Maqedonia me përfaqësues shqiptar në WTM
Asnjë fjalë për kulturën shqiptare në broshurën e Maqedonisë
Fatmir Terziu

EKIPI PERFAQESUES I MAQEDONISE
Bekim Haxhiu nga Departamenti i Turizmit në Ministrinë e Ekonomisë së Maqedonisë, ishte një nga drejtuesit e pavionit të këtij vendi në WTM në Londër. Ai në një bisedë me ne u shpreh se praqitja ishte serioze dhe se ekipi i këtij vendi kishte marë të gjitha masat seriozisht. Në një nga këndet e stendës binin në sy pamjet e Ohrit, Strugës dhe Shën Naumit. Një broshurë me rreth 250 faqe me ngjyra e shpjegime fokusonte resurset e vendit. Hartat, historia, parqet, kishat, muzeumet, arkitektura, shëtitoret, evenimentet dhe hotelet pasqyroheshin në detaj, ndërsa binte në sy në këtë broshurë një farë injorimi të Kulturës së një mase të gjerë të besimit mysliman. Asnjë paraqitje për kultet fetare të këtij besimi. Një pamje tjetër ishte edhe dhënia përparësi datimeve cirilike të Shën Naumit, gjë që bie ndesh me faktin e tij të qenit shqiptar. Kjo broshurë është përgatitur nga Ministria e Ekonomisë dhe asnjë autor nuk është shqiptar në të, ndërsa është redaktuar nga Maja Hristovska dhe përkthye në anglisht nga Viktorija Trajchevska dhe Milena Jonoska. Por për çudi është printuar në një shtypshkronjë shqiptare në atë “Arbëriadesign” të Tetovës.



del.icio.us
Digg
Post your comment