Sections
Një orë mësimi në një shkollë të mesme amerikane, rreth krijimtarisë së shkrimtares Kozeta Zylo
Botoi gazeta “Illyria”, me 12. I. 2010
Të enjten, më 7 Janar 2010 në shkollen e mesme Susan E. Wagner, në Staten Island, New York u zhvillua një orë mësimi e rregullt rreth krijimtarisë së shkrimtares Këze Kozeta Zylo.
Profesoresha Decker prane kesaj shkolle, kishte marrë leje nga edukimi dhe drejtoria e shkollës për të zhvilluar këtë orë mësimi brenda programit, rreth poetes shqiptaro-amerikane, Kozeta Zylo.
Poezitë e saj u përkthyen në anglisht, spanjisht, kinezisht dhe njëkohësisht u lexuan në shqip. Studentët e mirëpritën me një kënaqësi të veçantë poeten Zylo dhe diskutuan me pasion rreth krijimtarisë së saj.
Ajo prezantoi denjësisht Kombin tonë, Kosovën, letërsine dhe kulturën e lashtë shqiptare. Në këtë orë mësimi kishte mësuës të ftuar, punonjës të administratës, studentë të rrethit letrar të shkollës etj…
Gjithëpërfshirja e studenteve të klasës dhe përkthimet e poezive të saj në gjuhë të ndryshme, e mbushi sallën me emocion dhe kënaqësi. Ata kishin bërë një studim paraprak për këtë poete, studim që udhëhiqej nga profesoresha amerikane, znj.Dekcer e cila ka qenë e ftuar nga Universiteti i Oksfordit, vlerësim që i është bërë për përgatitjen e saj të lartë profesionale. Ajo i komentoi poezitë e saj si poezi delikate, me mendim te thellë dhe art.
Aktiviteti rreth kësaj ore mësimi do të pasqyrohet në gazetën e shkollës, e cila ka rreth 3500 studentë dhe është një ndër shkollat e mira publike të New Yorkut.
Në fund studentët i dhuruan znj.Zylo 26 letra me komentet e tyre përkatëse ne anglisht rreth poezive si: Mjellmat po të vijnë, Monumenti i Lotit, Në gjoksin tim, Në hojëza mjalti, Mirëmëngjes dashuri…
Komenti që bëri më shumë përshtypje ishte rreth poezisë: “Mirënjohje Amerikës”, ku shkruhej: “Kjo poemë eshte një himn për gjithë emigrantët”!
Staten Island, New York, 2010








del.icio.us
Digg
Sekretari i shkrimtareve Vlore
GEZIM LLOJDIA
Ju gjithmone me keni inspiruar me komentet dhe me dashamiresine tuaj qe me sjellin dritherimen e miresise se Jugut. Ne shoqaten tuaj ndjej agimet e premtuara brenda kopshtit te mbushur me trendafila poezie, ndjej arome shpirti krijuesish!
Ju faleminderit dhe mirenjohje te thelle,
Kozeta Zylo
E Nderuara Zj. Kozeta,
Nje shoqeri e civilizuar sic eshte shoqeria amerikane i respecton njerzit dhe induvidualet qe aftesite e tyre intelectuale dhe profesionale i vene ne sherbin
te komunitetit te tyre(shqipetar) dhe ne pergjithesi te shoqerise
Ju e meritoni nje respect te tille dhe komuniteti shqietar ne diaspore dhe ne shqiperi duhet te jete krenar per ty, dhe vepren tende, qe po e ben te njohur emrin e Shqiperise ne Amerike dhe me tej.
