Navigate archive
first first August, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | ANALIZA | Kur morali krijohet nga nevoja e luftёs sonё

Kur morali krijohet nga nevoja e luftёs sonё

image Vladmir Muça

Kur morali krijohet nga nevoja e luftёs sonё

 

(Vështrime kritike mbi romanin “Udhёtimi i fundit “ i shkrimtarit Kostandin Vogli) 

 

                                                 “Historia e letërsisёs’duhet  të jetë historia e autorёve dhe e tё   

                                                   papriturave tёkarierave tёtyre, as e karierave tёveprave tёtyre,

                                                   por historia e shpirtit si prodhues dhe konsumues i letёrsisё.” 

                                                                                               Paoul Valery 

                                                                                                                                                          

  Cilido lexues qё do tё marrё librin “Udhёtimi i fundit” tё shkrimtarit sarandiot Kostandin Vogli , nё rekurs me pёrmbajtёsinё metaforike tё “britmёs” tё Eduard Munch nё ballinё, nё pavionet e kёtij romani do tё pёrballen me arena gladiatorёsh shpirtёrorё. 

   Edhe duke e lexuar fillimisht telegrafisht me kureshtje, futesh nё njё botё reflektive tё njё dramaciteti romanesk. Syri zhbirues i autorit, ka depёrtuar  si njё dritёsirё, nёn aereolёn e karaktereve tё personazheve, pёrmes njё bёrballjeje shoqёrore, duke transmetuar te lexuesi emocione tё shumta, pёrmes njё pёrroi psiqik nё filozofinё e njё jete nё zgrip.

   Ky degresion alla froidian i personazheve, i cili nё nёnshtresa mendimore, sjell psiko- terapeutikёn shoqёrore si tё kundёrta tё saj, vjen mes dhimbjeve tё thella, pёrmes diskursit tё ndasive shoqёrore. Nё kёto kontekse, mendoj unё, autori pёrmes konceptit  estetik mozaikist tё formatit romanesk, artistikisht shpreh si tё veçantё njё inovacion  narrativ modern me bazё fantazinё e fik- chonin, pёrmes  njё pёrbashkuesi si njё shumi koloresh  nё brushёn e universit  shpirtёror tё personazheve tё zakonshёm, tё shumё e shumё jetёve shoqёrore ku: “ Qenke shpirt i babait tim”.

  Pavarёsisht diversitetit tё tyre, karakteret e personazheve azhornohen shpirtёrisht  nё pika takimi reflektimi te njeri tjetri, nё substanca tё ndryshme kohore e sociale, si domosdoshmёri e filozofisё sё jetёs.

 Gjithçka vjen bindshёm nё kontekstin e dramave tё njё jete reale, me impresionet si njё pёrbashkёsi, ndaj edhe kur e lexon romanin, fillimisht si njё njohje tё fabulёs sё re, ve re se nё fik-chon, romani tё ushqen me njё adrenalinё tё njё dramaciteti lindur nё shtratin e njё kozmogonie shpirtёrore tё atyre shpirtrave qё tё joshin me pavdekёsinё e tyre. 

  Udhёtimi romanesk, si nё njё ferr dantesk ku shpirtrat rrёfehen pёrmes antagonizmit tё kontradiktave shoqёrore, nё pёrballje me njё “Ruxhero” tё ri alla shqiptar,  Qiramudinin dhe edukatore Shpresёn, si kontraverse shoqёrore.

  Kolazhi psiko- analitik, si gjenerues i  rrёfimtarisё romaneske, si njё dukuri e romanit modern “Neveria” tё Sartrit, vjen pёrmes fantazisё dhe realitetit pёrditor, ku jeta e sotme  maturohet si njё fantazёm e sё kaluarёs  dhe tё ardhmes. 

  Zhvillimi nё maksima letrare i intrigёs, ndeshjet  e tё kundёrtave nёciklone ndjenjёsore, papajtueshmёria, janё domethёnia e gjithё dramacitetit romanesk. Rrёfimi nё  vetorё tё ndryshёm  duke “vjedhur” e bartur te personazhet elementё realё ekzistencialё e natyralistё, tё mbartur te magjia e artit shkrimor, fantazia e autorit ka bёrё qё romani tё dallohet pёr njё subjekt  qendёrsues me protonizёm e bёrthamё shoqёrore, qenёsinё dёshiruese tё njё familjeje tё re, emotive, tё barazpeshuar nё mardhёniet. 

