Home | REPORTAZHE | VEPRIMTARI E PËRBASHKËT E ‘SHPRESA PROGRAMME’ DHE SHOQATËS ‘BESA’

VEPRIMTARI E PËRBASHKËT E ‘SHPRESA PROGRAMME’ DHE SHOQATËS ‘BESA’

image Manifestimi

RREGJISTRO GJUHËN SHQIPE SI GCSE

VEPRIMTARI E PËRBASHKËT E ‘SHPRESA PROGRAMME’ DHE SHOQATËS ‘BESA’

RREGJISTRO GJUHËN SHQIPE SI GCSE

Evis Bodlli

Pavarësia e Kosovës, kjo ëndërr e bërë realitet vetëm dy vjet më parë, mbush zemrat e gjithë shqiptarëve  kudo që ndodhen me gëzim e hare. Kudo festohet  ashtu edhe në Londrën  lindore. Në Stratford Circus Shpresa Programme organizoi në  bashkëpunim me grupin Besa një koncert të mrekullueshëm, që foli vetëm shqip, që këndoi  dhe vallëzoi shqip, që recitoi me passion poezitë shqiptare dhe përçoi sukseset e arritura ne levizjen e tyre.

Një sallë e mbushur plot e përplot me prindër dhe fëmijë, të ftuar nderi ku mes tyre ishin Sekretari i parë i Ambasadës së Kosovës  në Mbretërinë e bashkuar Arion Krasniqi. Kryeredaktori i gazetës Albanian Mail, Fatmir Terziu, Sherif Bllaca  nga forumi i shoqatave shqipëtare në Angli, Tallat Pllana nga Bashkesia e shoqatave Faik Konica, Alketa  Gogo dhe Aureli nga “Albanian Union-Mother Tereza” Brent, Liljana Hoxha, Sadie Kryeziu dhe Abedin Bejdullahu nga “Mother Tereza- Albanian Union” si edhe  Tefta Radovicka  mësuese  e njohur e gjuhës shqipe, Mary McCormack evaluator. Me dhjetra organizata të tjera dhe individe  që nuk mundën të merrnin pjesë  dërguan emaile urimi si Stephen Tim Mp, John Groagan , Mp  dhe kryetar i All Albanian party for Albania  dhe Kosova, Mp Lyn Brown.

Flamuri i kuq  që dekoronte skenën me një emblemë shumë simbolike  ku në mes të shqiponjës  ishte futur  flamuri I Kosovës,  parulla e pikturuar me urimin “ Gëzuar festën e pavarësisë së Kosovës “ dhe  salla  e mbushur me flamuj kuq e zi dhe flamuj të Kosovës  të vendosur   me shumë kujdes  në të gjithë sallën nga prindërit dhe të rinjtë që merrnin pjesë  në këtë koncert dhe salla e dekoruar me shumë shije të bënte të ndjeheshe  si në vendlindje, cdo gjë fliste  për  një festë speciale, për një pregatitje të madhe, në back stage  dëgjoheshin zërat e fëmijëve që pregatiteshin për këtë concert që premtonte shumë.

Koncerti u hap me një video të shkurtër  që i bëri zemrat e pjesmarrësve të rrihnin fort dhe ndjenin emocionet e festës  dhe mallëngjim.Ndërthurja e filmit Nëntori I Dytë dhe  fotogarifitë e marra gjatë festimeve  në ditën e  shpalljes së pavarësisë dhe këngës Është Kosova është Shqipëria dhe Flamurit masiv të Kosovës  përgatitur nga Aida Muca dhe Deni  I cili valvitej këndshëm në ritmin e muzikës dhe lëkundjeve të duarve të fëmijëve që e mbanin, bënë që duartrokitjet të ndiznin sallën  .

“Kjo është e mrekullueshme “dëgjoheshin përshpëritjet në sallë.

Më pas Himni i flamurit i kënduar live nga Faton Bakolli bëri të gjithë pjesëmarrësit  të ngriheshin dhe të këndonin fuqishëm.

Ishte zëri i një këngëtari të talentuar  dhe njëkohësihst i babait   shkëlqyer që i sjell regullisht vajzat tek klasat e mësimit të gjuhës shqipe në Barking.

Dhe më pas nxënësja e shkollës së Mayfield,  Ana Bardhi  recitoi  në mënyrë të përkryer monologun “Jam Shqiptar paj kosovar”, një monolog prej 7 minutash të recituar me ndjenjë, pasion  dhe forcë  që edhe fëmijët që jetojnë në Shqipëri apo Kosovë do t’ja kishin zili.

Tefta Radovicka u shpreh “kjo është me të vërtetë e pabesueshme, e mrekullueshme  , iu lumtë”

Dhe më pas grupi I valleve të Shpresës solli vallen e flamurit ku u shpalosën flamujt kuq e zi dhe  flamujt e Kosovës.

