Home | ARKIVA | ME DINJITETIN E SHQIPTAREVE NUK MUND TE LUHET

ME DINJITETIN E SHQIPTAREVE NUK MUND TE LUHET

image FIQRI SHAHINLLARI

Duke biseduar me bankierin Shyqyri Fejzo

 Me zotin Shyqyri Fejzo,me te cilin kishim  vite pa u takuar,u cmallem kete vere ne Shqiperi ,ne qytetin e Korces.Ne nje lokal luksoz,nen hijen e manave te Boboshtices,ku shkuam te drekonim,Shyqyriun,ekonomistin financier te talentuar,ish drejtor ne Banken e Shtetit te rrethit te Gramshit,autorin e disa librave , tregimeve humoristike dhe skeceve ku stigmatizohen dukurite negative te sistemit qe kaluam po edhe te diteve te sotme,ja ku e kam perseri perpara si dikur kur punoja ne gazette,ashtu te qeshur e plot humor,skrupuloz dhe argumentues ne bisede. Ai tani punon ne nje Agjenci per Trajtimin e Kredive ne Qarkun e Korces,me po ate passion e devotshmeri sic ka punuar edhe diku.  Biseduam per punen e tanishme te tij,per femijet e familjet tona,shoket dhe koleget. I tregova edhe une per jeten e tanishme qe bej ne Amerike,por nuk di pse me terhoqi shume biseda mbi Emigracionin,kembengulja e tij per te sfiduar jo vetem veshtiresite e punes se lodheshme fizike,por sidomos perballimi me kurajo i perbuzjeve nga te tjeret,perpjekja per te ruajtur   dinjitetin e shqiptarit,jo me fjale e me te rrahur gjoksin,por me pune,me vepra,me fakte.. Ne pergjigje te pyetjes sime per kohen qe mbeti pa pune nga fillimi i viteve 90’ai gati me shtangu me pergjigjen:”Nuk u pezmatova shume.Nuk isha i vetmi,ishin qindra specialiste dhe profesioniste te zote te fushave te ndryshme qe mbeten pa pune.I thashe vetes:”Shyqo!Ke dy duar me dhjete gishtrinj,sakat nga kembet nuk je,mendjen e ke ne  vend,eksperiencen  po e po,atehere hajt pra perballoje jeten dhe mere ate sic te erdhi…” Dhe ja,keshtu,biseda rrodhi natyrshem,me kete njeri stoik qe e sheh realitetin ne sy,pa u trembur.

-Pa he,me trego,si veprove ne fillim?-e pyes.

-Si te gjithe emigrantet(qesh)Kur me dhane librezen e punes me shenimin qe  tani e dine te gjithe se qe pothuajse e njejte per te gjithe ata qe largoheshin nga puna, edhe une, si shume te tjere, mora rrugen e mergimit. Punova mbi pese vjet ne Peloponez te Greqise.

-Me siguri,impresionet e para,si me thene ato empiriket,te kane mbetur ne mendje,sidomos kur ke shkuar ne vendin historik ,sic eshte Peloponezi,apo jo.

-Po. Natyrisht .Peloponezi eshte   vendi kur dikur, ne lashtesi, kane punuar, luftuar e jetuar spartanet. Qyteti ku punoja,Kallavrita, ishte rreth 800 metro mbi nivelin e detit dhe, qe aty kryqezoheshin mjaft probleme te historise dhe lashtesise. Prane ishte stadiumi i madh i lojnave te lashtesise, ku ndizen pishtaret e lojnave olimpike, Pirgosi. Ne ato lugina kane luftuar spartanet me Leonidhen e tyre legjendar. Prej aty u nisen ata per ne Termopile per te mbetur te pavdekshem.

