Home | KRIJIMTARI | TREGIME | Sytë e pëllumbit

Sytë e pëllumbit

Font size: Decrease font Enlarge font
image Mëhill Velaj

Dëgjonte sinfoninë e tyre karakteristike...

Sytë e pëllumbit

Tregim

Nga Mëhill Velaj

Kopështi përballë shtëpisë dukej “memec”, ngaqë dimri I ashpër pat zhdukur cdo shënjë të lëndinës  së blertë të verës. Aty-këtu dalloje  gjethe të  thata ngjyrë kafe, të mbetura varur në pemët fill  vetëm,  në pritje të një zëmërimi tjetër  të dimrit për t’I fashitur ato. Gjoni ishte ulur në stolin e verandës e vështronte zogjtë. Dëgjonte sinfoninë e tyre karakteristike. Dhjetra, qindra po zukitnin dhe dendur një tufë gargullash shkëputej nga pemët, duke fluturuar në formacione koreografike. Ishte e shtunë  mbasdite dhe vajza e vogël dhe djali I mesëm, po luanin në shilarset, që ai I vendosi enkas për ta, para një jave. Dëshironte një hark të gjatë e të ngadaltë, dicka pak më ndryshë nga ato të zakonëshmet. Preu degët anësore që vareshin, për tu siguruar që litari I shilarses të ishte sa më lart në pemë. Bënin një jetë normale dhe Gjoni I besonte asaj. Atë ditë ai po shkonte larg në mendime, duke përfytyruar të kaluarën. Ai kishte jetuar aq gjatë sa të përballonte jetën ashtu si ajo vinte, dhe pak nga pak, ai u mësua me atë jetë, këtej oqeanit. Një pëllumb u afrua në qoshë  të verandës e   qëndroi mbi parvazin rrethues të saj. Në fillim Gjoni nuk iu bësoi syve. Por  e vërteta duhet thënë ashtu si  ishte.  Zogu që e pat përshëndetur atë mëngjes me guitjet e tij, ndodhej aty përsëri. Ngjyrë gri dhe të bardhë, vënde -  vënde në  gri shumë të errët, gati në të zezë, sytë si rruaza, dicka që I dukej e njëjtë gjithmonë. Dhe vazhdonte të mos ia hiqte sytë. E njohu, - ishte I njëjti zog. Capitej para-mbrapa, pa u frikësuar nga Gjoni, edhe kur ai I afroi një gotë plastike me pak ujë në të. Ai lëshoi një –“kuuu”-përshëndestëse. Kjo e bindi Gjonin që ishte I njëjti pëllumb që cfaqej gjithmonë në verandë. E vështronte me habi , dhe në ditët e mëpasme solli disa krunde buke. I vendosi mbi pezulin e verandës. Cdo ditë hidhte vështrimin në të, me shpresë se pëllumbi do të cfaqej, por ai nuk erdhi më. Mungesa e tij, kishte filluar ta bënte nervos. Ndonjëherë në momente vetmie, I pëlqente të shpresonte, se ai do të kthehej një ditë. I ulur në verandë duke kujtuar këto momente, ai  mrekullohej teksa ndiqte karrierën e dy vajzave  dhe  kënaqej nga suksesi I tyre. Ndjehesh mirë dhe cfaqjen e pëllumbit  e morri si një shënjë fatndjellëse për to e familjen. Ndjehu derën të hapej nga pas, zërin e të shoqes, duke I thënë se e kërkonin në telefon.

 

-Është trainieri, Harry Blaze, dëshiron të flasë me ty, - I tha ajo teksa I zgjatëte telefonin.

 

-A nuk mund t’i thuash cfarë kërkon?- e pyeti Gjoni, me zërin lutës, duke mos Ia ndarë sytë  pezulit, në pritje të pëllumbit.

 

-Ai tha se dëshiron të flasë vetëm me ty. Është urgjente,- këmbënguli e shoqja.

