Home | KRIJIMTARI | POEZI | Jeta ime

Jeta ime

Naser Aliu

Unë gati e përjetova jetën

Gati e jetova

Dhe gati po vjen dita të shkoj

Pa mësuar as pse erdha, as pse jetova këtu

E as pa kuptuar, pse gati duhet të shkojë atje !

 

Megjithëkëtë, unë duhet të shkojë një ditë!

Ndoshta si shkoi Krishti, me vuajtje apo si shkoi Nënë Tereza në skaj të botës

Kjo nuk dihet akoma, por një gjë është pothuajse e sigurt: do të ikë gati si Homeri!

 

Do të mbyllen portat pas

Do të fshihen lotët

Do hapet varri

Do të fshihem nga kompjuterët e Zyrës për të Huaj

Mjeku do t´i asgjësojë aktet e mia

Medikamentet do të hidhen

Do të hidhen teshat në bërllok: zhiletët, furça e dhëmbëve dhe syzat e leximit

 

Dy a tri ditë më vonë

Dy a tri ditë më vonë, do të vuloset dhe nënshkruhet certifikata e vdekjes

Vërtetimi zyrtar, me vulë e firmë! Edhe zyrtarisht i vdekur

Dhe,

prej atij çasti

prej atij çasti, nuk bart më përgjegjësi për llogarinë e celularit: as të tatimeve,

as të banesës, as nuk mund të ndiqem penalisht

Si nuk mund të ndiqet Millosheviçi!

Mirëpo, për mëkatet e mia eventuale, për ato mëkate duhet të skuqen pasardhësit

E Serbia?

 

Arkivolin,

arkivolin dhe gurin e varrit duhet ta zgjedhin bashkëshortja dhe fëmijët

Aty shkrofshin:

“ U lind ku i pëlqeu balta ëmbëlake, në një cep të Arbërisë

Kaloi jetën ku e zemëruan retë e zymta, kompakte; në një skutë të botës

Perëndoi në mërgim, si qindra mijëra shqiptarë, të harruar

dhe u ndje i braktisur, si ata dhe i sfilitur gati si Krishti!

Pati pika lotësh të ngrirë në sy, si ata, deri në varr, për Mëmë-Dheun!

Nuk ia fshimë ato kristale!

Dëshmitë e jetës së tij, si prova gjallimi u shpjeguan!

Dhe, dhuroi atë që nuk fali njeri!”

 

Politika,

politika ia humbi caqet e jetës, dëshirat, e shteroi!

E shteroi malli për nënën e dogji, nëma e rëndë e mori, tradhtia!

Vdiq gati si qen i zgjebosur, i vetmuar, i pavlerë në mërgim,

edhe pse gati nuk kuptoi kurrë, pse gati jetoi dhe pse tërësisht vdiq!

 

Me grushte, me lopata do të derdhet dheu

Lopata dhe dheu do përzihen me muzikën në prapaskenë: “ Shqipëri oj Nëna ime...!”

Dëshira e fundit e ish-njeriut,

tani i degraduar në kufomë: në kufomë të ftohtë, elegante

Dëshira e fundit t´i marrë me vete:

tingujt, gërxhet, çukat, bregoret, e lisat e gjatë nga bëhen dërrasat e mira...

 

Varrit,

varrit do t´ i kthejnë shpinën pesë apo gjashtë veta,

(Kortezh mërgimi)

Dhe, do largohen me hapa të rëndë e kokëvarur

Të përlotur e fjalëpakë, do të ikin

Tani,

tani nuk mund të thuhet gati vdiq, si thuhet kur mbijetohet fatkeqësia

por vdiq përnjëmend!

 

Eshtrat,

eshtrat mos i merrni në Atdhe, kurrë

edhe nëse dikujt i teket se mund të prodhojnë ndenja krenarie,

dalldi fitimprurëse,

për shtetet private,

për politikanin dyfytyrësh, që çmon njeriun e vet vetëm të shtrirë,

në arkë,

kur e ka nofullën e kyçur apo gojën e mbyllur apo buzët e qepura

kur nuk bëzan

Jo derisa të jetë gati i gjallë!

Pak i gjallë!

Apo krejtësisht i gjallë!

Jo kur lëvizë gjuhën!

Vetëm skelete pret ai për riciklim meritash!

(Ai pret, pas ndonjë dekade do kthehen avion me kufoma drejt atdheut!)

 

Mua

mua, nuk ma nxiu jetën Millosheviçi personalisht;

shërbëtori tij, shqiptari!

Dhe, këtij dashnori të Serbisë, i dhuroj edhe varrin tim

I dhuroi të pafalshmen!

Atë copë toke të shtrenjtë, që ruan atdheu edhe për tradhtarët e cofur,

edhe për spiunët e ngordhur

Dhe, le të shtrihet gjerë e gjatë aty,

në dy varre,

në sallon-varr,

krahëhapur apo përmbysur apo si “X”,

le të shtrihet sufleri, në mauzole me qefinin e vet

si mumie egjiptiane, si faraon me stringla

të ngazëllehet edhe aty,

si u eksitua me dramën që më dhuroi

 

Ky është shkëmbim publik i dhuratave:

i jap falas gropën time me vargje, hapur

Ia fal edhe mëkatin ndaj meje, ia falë dy dhurata

sepse është shqiptar, si unë

Jo siç ma vodhi ai jetën me ndërsimin e policisë, tinëz!

fshehtas, vesh më vesh, gati i padukshëm...

 

Por, megjithëkëtë, më grabiti ëndrrën, sedrën dhe motivin!

Subscribe to comments feed Comments (2 posted):

Kozeta Zylo on 08/11/2009 00:14:31
avatar
I nderuar Naser,

Vargjet e tua kane nje fuqi te pashtershme emocionale!
Nepermjet konstrateve te fuqishme si tek dy vargjet:..."Te ngazellehet dhe aty, si u eksitua me dramen qe me dhuroi", jane tejet te arrira, tejet artistike. Ato mbartin nje ngarkese te madhe emocionale, ndaj dhe e lexova me nje kenaqesi te vecante.
Ndersa ne vargjet e meposhtme, nepermjet enumeracionit ju keni dhene bukur dhe realisht cfare asgjesohet, oh cfare s'asgjesohet, por vetem shpirtin tend nuk e asgjesojne dot, jo kurre...! Shpirti tend eshte shpirt poeti, artisti, keshtu qe nuk m'u dhimbsen asgjesimet e tjera...si:

Mjeku do t´i asgjësojë aktet e mia

Medikamentet do të hidhen

Do të hidhen teshat në bërllok: zhiletët, furça e dhëmbëve dhe syzat e leximit...

Urime bashkatdhetari im, urime si gjithmone!

Kozeta Zylo, NY
Thumbs Up Thumbs Down
0
Naser Aliu on 08/11/2009 16:06:40
avatar
Pershendetje vllezerore Kozete e nderuar dhe ju flaenderohem perzemersisht per inkurajimin, uroj te keni shendet e fat ne anen tjeter te oeqanit...

sinqerisht
naliu
Thumbs Up Thumbs Down
0
Post your comment comment
Please enter the code you see in the image:
  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0
Newsletter
Email:
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1