-Qenke kenaqur,pse s’thua?-e pyeta dhe vazhdova:Une ne Maj te ketej viti isha ne Athine dhe ne Selanik pasi kam motrat aty me gjith familje.Punojne si te gjithe emigrantet.Gati cdo dite ne Selanik, kalonja nga sheshi i Aristotelit ku ndodhet edhe statuja e ketij filozofi te madh me te cilen  s’ngopesha duke e soditur,kalonja edhe nga statuja e Aleksandrit te Madh,nga germimet arkeologjike te Selanikut.Po keshtu,ne Akropol te Athines,vec vlerave te tjera te padiskutueshme qe ka  aty, me bene pershtypje edhe guret e shkalleve  qe ishin ngrene nga ferkimi me kembet e vizitoreve.

-Eh,kenaqesi zeza,thuaj-ma ktheu pergjigjen e pyetjes qe bera-. Ne emigranteve pak kohe, ose aspak na mbetej te meditonim, te pyesnim apo te studjonim per ceshtje qe i takojne Historise dhe Turizmit.  Ne kishim ardhur per pune dhe ate do te shikonim si kryesore. E verteta eshte se greket ne fillim na priten shume mire.Po ashtu na dhane pune, ushqim e gjitheshka per nje jete normale ne ato kushte qe na u krijuan. Megjitheate, me dukej se ekzistonte nje vello misterioze dhe nje paragjykim per ne shqiptaret. Fjalet: “allvanoz”, “allvani”, sa vinte dhe po merrnin karakterin e percmimit,peruljes, per te mos thene me tej, te fyerjes. Greket besojne ne menyre fanatike median dhe gjitheshka qe thuhej ne TV, ne gazeta  e kudo per ne shqiptaret. U dukej absolute, e mireqene.

 

-Pse,xhanem?

 

-Nuk e di,ndoshta eshte fiksim te disa.

 

-Duke perifrazuar Erich Fromm-in,kete dukuri te disa greke,do ta quaja patologji fiksimi-vazhdova une-dhe si e tille eshte ne konflikt me aresyen dhe objektivitetin.Gjykimi i cunguar nga nje patollogji e tille,edhe mund te kaperxehet kur eshte fjala per perpjekjet per te poshteruar nje apo dy persona,por kur objekti i ketij poshterimi behet familja,rraca,feja apo edhe nje komb i tere,kjo te con ne perfundime te gabuara,sikur i “huaji”eshte nje “barbar”dhe duhet fyer,tallur,e merzitur.

 

-Natyrisht-ma kthen Shyqyriu-por emigranti duhet te luftoje qe ne pune e siper te shpalose vlerat e verteta te shqiptarit:zgjuaresine,punedashesine,ndershmerine,kulturen,arsimimin,besnikerine,mikpritjen.Pastaj,pala tjeter,le te shohe me syte e vet se si eshte ne realitet e verteta.

 

-Ne Amerike,i dashur Shyqyri-i them-mund ta ndjesh vete ,si me thene,krizen e identitetit,sidomos kur je pa pune e pa gjuhen angleze.Te duket sikur pesha jote e gravitacionit eshte zero ne  rraste te vecanta,por kurrsesi nuk ndjen as shenjen me te vogel te perbuzjes apo te  fyerjes nga vendasit.Perkundrazi,i cdo moshe,seksi,gjinie,etniteti,rrace qofsh, ti do te ndjesh kudo e kurdohere rrespekt e miresjellje.Dhe kjo ka shpjegimin e vet ne Ameriken e madhe,pa fund,pasi eshte nje vend emigrantesh, ku punohet shume.Po ,ne Greqi,ndoshta edhe ne disa vende te tjera te Europes,si ndjehet,si manifestohet ndjenja e perbuzjes ndaj shqiptareve.

