Krijimi i Universit, dëshmi e Zotit
Ky paramendim i madh midis Qiellit dhe Tokës domosdoshmërisht...
Kjo botë sa është mistike, po aq dhe absurde. Rregullat e botës janë përcaktuar që para krijimit të njeriut, ndërsa ligjet që e përbëjnë atë janë të domosdoshme dhe enigmatike për realitetin njerëzor. Pikëpamja e ndërtimit të botës është ide e një krijimi absolut e vënë në lëvizje si pasojë e një parakushti thelbësor që është i pandryshueshëm në thelb. Një veprim psikik i njeriut nuk mjafton për ta vërtetuar ekzistencën e botës me rregullat e përcaktuara më parë nga një krijim absolut, por thjesht mund të thellojë arsyen mbi njohjen e këtij realiteti si kusht i domosdoshëm. Mjafton që të hedhim një vështrim krijimit të Universit dhe do të kuptojmë se njohja më e madhe e botës qëndron tek Zoti... Unë besoj se gjithçka në këtë botë është e krijuar, asgjë nuk ka ardhur si pasojë e rastësisë. Krijimi i Universit paraqet vullnetin e Tij të jashtëzakonshëm për të prurë në ekzistencë lëndët dhe lëvizjet, që më pas botën të ndërtonte si një tërësi unike, e përsosur nga çdo e metë që mund t’i vihet pas. Toka vazhdon të rrotullohet rreth boshtit të vet, por pa e ditur ne sesi! E gjithë kjo na mëson se pas gjithë kësaj lëvizjeje misterioze kemi një orientues që na shpie në drejtim të caktuar. Përfundimi në të cilin ka arritur shkenca si astrofizika, dhe fizika moderne është se Krijimi i Universit erdhi në ekzistencë si rezultat i një shpërthimi të madh. Ky shpërthim i madh i quajtur ndryshe Big Beng vërtetoi pas shumë idesh e mendimesh, se Universi u krijua nga mosekzistenca prej një pike të vetme duke u zgjeruar vazhdimisht. Nga shpërthimi i madh Qielli u shkëput nga Toka prej një pike të vetme, duke u rregulluar me një pozicion absolutisht të përkryer për jetën njerëzore. Krijimi i Universit erdhi në jetë si pasojë e mosekzistencës prej një pike të vetme duke vazhduar të zgjerohet pafund në mënyrë të menjëhershme. Me ndodhjen e shpërthimit të madh u krijua lënda, masa, energjia dhe koha. Si rezultat i kësaj nënkuptohet se qiejt, dhe toka u bënë vendbanim për njeriun. Shpërthimi i Madh i krijuar nga asgjëja prej një pike të vetme, ndërsa njeriu i krijuar prej hiçit, dhe prej një gjaku të ngjizur shprehin vullnetin hyjnor të Zotit. Në Univers ekzistojnë me miliarda galaktika, dhe secila prej tyre përmban miliarda yjesi. Kjo tregon një krijim absolut dhe marramendëse për kalkulimin mendor të njeriut. Një numër i konsideruar i yjeve kanë planete, ndërsa pjesa më e madhe e planeteve kanë satelitë. Vetëm planeti Saturn ka gjithsej 17 satelitë. Të gjithë trupat që notojnë në orbitë janë gjigante, dhe kanë udhën e tyre që nuk ngatërrohen asnjëherë. Çdo lëvizje e tyre nëpër orbitë bëhet sipas një lëvizjeje absolutisht të kontrolluar. Me vërtetimin e shkencës ne arrijmë të kuptojmë se për disa miliona vitesh këto trupa udhëtojnë në orbitën e tyre në një sistem të përkryer bashkë me pozicionet e tyre pa asnjëfarë ç’orientimi. Nga njohja e njëpasnjëshme e zbulimit të Universit arritëm të kuptojmë, se atmosfera (atmosfera - lënda themelore që ushqen dhe mbron qeniet e gjalla nga rreziku i mundshëm i meteorëve, një pjesë të rrezeve ultravjollcë dhe radiovalëve...), mundëson ekzistencë të favorshme jetësore në planetin Blu. Çdo lëvizje që