Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | INTERVISTA | TRASHËGIMIA DHE NOSTALGJIA ENVERISTE – PENGESA KRYESORE PËR ECJEN E NGADALSHME TË SHQIPËRISË

TRASHËGIMIA DHE NOSTALGJIA ENVERISTE – PENGESA KRYESORE PËR ECJEN E NGADALSHME TË SHQIPËRISË

Font size: Decrease font Enlarge font
image Familja Shkreli

NGA THANAS L. GJIKA 

TRASHËGIMIA DHE NOSTALGJIA ENVERISTE – PENGESA KRYESORE PËR ECJEN E NGADALSHME TË SHQIPËRISË

(Portret biografi kushtuar gazetarit Frank Shkreli)

Radio Zëri i Amerikës, në vitet kur Shqipëria nuk kishte marrëdhënie diplomatike me SHBA-të, luante rolin e ambasadës amerikane për të ndihmuar popullin shqiptar duke transmetuar lajme, komente dhe artikuj mbi ngjarjet kryesore të politikës amerikane, botërore dhe asaj shqiptare, duke i treguar ato ashtu si kishin ndodhur. Në këtë mision kanë shërbyer një sërë burrash e djemsh shqiptarë si, Jozef Paskali, Talat Karagjozi e Xhevat Kallajxhi, Ilia (Louis) Prifti, spikerja Lulu Vrioni (mbesë e Mit'hat Frashërit), Ruzhdi Daca, Gasper Kiçi, Bardhyl Pogoni, Dr. Elez Biberaj, Frank Shkreli, Idriz Lamaj, etj.

Puna në këtë institucion, ku shumica e materialeve lexoheshin e transmetoheshin drejtpërdrejt nga mikrofoni, kërkonte një përqendrim të lartë për të mos bërë gabime, sepse nuk kishte mundësi korrigjimi, si me materialet që incizoheshin. Kjo lloj pune me përqendrim të lartë mendor e nervor, ua temperoi këtyre gazetarëve aftësitë e punës radiofonike, saktësinë e formulimeve, guximin e marrjes shpejt të vendimeve, leximin me ton të prerë, etj, tipare shumë të nevojshme për një gazetar të radios.

Pasi kisha lexuar disa artikuj e shkrime të ndryshme të gazetarit Frank Shkreli të botuar në gazetat “Dielli”, Illyria”, “Telegraf”, “Bota sot”, etj më ra në sy ky tipar i gazetarisë së folur në shkrimet e tij. Për ta njohur më nga afër jetën dhe krijimtarinë e tij i kërkova të më dërgonte disa të dhëna për jetën dhe librin “Demokracia nuk pret” (BOTIMET MORAVA, Tiranë 2016, 476 f.), ku ai ka përmbledhur 80 artikuj të viteve 2014-2015.  Në këto shkrime më ranë në sy disa tipare të përbashkët të shkrimeve të tij: stili vetiak radiofonik i të shprehurit me rritëm të shpejtë, përgjigja flakë për flakë ndaj problemeve e ngjarjeve, mospërdorimi i shkurtimeve, përsëritja e disa fjalëve që lidhen me thelbin e problemit dhe me emrat e titujt që kanë lidhje me të, etj.

Puna e gjatë si gazetar në Radio Zëri i Amerikës, ka ndikuar që ai të ketë formuar dhe një stil vetiak në të shkruar. Ai shkruan sikur i drejtohet dëgjuesit në proces transmetimi dhe jo sikur po i drejtohet lexuesit që do ta ketë shkrimin para syve. Kjo ndodh në të gjitha llojet e shkrimeve të tij, qofshin artikuj, komente, ese, recensione veprash, shkrime përkujtimorë për jetën e personaliteteve të ndryshëm, etj.

I nxitur nga vlerat e spikatura të përmbajtjes ideore, nga gjuha letrare e perbashket qe ai perdor dhe nga tipari i veçantë i stilit radiofonik, iu futa punës për të hartuar këtë portret biografi për të edhe pse para meje kishin dhënë për të vlerësime të spikatura personalitete si Prof. Sami Repishti, Dr. Elez Biberaj dhe Simon Miraka. Ky i fundit kishte qenë dhe një dëgjues i rregullt i Radios Zëri i Amerikës, prandaj ia kujton Frankut në shkrimin e vet edhe zërin e tij kur ky fliste si gazetar në radio.


LEXO TE PLOTE KETU

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1