 

-Oh,fare lehte,e ve re dhe e ndjen qe atje tutje ,si i thone fjales. Per rreth pese vjet, sa qendrova ne Greqi, mund te tregoj shume ndodhi, por  do ndalem ne nje apo dy  raste , ku me dukej se poshtrimi qe donin te me benin nuk ishte i vogel. Une punoja ne nje kompleks per rritjen e kafsheve. Pronari Kristo, ne pergjithesi ishte njeri i mire, dinamik, por ndjenjen e nenvleftesimit te shqiptarit e kishte ne maje te gjuhes,nuk e di sepse.Une,vec punes se perditeshme,per ta patur mire me pronarin por edhe per Hobi, perdorja dhe nje Agrotiko te vjeter”Datsun” me benzene, per nevoja te kompleksit apo per shperndarjen e  ushqimeve te  kafsheve. Kudo i isha pergjigjur per punen.Ne shume raste kisha bere edhe nderhyrje ne sistemin e ushqimit te makines (karburatorin), ne sistemin elektrik etj, te cilat pronari shpesh per t’i riparuar detyrohej te shkonte  ne servise, ndaj cuditej se si arrija te ndreqnja difektet. Me pas ai mori ne pune edhe nje emigrant tjeter nga nje vend i Ballkanit qe nuk po e permend. Ky,emigranti i porsa ardhur, jo vetem nuk i bente keto pune, por shpesh e merrte pa leje makinen dhe naten shkonte ne qytet.Ne  nje prej ketyre rasteve, ai u rrezua ne nje ferre te madhe duke demtuar mjaft makinen,aq sa   kur e nxuarem prej andej nuk e njohem fare nga demtimet.

 

-Me fal qe te nderpres,Shyqo,ty te erdhi keq se u demtuan edhe ato pjese qe i kishe riparuar vete,apo si?E them kete se tek po me tregon kete fakt,mendja me “fluturoi”10 vjet me pere kur ne nje interviste qe i bera shqiptaro-amerikanit Prof.Dr.Spiro Telit,ai ne nje moment,kur me tregonte per ndjenjen e punes,per autoritetin profesional, me solli nje rrast te tille:”Kur isha me sherbim ne Japoni,pas pune po ktheheshim ne Hotel.Jashte binte shi si purteke.Makines nuk po i punonin fshiresat e xhameve.Perballe ,ne krahun tjeter,makinat shkonin lume.Njera prej tyre qendroi dhe njeriu qe doli prej saj,me cader ne dore, na beri shenje qe te ndalonim.Nuk po kuptonim se c’po ndodhte.Personi qe zbriti nga makina tjeter,shpejt e shpejt,me veglat ne duar,rregulloi fshireset e xhamave te makines sone dhe na tha”Une punoj ne ate Uzine ku eshte prodhuar kjo makine.Nuk mund t’a duroj dot difektin qe ka pesuar makina qe kini ju ne perdorim,por qe eshte prodhuar nga une me shoket e mij”E falenderuam ate dhe nxorrem edhe nje mesim me teper per vete...”Keqardhja jote per makinen qe demtoi kolegu juaj jo shqiptar ,ka te beje edhe me kete fakt qe sapo thashe?-nderhyra duke bere shaka.

 

-Megjithese shembulli eshte kaq domethenes, qe tregon per ndjenjen dhe pergjegjesine qe duhet te kete njeriu ndaj punes,rrasti me mua nuk eshte ekzaktesisht ashtu –pergjigjet ai po me shaka-,sepse une nuk isha punonjes i Uzines ku ish prodhuar makina e pronar Kristos, por mua me beri pershtypje te madhe sepse per rrastin  e per emigrantin ne fjale, Kristoja nuk foli kurre keq, deri sa me ne fund ai ja vodhi makinen dhe u zhduk fare!?.Kurse me ne shqiptaret grricej kot se koti. “I degjove lajmet?-me tha nje dite- Kishin vjedhur banken e Athines dhe dyshohet per nje shqiptar”. Pas dy- tre ditesh lajmet thane se nuk ishte shqiptar, po grek dhe ishte identifikuar me kamerat e bankes. Por lajmi per shqiptarin fantazme qe i mbeti faji, asnjehere nuk u pergenjeshtrua. Pyetjes sime ironike  se “ A ka me hajdute greke qe kur erdhen shqiptaret?”, ai kurre nuk i u pergjigj. Po ashtu, ne morine e puneve,sa here ne shqiptaret  kryenim procese te veshtira, qe donin kualifikim  te vecante, i kalonin ne heshtje, pa u dhene rendesi. Keshtu benin me gurgedhendesin e talentuar nga Korca, Thanasin; me Petron, shofer shume i afte nga Gramshi; me Rimin djale i ri i talentuar nga Mallakastra.

