Home | PARAQITJE | NDOSHTA PO ZHVILLOHEMI, POR KREJT PA KRYE!

NDOSHTA PO ZHVILLOHEMI, POR KREJT PA KRYE!

Font size: Decrease font Enlarge font
image Emanuel Bajra

Nganjëherë na bien të dëgjojmë e lexojmë se elita e atdheut “njëshi” pra është shumë...

NDOSHTA PO ZHVILLOHEMI, POR KREJT PA KRYE!

Emanuel Bajra

Kritikat ndoshta nuk janë të mjaftueshme për të iu ndryshuar mendjen njerëzve se gjërat që pshtjellen rreth tyre janë të gjitha pjesë e fajit kolektiv dhe disa njerëzve që janë pjesë e elitës shoqërore. E themi elitë shoqërore pasi që fjalën e kemi për ata që ishin më të zhdërvjellshëm të ngjiten në majat e pushtetit dhe vendim-marrjes.Nuk po e lë anash këtu as elitën e biznesit dhe atë të intelektualëve, të cilët fundi i fundit do të duhej të ishin elita e vërtetë në drejtim të orientimeve sociale, politike, ekonomike dhe kombëtare. E kemi vërejtur kohëve të fundit që elita intelektuale Shqiptare është e ndarë në dysh. Të parët mbahen që të jenë elita intelektuale në atdhe ku natyrisht kuantiteti është më i madh ndërsa të dytët ndodhen në një ekzil që fillojë si i inponuar ndërsa tanimë për shkak të rrethanave personale të konsiderohet të jetë edhe ekzil i vetëdëshirueshëm sepse infrastruktura zhvillimore për studime, krijimtari dhe ekonomi familjare është më e madhe jashtë vendit – në perëndim.

Nuk kisha pasur dëshirë që të definojë këtë raport elitash në këtë mënyrë, por unë mendojë se kësilloji është edhe realiteti. Për një fakt të  pa mohueshëm mund edhe të deklarohem se elita e diasporës pra ajo “dyshi” nuk rrespektohet, nuk merret parasysh dhe se nuk afrohet si nga institucionet në atdhe ashtu edhe nga vetë populli. Këtu nuk e kam fjalën vetëm për Kosovën por edhe për Shqipërinë.

Nganjëherë na bien të dëgjojmë e lexojmë se elita e atdheut “njëshi” pra është shumë e ashpër në drejtim të fryteve dhe kreacionit të së “dyshes”.Kjo është tmerruese pasi që për mangësi të dijenisë individuale dhe kolektive nga “njëshi” për “dyshin” është krijuar një mentalitet dhe platform anti intelektualizëm për cfarëdo ideje të re që vjen nga diaspora..Me një fjalë është krijuar një ide që diaspora i duhet atdheut vetëm për para dhe përmbushje të dëshirave të të afërmve për ti mbajt ata gjallë, si arsye përdoret gjendja e rëndë ekonomike e sociale që ekziston në të dy vendet Shqipëri e Kosovë.Ndërsa reciprociteti në aspektin e mbikqyrjes institucionale dhe mbrojtjes  nuk ekziston fare.

Ka shumë prej nesh që deklarohen se janë njerëz që vetëm punojnë për atdheun, se ata ndihmojnë familjet e tyre dhe se me anë të ndihmës që i bëjnë atdheut ata ndihmojnë edhe vehten, kjo është korrekt, mos të harrojmë se ne akoma jemi shoqëri që varet plotësisht në unitetin e nukleusit familjar dhe uniteti familjar është një ndër themelet kryesore për mbajtjen e individit dhe grupit-kolektivit të shëndoshë. Por dita-ditës kjo edhe u përkthye në mënyrën se si ne bëjmë politikën.

Mund të themi lirisht se familjarët dhe lidhjet familjare janë ato që po organizojnë jetën e përgjithshme shoqërore, ekonomike dhe politike si në Kosovë po ashtu edhe në Shqipëri. Janë pikërisht klauzolat e shumë kushërinjve që i kanë të afërm pushtetarët e të gjitha niveleve ata të cilët po orientojnë programet drejtuese të shtetit. Ata merren me biznese në emër të institucioneve, nënshkruajnë marrëveshje në emër të institucioneve, ndërtojnë platforma të projekteve ekonomike-biznesore me palë ndërkombëtare, bëhen ambasadorë dhe përfaqësojnë “diplomacinë” Kosovare apo atë zyrtare të Shqipërisë, ata me anë të punësimit të të afërmve të tyre ( të cilët në të shumtën e rasteve nuk janë edhe adekuat me kualifikime dhe përgjegjësi morale e politike në nivel ) i promotojnë ata në pozita “zhytëse” apo “nënhije” për të mos rënë në sy edhe shumë të tjera e të tjera. Gjitha këto bashkëatdhetarë të nderuar bëhen në emër të nderit të luftës që bëmë dhe në emër të së ardhmes për atdheun.

