Newsletter
Email:
Poll: Letërsia
Cili është lloji juaj i preferuar i letërsisë?
Home | ANALIZA | Një libër për Qytetin në jug dhe vetminë

Një libër për Qytetin në jug dhe vetminë

Font size: Decrease font Enlarge font
image N. Abilekaj

Një libër për Qytetin në jug dhe vetminë

 

 

Librin e fillova dhe e mbarova. Kam shënime, por nuk është aq i thjeshtë formulimi. Ardi luan midis rrëfimit, fantazisë dhe trillimit. Luan midis pasazheve dhe ireales (ndjej se në thelb, Qyteti nuk ekziston, fq 11), luan nëpër udhëryqet e kohës duke u përmbysur radhën.

Duhet rilexuar.

***

Vlora, e dëshiruara prej të gjithëve; përkëtej dhe përtej Adriatikut, përkëtej dhe përtej Jonit, përkëtej dhe përtej maleve të Pindit, deri në Stamboll, Moskë, Pekin e ku ka frymë njeriu, u fitua prej Ardi Stefës. 

Personalisht e dëshirova, e dashurova, u luta që ta kem, por nuk qe e thënë. U takonte të tjerëve.

***

Ardi, duke u matur edhe me të mëdhenjtë e gjakut dhe shpirtit vlonjat, me poetët e shquar, piktorët shkëlqimtarë, arkitektët e ndërtuesit e së resë (qoftë edhe kur shkelin mbi të), me dashnorët e madhërishëm luftëtarë të vetësakrifikuar e të vetëmohuar,  fitoi.

Me librin “Qyteti në jug” e fitoi përballjen. Edhe e meritoi.

E meritoi se ai dashuron vlerat dhe jovlerat, dashuron bukurinë dhe heroizmin, detin dhe malin, ajrin e pastër dhe skutat e harruara në papastërti. 

Ka libra, tablo, këngë për heroizmin dhe bukurinë e Vlorës, për virtytet e popullit të saj. I kanë shkruar, pikturuar dhe hedhur në pentagram më të mëdhenjtë bij të saj.

Ardi ndryshe. Bashkëudhëton me bukurinë dhe shëmtinë e saj, me pasurinë dhe mjerimin, me heroizmin dhe tradhëtinë. 

“Qyteti ishin të gjithë njerëzit e mençur dhe me kulturë, me mendjen e llokoçitur apo indiferentë. Ishin godinat dhe sokakët, mëhallat, deti dhe malet, qentë e braktisur dhe gomerët që pëllisnin në tregun fshatar” (fq 6). 

“Dashuria ime për Qytetin është e tillë që, shpesh, fjalët janë të varfëra për ta përshkruar. Qyteti ishte unë, ata që doja dhe urreja. Qyteti ishte gjithçka: restorantet e vjetra e të mykura të viteve 60-70, deri te ëmbëltoret e bukura të viteve ’80, tek lokalet supermoderne të mëpastajshme”. Fq. 12 

 

Ardi Stefa jo vetëm lindi lindi në sokakët e saj, udhëtoi mbi kalldrëmet, rrugicat e baltosura, asfaltet e shtruara dhe të rishtruara. Lindi dhe u rrit duke dashuruar bregun e detit, valët dhe dallgët, molin dhe bovën, rërën dhe kripën.

 

Pikërisht, këtë të veçantë gjej te “Qyteti në jug” i Ardi Stefës. E pëlqej të veçantën e tij. Do doja ta pëlqejnë edhe të tjerë, ta pëlqejnë të gjithë, por nuk komandohen shijet dhe preferencat.

Sot, shpall pëlqimin tim pa rezerva.

 

Dhjetëra personazhe në një.  Të tërë lindin rriten dhe vdesin si qeliza të Vlorës. Kanë identitetin e vet sepse është Vlora.

Vlora, me portretin, dallgët e shpirtit, arteriet. Vlora e depërtuar në qelizat e sj.

Në kohë e vendndodhje të ndryshme brenda qytetit. Apo brenda guvave të shpirtit të autorit Ardi Stefa?

Personazhet, qelizat e protagonistes Vlorë, (Qyteti-me Q të madhe,  Ardi, zhytësi i qytetit, zonja Nimet, Tol Francezi, Theodhoriu, Petraqi, basketbollistet, futbollistët, humoristët, poetët, inxhinierët, mjekët, Vironi i Dritës, Zejtuna-lavire, gjyshja e Zejtunes që me vdekjen e saj bëri qytetarë ardhacakët, doktor Jahjai që bënte autopsitë e të vdekurve, Nardi që përshëndetej në rrugë me xhelatin e tij, Vendigjari-projektuesi i bunkerëve dhe labirintve të nëdheshëm, Sofia e vajgurit, kinezët etj, etj)  jetojnë si turmë dhe të zhytur në vetminë e tyre. 

 

“Qyteti ishte histori njerëzish të vetmuar, histori mungesash dhe humbjesh ... derisa ai kishte filluar të shkrihej me jetën time”. Fq 15.

 Secili shfaqet para autorit, mediton filozofon, vepron,  bisedon me të dhe ikën. Ikën i vetmuar.

Vetmi deri në Parajsë!!!

*

Struktura thyen tabutë. Është quajtur roman ndërsa nuk ngjan me romanet e tjerë. Kjo risi sjell vështirësinë e përceptimit nga lexuesi I traditës. Madje, as lexuesi i sotëm (aq i tkurrur dhe i paktë sa është) nuk e ka të lehtë të eci në një “udhë” pa korsi, pa fanarë, pa shenja orientuese. 

Nga ana tjetër, parashtrimi i tillë i lëndës i jep kohë lexuesit të meditojë, të përzgjedhë, të veçojë, të bashkojë copëzat dhe të krijojë “romanin” e vet për Qytetin. Për Qytetin e prekshëm dhe të çuditshëm njëkohësisht, për Qytetin që “fillon te burgu dhe mbaron te çmendina”, që “njomet nga deti dhe dielli i shfaqet prapa malit”

Libri fillon me një FUND, me papagall  që vetvritet dhe varroset duke mos i dhënë mundësi maces të demonstrojë instiket e saj. Vazhdon rrugëtimin në gjurmët e banorëve “të sotëm dhe të lashtë, autoktonë apo ardhacakë. Ndalon tek meditimet filozofike për të pafundmen, për nocionet Kurrë dhe Askund. Mbyllet me apologjinë e përmbledhur në epilog.

Ndërsa autori u bë djalë, u bë burrë, iku larg dhe u kthye përsëri, “Qyteti ishte ende atje, i humbur në mjegull”. Fq 115.

 

E uroj Ardi Stefën të mos i shterojë pena, të na sjellë edhe shumë personazhe absurdë dhe jetësorë si “Qyteti në jug”.

N. Abilekaj

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1
...
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1