  Mbase autori do ishte ndalur paksa me mё me kёmbё nё tokё. Nё diversitetin e dramave shoqёrore, mendoj se ballafaqimi i versioneve tё kundёrta do tё sillte mё nё pah kontraversin shoqёror, i cili nё shumё raste ka qenё edhe nё pozivitet. 

  Tё kundёrtat sipas dialektikёs, gjithmonё janё gjeneruese dhe intrigojnё fabulёn, rrёfimin, nxjerrin nё pah dramacitetin shoqёror nё dy pamje. Nё kёtё aspekt shoqёror, intrigohet dhe kompleksi vetёmohues qё ёshtё paradigma e gjithё romanit. 

   Arti i vёrtetё lind te vetёmohimi, lind te diçka qё nё njё apo tjetёr formё ёshtё  vetёmohuar. Kjo sentencёpёrftuar nga romani modern “Neveria” i Zhan Pol Sartrit ёshtёdomethёnia e asaj çka rrёfen romani “Udhёtimi i fundit”. 

 Njёekzistencializёm, i cili erdhi nёshekullin e njёzetёsi njёprodukt i letrarizimit tёteorive froidiane. Edhe sot, nёshekullin e njёzet e njё, nёqytetin jonian tёSarandёs, si nёplanin strukturor dhe nga voluntarizimi i mesazheve qёpёrcjell romani i Kostandin Voglit, mёngjan me llojet e romaneve realisto-ekzistencialё, gatuar nёmagjen e fantazisё, mpleksur me pёrjetime, lёvruar pas viteve’90 nga Ismail Kadareja  me “E penguara”, Fatos Kongoli me “ Shtёpia nёshkrepse”, Bashkim Çuçi me “ Jetёe mot tёpёrqafuar”, Flutura Açka me romanin “ Ku je”, Skёnder Drini me romanet “Korbi” dhe “Eklipsi i hёnёs” , Sulejman Mato me “Njerёzit si retё”, Bashkim Hoxha “Gruaja e shiut”, Miradije Maliqi me “Rebelimi i ndjenjave”, Zija Çela me “Ora e Zoparkut”.

 Nё tё njejtat linja  estetiko-stilistike rrugёton dhe romani “Udhёtimi i fundit” me strukturёn e njё romani mozaik nё prozadorinё rrёfimtare, me disa linja zhvёllimore, ku intriga si njё bing-bang, zhvillohet nё mёnyrё permanente nga kapitulli nё kapitull, duke gjeneruar dramacitet social. 

  Kёtёdramacitet tёcilin autori  e ka seleksionuar nёtriorin e tij mendimor, me gjykimin e tij stilistik e ka rrugёtuar nёtre linja bazё:

         1.- Linja e parё: Vizioni i dashurisёpёr jetёn i Blertit, Anestit, Isanёs, Lulzim Trenit, Ivanёs, me parabola e konceptet haluçinante nёkёrkim tёekzistencёs shoqёrore. 

         2.- Linja e dytё: Handikapi viktimizues i njёshoqёrie pa principet e njёbёrthame tёvёrtetёfamiljare, qёtёndjek si gjarpёri.

         3.- Linja e tretё: Triniteti bir (bijё)  - mashkull (femёr) – burrё(grua)  me mohimet viktimizuese tёreciprocitetit dashuror, si produkt i tyre arrivist.

  Kёto linja zhvillohen nёpёrqasje me lloin e romanit ekzistencial me dy lloj ekzistencializmash. 

         a.- Ekzistencializёm mbisundues, zhvёllimor i njёshoqёrie tёmbyllur nёshtёpitёe fёmijve tёprindёrimit tё“nёnёs parti”. 

         b.- Ekzistencializёm konjuktural, arrivist, shpёrfillёs i njёbraktisje totale tёshtetit. 

 Nёkontekstin e ligjeve dialektike tёmohimit, intriga nёkёto linja zhvillohet gjer nёpapajtueshmёri, e tёkundёrshtive refraktare. Nёproduktin letrar tёKostandin Voglit, ky zhvillim intrigues mbёshtetet nёdy elementё, tёcilёt  nёkonceptet e mia janёsimulant letrarёqёreformojnёprozёn  bashkёkohore shqiptare drejt modernitetit tёsaj.