Vitin e kaluar prezantimet  u bënë në anglisht, por patëm shumë kritika  “pse prezantimet nuk janë në shqip” Këtë vit u punua shumë që prezantimet të bëheshin në shqip.Për prezantuesit e këtij koncerti  ishte pak e vështirë por jo e pamundur , dhe ato ia dolën me sukses .

Rrjedhshmëri intonacioni  dhe eleganca i karakterizoi të pestë prezantuesit. Elsa Hajdarmataj,Verona Sadiku, Adi Bardhaj ,Aida Marku, Emma Qerkezi dhe Jeta Ternava që në fund të koncertit të gjithë i përgëzonin për ato emocione dhe atë prezantim të mrekullueshëm.

Më pas z. Arion Krasniqi Secretar i Ambasadës së Kosoves  mbajti fjalën e rastit dhe përshëndeti në emër të Ambasadorit të Kosovës Doktor Muhamet Hamiti I cili ndodhej me punë në Irlandë. Grupi  valleve Besa dhe grupi i valleve  të Shpresës i sollën valle të mrekullueshme, valltarët e të dy grupeve kërcenin me pasion , me dashuri , me ndjenjë. Ritmi i tyre ngriti peshë  zemrat e të gjithë pjesmarrësve , dhe duartrokitjet shoqëronin ato gjatë gjithë kohës. “Sa bukur në mes të Londrës këto femijë dhe të rinj  që shumica prej tyre janë lindur e rritur këtu e kërcejnë me kaq pasion dhe ndjenjë vallen tonë popullore”  - u shpreh çifti  I vjetër Hima , -  “me të vërtetë ju lumtë”. “Ky është një bashkëpunim mes organizatash ,kolegësh por tashmë edhe mes miqsh shumë të mirë që ka filluar nga Dita e Verës  dhe  vazhdon për më shumë se 3 vjet me organizatën Besa  - thotë Luljeta – është një bashkëpunim i dyanshëm I cili besoj se do të vazhdojë gjatë.  Dy organizata që punojnë sikur të ishte një :-me femijë dhe të rinj të edukuar, patriotë dhe të talentuar nuk mundej të ndodhte ndryshe – ky ishte një sukses. Skecet e shkurtra me motive patriotike  të drejtuar nga  prindërit Aida Muca dhe Arta Reci u performuan me shumë  mjeshtëri, konfidencë  nga  Ilda Kastrati ,Medina Reci,Ilda Krasniqi ,Egzon kabashi dhe Elsa   si dhe monologu ‘’toka që nuk falet’’ i interpretuar nga Xhoni Braka do ti përlotë spektatorët. ‘’Eh sa bukur flasin shqip dhe sa me ndjenjë e recitojnë poezinë shqipe’’ do të dëgjoheshin komentet e prindërve  në sallë. Vjershat e pregatitura nga mësueset e talentuara  Saime Dushku, Evis Sukaj, dhe Vera Pulaj me ndihmën e prindërve   të recituara me një gjuhë shqipe  te pastër  dhe rrjedhshëm ,plot intonacion  nga Ana,Aida,Ema,Jeta,Sonila,Leona,Besa,Mirsada,Elsa, Medina, Besarta, Besforta, Blina, Fjona, Franceska, Elisa, Emily, Sonila, Egzon, Sadmir, Eri, Adi dhe Albjon Kadria  sollën  emocione , ndjenjë, dashuri, respect për të rënët, dëshmorët, heronjtë , dashuri për mëmëdheun, dhe  mallëngjyen të gjithë të pranishmit. Të ftuarit e nderit  Eliza dhe nëna e saj Mirdita  sollën ritmet e këngës  popullore ‘’ gjuha shqipe ‘’ dhe u duartrokitën fuqishëm nga të pranishmit në sallë. Ato ishin të mrekullueshme  dhe një shëmbull i mirë për të gjithë prindërit që të bëjnë sa më shumë aktivitete të përbashkëta me fëmijët e tyre.

Cfarë e bën këtë event të vecantë është se ishin vetë të rinjtë dhe  të rejat  që e dëshëronin këtë koncert , ishin ata që  sponsorizuan atë nëpërmjet  cmimeve që ata kishin fituar. Fituesit  Jack Pethecy award të cilët janë Marsel Durgaj,Brixhilda Berisha ,Adi Bardhaj ,Elsa Hajdarmataj dhe Dajana Ajazi të  cilët vendosën që lekët e tyre të shkojnë për organizimin këtij  koncerti të cilën e quajtën ‘Our dream show 2’ ose ‘Koncerti i ëndërrave tona’ Pas këtij koncerti më tepër se  30 nga pjesëmarësit u nisën për në evaluation të këtij aktiviteti  i cili u facitlitua nga Mary McCormack. ‘’Jam e shokuar  - tha ajo-këta fëmijë janë të mrekullueshëm, janë konfidentë dhe shprehin veten në mënyrë të përsosur, dhe e dinë qartë se cfarë ata kanë përfituar nga pjesmarrja në këto aktivitete që organizon Shpresa’’