Faleminderit shume
Te lumte dhe suksese te metejshme
Imer
Ksenofon M. Dilo
Mè teper se njè profesion èshtè njè mison ky aktivtet qè ndihmon: nè shprehjen e vlerave shqiptare,nè aspektin e zhvillimit tè brèndèshem tè letèrsisè,tè progrsit tè saj artisik artistik,nè perfytyrimin tèrèsor pèr relievin e zhvillimit te letèrsisè shqiptare,tè shoqèrisè shqiptare dhe kultures saj.Dèshmohet kèshtu,shprehja e vetèdijès dhe e bindjes sè thellè pèr vlerèn e madhe tè fjalès shqipe, besimi i shkrimtares Kozeta Zylo,qè dashurinè pèr Atdheun e vendos nè vepra, nè mundèsitè e mèdha dhe tè pashterèshme shprehèse tè shqipes,gjuhès sè njè populli nga mè tè vjetèrit e Eurpès qè, nuk ju ndanè etiketat qè i ngjitnin politikane e shèrbètore tè forcave shoveniste "pa histori,pa kulturè" Le ta ndjejmè deri nè kockè qè ç'do aktivitet qè bejmè, tè jetè zjarri i gjallè i dashurisè pèr ATDHEUN tonè tè shènjtè
U gezova pa mase kur pash fotografite dhe ndjeva nje krenari qe te kam shoqe e te njohe
Faleminderit qe mi dergon dhe me mban ne kontakt me krijimtarin tende.
Edhe nje here suksese.
Mine Pira,
Mine Pira, pedagoge
Janar 2010
Eshte kenaqesi qe lexojme njera-tjetren, sa koicidence e bukur! E cmoj punen tuaj dhe ketu gjej rastin te falenderoj z.Terziun per gazeten elektronike "Fjala e Lire", dhe qe jep mundesine per te lexuar!
Ju uroj nje fundjave te kendshme,
Kozeta Zylo, NY
kzylo@yahoo.com
Le te mesojne ata qe kane sy e veshe nga Kozeta, per te ecur neper rruge te pashkeloura aq guximshem sa dhe kjo shkrimtare - poete me te cilen krenohet shumekush qe i thote vetes shqiptar.
Pergezime, Kozete!
Jorgo TELO shkrimtar
gjirokaster - ALBANIA
Faleminderit per mesazhin e sinqerte dhe teper emocionues qe me percillni per nje veprimtari shqiptare ne zemer te SHBA-ve. Ju jam mirenjohes per shperndarjen e ketij informacioni, pasi te gjithe kemi nevoje te dime mbi vlerat qe perfaqeson geni shqiptar kudo qe jeton e punon ne bote. Nje nga keto vlera paraqitet edhe Keze. Kozeta Zylo, poeteshe shqiptare, qe edhe pse larg memedheut gjen forca e mundesi ti ngeje emrin larte Nenes Shqiperi. Ndonese nuk jam i njohur me vargjet e saj, jam i bindur ne vleresimet qe i kane bere mirenjohesit amerikane, qofte profesoresha Susan E. Vagner, e po keshtu dhe nxenesit e studentet me dedikimet e tyre ne anglisht. Me kete rast, nje pershendetje per poeteshen tone, autorin e publikimit dhe tere dashamiresit ne kete veprimtari shkollore artistike e patriotike, do ta rezervoja ne emer te Frontit Demokratik per Bashkim Kombetar me qender ne Tirane, i cili ndihet i angazhuar ne veprimtarite me karakter patriotik kombetar dhe ne njohjen dhe zhvillimin e vlerave qe perfaqesojne intelektuale te shquar, patriot e punetor ne te mire te shqiptarizmes dhe ceshtjes sone kombetare. Jo vetem ne vargjet e poeteshes shqiptare por dhe ne programin tone edhe ne themi "Mirenjoheje SHBA-ve" qe i jane gjendur dhe me siguri do ti gjenden Kombit Shqiptar ne dite te veshtira.
Duke ju falenderuar sinqerisht qe patet durimin ta lexoni deri ne fund kete mesash emocionues, ju uroj pune te mbare dhe gjithe te mirat personale e familjare.
Ne konsiderate
Dr. Sulejman ABAZI (NESHAJ)
Tirane
Post your comment