Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | INTERVISTA | Pozherani sot është një ndër fshatrat më të mëdhenj në Kosovë

Pozherani sot është një ndër fshatrat më të mëdhenj në Kosovë

Font size: Decrease font Enlarge font
image Z. HYSEN TERZIU

Intervistë me Z. HYSEN TERZIU, arsimtar i historisë dhe gjeografisë

“Pasi më pyet që bëra kryq para se me ngrën darkë në Stubëll, e pasi këtu në fshatin Tuaj Pozheran bëra Bismilah e mora avdes para buke, tash do ju jap përgjigjen se cilës fe i përkas; Pra; gjashtë muaj jam katolik, gjashtë muaj mysliman, kurse dymbëdhjetë muaj jam SHQIPTAR!’

Ivë  (Gjon ) Shillari - ‘Latini’

Marjan Sebaj Sopi: Z. Hysen Terziu arsimtar i dashur, edhepse besoi se opinioni është i njohur me punën dhe jetën e frytshme tuajën, mirëpo e kemi traditë që në fillim të bisedës tonë t’ju falënderojmë përzemërsisht që ndatë kohën Tuaj të çmuar për të qenë përmes kësaj interviste me ne dhe lexuesit tanë. Një prezantim të shkurtër ju lutëm?

Hysen Terziu: Përshëndetje për Ju z. Sopi dhe prof. Nazif Laçi. Që në fillim ju them se jam i nderuar që jam bashkëbisedues e që mund t’i drejtohem lexuesëve të dashur përmes kësaj interviste të cilën e pranova me kënaqësi. Sa i përket biografisë sime: Unë jam i lindur me 25. Maj 1944., në fshatin Pozheran dmth me e Pozheran ne zakonisht e përdorim dhe e shkruajmë. Jam i lindur nga prindërit nëna Azemine dhe baba Hasan Terziu dhe jem tre vëllezër e tre motra. Vëllau i dytë është me shkollë fillore, vëllau i tretë me shkollë të mesme, kurse nga motrat njëra motër është me shkollë fillore, tjetëra është edukatore në Komunën e Vitisë dhe është njëra ndër edukatorët e para në fshatin Pozheran, kurse motra e tretë është me shkollë teknike dhe kuptohet se të gjithë janë të martuarë. Unë jetoi në Pozheran me bashkëshortën time Remzijen nga na i dhuroi Zoti katër fëmijë, dy vajëza e dy djemë. Njëra vajzë mka ikur në botën tjetër sipas vullnesës së Zotit dmth në moshë të re 42 vjeçare që të dyjat motra medicinale. Kurse, njëri djalë ka të kryer elektron në Gjilan gjersa i dyti ka gjimnazin të kryer në Pozheran. Mirëpo, tani jemi shkapërderdhur nëpër botë siç shqiptarët e sodit, kështuqë edhe mua djali i madh më jeton në Zvicër gjersa i dyti në Kanada. Njëra vajzë jeton në shtëpi me neve prindërit e saj. Kurse sa i përket arsimimit tim; fillorën e kam krye në fshati e lindjes në Pozheran, kurse shkollën e mesme, kuptohet normalën cilën e kam filluar vitin 1959 kurse e kam përfunduar 1965., kryer në Gjilan.

Marjan Sebaj Sopi: Pastaj nga përfundimi i normalës filloi jeta e juaj si pedagog i shquar shumë vjeçar e që nuk e lëshuat ditare deri në pensionimin tuaj?

LEXO TE PLOTE KETU

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1