Sections
Doli nga shtypi Antologjia “Eagle`s Voices” [Zërat e Shqipes]
Antologjia përfshin rreth 38 autorë...
Nga Ilir Kalemaj
Këto ditë doli nga shtypi në Londër një antologji e poezisë bashkëkohore shqipe, e cila u editua nën kujdesin e publicistit, poetit dhe studjuesit Fatmir Terziu. Antologjia me
titull ‘Eagle`s Voices” [Zërat e Shqipes], botuar në anglisht, është një përpjekje e parë por e rëndësishme për njohjen e kontributeve letrare të disa prej autorëve më të spikatur të periudhës post-soc-realiste nga një publik
i huaj, konkretisht ai anglez. Sikundër shkruan z. Terziu në parathënien e kësaj antologjie: “media dhe poezia përgjithësisht njihen si pikat nevralgjike dhe aspektet më të rëndësishëm të kulturës së një kombi dhe kultura nga ana tjetër përbën një ndër elementët bazë të identitetit. Një iniciativë kjo vërtetë e lavdërueshme e cila përfshin poetë të konfirmuar nga kritika letrare ndër vite dhe emra të shquar si Xhevair Spahiu apo Fatos Arapi, ashtu sikundër dhe prurje të reja me kontributet e tyre poetike. Shtrirja gjeografike është vërtetë e larmishme duke përfshirë shqiptarë nga të gjitha trevat e Ballkanit, si dhe autorë të diasporës të cilët prej vitesh kanë kontribuar në antologji të ndryshme apo kanë botuar përmbledhje poetike në vendet ku jetojnë dhe punojnë. Gjithashtu është i rëndësishëm të vihet theksi edhe te backgroundi ndër-disiplinar i autorëve të cilët vijnë nga fusha të ndryshme të krijmtarisë (përvec natyrisht poezisë) ku disa kanë spikatur në prozë, të tjerët në publicistikë apo në shkrime të karakterit studimor dhe kritik.Ky vëllim është gjithashtu i rëndësishëm pasi jep një prezantim me idenë e identitetit shqiptar në poezi, memorjes që mbruhet në fushën poetike, kulturës si dimension midis poezisë dhe medias, aspekti i formacioneve të fuqisë që në gjuhën e Foucault janë rregullat e fuqisë dhe materiali që vjen si pasojë e rregullave poetike. Idetë ngjisin, ato që mbrujten në formën e vargut apo të prozës shpesh janë ato që mbeten, pasi proceset e memorizimit, pra të një historie që nuk rrjedh në akse vertikalë, linearë dhe të ngurtësuar, por në rrafsh horizontal, fluid, sikundër dhe vetë identitetet e shumëfishta, janë të përtypshme nga një masë më e gjerë njerëzish dhe krijojnë një qasje më miqësore, më të përtypshme për publikun, në këtë rast atë anglez. Tematika e poezive të përfshira në këtë antologji variojnë nga ato me karakter universal si për shembull poezitë “Migrimi i H5N1” i socilogut të mirënjohur Zyhdi Dervishi apo “Internacional” e Ilir Kalemajt deri te ato me karakter kombëtar si poezia e mirënjohur e Fatos Arapit “Atdheu” apo “Rrënjët” e shkrimtares dhe poetes Vilheme Vranari. Gjithashtu poezi të shkruara nga poetë të diasporës, si ajo “Londër” e Fatmir Terziut apo “New Yorku pa dallendyshe” i poetit dhe botuesit Petraq Risto sjellin flladin dhe aromën e vendeve të largëta ku autorët prej vitesh kanë gjëtur shtëpinë e tyre të dytë. Gjithashtu tematika e trajtuar është e larmishme ku trajtohen simbolikisht tema të tilla universale si dashuria, jeta, vdekja, malli, pavdekësia deri te gjërat e vogla të jetës, si për shembull prerja e flokëve për herë të parë të djalit te berberi sikundër e trajton në një prej poezive të tij shkrimtari dhe poeti i nderuar Faruk Myrtaj. Poetë të tjerë të njohur si për nga volumi ashtu dhe nga larshmëria dhe cilësia e vargjeve të tyre si studjuesi, poeti dhe shkrimtari Sazan Goliku, poeti dhe gazetari kosovar Agim Gjakova, poetja e talentuar Ilirjana Sulkuqi apo profilikja Rozi Theohari e cila ka fituar disa cmime ndërkombëtare në këtë lëmë, janë gjithashtu pjesë e kësaj antologjie e cila shënon një përpjekje të lavdërueshme për prezantimin e poezisë bashkëkohore shqiptare dhe pasqyron një ndërthurje të mencur të vlerave të traditës me risitë postmoderne të vargut dhe stilit. Shpresojmë që përpjekje të tilla për shpërhapjen e vlerave që sendërtojnë identitete mos të jenë shteruese dhe iniciativa e z. Fatmir Terziu të ndiqet nga studjues dhe dashamirës të letërsisë dhe arteve. Janë pikërisht këto që janë dhe ambasadorët tanë më të mirë në prezantimin me publikun e huaj, duke ndjekur traditën e korifejve tanë të letrave tashmë të konfirmuar dhe të njohur ndërkombëtarisht. Antologjia përfshin rreth 38 autorë.
