Navigate archive
first first August, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | ANALIZA | DUKURI TË FILLIMIT TË SHTETIT TË ARBËRIT

DUKURI TË FILLIMIT TË SHTETIT TË ARBËRIT

image Illo Foto

       DUKURI TË FILLIMIT  TË SHTETIT TË ARBËRIT     

                                                  Mbi romanin “Andrea Topia dhe princesha Helena”

                                                 Të autorit Resmi Osmani

                                                                

Historia  ka provuar  se  shqiptaret , janë nga banorët  e parë të  Europes . Bëjnë pjesë    në vendet  shtetformuse , krejt  ndryshe    sa na kanë akuzuar   fqinjët , që janë mysafirë  ne siujdhesën   Ballkanike . 

        Veprimtareinë   e gjithanshme të   shtetit arbnor, e  ka përshkruar  romancieri  , tashmë i zëshëm ,   Resmi Osmani .  Resmiu  ma dërgoi dhe  e lexova dorshkrimin në   interrnet . Pa hyrë ende në  analizë të romanit , duhet t’i  them lexusit , se për mrndimin tim, romani i  Resmi Osmanit “Andrea dhe Helena “ , është romani   historik , më  i arrirë  i letërsisë shqipe , që unë njoh. Këtë  do  rrekem ta provoj në këtë   shkrim modest. Nuk e  shof të udhës,  të   tregoj që  jam një   lexus i rregullt  i letërsise romanciere  , këtë e kam provuar  me  shumë rencensa dhe shënime kritike  në këtë  zhanër letrar .  

       Dinastia princore  Topia dhe perfaqesusi i saj , Tanushi , përshkruhet   hollësisht në  romanin e Osmanit . Periudha  e sundimit të   familjes princore   dhe  princit, Kont i Arbrit , Tanush Topia i përket  viteve 1335-1350. Kjo  fabul , është  shtjelluar  me një përgjegjësi sa historike  , po kaq dhe artistike- letrare , nga romancieri ynë . Në sfondin historik , rëndësia  lidhet me faktin   se  në mesjetën e  hershme  edhe përpara shtetit të  Kastriotit , feudalët   shqiptarë kishin   krijuar dinasti  dhe  princër , që mundën të qeverisnin popullsinë brenda kodeve zakonore  . Këto kode ,  janë vlerësuar   nga shkenca , për kohën , që kanë  pasur mungesë të  shtetit ligjor  . 

        Principata Autonome , e  Arbërit , pas luftrave ne Karl D”Anzhu, mbret i Napolit,kishte pranuar vasalitetin nga  Mbreteria e   Napolit , që ishte   një nga  shtetet me të  fuqishme të   Europës. Mbreti i Napolit, kontrollonte  vasalitetin me një nënmbret dhe një garnizon , që kishte  selinë në Durrës , qytet nën administrim të Mbreterisë Napolitane.  Principata kishte  qeverisje zyrtarisht   të pjesëshme  , por faktikisht  vepronte si principatë  autonome,pa dashur tia dijë shumë për vasalitetin,  me administratë,  kështjellat dhe ushtrinë  e saj . 

         Tanush Topia, kryezot katolik, i njohur nga papati dhe mbreti si ”Kont i Arbërit”  qeveriste  pricipatën . Kishte   dy djem   dhe një vajzë . Gruaja e  Tanushit rrithte nga   gjak mbretëror . Qeverisja  i ecte mirë . Kishte  financa dhe ekonomi të qëndrushme . Autoriteti i tij ishte ne rritje   dhe fqinjët  nuk e godisnin , megjithse e lakmonin pricipatën e  shëndeteshme dhe produktive . 

       Vajza e  mbretit te Napolit, Robert D’Anjou(Anzhu) Helena, e lindur  nga një  mardhënie jashtmartesore , do të udhëtonte me  nje  anije te  sigurtë , për  t’u martuar me  princin franko –gjerman Filip de Qurtenay , që qeveriste   Morenë dhe ishujt e  Egjeut. Gjatë lundrimit, stuhia në  det , shkatërroi  anijen  napolitane dhe  Helena , me   një grusht shoqërusish  u    gjend në   breg të   Rodonit , që administrohej  nga principata  e   Arbërit  . Aty  vjen   Andrea  Topia një djale  azgan   dhe u jep  ndihmën e  duhur  fatkeqve .  Shpejt  e mësuan  se kush ishin .

