
Bujar Plloshtani
Poet, hulumtues dhe filozof shqiptar me dhunti te ndryshme krijuese. Nje nga zerat e rrinj ne fushen e filozofise. Në vitin 2002 nisi studimet për Drejtësi në Universitetin e Europës Juglindore në Tetovë, ndërkohë është tërësisht i tërhequr pas poezisë dhe filozofisë.
Nëntor-Dhjetor 2005 publikon librin e parë me poezi: "Heshtja e poetit".
Në Dhjetor 2005, si anëtar i Lidhjes se Shkrimtareve Shqiptarë të Maqedonisë, viziton Goethe Haus & Goethe Museum & Ekspozitën Friedrich Schiller në Frankfurt/Main.
Më 23 Shtator 2006 merr pjesë në manifestimin letrar "Portiku poetik" të Dibrës.
Më 27 Nëntor 2006 reciton në një Orë letrare poezinë "Perëndimi i shpirtit" kushtuar ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.
Më 22 e 23 Qershor 2007, në bashkëpunim me Bashkinë e Rrethit të Sarandës, organizon dhe drejton edicionin e parë të manifestimit letrar mbarëkombëtar "Saranda- muza e poezisë" në Sarandë.
Në Tetor 2007 themelon Shoqatën e artistëve "Pushkin" dhe zgjedhet kryetar i saj.
Më 10 Nëntor 2007 merr pjesë në Netët poetike "Takime nën Rrap", të organizuar në Shkup. I jepet çmimi "Për vepër erotike" botuar brenda dy takimeve.
Në Nëntor të po atij viti i publikohet libri poetik "Nga regjia e shpirtit".
Po në Nëntor 2007, Shoqata e artistëve "Pushkin" organizon dhe drejton edicionin e parë të manifestimit letrar "Poezia, art i fjalës".
2008: Boton librin me poezi të zgjedhura nga autorë të botës: "Perla e poezisë botërore".
Në Gusht 2009, boton librin me letra filozofike me titull “Mbi arsyen e mendimit”.