Home | LAJME | NJOFTIME | 19.4.2010 - ISMAIL KADAREJA në Athinë

19.4.2010 - ISMAIL KADAREJA në Athinë

image Ismail KADARE

Nëpërmjet udhës elektronike, sot mbërriti në Redaksinë e “Pegasit” programi vjetor...

Nëpërmjet udhës elektronike, sot mbërriti në Redaksinë e “Pegasit” programi vjetor i veprimtarive të Forumit më të rëndësishëm kulturor grek, Organizmit “Megaros Muzikis Athinon”, i cili, nën suazën e programit “Megaron Plus”,organizon veprimtaritë më të rëndësishme kulturore-artistike ndërkombëtare, që zhvillohen në Greqi.

Prej listës së gjatë të veprimtarive, veçuam skelën e parë, “Leksione” (Dhialeksis):

-         10.3.2010 - Nobelisti turk Orhan Pamuk

-         22.3.2010 - Matematicieni Markus di Satoi

-         19.4.2010 - Shkrimtari Ismail Kadare

-         13.5. 2010 - Shkrimtari Xhon Banvil

-         2.10.2010 - Poeti Çarls Simik

-         1.12.2010 - Piktori Panajotis Tecis

Siç shihet, shkrimtari i shquar shqiptar, nderi i kulturës dhe i letërsisë shqiptare, Ismail Kadareja, do të gjendet aty nga mesi i prillit në Athinë, në kuadrin e veprimtarive superstiocioze me rrezatim botëror “Megaron Plus”, të njërit prej institucioneve më të rëndësishme kulturore evropiane, “Megaron Muzikis” në Athinë, të cilin e themeloi dhe e drejtoi deri në ditët tona, bosi i masmedias dhe i kulturës greke, Hristos Lambrakis, që u nda nga jeta pak kohë më parë.  

Lidhur me këtë nder të veçantë, që i bëhet kulturës shqiptare, drejtori i Revistës Kulturore dhe Artistike “Pegasi”, që botohet në Athinë në gjuhën shqipe dhe shpërndahet në botën shqipfolëse, komunikoi me Presidentin e Organizmit “Megaron Muzikis Athinon”, zotin Ioannis Manos, i cili bëri këtë deklaratë:

“ Jemi optimistë, ndonëse përjetojmë një kohë krize. Vazhdojmë të përmbushim idealin, që na trashëgoi i përndritshmi Hristos Lambrakis. Ardhja në Athinë e figurave  të tilla të artit dhe kulturës së përbotshme, siç janë Orhan Pamuk dhe Ismail Kadare, dëshmon rëndësinë dhe rrezatimin e kësaj përpjekjeje”.

Me këtë rast, Presidenti i Organizmit, zoti Manos, konfirmoi vazhdimin e bashkëpunimit midis revistës shqipfolëse “Pegasi” dhe institucionit të tij. Kësisoj, “Pegasi” do të programohet në listën e veprimtarive zinxhir të këtij forumi, me takimet dhe intervistat ekskluzive që do t’i akordohen, në suazën e këtij programi. Kështu, pas inetrvistave ekskluzive që realizoi “Pegasi”, në kuadrin e këtij bashkëpunimi me “Megaron Muzikis”, me përfaqësuesit e kulturës botërore, siç ishin ato me Derek Uallkotin, Roberto Beninin, Xheremi Aironsin, me 3 “bestseleristët” më të shquar evropianë, etj., tashmë do të na jipet zyrtarisht mundësia të bashkëbisedojmë me mitin e gjallë të artit dhe kulturës sonë kombëtare, Ismail Kadarenë, posaçërisht për lexuesit e “Pegasit”.

Mirëulexofshim!

GRIGOR JOVANI

drejtor i Revistës Letrare dhe Artistike

“PEGASI

Athinë, 18.2.2010

Subscribe to comments feed Comments (0 posted):

Post your comment comment
Please enter the code you see in the image:
  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0
Newsletter
Email:
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1