Pyetëm Co-ordinatoren e projektit të fëmijëve   

 Flutura Shega “ jam e mrekulluar, ishte një aktivitet  për të cilët fëmijët  të ndihmuar nga pindërit e tyre dhe mësueset kanë punuar me javë të tëra.Nga viti në vit ato  përmirësohen, dhe përkushtimi i fëmijëve rritet, krenaria që ata kanë që janë shqiptarë shpaloset qartë , në mënyrën se si ata flasin , studiojnë, mësojnë , kritikojnë dhe japin ide se si mund të përmirësohet puna, ata punojnë shumë mirë kolektivisht dhe ndihmojnë njëri- tjetrin.

Mos të harrojmë se vetëm pak vite më parë  disa prej këtyre fëmijëve  nuk donin madje edhe të vinin në klasat e mësimit të gjuhës shqipe apo të thonin që janë shqiptarë, kurse sot  ata janë kofidentë, janë krenarë që janë shqiptarë , cojnë kulturën  shqiptare nëpër shkolla, dhe komunitete lokale, ata kanë performuar në skenë profesionale dhe takuar policy makers, kanë filluar të ngrenë zërin edhe për ata që kanë probleme si psh për ata që janë në Detetion centre. Jane keta te rinj qe po punojn eme mish e me shpirt qe te arrijne te rregjistrojne gjuhen shqipe si GCSE, ata kane trokitur kudo kane takuar shume njerez dhe shume njerez qe po i ndihmojne qe t’a arrijne kete qellim si ministrin e arsimit , Stephen Timms, Telco. Unë jam krenare për këtë , për këtë ndërgjegjësim  të përdoruesve tanë, për këtë marrëdhënie  që ne si organizatë  kemi ndërtuar me familjet shqiptare që përdorin shërbimet  që ofron Shpresa Programme. Është e vërtetë që gjithmonë ka vend për përmirësim dhe Shpresa Programme është e gatshme të dëgjojë vërejtjet apo kritikat e shëndosha dhe të bëjë të pamundurën  për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve që ne ofrojmë. Ne nuk jemi për fjalime pompoze, lëmë që puna të flasë vetë dhe të rinjtë të shprehen lirshëm. Menjëherë  ka filluar puna për aktivitetin tjetër ‘Albanian summer day ‘ ose ‘Dita e Verës’, Refugee week etc ‘’

Luljeta Nuzi  u shpreh pas këtij koncerti

“ ishte një bashkëpunim I frytshëm me organizatën Besa, ishte një program që na dha shumë emocione, ishte  e mrekullueshme. Jam e sigurtë  që këta fëmijë  dhe të rinj do të kenë një të ardhme të ndritur , Shpresa tashmë po punon për të rritur cilësinë, ajo është në gjendje të ndimojë  organizata të tjera , modeli ynë i punës po përqafohet nga një numër organizatash lokale. Por për të arritur këtë na është dashur të punojmë shumë, të provojmë që ky model pune është i sukseshëm,  kemi pasur një bord drejtues të mrekullueshëm, një staf të dedikuar dhe krijues , vullnetarë aktiv, femijë ,të rinj të reja , prindër të mrekullueshëm dhe dashamirës. Shumë veta thonë – ‘’ është e vështirë të punosh me shqiptarë’’  - por unë them është kënaqësi të punosh me komunitetin tënd, është kënaqësi t’iu ofrosh atyre shërbimet për të cilat ata kanë nevojë, dhe  shërbime cilësore. Ashtu sic  thashë pak më sipër  Shpresa tashmë po punon të rrisë cilësinë e punës së saj, kjo është arsyeja që ne po punojmë në mënyrë që të marrim nivelin e dytë të PQASSO  që është sistem i cili garanton që  cilësia e shërbimeve të jetë maximale, menaxhim cilësor në 12 zona të ndryshme, në vitin 2005 ne kaluam nivelin 1. Gjithashtu  pasi morëm nivelin BRONZE  LEVEL për Supplementary  school po punojmë   të marrim   këtë  vit Distigushem level. Te dyja këto  do të  bëjnë të mundur  dhe do të sigurojnë që Shpresa do të ketë një të ardhme akoma më të sukseshme. Sic tha the Adi në përfundim të koncertit po themi dhe ne në mbyllje të këtij shkrimi. Mirë u takofshim në aktivitete të tjera.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted):

Post your comment comment
Please enter the code you see in the image:
  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
0
Newsletter
Email:
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1