Cka është shumë më e habitshme është se shumë prej nesh që e konsiderojmë vehten intelektualë ose që edhe prokupohemi për cështje intelektuale – nuk merremi me problemin. E lëjmë atë të rritet, shumohet dhe të filtrohet nga vetë ata të cilët i krijojnë këto probleme nga ata të cilët në rend të parë kanë interesin e tyre pa marrë parasysh se cfare janë pasojat e vendimeve dhe pjesëmarrjes së tyre për të gjithë kolektivitetin. Është për të ardhur keq që ky fenomen po rritet dita-ditës. Shumë e definojnë se kjo nuk është korrupcion por është vetëm një pjesë e jetës që ne jetojmë dhe pa marrë parasysh se cfarë vendime marrin ata të “njëshit” në vendlindje – nuk ka ndonjë impakt në atë se si jetojmë ne në perëndim. Ose na bie rasti t’i dëgjojmë vetë “njëshat” të thonë se është problem  i pa zgjidhur se është një fenomen që nuk hiqet qafe dhe se kështu kanë ecur punët gjithnjë, e shumë argumente e justifikime të tjera që një apo dy e kanë të njejtën simbiozë ; vetë ankim dhe vetë adresim të problemit.

Tashti iu tërhoqa pakëz nga tema që fillova mësipër dhe iu premtoj që të iu kthejë tek tema të cilën e kam marrë përsipër ta argumentoj në këtë shkrim. Më duket mua se problemi i zhvillimit si ide dhe si praktikë është filluar tek ne Shqiptarët sikur mbrapshtë. Ne nuk kemi së pari të drejtën e ankesës nëse mendojmë dhe përceptojmë se hovin që kemi marrë si komb – e kemi të përshpejtuar dhe nuk po ofron garancat dhe prodhon rezultatet të cilat në mënyrë natyrale do të duhej të dilnin në pah. Për shembull ta marrim sferën ekonomike. Kanë kaluar më shumë se shtatëmbëdhjetë vite prej kur se Shqipëria doli nga tranzicioni ndërsa më shumë se dhjetë vite prej kur se Kosova doli nga lufta – dhe pikërisht ideja për zhvillim akoma nuk u fut në praktikë. Kemi diskutuar shumë herë në lidhje me këtë problematikë ose edhe kemi hasur në shumë revista, libra dhe punime e prononcime nga analist e autor të ndryshëm sikur ata të “njëshit” po ashtu edhe të “dyshit”, por ama nuk kemi lëvizur akoma kah konkretja.

Më erdhi për të qeshur kur disa ditë më parë më bie rasti të lexojë një artikull të një politikani në Kosovë ku flet mbi problemet e “shumë gjëmimeve e premtimeve politike ndërsa asgjë konkrete nuk bëhet nga qeveria  e tanishme “– ky autor që personalisht e vlerësojë tejmase, ngulfatet nga vetë argumenti i tij se kërkohet , lypset një alternativë tjetër se  “duhet të paraqiten projekte konkrete në mënyrë që të ndryshojmë situatën”. E kështu më poshtë vazhdojë të lexojë se disa që kishin shfrytëzuar kutinë për komente kishin shkruar se ky politikan i përket “opozitës dhe ky është në vendin që e kënaq për të provuar të publikojë projektet e partisë së tij për të ardhmen” ( nëse ky do të marrë pushtetin) dhe ky komentator ia kthen atij se u “lodhëm me fjalë dhe asgjë konkrete as nga opozita”. Unë qesha me faktin se i gjithë konstelacioni politik në Kosovë e ka vec një rreth rrokullisjeje – e kjo është ndërrimi i pushtetit ose edhe degradimi i opozitës si përgjigje ndaj deficencës së projekteve dhe një rruge të qartë politike për vendin.

Unë buzëqesha me faktin se  të dy shtetet Shqiptare ndiqen nga i njëjti fat , kur në Shqipëri ka probleme politike të karakterit Shqiptar-Shqiptar, në Kosovë ngriten probleme të karakterit politik për premisën opozitë-pushtet ose unë më i mirë se ti e të tjera e të tjera.Një komentator në Kosovë shumë mirë e definojë raportin e sotëm ndërpolitik në Kosovë si politikë e tenderave dhe jo e zhvillimit kolektiv. Unë do ta quaj politikë lokale dhe e bazuar në diferencat politike a-ideologjike dhe jo në programe konkrete të cilat mundësojnë sadopak transformimin e klasës politike në programim konkret dhe transparencë.