 Pёrdorimi me efikacitet dhe funksion tёlartёtёgjuhёs poetike, sentencave, fjalёurtave popullore, fantazitёe kozmogonisё, e cila qёndron pezull mes qiellit tёpafund ku prehen shpirtёrat dhe tokёs ku prehen trupat. 

 Kёta stimulantёartistikё, vinёnёromanin “Udhёtimi i fundit”  me qёllimёsinёe njёletёrlakmuesi  qёndan “shapin   nga sheqeri”  nёdramat shoqёrore.

 Formёzimit tёkaraktereve tёpersonazheve, autori i ka qёndruar  besnik estetikёs tёestetit Maksim Gorki, i cili definon se :” …tёmarrёsh njёpersonazh nga jeta ke bёrёnjёfotografi; por tёmarrёsh pjesёtёkaraktereve, cilёsive tёpesёdhjetёkёpucarёve e t’i bashkosh nёnjёpersonazh, ke bёrёart.

 Blerti qёndron nёmenunёe rrёfimtarisёsi personazh kryesor (njёshumi Blertёsh) i cili si linja tranzite tёrrёfimit promovon linjat e dyta dhe tёtreta me personazhe tёtjerёsi garniturё, tёcilёt herёpёrbashkohen e herёrrugёtojnёnёhapёsira kozmike ku qetohen shpirtrat, por dhe digjen nёpurgatorin e mallit. 

 Personazhet e romanit, kryesorё,  dhe garniturёvijnёbindshёm dhe nga fakti se ato rrugёtojnёgjatёrrёfimit nёkondicion me paralelizmin figurativ tёsubstancave kohore dhe tёambjenteve ku zhvillohen ngjarjet e fenomenet; vinёsi njёdukuri andriçiane e pёrqasjes sёnjeriut  dhe natyrёs. Ambjenti, natyra, substanca kohore vjen si matricёe botёs shpirtёrore tёpersonazheve, tёformimit e ç’degradimit tё karaktereve ku  Blerti  definon:

    “Nёdhomёn ku jetoja, ndjeja brenda vetes moçalin e dёshpёrimit  qёpo triumfonte  me shpejtёsi.”,  ku ” Shumёprej nesh detyroheshin tёbraktisnin shkollat dhe tёgjenin alternativa dhe rrugёtёpandershme pёr mbijetesё.”

    Ky degradim nёabsurdin shoqёror  arrin nёato nivele sa qёnarracioni thjeshtazi ndёrlidh ngjarjet duke kaluar pёrmes fik-chion-it, fantazisёdhe haluçinacioneve, nga njёsituatёnёnjёtjetёr , nёn trysninёe agravimit tёndjesive. 

 Sado qёndjenja (shpirti) dhe pa materien trupore, hera herёs, bashkёjeton nёnjёpapajtueshmёri  nёplanin moral dhe filozofik, duke funksionuar nёmёnyrёtёnjehsuar. 

 Nёpёqasjet e mia, mendoj se Kostandini duhet tёkishte mёkujdes nёaranzhimin e dialogjeve tёautorit- Blertit- babait dhe personazheve tёtjerё, ku çdo gjёtёishte mёe qartё, si e prerёme “sopatёn e dardharit”, se kam ndjesinёsikur ka ndёrfutje jo tёqarta, qёprishin linearitetin e rrёfimit dhe dialogimit. Dialogimi tёjetёmёi dukshёm nga rrёfimi i autorit. Kjo ka ardhёnga se autori ndёrfutet duke praktikuar letrarizimin Jung e Lakan tёpsiko-analizёs froidiane tёshpirtit njerёzor, dukuri kjo e prozёs moderne.

 Nёkёto kontekste tёinterpretimeve filozofike, autori me inteligjencёi sjell lexuesit shtigje dhe hapёsira, duke na futur nёkopshtije tёbrishta shpirtёrore. Realizimi i rritjes tёgradientit tёpapajtueshmёrisё, vjen sa real dhe i pёrket tёgjithёve, po aq tёshpёrfytёruar nёaspektin social. 

 Kjo lakueshmёri tek lexuesi, krijon ndjesi tёthella, pёrballet me njёbotёzhgёnjyese, ku racionalja dhe iracionalja e dёshiruar, vёrshojnёnёkaskadat, me njёenergji potenciale shpirtёrore pёr zgjidhjen e ngёrçeve shoqёrore tёfamiljes shqiptare.

