15-vjecarja nga Shqipëria që synoi të bëhej supermodelja e botës
Bisedë në studion e Fadil Berishës me supermodelen Mikaela Brokeri

Zonjusha Mikaela Brokeri nga qyteti i Vlorës, u zgjodh supermodelja shqiptare për vitin 2009. Është vetëm 15 vjeçe, nxënëse e shkollës së mesme “Naim Frasheri”, Vlorë. Ajo ka një të ardhme të shkëlqyer në botën e artit. Në muajin Janar ajo do te shkojë në San Paolo, Brazil e shoqëruar nga fotografi i mirënjohur botëror z.Fadil Berisha dhe nëna e saj Alida për të marrë pjesë në konkursin: “Supermodelja e Botës”. Ne i morëm zonjushes Brokeri këtë intervistë për lexuesit shqiptarë, në studion e z.Fadil Berisha në Manhattan.
Ju jeni supermodelja shqiptare e zgjedhur për vitin 2009, si ndiheni për këtë titull kaq të lartë?
Jam shumë e lumtur dhe krenare që jam unë fituesja e Supermodelja e Shqipërisë për vitin 2009 dhe që do të përfaqësoj vendin tim në një eveniment kaq të rëndësishëm, sic është Supermodelja e Botës, që do të zhvillohet në San Paolo, Brazil në 14 janar 2010.
Ju jeni vetëm 15 vjece, gjimnaziste nga qyteti i bukur bregdetar Vlora e Flamurit, me një trofe të shkëlqyer në dorë. Cila është ëndrra juaj dhe si do ta shfrytëzoni këtë titull për Atdheun tonë?
Endrra ime është që të bëhem një supermodele e famshme, të mbaroj studimet e larta, dhe të jem e plotësuar në cdo aspekt, duke qenë e tillë do të nderoj veten, familjen dhe Atdheun.
Ju do të shkoni në Brazil për të konkuruar si supermodele e botës, cila është ambicia juaj?
Normale që pretendoj që fituesja të jem unë, pse jo! Por edhe në qoftë se kjo nuk ndodh unë përsëri do të vazhdoj të marr pjesë në aktivitete të ndryshme të kësaj fushe.
A ka ndikuar ky aktivitet shumë i ngjeshur tek mësimet në gjimnaz?
Ky aktivitet nuk ka ndikuar tek mësimet, sepse unë që e vogël jam mësuar me ngarkesë më të madhe se bashkëmoshatarët e mi, sepse përveç mësimeve kam studjuar instrument çdo ditë për disa orë.
Luani ndonjë vegël muzikore?
Po, unë luaj piano dhe violinë.
Kur keni filluar të luani?
Piano kam filluar të luaj që në moshën 6-vjeçare, dmth kam 10 vjet, kurse violinën ka pak kohë që e kam filluar.
Cila është mësuesja juaj e pianos?
Mësuesja ime e pianos është mami im Alida Brokeri, e cila ka mbaruar Akademinë e Arteve të Bukura dhe ka një përvojë gati 30 vjeçare në mësimdhënie.
Ju keni marrë me mijëra urime, cili ka qenë urimi që ju ka emocionuar më shumë?
Eshtë e vërtetë që kam marrë shumë urime, por ai që më ka emocionuar më shumë ka qenë i Emina Cunmulaj, një ndër supermodelet shqiptare të botës.
A e quan sakrificë rrugën e bukur, por dhe shumë të veshtirë që ke zgjedhur?
Cdo profesion ka vështirësitë e veta dhe kërkon sakrifica për të realizuar qëllimin që i vë vetes.
Ju jeni në studion e Fadil Berishës, cili ka qenë ndikimim i tij në veshje, në stil, në paraqitje dhe komunikim me publikun?
Përpara se të flas për këto dua të bëj një falënderim të madh për Z.Fadil Berisha, i cili është një njeri me shpirt të madh, shumë i komunikueshëm. Ai më ka mësuar gjithçka që duhet për të qenë një modele. Ndihma e tij është e pazëvendësueshme.