        Andrea dhe Heklena  u dashuruan në  çast . As Mbreti Robert , as Tanushi  nuk e miratuan këtë  dashuri , që cënonte  rëndë mardheniet midis  mbretërisë dhe principatës autonome të   Arbërit , që zotëronte   shumicën e territoreve te   Shqiperisë së sotme , nga lumi Mat deri në Shkumbin. Lufta hakmarrëse për këtë turpërim, ishte në prag , por nga ndërhyrjet diolomatike  u evitua .   Mbreti , pranoi  një tërheqje paqësore , që lejonte  të zhvillohej  normalisht  jeta e   të rinjve dhe  jeta , në gjithë   principatën  . Pas kësaj martese, brenda një  dhjetvjeçari u zhvilluan shumë ngjarje të    gëzushme  . Plaga kishte  zënë kore . 

           Çifti u  shtua me  dy djem , që gëzonin  emrat e paraardhësve mbretërorë . Në ndërkohë, asgjë nga ati-mbret nuk u harrua. Pabesia mbretërore , inati shtazarak , u kultivua   në pallatin mbretëror napolitan. Mbreti dhe mëkembësit  mendojnë ndryshe  nga ç’flasin.   Dështoi një    përpjekje tinzare , organizuar nga nënmbreti ,  për  helmim të Helenës së  bukur . Dhe më pas për të vrarë Andrean.

Mbreti , një Makbeth i fshehur ,   i thirri në rezidencën mbretërore  çiftin arbëroro-napolitan, për tu pajtuar .  Mbreti  , preku    kulmin e  jetës së tij kriminale , kur në pallatin-kështjellë    i arrestoi  Helenën  dhe  Andrean, duke zbatuar   sovranitetin e  pushtetit të pa kufizuar mbretëror  . Pas  një  limiti kohor , nga  gjiotina dolën   dy arkëmorte dhe u varrosën , pa ceremoni  në  vorrezat publike . Ishin trupat  e  Helenës dhe të   Andreas . 

       Ky është kreu dhe fundi i romanit.

        Si në ç’do roman  historik  , edhe në këtë , që po analizojmë fabula është e   shtjelluar  nga historia . Rruga   dhe përfundimi i    personazheve  gjithashtu . Ç’do roman   serioz  ngërthen në vetvete  një periudhë historike dhe  gjithsesi  fundi i personazheve nuk mund të vendoset apriori  , nga vullneti i   autorit . Çështia  është  sa  harmonizohet   jeta reale , me atë  të përshkruar ne romanin  e   zakonshëm .

         Romancieri  Resmi Osmani  , ka  dhënë prova , që  i zbërthen fabulat  historike  me atë vërtetësi, besueshmëri dhe ritëm , që rrjedh jeta  . Te gjithë personazhet , gjejnë  pozicionin natyral , pa u hallakatur dhe pa parazituar në  jetë . Shkrimtari , si autoritet i vetëm , që ballafaqohet me  personazhet , nuk mund  t’u ndryshojë  jetën  atyre , por i  vlerëson me kandar  farmacisti    , të tëra bëmat   dhe  gjëmat , që sjellin  ata në jetë . Kjo është   e thënë , një herë  e mirë , për të  gjithë personazhet  me vlerë historike , ose jo  .