 Nёkёto konceptime, sa realiste aq dhe ekzistenciale, ngulmime pёr njёjetёsa mёtёmirё, nёromanin  “Udhёtimi i fundit” nёvetёvete ёshtёnjёutopi e madhe nёzgiqet e jetёs. Nёkёtёkontekst rrёfimor siç duket autori ka pasur parasysh paradigmёn e sentencёs tёMjeshtrit tёMadh, dr. Moikom Zeqos se: “ letёrsia deri diku ёshtёnjёutopi e madhe e cila synon njёpёrsosje tёnjeriut, ndoshta pa e arritur kurrё.”

   Autori me kёto pёrqasje inicion tёnxjerrёpersonazhin Blerti nga  kjo utopi pёrmes njёnjehsimi tёbukur artistik sintetizuar me njёmonolog: “ Vetёm unё, shpirti i tij, e dёgjoja mirё. Edhe ai (babai) e kёrkonte qёunёtёdilja sepse nuk duronte mё.” 

    Njёreferentim artistik  i stilit kafkian, por me njёdallim thelbёsor, jo i mbyllur nё“Kёshtjellёn” e ёndrrave  si Franc Kafka, por duke kёrkuar letёsimin nёpёr ambjentet e shtёpisёsёfёmijёve, parqeve, hoteleve, nёgjurmёt e fёmijёrisёdhe tёadoleshencёs ku:” Unёkudo qёtёmёdёrgojnёengjёjt, apo ai xhebraili, nuk besoj tёvuaj mёshumёse sa kam vuajtur  nёatёtrup qёtani dergjet nёatёvend tёqelbur e tёçregullt.

   Sigurisht qёlargimi nga morali, didaktika, pedagogjia e trashёguar zakonore e zёvendёsuar  me pedagogjinёdhe dialektikёn kallpe  makarenkiane, ku trysnia morale, fizike mbi edukimin psiko-analitik, do tёkrijonte shtrembёrime tёpariparueshme nёdiktatin e drejtor Vangjelit, Qiramudinit, edukatore Shpresёs ku: “ Akoma vazhdonte  modeli sovjetik i edukimit  dhe i trajtimit qёtёkujtonte repartet ushtarake”, ku  drejtor Vangjeli  kishte pёrfituar shumёnga kjo lloj pedagogjie e didaktike, tёcilat i aplikoi me shumёashpёrsi ku: “Ah, fёmija i shkretёe i braktisur gjithmonёёshtёrob i vetёvetes, sepse s’ka tёtjerё, njёfener i zbehtё, ku mendon se dikujt do t’i tёrheqёvёmendjen pёr t’i hedhur pak vaj.”

  Me mjeshtri, pёrmes kёtij dramaciteti shoqёror, autori evidenton rolin e individit nёshoqёri si dhe raportet shtet- shtetar- shoqёri, njёtriniti qёnёshoqёrinёe sistemit tёkaluar, por edhe nёatёtёsotёm, gjoja demokraci, ёshtёnjёnyje gordiane nёlakun e fytit tёshoqёrisё.

 E aranzhuar me tё, trinomi baba- nёnё – fёmijё, vjen si njё nyje lidhёse e vazhdimёsisё sё jetёs,  shprehur bukur me papajtueshmёrinё e dramёs sociale tё Blertit me nёnёn e braktisur. Autori nё kёto kontekste, pёrmes  njё analogjie, sjellё reminishencat e tё kaluarёs, tё cilat shfaqen si fantazma dhe nё kёtё kohё tё njelmёt nё forma tё ndryshme e tё çuditshme, agravuese. 

  Por ajo qё ёshtё mё e rёndёsishmja  nё nёntekste, ёshtё psiko- analitika qё sjell autori pёrmes Miranda Stolit. Ndonёse krijon familjen e saj: “Por me rritjen e fёmijve, ajo po imagjinonte njё dramё tё tmerrshme. Njё vetёndёshkim tё vetes sё saj si nёnё.”

  Ky  gjenerim mesazhesh,  vlerash njerёzore, vlerash shoqёrore, me njё narracion dramatik, vjen dhe nga pёrdorimi me efikacitet i sentencave filozofike mbi jetёn dhe ёndrrat, si pjesё fantaziste e rrёfimit. Njё gjetje artistike qё ia shton vlerat jo  vetёm karaktereve qё maturohen nё roman, do e quaja tё njё kozmogonie humanoide, nё tё cilёn: “ Afёsia njerёzore ёshtё tek ai individ qё e quajmё njeri  tё arsyeshёm dhe tё vendosur.”