bëhet në orbitë dhe në Tokë nuk janë rezultat i rastësisë, por të një paramendimi jashtëzakonisht të vëmendshëm, si pajisjet për ekzistencë të gjallë në Tokë dhe Orbitë; si uji që furnizon të gjitha qeniet e gjalla, drita e ardhur nga Dielli, nata me prani të Hënës, dhe atomet që formojnë ajrin për frymëmarrje janë të përshtatshme jashtëzakonisht për jetën e të gjithë qenieve të gjalla. I gjithë ky sistematizim absolut vjen si rezultat i një Krijuesi hyjnor me dëshmi për të besuar të vërtetën si një tërësi normash që i rregullon marrëdhëniet e njeriut midis shoqërisë. Nëse Krijimin e Universit do ta vendosnim në metodën krahasimtare të filozofisë materialiste, atëherë kjo pikëpamje do të kundërshtonte me forcë ekzistencën e një Zoti, ndërkaq do të pohonte se Universi mbetet një qiell i përjetshëm dhe i pandryshueshëm i materies. Materializmi është një sistem filozofik i të menduarit, ku në radhë të parë materia besohej si një qenie e vetme absolute, ndërsa kundërshtonte me forcë ekzistencën e çdo gjëje të krijuar në Gjithësi, përpos materies. Parë nga ky vështrim nuk mund të jetë aspak e logjikshme filozofia materialiste, e cila pretendonte të besonte materien si një qenie absolute, dhe se gjithçka e krijuar, përpos materies kishte nismë abstrakte. Krijimi i Universit erdhi si një rezultat hyjnor i Zotit që do të përcakonte vetitë e ekzistencës për jetë normale, dhe se njeriu nga arsyeja do të shquante si dëshmi hyjnore Krijimin e Universit. Ky paramendim i madh midis Qiellit dhe Tokës domosdoshmërisht ka bazën e një krijimi të vullnetshëm hyjnor, ku si shprehje e kësaj paraqitet krijimi i kohës, hapësirës dhe energjisë ku më parë nuk ishin të krijuar. Falë teorisë së Big Bengut, ne po kthjellojmë arsyen tonë duke kuptuar se Qielli dhe Toka qenë të ngjitura, mirëpo do të ndaheshin përgjithmonë me Krijimin e Universit. Me vështrimin ambicioz siç ishte krijimi i universit të pafund që zgjerohej pafundësisht dhe në mënyrë të menjëhershme, nga këtu filozofia materialiste e Xhorxh Policerit, Çarls Darvinit dhe e Karl Marksit morën fund njëherë e përgjithmonë. Vetë krijimi i Universit është një e vërtetë e pashmangshme duke përcaktuar kështu ndryshimin e fatit të njeriut në një realitet tashmë të ri. Krijimi i Universit sot mbetet një argument cilësisht i njohur për gjithë botën e shkencës moderne, gjë që vullneti për ta kundërshtuar këtë realitet të jetësueshëm është tepër larg së mundshmes. Nuk ka asnjë arsye për ta kundërshtuar vullnetin e krijimit të universit, gjersa qiejt dhe gjithçka që lëviz në hapësirë po lëviz sipas një paramendimi absolut. Kjo po dëshmon në argumentin e domosdoshëm të krijimit të qenies njerëzore si provë materiale për të besuar të vërtetën e pashmangshme deri në thelbin e mundshëm intelektual. Krijimi i universit mbetet një ambicie e materializuar e vullnetit hyjnor, që për njeriun duket që është vetëm provë materiale e pamohueshme për ta besuar përmes arsyes dhe ndriçimit të shpirtit krijues. Bindja ime shkon përtej këtij besimi, ngase gjithçka që përjetoj dhe shoh nga të vërejturit e mendjes është një krijim i jashtëzakonshëm, si dhe një përshtatje e përkorë me sistemin inteligjent të njeriut dhe të natyrës fizike, si një e drejtë natyrore.
Rate this article



del.icio.us
Digg
Post your comment