 

Si I kërkoi të falur të shoqes, me përtesë dhe I besdisur, zgjati dorën dhe morri telefonin. Disi I shqetësuar, mendueshëm e I pasigurtë se cfarë priste të dëgjonte prej tij. E ndjehu se dicka jo e mirë  pat ndodhur. Ishte hera e parë –dhe e vetme- që Harry Blaze, traineri I vajzave I telefononte në shtëpi, dhe aq më tepër në fundjavë. Drejtoi trupin dhe shtypi butonin :

 

-Xhon. S, po iu flet,- shqiptoi emrin e tij, në anglisht ashtu si e thërrisinin zakonisht aty.

 

- Mr. Xhon, jam Harry Blaze, trainieri I Kaltrinës,- iu prezantua ai. Zëri I tij vinte I palexueshëm në veshët e Gjonit.

 

- Dua t’iu them dicka. Sa më shpejt të jetë e mundur. Një pauzë e shkurtër do të pasonte me njëqind mendime në sekondë mëndjen e tij.

 

-A është Kaltrina, mirë?- morri guximin ta pyeste më në fund. Fjalët po I mbysnin fytin.

 

-Me keqardhje po të them, se Kaltrina pësoi një aksident sot….., është në spital, …..në reani……- nuk arriti ta mbaronte fjalën traineri. Vajza e madhe asaj dite kishte ndeshjen finale të skuadrës së futbollit. Një tjetër pausë, ndoshta për dy tre sekonda. Mbylli sytë, dhe shqiptoi vetëm dy fjalë;

 

- Kur??Si?? Telefoni I ra nga dora.

 

Duke mbajtur gjakftohtësinë kaloi nëpër dhomë. Gruaja, djemtë, vajzat e tjera e shihinin të habitur, me sy të lotuar teksa ai kërkonte celësat e makinës. Gruaja fërkonte gishtat nervoze dhe hera herës me kurrizin e dorës fshinte lotët. Ndërsa ai I tronditur vazhdonte t’I kërkonte ato. Ata kishin dëgjuar gjithshka. E vogla që nuk ishte më shumë se 12 vjet, e vështronte me sytë e hapur. I fërkoi kokën dhe doli jashtë. Gruaja e ndiqte pas,  -  pafjalë. Ndillte hundët here pas here. Mundohej të përmbante lotët. Ndërsa fuste celësin në makinë, I hodhi sytë pezulit të verandës. Pëllumbi ishte aty.

 

-Oh paska erdhur! – I foli vetes me zë.  Zogu nuk ia ndante  sytë.

 

- Sy të ndritshëm, si sytë e Kaltrinës. Erdhe, të na sjellësh fatin, paqen e shpirtit! Gruaja dhe djali I madh vetëm e vështronin. I biri iu afrua.

 

-Baba, m’I jep celësat. Do të coj unë në spital. Nuk kundërshtoi. Duke mos ia ndarë sytë pëllumbit, I erdhi rrotull makinës. Nuk harroi t’I hapte derën së shoqes, zakon që e kishte bërë tërë jetën. U rehatua në sediljen e parë.

 

-Kaltrina, ka dalë nga koma!- - tha nëpërdhëmbë.

 

******

 

Në dhomën e spitalit mbretëronte qetësia. Askush nuk fliste. Heshtjen e theu, doktori që hyri  atë cast. Si përshëndeti të gjithë iu afrua krevatit ku dergjej Kaltrina me krahun e fashuar deri poshtë në dorë dhe gishtat. Ai vuri re panikun, frikën   në sytë e gjithsecilit.

 

-Cfarë ndodhi?- bëlbëzoi.

