Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | ANALIZA | Faqja reale e librit “Midis njerëzve që ndërtuan Shqipërinë”

Faqja reale e librit “Midis njerëzve që ndërtuan Shqipërinë”

Font size: Decrease font Enlarge font
image “Midis njerëzve që ndërtuan Shqipërinë”

Faqja reale e librit “Midis njerëzve që ndërtuan Shqipërinë”  

Dr Fatmir Terziu 

 

Në këto kohë, kur e kuptojmë se çfarë pengjesh malli dhe lotësh për fatin e mirë e të keq, kemi lënë pas, sa shumë kemi dhënë brez pas brezi për Atdheun tonë të dashur anembanë, sa shumë djersë dhe gjak është derdhur në Atdhe e më së shumti në Elbasan, sa i çmuar është një posedim i popujve hilenge, që flasin dygjuhësi dhe mjaft bukur gjuhën amtare të pazëvendësueshme e të mrekullueshme shqip, të njësuar me ndërtesat dhe fabrikat, kalatë dhe përmendoret e së kaluarës, kujtimet e udhëjetës dhe me atë që komunitetet e kanë bërë disi në mënyrë të vazhdueshme, është shumë e përshtatshme që Kronika e Madhe e Elbasanit, (ndoshta e një gjeografie më të gjerë) duhet të jepet për herë të parë për publikun, si një libër real, jetik, me fakte dhe jo më me trazo-fjalë dashakeqe, ardhacakë e të ardhur. 

Dhurata vjen me një shqetësim të vogël tani: libri është vetë një haraç i tillë për të gjithë atë të kaluar. Është si një faqe e historisë së Elbasanit, e grisur nga duar të pista, nga duar dashakeqe, nga duar që sot e kësaj dite nuk kanë ngritur asnjë dhe asgjë, qoftë edhe një bust a përmendore, as një emër rruge për qindra e mijëra atdhetarë të Gollobordës heroike, trime dhe patriotike në shekuj, të një zone mjeshtre dhe mjeshtrash të të gjitha kategorive, që lindën, jetuan dhe sakrifikuan duke punuar e angazhuar në elbasan, por më së shumti Mjeshtra të Gurit e Drurit, mjeshtra të Punës dhe pse jo dhe të Penës e Artit. Shembujt janë me dhjetra. Dhe me këtë le të merret libri. 

Siç kemi lexuar, shifrat e atyre qytetarëve të mirë, njerëzit e thjeshtë, punëtorët, kryetarët e bashkive, ndërtuesit, inxhinierët, drejtorët dhe shkrimtarët në rrobat e tyre të veshura thjesht dhe bukur, pasohen para syve tanë nga viti në vit: tani ata janë duke pritur një shenjë nga kryetari i bashkisë së Elbasanit apo Presidenti i Shqipërisë për të dalë thjesht me një fjali, ose dhe me një fjalë “më falni” të gjithë juve për atë që u lamë pas dore, vite e vite  me radhë. 

Megjithëse ky nuk është një libër për një lexues të përgjithshëm, ai është një vëllim i shkëlqyeshëm si një bibliotekë familjare, e prodhuar dhe e shtypur në mënyrë të shkëlqyeshme, dhe e edituar me kujdes dhe ndjesi të admirueshme, lehtë mund të imagjinohet se çfarë mund të bëhet një libër i lexueshëm nga ai. Rëndësia historike e kronikës është e konsiderueshme. Bëhet magjepsëse të lexosh librin e Agim Bekteshit,  “Midis njerëzve që ndërtuan Shqipërinë”.

Diku për këtë libër shkruhet: “Përshkrim për njerëzit që kanë ndërtuar SHQIPËRINË dhe kontributi i kësaj zone (patriotë të flaktë ndër shekuj, ustallarë duarartë të ndërtimit, intelektualë me vlera të ralla në çdo fushë e profesion), Një vepër që duhet të lexohet nga të gjithë për tu ndjerë akoma më shumë krenar për këtë histori që trashëgohet duke ndjerë njëkohësisht keqardhje për ato njerëz pushtetarë të cilët jo vetëm nuk e kanë vlerësuar kontributin e kësaj zone por deri në sot përkundrazi janë munduar të errësojnë dhe të zbehin vlerat e arta të kësaj zone.

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1