 

    -Ne rraste te tilla brengosjeje,njeriu ka nevoje te kete sa me shume lidhje me bashkeatdhetare,me vendlindjen,me shoke e miq te afert per te “qare”ndonje hall apo per te shkembyer ndonje informacion.Ju si i realizonit keto deshira?

 

-Po,natyrisht qe ka nevoje.Mirepo e keqja ishte sepse ne vitet 93- 94 ishte shume i veshtire komunikimi dhe kontaktet me Shqiperine.Nuk kishte kete nderlidhje qe ka sot, nuk kishte celulare as ne Greqi,pale ne Shqiperi;nuk ishte sherbimi  bankar qe eshte sot. Pas vajtjes per here te pare, kam ndenjur 18 muaj pa u kthyer ne shtepi, mbasi nuk kisha te sigurte kthimin ne vendin e punes.

 

-Mund te me tregosh ndonje rrast kur puna jote, autoriteti juaj profesional, le te themi keshtu, te ndihmoi te ndjeheshe krenar dhe te triumfonte dinjiteti i shqiptarit.Me pak fjale ,si vepronje ti me qellim qe punedhenesi yt grek,te ndryshonte mendimin dhe konsideraten per ty si shqiptar?

 

- Pas nje vit e ca pune, edhe mua m’u be nje dore e mire me para per te marre. Po ku t’ i coja se! “ I derdhim ne banke”- dha mendim Kristoja. Kur shkuam tek Agrotikotrapeza, drejtori sa e pa Kriston, erdhi e takoi dhe mori vesh cfare kerkonim. Ai pastaj, me ze pak te ulet, pyeti Kriston se ku kisha punuar.

-Me thote se ka punuar ne banke.- foli pronari im me indiference duke tundur doren.

-Jo te them, por ne banke kam punuar vertet-ja ktheva jo pa inat.

-Urdheroni, kalojme brenda.- na ftoi drejtori.

Pastaj, me takt me pyeti se ne cilin sektor kisha punuar: ne kontabilitet, arke, apo tek krediti.

-Ne ate kohe, ne punonim me rotacion pothuajse ne te gjithe sektoret.- i them.

-Ulu ne kompjuter!-me ftoi.

-Para se te ulem dua te te bej nja dy pyetje.-fola dhe ndjeva se mornica ma pershkuan trupin.E shikoja qe isha ne nje lloj prove,dhe hajde te degjoje greket pastaj. Duhet thene se per hir te se vertetes, ata jane me thashethemexhinj se ne.

-Ne cilen llogari mbani arken, kreditin, llogarine rrjedhese?- pyeta.

Ai shikoi njehere lart nga tavani, u mendua pak dhe me tregoi numurat e llogarive.

-Ka fjalekalim kompjuteri?- vazhdova.

-Jo, jo! –me nxiti.

Mbasi e hapa, po prisja ne monitor sinjalet.Kaluan sekondat e nevojshme dhe monitori u mbush. Kerkova ne” Exsel” llogarite rrjedhese dhe po ndiqja me kujdes te dhenat.Ne Shqiperi, ne shkolla kishim mesuar gjuhen ruse. Perfitova nga rasti se shkronjat e medha te greqishtes jane cirilike si te rusishtes. Kerkova Katsikopunlin dhe me del teprica e llogarise rrjedhese: mbi 70 milione dhrahmi.