Ilir Kalemaj
PhD Candidate Political Science
MA/ MPhil International Relations/ European Studies
Central European University
Budapest, Hungary



del.icio.us
Digg
Sherif Bllaca
B. Uka
Pergezimet me te mira dhe suksese te metejshme.
Zef Mazi
Ambasador i RSH ne Britanine e Madhe
E çmoj dhe e vlerèsoj kètè punè tè madhe dhe tè vyer,sepse nuk èshtè aq e thjeshrè tè botosh nè gjuhèn angleze. Mes autorève jam edhe unè. Tè faleminderit shqiptar i mirè. Me nderim dhe mirènjohje, tè uroj jetè tè gjatè dhe sukses nè misionin tènd fisnik. Me respekt atdhetar! Vilhelme Haxhiraj
Te falenderoj nga zemra qe ke perfshire disa poezi te mijat ne Antologjine qe ke botuar ne Londer ne gjuhen Anglisht .Je nje punetor i rralle,nje njeri me shpirt te mire,nje shembull se si duhet punuar qe te njihen kudo vlerat
e shqiptareve. Me kete rast i uroj te gjithe bashkautoret e kesaj antologjie poetike. Jam i nderuar qe jam krah jush.
Sami Milloshi
SHBA
Urime iniciusit, kontribuesve dhe autorëve. Udhë të mbarë antologjisë!
Novruz Abilekaj
Fatmir
Dua te pergezoj per vepren madhore,gjigante,qe nxore ne drite keto dite. Linde nje DIELL te pashuar, diell qe do te ndricoj rruget tuaja dhe te gjithe shqipetarve ne mbare Globin. Keto rreze do te flasin hapur per: _gjuhen,kulturen,traditen etj. Po ashtu dua te shtoj se origjinaliteti yt konsiston ne aftesine madhore te cilat shkrihen ne forme te natyrshme, duke mbetur me i afert per lexuesit,duke prire bindshem ne tregun medial gjithekombetar. Ju lumte dhe suksese.
Deshiroj te te falenderoj qe me ke japur mundesien te jem pjese e kesaj Antologjie mahnitse. Perzemersisht te urojn : Abedini & Sadia se bashku me femijet Rina,Bleona dhe Dijedona.
Keto urime gjithashtu shkojn edhe per familjen tuaj, te fala te gjitheve nga ne.
Me shum respekt
Sadia & Abedini
Te faleminderit per mesazhin dhe njekohesisht i bej te fala mikut tuaj dhe falendero ne emer timin. Une besoj se Fjala e lire eshte nje forum qe meriton te konsiderohet kurora e debatit githe-Shqiptare ne diasporen e madhe dhe se une dhe gjithe te tjeret qe shkruajme e kontribuojme mundohemi te vejme dicka ne drite dhe me tej te vazhdojme trajtimin e shume temave qe na preokupjne.
Neve na mbetet qe te falenderojme ty personalisht per hapesiren qe na jep, mundesite qe ke krijuar per te gjithe ne kontribuesit por mbi te gjitha te aplaudojme bashkimin intelektual qe ke bere jo si koncept folklorik por tamam racional dhe modern qe ne shume aspekte po i ndihmon intelektualet te krijojne nje platforme reale kombetare.
Te faleminderit edhe njehere.
Pune te mbare dhe te fala te perzemerta,
Miku i juaj,
Emanueli
Do të doja të shprehja mirësinë time për përkushtimin, sakrificën dhe vlerat që Ju përcillni në dobi të memorjes poetike të autorëve të ndryshëm shqiptarë për tu njohur dhe nga lexuesi i madh anglisht-folës në botë.
Në gjykimin tim, një veprim, një punë e tillë madhore nuk është thjeshtë një humanizëm, por dhe një përballje me vlerat poetike të poezisë në rrugën e saja.
Ju jam mirënjohës!
Arqile Gjata
Kaq mjafton te them per Terziun te cilit Atdheu dhe ne i dhame thuajse asgje dhe ai me talentin punen,sinqeritetin e tij na beri te ndihemi krenare per veten tone dhe i dhe beri per Shqiperine dhe shqiptaret me shume se 10 Ambasadore te marre se bashku. Eshte sakrifice sublime qe kohen tende te ua dhurosh me bujari njerzve te vendit tend dhe Atdheut tend.Kete e ben vec Terziu. Kur ta kuptojme do jete teper vone.
Ndrek Gjini
Post your comment