Transformimi i klasës politike Shqiptare për fat të keq nuk do të ndodhi tani, nuk do të ndodhi as nesër e as pasnesër, ajo nuk do të ndodhi as vitin tjetër ose edhe këtë dekadë, ajo do të ndodhi atëherë kur transformimi biologjik i njerëzve që shkojnë në votime do të futet në binarin e normalitetit, atëherë kur ky specimen nuk do të mendojë emocionalisht se kujt ia jep votën por do të vendosi vetë destinimin e vendit të tij të bazuar në vlerat, integritetin, punën dhe moralshmërinë e atij politikani që ai do ta votojë.Por mos ta harrojmë edhe një faktor tjetër – atë të xhepit dhe kushteve ekonomike që ky votues do të ketë.

Sondazhet në disa shtete perëndimore kanë konstatuar se votuesit të cilët vijnë nga një klasë e varfër ekonomikisht, me nivel të ulët arsimimi gjithnjë votojnë për partitë dhe politikanët që janë të pasur dhe politikan që kanë karizëm dhe imazh.Arsyeja – frika – se mos ndryshimi i status-quosë sado e keqe u ndërprenë atyre jetën dhe kushtet në të cilat ata jetojnë ( duke mos marrë parasysh këtu se mundësitë për ndryshime ku të pasurit qeverisin gjithnjë historikisht ka sjellë mundësi më të mëdha për të varfërit – por jo për të gjithë ). Vota për të pasurit dhe për karizmatikët është marxhinale, po ashtu, pasi që në rastet kur kandidati është i varfër por ka karizëm ai edhe konsiderohet të jetë problematik dhe natyrisht në vendet ku niveli i demokracisë është jo konstante kjo përbën edhe frikë nga elektorati për pasoja pas-zgjedhore. Si duket në Kosovë i njëjti trend përsëritet për një kohë të gjatë.Ne natyrisht po flasim për periudhën e pas luftës ku të gjithë jemi dëshmitarë të një rritjeje të konsiderueshme të klasës qeverisëse “aristokratike” ku origjina e cdo të ardhure është e dyshimtë dhe ku në shumicën e rasteve “aristokracia” e ka personalizuar pronën publike ( privatizimi ) , e ka personifikuar  vehten me ligjin e transparencës së tregut ( tenderet ) , ka monopolizuar median (RTK – dhe heqja e pagesës nëpërmjet TVSH-së dhe faturat e rrymës), Aristokraci ku e drejta politike për të marrë pjesë në institucione është ekskluzivisht e njerëzve që kanë lidhje nepotike me partinë dhe asnjë lojalitet ndaj programeve konkrete,Aristokraci ku vendimet në parlament merren vetëm të bazuara në diktatin e një grupi të ngushtë komisionesh dhe figurash divergjente politike, aristokraci ku bile edhe universiteti bie në gjunjë të administrimit politik partiak e shumë të tjera.

Kjo rritje e kësaj aristokracie nuk u bë në saje të kultivimit në gjenerata dhe e trashëguar sic është fenomen politik i klasave në shoqëritë e avancuara si kjo Angleze – por në Kosovë dhe Shqipëri aristokracia ngritet duke shfrytëzuar mungesën e oponencës së qartë në mesin e popullit, nënshtrimit psikologjik që popullata i bën si edhe natyrisht faktorëve luftë dhe eksploatim e dendësi krimesh tjera që kanë për zanafillë historinë e kaluar të varfër dhe të okupimit.

Vetëm të ia bëjmë një shikim mënyrës se si ka kaluar i gjithë procesi i privatizimit në Kosovë, më pastaj edhe menaxhimi i fondit pensional si edhe i buxhetit shtetërorë – të fishkëllojnë figura marramendëse dhe magjike kur të lexosh se si kaq miljon Euro akoma ndodhen të mbyllura në stoqet e tregjeve botërore, ose se kaq miljona Euro akoma janë pa të drejtë qasje jashtë vendit.Është kohë kavalerësh dhe të argumentosh se gjërat kanë mundësi të shkojnë më mirë , atëherë të mbetet të humbasësh kohë, frymë e energji kot së koti.Por  megjithatë “njëshit” mund t’i themi megjithë faktin se kemi ngelur të tillë prej momentit kur kemi lënë vendlindjen ne prap se prap jemi “dyshi” dhe e kemi të kaluar notën, e ndërsa juve mbeteni “njëshi” dhe keni ngelur.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0
advertisement
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1