Sections
Facebook-u dhe muaji i të dashuruarve
Por më duhet të pranoj se jam në prag që të shkelë një tjetër, si ta quaj...
Facebook-u dhe muaji i të dashuruarve
Valbona Luta
Ende nuk e kam shkelur vendimin (rezoluten) tim te parë për këtë vit që kurrë më të mos ua jap lirinë floktarëve të eksperimentojnë me flokët e mia. (Ju që e keni lexuar shkrimin tim te kaluar e dini pse!) Megjithëse ndërkohë më është dashur edhe dy-tri herë të provoj të përmirësoj gabimet e atij të parit. Pakënaqësia ime rritej sa herë e shikoja veten në pasqyrë, kështu që besomëni, sapo shihja ndonjë sallon flokësh ia mësyja të hyj brenda. Sigurisht gjithmonë me një shpresë se mos po m’a rregullojnë formën e flokëve apo po ndodhë ndonjë mrrekulli dhe po m’i zgjasin flokët ashtu siç i kisha pasur para se të bie në dorë të tyre.
Por më duhet të pranoj se jam në prag që të shkelë një tjetër, si ta quaj, meqë nuk ështe rezolutë, po, vendim i pashpallur, i heshtur, në fakt një refuzim për t’ju nënshtruar një trendi, që sa vjen e duket i pashmangshëm. Me vite nuk kam dashur të lëshoj pe dhe të regjistrohem në Facebook! Në fillim ai m’i kujtonte leksikonet qe si adoleshentë i mbanim. Dhe ndoshta kjo më pati shtyer të mendoj se ky rrjet komunikimi mund t’u përket më shumë të rinjëve. Por asnjëhere nuk më ka shkuar mendja se ne të tjerët mund ta kemi të ndaluar apo se mund të bëhemi shënjestër e humorit po që se bëhemi pjesë e tij. Derisa nuk dëgjova rastësisht një bisedë në tren mes disa të rinjve se si nuk po mund ta kuptonin e as t’u besonin veshëve të tyre kur po dëgjonin se të tjerë, që nuk ishin studentë kishin filluar t’ua pushtonin terrenin e tyre!
“Është supozuar të jetë për ne studentët e tani gjithkush po don të hyjë në të... “ Ha, ha, ha – qeshnin! “Paramendo sikur prinderit tanë të bëhen anëtarë të këtij rrjeti, sa pa lidhje kishte për t’u dukur..” Pas cdo fjalie që e përfundonin ia plasnin gazit deri në atë masë sa gumëzhinte edhe treni nga zërat e tyre.
Nuk e kuptoja pse do t’ishte e ndaluar për ne të tjerët, dhe mezi prita atë ditë (para shumë kohësh) të shkoj në shtëpi dhe ta nisë këtë muhabet me fëmijët e mi. Fillova, sikur rastësisht, t’u them se si disa kolegë moshatarë të mi janë regjistruar në Facebook! U befasova nga reagimet që lexova në fytyrat e tyre ndërsa plani im ishte që unë t’i befasoj ata! As ata nuk mendonin ndryshe prej atij grupi të rinjësh në tren. Duke dashur t’i impresionoj më tutje vazhdova t’u them se kjo mënyrë e komunikimit duhet të jetë vetëm për studentë dhe të rinj por jo për të gjitha moshat apo jo?! Këtë e pohuan pa asnjë fjalë! Dhe tërë kohën diku në mendjen time ka qëndruar kjo si arsye që nuk më linte ta bëja hapin për të hyrë në Facebook. Por, po më duket se ka ardhur koha që të rrëfehem para tyre e të regjistrohem ose vetëm t’i befasoj me ndonjë kërkesë që t’më bëhen miq në Facebook!
Kjo surprizë nuk është asgjë në krahasim me një tjetër për të cilën mësova këto ditë. Në faqen e parë të një gazete tabloide, lexova një titull me germa të mëdha “Bashkëshorti im mashtrues përmes Facebook-ut u përpoq ta bëjë për vete një bjondinë – çfarë ai nuk dinte ishte se ajo isha une!” I zënë në rrjet! Këto lojë nganjëherë mund të jenë edhe të rrezikshme, edhepse ndoshta as njëra e as tjetra palë nuk e kanë menduar seriozisht - kanë përfunduar me shkurorëzim sapo vajza e tyre i kishte mbushur një vit.
Një tjetër arsye ndoshta edhe më e fuqishme është koha, që po më mungon edhe pa Facebook. Por në këtë muaj të të dashuruarve, shpresoj që Facebook-u do te bashkojë më shumë njerëz sidomos të rinj se sa që do të ndajë.
E sa i përketë flokëve, një ditë derisa po pija kafe me bashkëshortin tim në lokalin në katin e dytë të një ndërtese në Wimbledon, pashë se në anën tjetër të rrugës ishte një sallon. Nuk m’u kujtua që kishte qenë aty më parë. U çova - i thashë Ragipit. Ku? më pyeti ai. Te ajo flokëtarja matanë rruge... Pas rreth gjysëm ore, dola prej andej me flokët që pas një kohe të gjatë m’u dukë se më në fund pak u rregulluan. Këtë ma vërtetoi edhe bashkëshorti im me shenj prej përtej xhamave të kafeterisë, se edhe atij po i pëlqenin. Kjo është krejt cka është me rëndësi për mua, mendova, dhe prej s'largu lehtë nga shuplaka e dorës një puthje e fryva drejt tij dhe ia dërgova.



del.icio.us
Digg
U kenaqa duke e lexuar kete copez jete, por qe eshte gjithcka brenda dashurise.
Me pelqeu shume pjesa e fundit, ose me mire fjalia e fundit, qe ne shuplaken tende dergove frymen e dashurise.
Gezuar Diten e Shen Valentinit!
Me dashuri,
Kozeta Zylo, NY
Ps: I nderuar Fatmir, dicka duhet te jete e cakorduar, me komentet, pasi nuk me dergohen ne drejtimin e duhur, kjo eshte e dyta here qe e shkruaj. Sidoqofte faleminderit Fatmir!
Urime
Faleminderit per keto fjale kaq te embela, dhe gjithmone inkurajuese. Te uroj edhe ty nga zemra te gjitha te mirat, dhe kalofsh nje dite te mrekullueshme ne Diten e Shen Valentinit.
Valbona Luta
PS. E nderuar Kozeta
Komentet leri ne faqe dhe pasi ato te kontrollohen nga stafi do te kalojne online. Tek Ju nuk dyshojme, por ka edhe 'spame' dhe 'viruse' qe futen nga anonimate. Faleminderit per mirekuptimin.
Stafi
Post your comment