-Shikoni, zoterinj!  Ka nje teprice te tille dhe mua me paguan vetem 150 mije dhrahmi ne muaj.-ngacmova duke qeshur.

-Asta, asta tora! (Qendro, qendro tani),ishte urdheri i drejtorit. Pastaj ai u kthye nga Kristoja dhe i tha me ze te ulet: “Eshte Bankier”Fatkeqesi per ate vend qe nuk i mban kuadrot e tij.  Nuk ditka te shkruaje mire greqisht se do e kisha marre rreth dy muaj ne pune sezonale ne banke,ne kohen kur verifikojme kredite- i tha Kristos.

 

Ate dite u ktheva ne pune me nje ndjenje tjeter,te them lumturi?M’u duk sikur  isha riemeruar bankier.! Vura re,me pas edhe ndryshimin e madh ne qendrimin e pronarit  ndaj meje.

 

Ky eshte nje rrast qe i  ka ndodhur Shyqyri Fejzos.Por ka shume rraste te tjera te tilla,qe jane demonstruar nga shume shqiptare emigrante te moshave,sekseve e profesioneve te ndryshma kudo neper Europe e ne Bote.Lexojme rraste te tilla ne shtyp,degjojme e shohim ne televizion,bisedojme me miq e shoke per fakte mjaft domethenese qe me pune dhe vullnet ruhet e mbahet lart dinjiteti i shqiptarit jo vetem ne Greqi por edhe ne vende te tjera.Por ketu po tregojme  vetem per rrastin e ketij kuadri,me gojen e tij.

 Une nuk mund ta “leshonja” aq lehte zotin Shyqyri,ndaj e nxita biseden per me tutje.

 

-Ti,vec punes si bankier,ke pasion edhe letersine.Lexon por edhe shkruan vete.Si e mbushnje vakuumin e kesaj nevoje shpirterore?

 

-Rralle lexonja,se te tilla ishin kushtet.Per te shkruar jo e jo,por materiali qe grumbulloja ishte i bollshem per krijimtari letrare.Sapo erdha nga Greqia,shkruajte nje tregim ,te cilin Estarda e Korces e vuri ne skene dhe e shfaqi me sukses.

Por,pyetja juaj me ben te kthehem edhe nje here  te ndjenja e dinjitetit.Me kryetarin e gjykates te Kallavrites, isha njohur diku, ne nje feste. Nje dite me kerkoi ne pune ne shtepine e tij.Kishte nje vile kater kateshe te re, por kati i pare , perdhes, nuk ishte rregulluar fare.

                             - “Dua te bej nje muze te shtepise. Hiqi dherat dhe hidhi atje larg. Do e cosh me germim e heqje dheu tek keto piketat”- me tregoi Taqi (se keshtu e quanin) dhe iku.

 Fillova pune.Kur kishte kaluar ora 15-te,e dites se pare, me thirren lart per te ngrene dreke. Ishte kthyer edhe Taqi. U ngjita ne sallen e ngrenies, lava duart e po shkoja neper nje holl te gjere e te ndricuar.Nje raft i stermadh librash hijeshonte hollin.Ai ishte me kende, i mbushur plot dhe i mbrojtur me xhama. Po e soditja gojehapur kete bukuri brenda ne shtepi, qe te krijonte pershtypjen sikur je ne nje Biblioteke moderrne.Pikerisht atehere pashe nga xhami se si vajza e madhe e Taqit qe studjonte per magjistrature ne Londer, i ben shenje se motres, demek “shikoje, shikoje argatin”. Shenja m’u duk percmuse, si nga e qeshura dhe nga xhesti qe beri me dore. Kthehem menjehere dhe i them:

                             -Bravo! Paski edhe Gollsuorthin ketu.- Ne fytyre nuk di se si isha bere por perbrenda e di une si zieja.