       Ne romanin  e Osmanit , të tërë personazhet gjejnë pozicionin e  volitshëm,   ku i shërbejnë  zhvillimit të    fabulës romanciere . Po  analizojmë një nga  personazhet e   sërës së dytë , Dom Domenik, vëllai i Tanush Topisë .Domenik nuk   mund të  bëhej princ sundimtar , në asnje rast . Ai ishte shuguruar si klerik i sërës së lartë. Brenda  njerut sundimtar ,   hedh rrënjë me shpjtësi  ambicja e çfernuar .  Mbreti dhe xhelati janë aliazhi  i natyrshëm i rracës mbretërore , që kanë kaluar një fëmijëri si të gjithe bashkkohësit , por  e kanë harruar të  kaluarën. Dom Domenik arberori  është ndryshe , jo se  qëlloi prift , por  eshte  brumë  i tipit human e  paqësor  . Ky famulltar  i mençur dhe i ditur,  i shërbeu  familjes princore  Topia , në  Arbëri, në të mirë e në të keq, në hall e në nevojë, në hidhërime dhe gëzime . Këtu  filloi   jeta e  tij reale .  Arriti të bëhej  jo vetem prift , por  dijetar, këshilltar  i sundimtarit Arbënor . Për interesa të  principatës  , u  bë pjesë  e nivelit të lartë në oborrin mbretëror të Napolit, si këshillëtar dhe ambasador i mbretit Robert. Kur ndodhi gjëma e madhe ne pallatin mbretëror , Dom Domenik  gjeti mënyrën   dhe u kthye   , pranë bonjakëve   të viktimave ,  në Krujën arbërore duke vijuar jetën , që kishte nisur.  Ai ishte dhe mbeti misionar,   jasht  priviligjeve , që  i siguronte  detyra  e  fituar në   kryeqytetin , Napoli . Domenik ,  për nga volumi   jetësor  , si personazh , kishte   disa rrugë , për  autorin  Osmani .Ta ruante si   personazh  princor , ashtu siç ishte në realitet , duke   e lënë të   zhytur ne  lluks , në Napoli . Një  jetë  e lakmushme , nga   shumica e njerzve . Kjo ishte më  emundëshmja , për një plak të  rëgjuar , kopetent  vetem  i kanonizmit fetar . Mund ta  kthente në  një   vajtoc të fatit të viktimave , e të tjera  rrugë të mundëshme , natyrale  Zhvillimi natyral i ngjarjeve , ja ndalonte  autorit  të  bënte  arbitrarite   , sado të vogla .  Mund ta kthente   në një personazh krejt episodik  , që dhe vetë lexusi  nuk kishte për ta kujtuar   kurrë . Romancieri  u kujdes , për këtë  personazh dhe   ja riciklioi  jetën . E solli në Krujë , pranë   bonjakëve të   çiftit viktimë mbretërore . Na i bëri Domenikun ,  ne dhe   njerëzisë  një  personazh të dashur    dhe të pa zëvëndesushëm, për mënyrën si rrodhën ngjarjet e zhvillimit të familjes  Topia,  një Domenik  tjetër ,  nuk do të ishte i përbuzur  nga lexusi i  ç’do niveli . Romancieri i regjur , voton  me publikun , me lexusin  e gjerë .  Autokracia kultivohet   dhe  në metodën e   shkrimtarit  dhe shprehet , kur nuk i vendos  personazhet në vendin e merituar.  Domenik dhe ne lexusit , ndjehemi mirë , me pozicionin njerezor të tij . 

       E kam lexuar   romanin me tendencë , për të  gjetur ndonjë personazh , që  devijon rrugën natyrale . Personazhe  episodike ka plot , por janë në vendin e tyre, me detyrat dhe rolet e tyre, si individë të spikatur dhe tipizuar, pasi jeta nuk zhvillohet  normalisht pa ata .  Një prej tyre  është Shambellani , prezantusi mbreteror. Nuk besohet se  ka nomeklaturë më të  ulët . Megjithatë roli i  tij  vizatohet , me ngjyra realiste  . Edhe kur e harrojmë , na e kujton  trokitja e  spektrit , tri herë ,  në dysheme . Të vërtetë, të besueshëm e të veçantë, që mbahen mend, janë edhe personazhet nga populli, burra e gra, malësorë, ushtarë, bujq e barinj.

     Gjithnjë  e më shpesh  dëgjojmë sot , autorë të letërsisë , që rrahin  gjoksin , duke thënë  se i sjellin lexusit   ngjarje reale , të  shkëputura nga jeta  dhe për to , nuk ka kritik dhe   lexus , që i kritikon . Te këta   autorë  , duhet ndalur  seriozisht , duke i bindur  se  autori letrar , nuk është kronist i ngjarjeve .

       Secili mund të  shkruajë  , ç’do temë , që  e ndjen  se i duhet shoqerisë.  Lertërsia është  tjetër  fushë . Ështe  fushë  ku luhet artistikisht , ku jeta  dhe fjala  kthehen në art , pa i bërë reklamë vetes  dhe personazhit . 