 

 Gjoni vështroi fytyrat e secilit në dhomë. Nuk dinte cfarë tu thoshte për momentin. Ai e kishte përfytyruar krejt ndryshe atë fundjave, por tani dicka, e zbrazët, e dëshpëruar , e ndryshoi. I heshtur sa edhe frymëmarrjen e tij nuk e ndjente. Nuk I besohej a e  kishte dëgjuar Mr.Harry, tamam, apo kishte qënë në ëndërr të keqe.  Bisedonte me veten. Iu përgjigjej e ripërgjigjej shumë pyetjeve, që I vinin në mëndje. Nuk mundej të përqëndrohej . Paniku e pat pushtuar të gjithin. Doktori vendosi njërën dorë në anë të krevatit, ndërsa me dorën tjetër ia morri celësat e makinës, djalit aty ngjitur me të.  I shkundi ato fort mbi fytyrën e vajzës. Kaltrina reagoi. Shtrëngoi fytyrën. Përpëliti qerpikët dhe ngadalë hapi sytë!

 

-Ajo u përmënd! U përmënd! – bërtiti doktori dhe përqafoi Gjonin e të birin.

 

-Ajo është mirë! Shpëtoi!- tha përsëri doktori. Në fytyrën e tij dallohej shpresa dhe trishtimi.  Gjoni ia hodhi dorën në shpatulla doktorit.

 

-Faleminderit, faleminderit, - I tha me zërin që I dridhej dhe lotëve që I binin nga sytë. Për herë të parë në jetë Gjon  S.  derdhi lot. Ai burrë I fortë,  që pat kaluar dhimbje mbi dhimbje, aty në tokën e Kosovës,  I pat përtypur ato, por këtu ato e tradhëtuan.

 

-Iu afrua ngadalë krevatit të së bijës:

 

-Kalltrina!

 

-Baba!- bëlbëzoi ajo. Zëri I saj iu duk ndryshe, por gjithsesi ishte I njëjti zë I Kaltrinës. I hodhi sytë të shoqes. Ajo ishte hutuar. Vështronte të bijën e lotonte.

 

-Fshiji lotët. Jo më lot! – I tha asaj duke e ngritur disi zërin e tij burrëror.

 

-Kaltrina!-përsëriti emrin e saj.

 

-Baba, nënë! – dolën fjalët nga goja e saj.

 

-Këty jemi, këtu, bija ime!- I tha Gjoni. U përkul. E puthi në ballë. Tani nuk ishte në ëndërr. Ishte e gjitha e vërtetë. Ajo e vërtëte që e pa në sytë e pëllumbit.

 

*******

 

Frenoi makinën para derës së garazhit. Tashmë ata ishin të gjithë së bashku. Ai ishte me gruan, vajzat dhe djemtë që ai I donte aq shumë, dhe kishin aq shumë nevojë për dashurinë e njëritjetrit. Dielli ndriconte, pemët kishin nxjerrë sythet e para, dhe dita po kalonte me lehtësi që ishte e pamundur të përfytyroje dimrin e ftohtë, një muaj më parë. Ishte një ditë krejt e zakonëshme si gjithë ditët e tjera. Hapi derën e makinës. Kapi Kaltrinën nga krahu. Me kujdes ajo vendosi këmbët në tokë. Kur drejtoi trupin dielli ia vrau sytë. Vendosi krahun mbi to.

-E vure re, e lëvizi lirisht krahun, - I tha të shoqes teksa ecnin drejt shtëpisë, me fytyrën e qeshur e të gëzuar. Hodhi sytë nga veranda. Pëllumbi ishte aty mbi pezul. Sakaq u ngrit në fluturim. I kaloi pranë duke përplasur krahët fort. Kryqëzuan vështrimin për një cast të vetëm. Sytë e pëllumbit ndritnin si sytë e Kaltrinës….

 

Mëhill Velaj

Stamford CT USA

Shkurt 2010

 

Subscribe to comments feed Comments (1 posted):

Julia on 08/02/2010 16:49:51
avatar
Nje tregim qe lexohet me kenaqesi deri ne fund,Me pelqen prania e pellumbit. Zogjte jane lajmetare, shpesh ndermjetesojne per te sjelle sa me pare lajmin e mire.
urime
Me respekt, Julia
Thumbs Up Thumbs Down
0

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0
advertisement
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1