Sections
Bekuar me dashuri
I kam mbledhur në bahçen e shpirtit, të shtrydh mbi plagë lëngun balsam,
Erdha moj të të sjell trëndafila,
vetëm ti të mos ndjesh zbrazëti,
të të heq zymtësinë e shpirtit,
të të shtoj rrahjet e zemrës,
të të dhuroj aromë livadhesh.
I kam mbledhur në bahçen e shpirtit,
të shtrydh mbi plagë lëngun balsam,
E të mbulohemi veçse me puthje
ditën që ka emrin tonë,
sa herë që shkurti vjen me borë.
Hajde moj më afër se kam të ftohtë,
më shkrij zemrën e akullt,
në këtë fole të lashtë djepash,
e Valentini të këndojë ëmbël:
Ninanana, ninanana, dashuri!
Lutu për të dashuruarit,
moj robine e zemres sime,
ndiz nga një qiri për secilin, qe
të na grishë dashurine e shpirtit,
të shenjtërohemi; bekuar me dashuri.
Të harrojmë se ku jemi,
të mëkatojmë duke këputur
trëndafilat në kopshtin e Edenit,
e të mërmërisim fjalët: Më do a s'më do!
Dy zemrat e lumtura me ngjyrat e kundrimit.
Dashurinë tënde kërkoj,
të udhëtoj në bardhësinë e mirësisë,
të shpirtrave tane,
ngadalë, ngadalë t’i falemi ditës së shenjtë,
si Shën Edeni - Shën Dashurisë.
Mehill Velaj
Stamford CT USA
Shkurt 2010



del.icio.us
Digg
Per poezine tuaj "Bekuar me dashuri" eshte nje poezi elegante,me ndjenje dhe te them te drejten me befason hapja e shpirtit tek nje burre se zakonisht kjo teme eshte fusha e ne grave.Po kur nje burre flet fjalen e dashurise dihet sa e fuqishme tingellon ajo.
"Erdha moj te sjell trendafila". ..
Me kujton kaloresit e fuqishem qe e perdornin shpaten me shume hakmarrje ne fushen e betejes, por ...perpara asaj qe ti e ke quajtur "Moj" si ne andej nga Vlora, Jugu,Ti ,kaloresi perkulesh e dhuron zemren midis trendafilave, te shkrish akullin qe shpesh bie mbi uren qe duhet te lidh dy zemra, te destinuara per njeri tjetrin.Dhe ndonjehere ky akull nuk shkrin kurre,po ne poezine tuaj dielli i ndjenjes ngroh.
Vargjet jane vargje, fjalet po ato qe perdorim te gjithe, po ndjenja eshte Juaja dhe kjo shperthen ne poezine tuaj.
Pergjithsisht Veriu eshte poetik,ka nje lume te pashtershem poetik qe e gjen edhe tek malesori me i rendomte.Kjo nuk ndodh ne Jug.Sepse edhe Eposi i madh i kreshnikeve ka lindur atje ne Male.Dhe mund te mburremi sepse pak vende ne Evrope kane nga nje Epos si i yni.
Sinqerisht e ndjeva poezine tuaj.
shpresa vranari
boston
Post your comment