Së fundi, kujt ja kushtoni më shumë këtë sukses, dhe cilët kanë qenë ata që ju kanë inspiruar më shumë?
Këtë sukses unë ja kushtoj familjes time, babit, mamit dhe motrës të cilët më kanë inspiruar dhe sidomos babit tim të mrekullueshëm, i cili nuk m’u nda për asnjë cast që në fillim kur plotësova formularin, gjatë provave, natën e spektaklit dhe në të gjitha rastet ku më është dashur të shkoj për intervista, apo për emisione televizive në Tiranë.
Ju patët një fatkeqësi të madhe në këtë moment kaq të bukur të jetes suaj, humbet njeriun më të dashur babain tuaj që ju ka inspiruar aq shumë, si do t’i përmbushni ëndrrat e tij?
Humbja e babit më bën që të jem më e vendosur në arritjen e qëllimit tim që është njëkohësisht dhe përmbushja e ëndrrave të tij, gjithnjë do të kem shumë parasysh këshillat e tij aq të vlefshme.
Cdo t’ju thoni lexuesve të shumtë?
Lexuesve të shumtë, bashkatdhetarëve tanë dua tju them që të mos pengojne vajzat e tyre, por të lejojnë që bukuria dhe mëncuria e tyre të njihet në të gjithë botën.
Paçi gjithmonë suksese dhe dëgjofshim së shpejti të jesh supermodelja e botës!
Faleminderit për intervistën znj.Zylo dhe ju shpreh mirënjohjen time për punën tuaj të palodhur në media!
Bisedoi Këze Kozeta Zylo
Ps: Fotot jane marre nga z.Fadil Berisha
Manhattan, 2010
Ps: Njoftojme lexuesit se zonjusha Brokeri konkuroi me dinjitet ne angjensine e famshme te modes Ford. Supermodele e botes u zgjodh Katrina Karlina (Latvia), Baltic
Botoi gazeta “Illyria”, më 19 Janar, 2010





del.icio.us
Digg
Me dashuri Vili
Faleminderit per inkurajimin dhe njekohesisht qe me lexon. Do t'ja dergoje dhe Mikaeles urimin tuaj.
Miqesisht,
Kozeta
Ndersa Mikaeles ky vit i sjellte vetem te mira.
Valbona Luta
Une nuk i ktheva pergjigje anonimit, pasi nuk jemi ne kushte te barabarta per te replikuar.
Mikaela eshte nje vajze e persosur, nje punetore e palodhur me orare te caktuara, ndaj dhe ka arritur te jete nje nxenese e shkelqyer me mesime.
Ajo ka ne krah nje nene te zonjen qe do te dine ta perballojne humbjen e njeriut te tyre me te dashur...
Fadil Berisha, fotografi boteror po ben nje pune te persosur me artin dhe reklamimin e bukurise shqiptare ne bote.
Edhe njehere faleminderit Valbona dhe te uroj suksese te metejshme ne krijimtari.
Kozeta Zylo, NY
kzylo@yahoo.com
Me sa kuptohet Zoti ju ka sjelle ne kete bote per te qene katalizator i shume shpirtrave njerezore...
drejt gjithesise se kalter.
Websiti "Fjala e Lire" duket sikur eshte kthyer ne nje drite per te ndricuar krijuesit, qe ose u mbyten nga gazi helmues i sistemit, ose pranuan heshtjen...!
Shume krijime qe ju botoni here pas here, jane vertete lajmetare te nje pranevere tjeter...qe cuditerisht se c'me jep nje ndjesi ndryshe, qe mbytem, mbytem mes loteve te yjeve te fshehura nga rete e dendura.
Misioni qe keni ndermarre shkund pluhurin nga ninezat e syve, heq borezimin nga kopshtet me trendafila qe i kane prone vetem krijuesit, dhe ju miresisht jua dhuroni lexuesve nepermjet "Fjales se Lire"...Fjales dikur te dhunuar...
