54 FJALË QË BUROJNË NGA “MUSTAQET” DHE “VETULLAT”
Në fjalorin e Oxfordit “Albanian-English Dictionary” (Fjalori shqip-anglisht)(1999)...
54 FJALË QË BUROJNË NGA “MUSTAQET” DHE “VETULLAT”
Fatmir Terziu
Në fjalorin e Oxfordit “Albanian-English Dictionary” (Fjalori shqip-anglisht)(1999), një nga fjalorët më të besueshëm të botës, për fjalën shqipe “mustaqe” ekzistojnë 27 shpjegime me fjalë që i referohen pikërisht mustaqeve. Fjalët “mustaqe e thurrur pisk”, “Mustaqe kacadre”, “mustaqe bardhë”, “mustaqe bigë”; “mustaqe dirsur”, “mustaqe fshesë”, “mustaqe gjatë”, “mustaqe gjembë”, “mustaqe hollë”, “mustaqe kuq”, “mustaqeli”, “mustaqe-madh”, “mustaqe-pa-dirsur”, “mustaqe-përdredhur”, “mustaqe – përpjetë”, “mustaqe-poshtë”, “mustaqer”, “mustaqerruar”, mustaqespic”, “mustaqeshtëllung”, “mustaqeshtizë”, “mustaqethinjur”, “mustaqevarur”, “mustaqeverdhë”, “mustaqezi”, janë 27 përdorimet e kësaj fjale që ky fjalor i përfshin të lidhura me fjalën bazë “mustaqe”. Pa hyrë në disa krahinarizma të tjera që me burimin kryesor të fjalës ‘mustaqe’ formojnë edhe dhjetra fjalë të tjera, këto 27 përdorime duken se plotësojnë atë që një libër i botuar në vitin 2005 e sheh dhe e përfshin këtë fakt në ‘fjalët me shumë gjerësi’ në gjuhët e botës. Por në fakt nuk është vetëm fjala ‘mustaqe’ që e bën këtë punë në fjalor, edhe fjla ‘vetulla’ ka po aq hapësirë sa për të formuar 27 fjalë të reja të buruara nga origjinali “vetulla”. Nga fjala “vetull” burojnë fjalët “vetullake”, “vetull buke”, “vetullabardhë”, “vetullak”, “vetullan”, “vetullar”, “vetullarënë”, “vetullngrysur”, “vetullasorrë”, “vetullash”, “vetullfiskajë”, “vetullgajtan”, “vetullgjilpërë”, “vetullhequr”, “vetullhënë”, “vetullhollë”, “vetullim, “vetullkalem”, “vetullkurorë”, “vetullngritur”, “vetullngrysur”, “vetullon”, “vetullor”, “vetullore”, “vetullosh”, “vetullpërpjekur”, “vetullrreptë”, “vetullrrudhur”, “vetullshkruar”, “vetulltrashë”, “vetullushe”, “vetullvarrur”, “Vetullvrenjtur”, “vetullzi”.
Janë edhe mjaft krahinarizma e barbarizma të tjerë që shtojnë këtë numër.



del.icio.us
Digg
Post your comment