       Ç’do roman ka brenda vetes   jetën normale , sepse  edhe ato , që nuk kanë ndodhur, do të ndodhin . Romancieri  dallohet , në se  ai   arrin ta veshi  personazhin me  artin e mjeshterisë  të fjales , të  dialogut  dhe te solucionit  jetësor .

      Romani i  R. Osmanit , që është i shtati në serinë e kolanës ”Libri i mbretërve”, përbën kulmin  e një romani historik , që nuk çfryn , në asnjë nga karakteristikat e një romani të përsosur . Nuk ka pse të mos më besoni , por  do të bindeni , si unë , kur ta lexoni këtë roman historik   shqiptar , me vlera  të  pashoqe , brënda këtij zhanri. Vepra  e  Resmiut , është  roman i nivelit të lartë . Nuk ka rendesi numuri   faqeve. Rrok  një diapazon të gjerë  jetësor , me ngjarje   të rënda  dhe të gezushme , që të mbajnë  të mberthyer , si lexus . Ka  zgjidhje të mëdha , të kontradiktave  , qe krijon  shoqëria . Në fund të  fundit , vepra e  Osmanit , është  guri kilometrik , ku fillon të ngrihet  shteti shqiptar , nga  Topiajt , që u zhvillua  dhe bëri emrin e madh  ne Europe me shtetin e  Gjergj Kastriotit . Gjergji pranonte se ishte pasardhës i topiajve . 

Nga  kjo , që spjeguam  dhe mënyra e kompozimit  letrar , romani  i Osmanit , mbetet një  roman i   përsosur , për zhanrin , të cilit i perket . Nuk ka  fqinj  romancier dhe  “akademik “, që mund të ndërmarri  sulm kritik ndaj kësaj  vepre , që e  quaj të  shquar . 

       E nisëm me   personazhet   sekondare , për të dalë te personazhet , që i kanë dhënë  emrin  romanit . Menyra   si i ka pershkruar  autori , Helena  dhe Andrea , na  bëhen pjesë e njerzve të  dashur , që kemi  takuar në jetë  , ose që jetojmë , për ditë  me ta. Gezohemi  dhe hidhërohemi , kur   bëjnë kështu këta  dy personazhe, që kanë  zenë vend  meritor   , ne panteonin e  historise  shqiptare .  

       Bukuria e tyre  trupore , përshkruar me pathos të   spikatur , nga mjeshtri Osmani ,  na i shlyen provizorisht nga mendja , të tëra   bukurite njerezore , që kemi njohur . Të tëra  ato bukuri ,  janë    pjese e indit   te  Elenes dhe Andreas . Pasi të   keni lexuar këtë  roman , kam bindje , se  bukuritë  njerëzore   do t’i masni  me  kutin  sa i ngjan  Andreas , për djemtë dhe  sa i ngjan Helenës , per   vajzat.  Kjo  është  ana sipërfaqësore , por  ata  përfaqësojne botën e brendëshme  të  dy njerzve , që  hyjnë në jetën e  njeri - tjetrit spontanisht . I ka krijuar natyra , dy gjysma të barabarta  të  një   të tëre , që ështe  çifti ,  që  mban të lidhur  shoqërinë  dhe e çon përpara  atë , pa  e vën re  ata vetë . Ata kanë lindur  që të  kryejnë vepra të mëdha  , duke i dhëne   shoqërise  , pjesë nga dituria, puna mirësia dhe dashuria e tyre  e dlire . Përshkrimi  i ndërlidhur , për cilësitë   e këtij çifti  , duke na  afruar  afër tyre , na bën krenar, për racen tonë  ariane të   trashëguar nga Topiajt , te  Gjergji  dhe e tërë historia  e kombit , nga me të lashtët  në  Europe . Asgjë  axhitative , asnjë reklame!

      Bota dhe pasuria  rrokullisen  natyralisht . Në të tërë galerinë  e personazheve  shqiptarët   shquhen per bukuri   dhe shpirt te  gjerë , sepse janë rritur në klimën më të mirë të  Globit , dhe  e kanë nxjerrë bukën me vështirësi  , pothuaj nga guri , prandaj shkelqejnë midis  bashkëshokëve dhe   shoqeve  të kombeve të tjerë .Autori , po t’i përshkruante ndryshe , do të bënte gabim te pafalshëm , duke rënë  në mediokritet . Në Pallat  , autori na përshkruan  personazhe me veti  të spikatura njerëzore , por pallatet mbretërore , si gjithnjë  edhe në këtë rast , e  mbajtën të fshehur   qëllimin e  errët , që perfundoi me tragjedinë makbethjane ndaj çiftit, që  mishëronte kampionin e   bukurisë , të    dashurisë dhe të harmonisë  njerëzore .