Le te kthehet ky website ne nje banese zogjsh, ku cicerijne poetet ne skena me drite qiellore dhe te heqin perdet e mjegullta qe i rrine si tapet tokes...
Paci gjithmone suksese,
Keze Kozeta Zylo, New York
Faleminderit pet materialin interesant qe me keni percjelle. E lexova menjehere dhe nuk befasohem per yje te tille qe dalin nga barku i ketij kombi paqesor e fisnik. Zonjusha Mikaela Brokeri shkelqen ne fotografine e intervistes, si yll drite qe na mbush te gjitheve shpirtin me shpresen e madhe, se ky brez te rinjsh te talentuar, te mencur, fisnik nga shpirti dhe teper vital per ndjenjat qe ushqejne per nderin e vendit te tyre Shqiperi, jane po keta qe do te marrin ne dore te ardhmen e vendit te shqiponjave per t'i dhene atij me shume dinjitet. E them kete e nderuara Keze Kozeta Zylo, pasi ketu ne Republiken e Shqiperise ende jemi te trishtuar kundrejt nje situate, qe nuk ben gje tjeter, vecse cdo dite me diktatin dhe nostalgjine e se kaluares ne shpirt, perpiqen te venitin keto vlera te mrekullueshme, te cilet me talentin dhe zotesine e tyre po sfidojne mentalitetin bizantin dhe po tentojne kudo te cajne Boten dhe te ngrene larte emrin e Shqiperise. Zonjusha Brokeri eshte nga qyteti im i lindjes, Vlora, te cilin une e adhuroj, sepse atje kam kaluar femijerine time. Kjo me ben ta pergezoj shumfish zonjushen e talentuar, duke i uruar mbaresi e suksese ne jeten e saj te re.
Fotografia qe me keni derguar me jep edhe nje kenaqesi tjeter. Para disa ditesh kam percjelle nje urim edhe per Ju zonje e nderuar, pa ju njohur. Me vjen mire qe ju shoh ne foto, ashtu, ne krah te nje vajze te re, sepse me krijimet tuaja si poeteshe, jam i bindur se edhe ju keni nje shpirt te lire dhe te ri ne moshe, i cili nga vargjet e poezise nuk do te plaket kurre. Te falenderoj perzemersisht.
Gjej rastin nepermjet komunikimit me Ju, ti percillni edhe zotit Fadil Berisha pershendetjet dhe pergezimet e mia, per punen qe ka bere me zonjushen e talentuar. Aty ne Manhatan besoj se ka shume pjeseza te Shqiperise sone. Zoti ne kete periudhe na ka shperndare ne te gjithe Boten, ndoshta me nje mision fisnik kombetar, dhe besoj se nje dite edhe do te na mbledhe ne token tone te Shenjte per t'i dhene me shume drite Shqiperise.
Kam perballe fotografine tuaj. Po ngre syte me mirenjohje, duke ju pershendetur te treve, sikur t'u kisha prane, duke ju uruar nga zemra nxehtesisht, per nje jete te lumtur e me pune shume, per te miren e familjeve Tuaja dhe te Vendit te Shqiponjave.
Faleminderit qe patet durimin te me lexoni deri ne fund
TUNG
Dr. Sulejman ABAZI Tirane
Zonjusha Mikaela Brokeri meriton te fitoje cmime dhe dekorata per bukurine e saj. Por, pervec dhuratave te trupit, ajo meriton cmime dhe per inteligjencen e saj. Ne intervisten tuaj, ajo foli me mencurine e nje zonje te pjekur. Bravo!
Prof. Peter Prifti
California
Dhe pse jo zoti e bekoft Shqiperine e shqipetaret.
Amen
Mehill Velaj dhe Binakja,Simoni,Noli,Linda,Furtuna dhe Aulona
Stamford CT.SHBA
Post your comment