                             -Pse, e njeh Gollsuorthin?-pyeti

                             -Ai ka vite qe ka vdekur,po nje pjese te mire te veprave te tij i kam lexuar- ja ktheva.

                            -Cila te ka pelqyer?-pyeti si me habi.

                            -Patjeter, Saga e Forsajteve- i them.

                            -Cfare mban mend nga Saga?-ishte pyetja tjeter.

                            -Vdekja e Xholionit Plak dhe qeni Baltazar, me ka

bere pershtypje te pashlyeshme.-

 

Te dy vajzat me shikuan me habi.

                          -Po libra te tjere te Gollsuorthit, kini lexuar?- pyeti vajza e vogel.

                          -Po,po! Kam lexuar”Lulet e Molles”. Ajo ka qene novela qe rinia jone e pelqente shume –fola.

Vura re se kishte shume libra.Kishte Stendalin,” Nena” e Gorkit ndodhej aty, vepra te Moravise,”Sherbetori juaj i bindur” te Sosekit, Zhak Ventrasin, Majakovskin, Jeseninin, Pushkinin po e po. Mora ne duar nje liber me poezi te Jani Ricos. E hapa ku me duhej dhe fillova te recitoj nje strofe greqisht. Pikerisht ate strofe ku thote se hija e pemeve dhe selvive greke shkon deri ne Afrike, ne Ekuator…

 

 Habija e te dy vajzave ishte e madhe.

                       -Mama! Ky nuk eshte thjeshte argat.-foli e vogla

 

Qe atehere respekti ndaj meje vura re se u shtua. Nje dite kthehesha me kembe me tre shqiptare te tjere nga Kallavrita.Kishim marre disa ushqime dhe vendfjetjen e kishim rreth dy km larg qytetit,ne nje ngrehine afer kompleksit.Tek kembet tona ndaloi nje makine Audi sportiv.Ishin vajzat e gjykatesit.E madhja doli nga timoni dhe me thirri.

 

                        -Ella, Ella, pame mazi. Ella, piume mia kafe.Parte to timoni, se parakallo.

 

 Kuptohet, mora drejtimin e makines dhe  shkova me to ne nje kafene. Bisedonin lirshem, me nivel. Kjo mendoj se shpjegohet nga edukata e kultura qe jepej ne ate shtepi intelektuali te nderuar. Per kete mund te flitej shume,por do te ndalem vetem ne nje fakt.Ata nuk e perbuznin punen caferdolloj qofte. Taqi, kur kthehej nga puna, ne shtepi merrej me 7 krere dhi te races “Sana.”I ushqente,hiqte plehun, i qethte, i milte. Kete pune e bente me merakun e nje cobani te klasit.

Pasi punuam se bashku me nje mjeshter rreth nje muaj,me ne fund muzeu ishte gati si karabina. Une ndiqja ne heshtje e tere kuriozitet se cfare do te vendose Taqi aty. Duhet thene se ai u be nje muze i thjeshte,por me vlera. Nje vend te dukshem zuri pema gjeneologjike e famijles Polideri. Kjo peme u sajua bukur nga nje skulptor me polisterol te ngjyrosur. Mangesi edhe kishte,se t’a zeme, per stergjyshrit ishin vetem emrat ose ndonje pikture e vjeter, se nuk kishte foto.Ama per gjyshrit,prindet e brezat e mevonshem, puna ndryshonte. Ne stendat e tjera te zinte syri ndonje bllok te zverdhur nga koha, arme, ikona, kandila e llampa,  sahat xhepi, ndonje kostum shajaku si tonat, veshje grash me zbukurime, si dhe ndonje stoli qe ishte simboli i cifteve ne fejesa, dasma etj. Kishte ndonje djepe te vjeter, ene uji prej druri, ene guzhine etj. Veglat e cobaneve, si klica, pagura,zile, kembore etj, zinin nje vend te dukshem.