   Kjo kozmogoni e ёndrrёs pёr nёnёn e cila vjen si ёngjёll nga qielli, ku jetojnё shpirtrat, paksa e lumturon Blertin njerёzor, ia mbush shpirtin me poezi e shoqe Flora e nxit me dashuri: “ Ti shko Blerti, shko dhe vertёto ёndrrёn. Shpreso qё tё mos dalёsh i dёshtuar.” 

   Ndaj dhe autori perifrazon bukur nё monologun e shpirtit tё vet tё kthjellёt nё subkoshiencё, ardhur nga kozmosi shpirtёror, ku gjuha e shpirtit nuk mban asnjё keqardhje, qejfmbetje, i analizon gjёrat nё substanca tё reja kohore, me njё gjuhё tё arsyeshme dhe tё zgjuar. 

   Ky vetё korigjim shpirtёror i birit pёr nёnёn, reflektohet sipas autorit me tё drejtё si njё detyrim shpirtёror  i njё dualiteti njerёzor  gjer atёhere kur:” Mё ёshtё shkёputur gjёja mё e rёndёsishme pёr mua. Dashuria e saj.” 

    Kjo hallkё e rёndёsishme mbi tё cilёn mbahet familja, shoqёria  njerёzore.

   Tek lexon kёto pёrqasje me thekse pedagogjiko- didaktike tё njё jete tё tekstiluarizuar si njё psiko- terapi  pёr shoqёrinё, nё titrat e gjykimit mё shfaqet koncepti i Dostojevskit: “ Nuk ka asgjё mё fantastike se realiteti.”

    E gjitha njё realizёm ekzistencial, pёrfekt, shkruar pёr realitetet e pёrjetuara  e njё jete tё pa kohё- do tё thoja, nё vazhdimёsinё e kёtij tranzicioni tё egёr social. Nё kёtё realizёm ekzistencial, pёrmes njё pёrballje shpirtёrore ( se vetёm shpirti ka mbetur dhe te tё gjallёt) zgjidhjen e kёtij ngёrçi autori e sendёrton artistikisht pёrmes pёrballjes me realitetin, luftёn pa kompromis me mentalitetin arkaik, por nё kёtё aspekt, notat e pesimizmit  vinё pak si shumё me ngarkesa tё negativitetit shoqёror. 

   Nё jetё vihet pёr tё jetuar dhe kjo luftё pёr jetesё ёshtё shembulli  mё sinjifikativ i jetёs njerёzore qё nё lindjen e saj. Misioni i artit tё tё shkruarit ёshtё qё edhe nё zgripin mё tё agravuar shoqёror tё ndezё njё qiri nё kёtё mugёtirё, nё mademet e jetёs tё gjejё ato shtresa xinxife, ato shtigje, ku ndrit njё dritё shprese, qoftё dhe nё trashёgimni brezash.  Kёtu e ka burimin dhe realizmi ekzistencial i cili vjen i mprehtё nё teh  thike, nё detaje tё qёmtuara  me kujdes, me idetё qё shtratifikohen nё pёrvoja jetёsore, me larminё e figurave, tё cilёt shёnojnё njё prozё origjinale, plot freski e natyrshmёri. 

  Pasi e mbaron sё lexuari romanin “Udhёtimi i fundit”, mё pas futesh nё meditime, i rikthehesh  kulminacioneve rrёfimtare. Çdo gjё e shkruar tё vjen natyrshёm, si dukuri e njё jete me absurdin e saj, sepse ky nuk ёshtё vetёm njё roman, por njё analizё sociale e familjes shqiptare pёr tё gjithё ata jetimё qё guxojnё tё pёrballen me kёto drama, tё ecin nё kontravers me shtigjet e rrugёnajat qё pёrcakton me shembujt, ky roman, pёr tё gjithё ata qё e pranojnё realitetin siç ёshtё, pёrballё.

 Tё luftojnё me tё siç ёshtё trajtuar pёr njё moral tё ri shoqёror, sepse siç e thotё dhe Bertolt Breht: “Morali ynё krijohet nga nevojat e luftёs sonё.

 

Durrёs qershor- korrik 2019

 

Vladmir Muça 

Shkrimtar, kritik

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
0
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1