Home | LAJME | NJOFTIME | GLOBIN ma bëtë të vogël, Shqipërinë - të MADHE

GLOBIN ma bëtë të vogël, Shqipërinë - të MADHE

image Iliriana Sulkuqi mes loteve per nënën

-Falenderim për ngushëllimet -

GLOBIN ma bëtë të vogël,

Shqipërinë - të MADHE
 
-Falenderim për ngushëllimet -
 
Të shtrenjta mike, simotrat e mia, sivajzat apo sinënat;
Të dashur miq, kolegë, sivëllezërit apo sibijtë e mi;
Të nderuar dhe të mirënjohur bashkëqytetarë, bashkëkombas, bashkëmërgimtarë, bashkëndjerës në malle, dhimbje, shqetësime, gëzime... : - Faleminderit!
Faleminderit nga unë dhe familja ime!
Faleminderit thellësisht nga shpirti, për ngushëllimet tuaja në këto ditë të dhimshme për humbjen e Nënës sime! Gjithë gëzimet e botës, qofshin pranë vatrave tuaja familjare, pranë njerëzve dhe miqve tuaj të shtrenjtë!

Të gjithë JU, që nuk rreshtët së telefonuari;
Të gjithë JU, që "erdhët" pranë "strehëzës" sime internetike me fjalë shpirti, ilaç që s'ka laborator t'i prodhojë për plagë të tilla;
Të gjithë JU, që m'u gjendët ballë për ballë dhe sy më sy, për të më fshirë lotët me fjalët tuaja;
Të gjithë JU, shpërndarë në qindra shtete e qytete të Botës:
-Ma bëtë Globin të Vogël dhe Shqipërinë të Madhe.
Të Madhe sa zemrat e Nënave.
Të Madhe sa Përjetësia e Tyre.
Faleminderit, të gjithëve Ju , o Gëzimndjellës!
... Kur më pyetën njëherë, gjatë një interviste në media, se cilat ishin (sipas mendimit tim), gratë e shquara të botës - jam përgjigjur në sekondë: "Nëna ime".
Sigurisht që unë përgjigjen "Nëna ime" e kisha për secilin nga JU, sepse për secilin nga Ju, "Nëna Ime" është më e mençura e botës, është gruaja më e shquar, është mësuesja e Merituar, e papaguar, nga dita e lindjes derisa...mund të jesh plakur edhe vetë...
Ikja e Nënës , të bën të madh (e), kur të le të mitur. Ikja e Nënës të bën të vockël, kur je i (e ) rritur... Por , duhet pranuar Ikja... , si një shtegëtim drejt Prehjes...( Sa të lodhura paskan qenë nënat!... Sa shumë nevojë kishin të pushonin...!).
Më falni , miqtë e mi, të familjes sime dhe të shpirtit tim! Por, duke ju shkruar këto pak fjalë, doja t'u bëja homazh Nënave të ikura;
Dëshëroj të uroj të gjitha Nënat, që janë njëherësh Nëna për të gjithë miqtë e fëmijëve të tyre :-Gëzofshin fëmijë , nipër dhe mbesa! Jetofshin aq, sa të përcillen me këngë!
....................
Sot , këtu në Brooklyn(NY), papushim ka rënë borë...
Sa fjolla dëbore - aq gëzime paçi nëpër vatrat tuaja familjare, miqtë e mi!
Faleminderit, për të njëmijtën herë, për praninë tuaj të herë pas hershme!
Ua shpërblefsha në gëzime!
Jam dhe do të jem pranë jush edhe në shqetësime (qofshin sa më të vogla)!
JU përqafoj me mall, duke ju qenë mirënjohëse brez pas brezi.
përgjithmonë - Iliriana dhe FAMILJA
Brooklyn, NY, 26 shkurt, 2009

 

Subscribe to comments feed Comments (2 posted):

Fatmir Terziu on 27/02/2010 08:02:24
avatar
Iliriana diti mes loteve, dhimbjes dhe trishtimit te ktheje shpirtin e nje nene per humbjen e nenes, duke mbetur keshtu nje kulture qytetare mes dhjetra miqve qe u ndjene bashkerisht ne humbjen e nenes se saj. Nuk eshte ky thjesht nje falenderim, por nje respekt, nje detyrim qytetar qe kapercen cdo dhimbje, cdo aspekt te lidhur me jeten dhe vdekjen, ardhjen dhe ikjen e njeriut nga kjo bote. Ju faleminderit Juve Iliriana per kete mesazh qytetar, plot jete e kulture. Rrofshin nenat, rrofte emri dhe perkushtimi i tyre ne te gjitha drejtimet!

Mes dhimbjes suaj
Fatmiri
Thumbs Up Thumbs Down
0
Suzana Kuqi on 27/02/2010 19:10:57
avatar
E dashur Iliriana, do te doja te beja me shume per te te qendruar me prane ne keto çaste dhimbjeje kaq te madhe sa siç e shpreh ti, vetja te duket fare e vockel. Te falenderoj une per kete mesazh.
Me dashuri e respekt Suzana
Thumbs Up Thumbs Down
0
Post your comment comment
Please enter the code you see in the image:
  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0
Newsletter
Email:
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1