 E gjej me vend te zgjatem pak per ketu se gjykoj qe kjo pervoje mund te zbatohet  edhe ne kushtet tona. Eshte kulture te mbash gjate sa me shume kujtime per brezat qe kane ikur,aq me teper kur ato lidhen me familjen si qeliza baze e shoqerise.

Kur mbaroi muzeu i vogel familjar,Taqi beri dhe nje perurim duke ftuar miq e shoke, te aferm, sigurisht edhe mjeshtrin edhe mua, argatin qe kontribuam ne ngritjen e tij. Pasi shikuam me kujdes stendat, lame pershtypjet ne nje liber te sapo vene mbi nje tavoline dhe u ulem ne banket.Nuk desha te zgjatem , por pikerisht ketu, ndaj meje filluan disa ngacmime e romuze  te cilat po e kalonin masen e shakase  dhe  po dilte ne pah ndjenja e percmimit qe kane disa greke per ne shqiptaret. Sado qe u ruajta, po mendohesha mire pa te flisja. Kuptova ne cast se isha bere objekt i ngacmimit ,tani qe edhe vera e birra e kishin bere punen e tyre, qe miqte te flisnin pa dogane. Kumbara i Taqit, nje mesoburre nga Athina, i cili ishte jurist, here pas here ngrinte goten e veres, me uronte dhe po i shtonte fjalet. Ne nje moment terhoqi vemendjen e te gjitheve duke i rene pjates me pirun  dhe me drejtohet:

- Ti me mjeshtrin punuat ketu mbi nje muaj. Kini bere vertet nje gje te bukur. Po te pyes, nuk me thua, te dha Taqi ndonje dhurate?-

-Po!- i pergjigjem.- Me ka dhene pagen shume te mire dhe me e rendesishmja, kam ngrene ushqim ne nje tavoline me te dhe njerzit e tij.Mesova shume gjera ketu dhe per kete muze qe perurojme sot. Pastaj dhe pjesmarrja ime ne kete banket eshte nje dhurate.- i them.

-Jo,jo! Nuk e kam fjalen per ato. E kishte per detyre t’i bente ai,por pyes, ndonje dhurate a te dha? –kembengulte me ze te larte kumbara.

-Ju thashe edhe njehere! Nuk eshte nevoja per dhurata, se une jam shume i kenaqur per pagesen e punes. Pastaj dhuratat duan shkakun, kohen etj.Ky, me duket eshte nje problem tjeter..- deshat t’a mbyll une.

-Degjo, bankier!-dhe mua m’u duk sikur e tha me qesendi cilesorin”bankier”- Ti sot ketu duhet t’i kerkosh nje dhurate Taqit. Keshtu mendoj une. Dhe ai me siguri do ta plotesoje deshiren- kembengulte si mushka kumbara.

- I nderuar Kostas! Nuk ka arsye te kerkoj dhurata sot.Une kete nuk e bej- fola dhe ndjeva se te kuqte po me zaptonte fytyren.

-Epo! kerkoje nje dhurate se nuk behet qameti de.-foli nje i moshuar.

                               -Kerkoje!Kerkoje!

-Zgjidh nje te mire, se ka Taqi….!

                               -Kerkoje o miku im!- nderhyri edhe Taqi qe deri ate-

here nuk kishte folur fare.

 Mbeta ne pozicion te veshtire. Mora goten me vere dhe u ngrita.

-Me qe kembengulni dhe une po e kerkoj nje dhurate.Afroje tabakane ketu se dua nje embelsire.- i drejtohem vajzes se vogel qe na sherbente.

-Jo nje embelsire.-nderhyne disa.

-Do e kerkoj edhe dhuraten.-i qetesova. Nderkohe tabakaja me ishte afruar.Nxora nje kartmonedhe dhjetmijeshe dhrahmi dhe urova per muzeun. Te gjithe insistuan te mos hidhja para. Bera shenje me dore per qetesi dhe iu them:

-Tani une do i kerkoj nje dhurate Taqit.Heshten dhe po prisnin.