Themelet e   pallateve  mbretërore , ngrihen mbi kufoma  dhe gjak njeriu . Pallati i   Robert   D’Anzhu nuk ka pse të  bënte përjashtim . Ndryshonte vetëm  në një  pikë : Giotina  mbretërore , nuk kishte prerë koka më të  bukura  se  Helena dhe  Andrea Topija , nga Kruja e Arberise .  

         Për të  qenë  në pajtim me ndërgjen  dhe me ju , që me lexoni , po paraqes  disa  episode , ku  jam ndalur  gjat leximit të romanit . Ne faqen  6,   gjendet një bashkëbisedim i  Mbretit , Robert me të  bijën Helenë . Është  nje monolog i babait , qe  të kujton bisedat   më të  çmuara , që keni dëgjuar  , midis prindit  dhe të bijës, por që i përket realisht vitit 1330. Dashuria prindërore  i  kapercen shekujt  dhe këtu mësojmë  se kariera e  ben pluhur   dashurinë  prinderore . Ketë handikap , nuk e shpjegojnë dot  gjenetistët . 

        Kantjeri i anijeve në Ishëm ,  pershkruhet  ne faqen 111. Behet fjalë, për vitin 1340 . Thirrni kujtesës  dhe ndërgjegjes tuaj : Ne Ishëm kantjer  ndertimi per anije ! Sot nuk ka nje te  tille , jo në Ishem , por  as ne Durrës, as në Vlore  . 

      Ne faqen 18 pershkruhet momenti , kur Andrea , merr dorën e  Helenes  në  pallat . Gëzimi  është i atyre përmasave , sa të duket se flasin edhe muret , dritaret , dyshemeja . Gjithçka  bëhet  pjesë  e këtij gezimi  sublim . 

      Ne faqen 26 , përshkruhet  zyra dhe  vete Tanush  Topia në punë e sipër. Autoritetin e   kësaj zyre , vështirë se  e has edhe sot , pas   mbi 700 vjet . Eshte një event, që  na nderon si komb dhe i bën pluhur  pretndimet , se   ne nuk kemi  histori shtetformuse . Nuk ka as një fraze  , që  e thotë këtë fakt . E thotë  zyra ,kancelaria, arkiva, biblioteka, noteria, i zoti i saj , Tanush Topia  dhe puna , që  kryhet në zyrën shteterore  . Këtë aspekt, autori  , Osmani , është  një person , që e monitoron nga larg , por me hollësi  , që na i përcjell në mënyren më të  përpiktë të mundëshme. Ne faqen  29 , kur pershkruhen momente lufte shumë intensive bashkëbisedusi  psherëtin : Përseri  Troje , përseri   Helene !  Kjo shprehje instiktive , na   çon në një  konkluzion historik , se trojanët , janë paraardhës , të   Topiajve arbnorë . Këtë po e vërteton  edhe historia  moderne dokumentare . Unë  e kam fjalën te fakti , që dhe një psherëtimë në gjuhën romancjere , kthehet ne oshëtime historike .

     Një përshkrim  , që zgjon ç’do  lloj imagjinate  është dasma në keshtjellë , ku Helena u   be nuse . Këtë  pershkrim mjeshtëror , nuk ka komentus  ta rigjenerojë . E gjeni ne faqet  33 deri ne  37 . Me epizëm, me gjëmë e kuje sipas zakonit arbëror, jepet pikëllimi, gjëma dhe zia për vdekjen dhe varrimin e princit-kont Tanush Topisë.Në të dy rastet shoqëruar jo vetëm me traditën zakonore, por edhe me filozofinë dhe domethënien e gëzimit dhe hidhërimit, jetës dhe vdekjes.

