Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | ANALIZA | Kur vargu troket fort te lexuesi

Kur vargu troket fort te lexuesi

Font size: Decrease font Enlarge font
image Lejla Gorishti

I sapodalë nga botimi përmbledhja me poezi 
" Zemërimi i diellit"  


Ylli Qemal Meçe.

Kur vargu troket fort te lexuesi.


Nga Lejla Gorishti.
Sa herë që dikush shfleton një libër, sa herë që dikush shfleton faqet e tij, ndjen që flet një zë, ndjen që flet një shpirt i cili troket në një ndjenjë. Prej këtej themi që libri ka shpirtin e njeriut që e ka shkruar dhe të atij që e kanë lexuar. Unë si lexuese e rregullt e poezisë së poetit, Ylli Meçe, e kam ndjerë shpirtin e tij poetik, vargu i tij më ka trokitur për të veçantat që ka.
Muza e poezisë dhe shpirti poetik i Ylli Meçes, është produkt i një ndjenje dhe frymëzimi ndjekur hap pas hapi problemeve të kohës. Mesazhe jetike dhe shprese të ndjeshme jepen me thellësi mendimi filozofik.Jo i drejtpërdrejtë me lexuesin, i fshehtë dhe me një stilistike letrare te ngjeshur, vargun e tij , në disa raste duhet ta lexosh dhe rilexosh që të zbulosh filozofinë e mendimit te tij.
Kur lexon poezinë e Yllit, përfshihesh i tëri në të, për vet faktin e stilit të tij letrar tashmë të personalizuar. Emocioni dyfishohet, sepse ti si lexues i poezise do prekësh temën, idenë dhe mesazhin njësoj si poeti, brenda një poezie. Vargu i tij i lirë dhe tregimtar, letraro-artistik "çmendet" dhe "rebelohet", kur prek realitetin.


Duke klithur dhembjen, poeti, na jep pamje dhe skena rrëqethëse, figura njerëzish të mbërthyer nga trishtimi dhe humbja e shpresës.
E indinjon poetin pabarazia shoqërore, kontrasti i kobshëm midis luksit të shfrenuar të një pakice dhe jetës gjithë mungesa të shumicës aq shumë sa bën Diellin të nevrikoset dhe të mërzitet, duke përdorur ironinë e tij therrëse deri në sarkazëm me trajtat e hiperbolës dhe të groteskut.
"Për të vlerësuar verën,- thotë gojëarti popull,-nuk të duhet gjithë voza, po mjafton vetëm një gotë". Ky krahasim mund të përdoret dhe për poetët. Llojin e vargut, stilin letrar, gjuhën poetike, të poetit, unë si lexuese e dalloj që në strofën e parë të poezisë së tij. Ai tashmë është i dallueshëm për origjinalitetin e tij në ndërrthurjen midis stileve , atij klasik me tonalitete të embla muzikore dhe atij modern.
Dihet se dielli gjatë shpërthimeve të veta shkelqen, ngroh dhe ndriçon me gjithë madhështinë e tij. Prandaj lexuesi, sado sqimatarë që të jetë, kur lexon duhet të prek të mirën, jo atë çka do dëshironte ai vet. Pa dashur te hyjë në shijen artistike të lexuesit të kësaj përmbledhjeje me poezi që titullohet
" Zemërimi i diellit", do të isha e lumtur në qoftë se do të përkojë në mendimin e atyre që e njohin dhe e duan poezine, ndërsa poetit i uroj jetë të gjatë e të suksesshme në fushën e bukur të artit letrar!
Urime z Meçe! 

VLORË, 07 shtator, 2019

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1