Ambasadori Dr. Muhamet Hamiti në mesin e Mërgatës shqiptare në Zelandë të Re
shtrengojne duart kryetari i Komunitetit Ali Hoxha, Hysen Zeqiri, Teuta Kajtazi, Venera Ukëmata, Pajaziti, Agroni, Salihu, Shkëlzeni, Arbëresha, Ismeti, Lavdija, Luljeta, Agimi, Afrimi etj.
Ambasadori i Republikës së Kosovës, Dr. Muhamet Hamiti pasi kish dorëzuar letrat kredenciale Guvernatorit të Përgjithshëm të Zelandës së Re, Sër Anand Satyanad, më 25 shkurt 2010, në Wellington dhe kryrjes së ceremonisë zyrtare të shpalljes së tij ambasador i plotfuqishëm, ai, më 26 shkurt 2010, mbërrini në Auckland, qytetin ku është e përqendruar Mërgata shqiptare. Në aeroportin e qytetit, shqiptarët dolën për ta pritur ambasadorin e parë të shtetit të ri, që përditë e më shumë po lëshon shtat, po rritet e po pranohet prej sheteve, të cilat reflektojnë imazh të mirë në botë, siç është edhe Zelanda e Re. “Është kjo ditë e madhe për ne, njohja e Kosovës nga Zelanda e Re është domethënëse dhe e rëndësishme ... “ më thotë njëri dhe pa përfunduar mendimin, ngutet të jetë në mesin e të parëve për t’i uruar ambasadorit mirëseardhje. Në orën 11:00, ambasadori ishte në mesin e
shqiptarëve. Në hollin e aeroportit, Bleta Jashari, nxënëse e shkëlqyeshme, e veshur bukur, me një buqetë lulesh në duar, e para i dëshiron mirëseardhjen ambasadorit. Të tubuarit, në mesin e tyre komplet familjet: Sefaj, Jashari, Rakovica, Murati, Fusha, Pireva, kryetari i Komunitetit Ali Hoxha, Hysen Zeqiri, Teuta Kajtazi, Venera Ukëmata, Pajaziti, Agroni, Salihu, Shkëlzeni, Arbëresha, Ismeti, Lavdija, Luljeta, Agimi, Afrimi etj. me radhë përshëndesin, shtrëngojnë duart me ambasadorin, urojnë për lidhjet diplomatike të Kosovës me Zelandën e Re, shtetin e paqes dhe drejtësisë, flasin, bëjnë fotografi, gëzohen që mbas kaq shumë luftërash e sakrificash Dardania ia doli të mëvetësohet, t’i ketë ambasadorët e vet. Pas gjysmë ore urimesh e fjalësh të përzemrta, përshkak takimeve zyrtare të caktuara paraprakisht në qytetin e Aucklandit me veturë të stolisur me flamuj shtetëror e kombëtar, ambasadori u nis
drejt qytetit. Në orët e vona të ditës, për nder të ambasadorit, u organizua një mbrëmje e përbashkët, ku pjesëmarrja ishte e madhe. Pas fjalës përshëndetëse të moderatorit të këtij takimi, z. Qemajl Muratit fjalën e mori kryetari i Mërgatës shqiptare në Zelandë të Re, Ali Hoxha. Ai përmbledhtas përshkroi historinë e vendosjes së shqiptarëve në Zelandë të Re. Pastaj në podium u ngjit Ambasadori jorezident i Republikës së Kosovë, Dr. Muhamet Hamiti, i cili foli për zhvillimet në Kosovë, për dy vjetët e pavarësisë së saj, që kanë sjell stabilitet në gjithë rajonin, përkrahjen e Zelandës së Re në anëtarësimin e Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe në Bankën Botërore, në vitin 2008, rëndësinë e njohjeve etj. Me konsideratë të lartë, me fjalët më të mira, vazhdoi ambasadori, për pritjen që iu bë me rastin e dorëzimit të letrave kredenciale në Wellington, për Guvernatorin e
Përgjithshëm të Zelandës së Re, Sër Anand Satyanand, për mërgimtarët shqiptarë këtu dhe gjetiu, që duhet të jenë urë lidhëse mes Kosovës dhe shteteve ku jetojnë etj. Gjatë koktejit, që vazhdoi deri në orët e vonshme të natës, ambasadori buzagaz e pa përtesë, u përshëndet, u fotografua, bisedoi me të gjithë, bash me të gjithë pjesëmarrësit e kësaj mbrëmje të gëzuar, që do të mbetet në kujtesën e Komunitetit shqiptar në Zelandë të Re. Të nesërmen, (27 shkurt 2010) i shoqëruar nga një grup i vogël shqiptarësh me banim në Auckland, z. Hamiti vizitoi monumentet kulturore, që këtu janë të shumta dhe të ruajtura me fanatizëm si dhe zhvillimet e qytetit të bukur të Aucklandit, brigjet e të cilit nga të gjitha anët i lag vala (herë-herë edhe e trazuar) e Paqësorit. Të dielën, më 28 shkurt z. Hamiti e përfundoi vizitën e tij në Zelandë të Re. Në aeroport dolën shumë shqiptaro-zelandez
për t’i uruar rrugë të mbarë ambasadorit.
Sabit Abdyli, Auckland



del.icio.us
Digg
Post your comment