Rexhaj me qëllim që edhe djalin e vetëm të nënë Hajdine Rexhaj ta eliminonin,ashtu si kishin bërë edhe me babain e vëllërzërit e tij. Vdekja është ligji natyrës. Të gjithë janë të vdekshëm. Askush nuk i shpëton vdekjes sepse jetën na i merr Zoti. Pse duhet që robi ti marrë jetën robit?!  Pse kjo urrejtje midis bashkfshatarëve kropishtjotë ?.!

Kalvari vuajtjve të birit të Kropishtit Qemal Hadër Rexhaj është me shumë ngjarje të hidhura që duhet roman për ta shkruar, por po bashkangjisë në këtë shkrim informacionin që më dërgoi shoku e miku im Qemal Rexhaj. Kam shumë vite pa e takuar,por nëpërmjet internetit u lidhëm dhe i kërkova pak informacion e foto për familjen e babait të tij Hadër Mahmut Rexhaj, të cilin ai nuk pati fatin ta njihte,të merrte përkëdhelje e ladhatime atërore,sepse ishte foshnjë kur babai tij ishte arrestuar  e burgosur e humbur edhe trupi tij nga diktatura komuniste.

Midis të tjerave më shkruante:

-“  Kalvari  i vujtjeve të mia është i trishtushëm dhe i tmershëm ,por po të përmend disa më kryesoret. Në 15 gusht të vitit 1966 me cilësuan armik populli duke më privuar nga çdo e drejtë njerëzore.Në prill të vitit 1968 më shpronësuan nga statuti që gëzonin bashkëfshatarët e mi.Dënim im ishte i pa mbështetur në ligj e kushtetutë.Kisha 1 lopë e 10 krer të imta. Më lanë vetëm 5 krer të imta dhe më dërgonin ku ishte puna më e veshtirë duke hapur tunele kot me kot.U izolova krejtësisht dhe u detyrova të blija një radjo ku të informohesha e të argëtohesha me emisjonet e asaj kohe.por kjo mi shtoi problemet duke më akuzuar se ishja perëndimor e i mbaja sytë andej.

       Çdo gjë që ndodhte në fshat në kundërshtim me pushtetin vendor akuzoheshna unë.Kur nuk venin të  rejat e fshatit në aksjon.përsëri akuzohesha unë.Kur çalonte puna në fushatat e korrje shirje përsëri  fajtori ishja unë armiku i klasës.E shumë e shumë gjera të tjera që të kujtohen edhe ty kur të dënuan e të sollën të hapje tunele së bashku me ne të deklasuarit.

      Më e tmershmja ishte në shkurt të vitit 1969 . Në një mbledhje zyre pushteti , më kërkuan të bëhesha vegël e të denoncoja kush vidhte.Kur unë i kundërshtova e nuk pranova .dy përfaqësues të këshillit popullpr Kropisht,që udheëhiqnin pushtetin popullor në atë kohë , nxuarën revolen për të më vrar. Fatmirësisht revolen ua hoqa nga dora dhe ua hodha poshtë .Për këtë vepër penale më dënuan me 5 vjet heqje lirie. Fal ndërhyrjes së dajove të mi që ishin me përbërje të mirë politike për atë kohë, bëra vetëm një vit burg në Borsh të Sarandës.U lirova në 10 prill të vitit 1970.Mbas ardhjes time në shtëpi, si për çudi më vjen përfaqësuesi pushtetit për urim duke më kërkuar dhe falje që nuk më vrau dot.Duke vazhduar kjo luftë erdhën vitet 1990.Gjërat ndryshuan në një farë mënyre. Mua më jepet vula e këshillit të fshatit.U mundova që bashkë me  fshatarët kropishjotë ti kishja të gjithë njësoj duke mos përdorur mëllefe e inate për të shkuarën time. Me ato pak ndihma që na vinin mundohesha ti ndaja në mënyrë të drejtë .Por kjo nuk është pjesë e imja, u takon të tjerëve ta vlerësojnë. Me kaq i respektuari vëlla dhe shoku im po e mbyll këtë histori. Me respekte Qemal Rexhaj”

Duke e lexuar informacionin që më dërgoi miku im Qemal Rexhaj, shikoi e ndjejë shpirtin e tij demokrat human që të kaluarën e hidhur nga diktatura komuniste nuk e përdori për urrejtje apo hakmarrje ndaj atyre që e kanë persekutuar e burgosur, por me zemërgjerësi në kohën që ndryshuan sistemet politike dhe mori detyrën e Kryeplakut të fshatit,me vulën e pushtetit kishte punuar me ndershmëri,pa përdorur mëllefe apo inate për të kaluarën. 

E përshëndes nga larg me respekte e mall dhe i uroj jetë të gjatë me shumë gëzime.

 

Nju Jork  25 qershor 2018

Comments (3 posted):

Aneta Rexhaj on 26/06/2018 18:30:43
avatar
Nje falenderim i thelle nga familja Rexhaj per Z.Qatip Mara per konsideraten qe ka per familjen tone dhe sigurisht nje falenderim ivecante per Gazeten "Dielli",New York
Aneta Rexhaj on 26/06/2018 19:51:44
avatar
Faleminderit
Qatip Mara on 26/06/2018 23:59:03
avatar
Falënderime meriton Fjala e Lirë London me intelektualin e talentuar me shpirtë të lartë atdhedashurie z. Fatmir Terziu që vazhdimisht publikojnë shkrimet edhe për të persekutuarit e diktaturës komuniste,ashtu si është edhe familja juaj e nderuar Aneta Rexhaj,që bashkëshorti juaj Qemal Hadër Rexhaj ju masakrua babai dhe dy vëllezës dhe mëë vonë diktarura e burgosi edhe Qemalin për të zhdukur familjen e fisnikut Hadër Mahmut Rexhaj.
Më erdhi keq që e mësova me vonesë se Ministria e drejtësisë në Tiranë ka mohuar dëmëshpërbimet për të ndjerin Hadër Mahmut Rexhaj. Diktatura e djeshme komuniste ende vazhdon me vellon e demokracisë. Ashtu si thotë populli:" Ujku qimen e ndërron,por zakonin nuk e harron". Më kishit shkruar në mesazh se zyrtarët e ministrrisë së drejtësisë kishin thënë se të dënuarit politik Hadër Mahmut Rexhaj nuk i takonë dëmëshpërblimi për burgun politik se"nuk mundi të jetoj,se po të jetonte do ti merrte dëmshpërblimet." Kjo përgjigje e drejtuesit të institucionit të ministrisë së drejtësisë (L.H) është trishtuese e qesharake. Ju me të drejtë z.Aneta Rexhaj jeni indinjijuar dhe revoltuar me përgjigjen injorante që kishte dhënë :"-Zonjë, i erdhi për të vdekur dhe vdiq Hadër Mahmut Rexhaj.Nesër mund të vdesë edhe unë!"

Ju me të drejt i ishit përgjigjur :

"- Po, zotëri i ministrisë,por me një ndryshim të madh ti do vdesësh në Liri në krye të institucionit,kurse ai vdiq nga torturat e burgut politik duke mos ja dhënë as eshtrat e trupit."

Më shkruanit se keni shumë kujtime të hidhura nga diktatura komuniste, është mirë ti shkruani që brezat të mësojnë të kaluarëne hidhur të sundimit të egër komunist që na izoloi me qytetërimin demokratik perëndimor ,duke na varfëruar me një mjerim ekstrem.
Një popull që harron të kaluarën e hidhur,tragjedia përsëritet.
me resopekte
Qatip Mara
Nju Jork 26,06,2018

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1