-T’a gezoje muzeun. U befte percues i kultures per shume breza. Dhe une mesova nga menyra e te organizuarit te nje muzeu te tille modest. Me qe insiston edhe Taqi, po e kerkoj nje dhurate.- u them.

-Fole, de!-me nxiten.

-Desha te vizitoj muzeun e Akilit dhe Panteonin e Athines.- u them dhe u ula.

 Per nje moment ra qetesi. Passtaj kumbara tundi koken dhe gati sa nuk sokelliu me inat. Taqi u ngrit nga vendi dhe me dha doren. Nderhyri me i moshuari.

-Pse kerkove pikerisht kete dhurate?-pyeti ai

-Zoterinj! Muze Akili dhe Panteon Athine, nje ka Bota. Ato jane ketu, ne Greqi. Une jam kaq afer tyre dhe nuk kam mundur t’i vizitoj. Me qe me dhate rastin dhe mundesine,ju falenderoj per kete.-

-Ka edhe muzeume te tjera Greqia…- foli njeri

-Drejt,drejt,ka.Por une desha tek Akili se sipas Homerit, ai ka qene nga Iliria, ashtu sic ka qene edhe Kollokotroni arvanitas…, qe Greqia me te drejte e ka vendosur ne 5 mijeshen dhrahmi. Mire do te ishte te kishit vene ne ndonje vend te nderuar dhe Laskarina Bubulinen -u them dhe u ula.

-Jo po edhe Ali Pashane..- nderhyri ashper kumbara.

-Pse jo?- Pashai yne e dhendri juaj ka qene.- ja ktheva.

U krijua nje qetesi nga ato qe perzihen me tensione dhe koha duket sikur mbetet ne vend ne ato momente. Por, Taqi ishte nje ekujlibrator i mrekullueshem.

                              -Ju nuk e njihni mire mikun tim!-foli ai.-Ne kemi kembyer vazhdimisht mendime dhe une ja di pikpamjet. Ai…

                              -Pse nuk thua! Paskemi gjitone te zgjedhur.-e mori perseri

 fjalen kumbara.

-Miku zgjidhet.Gjitoni nuk zgjidhet,zoteri!- ja ktheva mikut nga Athina.

 

Biseda me Shyqyriun atje ne Boboshtice, po i vinte fundi,por une desha ta “shtrydhnja” edhe me ndaj e shtyva me tej duke pyetur tek i drejtoheshim makines per t’u nisur drejt Korces:

 

-Ju thate se fituat shume nga pervoja greke per ngritjen e Muzeve te shtepive.Po tjeter c’fituat?

 

-Tjeter fitova se si mund te ngresh nje biznes tendin.Me t’u kthyer nga Greqia,une u vendosa me banim ne fshatin Pendavinje te rrethit te Korces.Bleva toke dhe shtepi me ndihmen edhe te djemve qe i kam emigrante ne Gjermani.Kultivoj bime te ndryshme si patate,fruta etj dhe synoj t’i eksportoj.Perpjekjet e para nuk me kane shkuar dem..

 

-Ju falenderoj per c’ka biseduam se toku,i dashur Shyqyri,dhe u takofshim per te mira.

 

-Ishte kenaqesi reciproke-tha ai duke mbyllur  deren e makines qe tashme u nis me shpejtesi drejt qytetit-Te tregova per kohen kur punoja si emigrant por    puna e emigrimit nuk mund te pershkruhet.Vetem ai qe e ka provuar e di sa e veshtire eshte.Ama me dinjitetin nuk behej shaka. Nuk e di ku i gjeja forcat e mundesite per te ruajtur dinjitetin. Nga kjo nuk humba. Ama, kur fillova te flas me vehten, u ktheva ne Shqiperi.

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted):

Post your comment comment
Please enter the code you see in the image:
  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Tags
No tags for this article
Rate this article
3.00
Newsletter
Email:
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1