       Po  paraqes një shprehje , nga më të zakonshmet ne roman . Ne faqen 41    shkruhet : “ Ne  Petrele çatite  kuqeronin nga   tjegullat .” Nenkuptohet  se në një qytezë të zakonshme të  Arbërise , kultura e jetesës  , ishte e nivilet  europjan , jo  ajo jetë vetëm baritore , që  pretendojnë pseudoshkencëtarët  fqinj , deri te vete Krushovi . Shtëpitë  e Topiasve ishin  vila , ose te ngjashme  me to . 

       Merr rëndësi të   dorës parë    , koloriti gjuhesor, në paraqitjen e tablove të gjera e të përmasave të mëdha . Ja nje shembull: Përshkrimi  i Beratit , me shtëpitë e bardha një-mbi një, kalanë, kishat, me kodikët e famshëm , murgjërit shkrues dhe piktorë ne faqen 91 , eshte një perlë stilistikore, që ta sjell Beratin  dhe kulturën e hershme arbërore ne  tavolinen tende të   studimit. Në këtë rast  nuk mund të le pa permendur atë  që përjetoi Helena napolitane  , kur  vizitoi Beratin, qytetin  e dashur dhe karakteristik të  Arbërisë dhe të  Shqiperisë së sotme . “ U bë shkak  ardhja ne  Berat, shkruan autori i romnit , që princesha Helene , perveç  bukurive natyrore të vendit , te njihte një anë  tjetër të  Arberisë , botën shpirtërore , që shtriheshin thellë në histori  dhe për të ishte burim  krenarie “ ( F 92 )       Helena nuk i dha Arbërise  vetëm dashurinë  e pastër  , por u bë pjesë  e  pa ndarë   e Arbërise , atdheut të saj të  dytë , për të cilin u be fli . Në se kjo  përtërti Helenën trojane , këtë  ja diktonte dashuria, për  bashkëshortin , për femijët , për  banorët e papërsëritshem arbënorë . 

      Romani i  Osmanit , nuk  është një shumicë panoramash historike , patriotike , dashurore . Autori   nxjerr në pah   shumë veti  të kulturs , sjelljes dhe etiketes , qe nuk lidhen  me  pallatet , kurthet  , intrigat, luftrat.Ai na sjell tabllotë tërësore, të Arbërisë para skënderbejane, atë ngjallje dhe zgjim të frymës së vetëdijës kombëtare, e cila do të çonte më von në Lidhjen e Lezhës dhe epopesë së ndritur të qëndresës kundër turqve otomanë.

Ne faqen 106  , shkruhet : “Mbreti , pas fitores së luftës , në  Piemonte , ja lejoi vetes luksin e  nje dite  zbavitje gjuetie , me bekimin e Papës  Benedikt  i 12 “ . Këtu kemi të bëjmë me një  rast domethënës , për punën ,  për edukatën , për etiketën , që shoqëria  i imponon ç’do kujt, por jo të  gjithë i njohin si kod të  jetesës  .Ne këtë rast , ç’do koment nga unë , merr karakter skolastik .  Le ta komentojnë dhe të nxjerrin mësime ,  shtetarët ,eprorët , shërbestarët   e popullit . Hierarkitë  nuk janë tirani , por  jane   gardjane te institucionit  ,  te punës me rendiment  .  As një lloj  demokracie nuk mund te çvleftesojë  punën , institucionin  e jetës njerezore .

               Duhet të jesh   pa ndjenja , që mos  bëhesh bashkë me   Helenën dhe Andrean , kur  zbritën  , në Napoli , për  të takuar   babanë-mbret biollogjik të  Helenës , Robertin D’Anzhu . “Bukuria e natës në det , qe e pa parë , shkruan   autori ne faqen 114 të  romanit .  Hëna derdhte shkelqimin e zbetë . Deti merrte frymë dhe psherëtinte  me të gjithë gjoksin dhe vijon :  Ata të dy  , jetonin të tashmen , kujtonin të  shkuarën dhe  dyshonin , për të  ardhmen “ . Në këtë  ditë të takimit , Mbrei kriminel  dhe  Babai hipokrit  , ju drejtua   Helenës :“ Ke mbi krye  dhe në pamje breoren e  dritës dhe të hirit mbretëror” Askush nuk  do të besonte , se  një ditë pas këtyre  fjalëve , dhe gostisë madhështore në pallatin mbretëror, do ta  dergonte  çiftin , në giotinë . Këtë krim makabër  mund ta bëjë  vetëm një Baba-mbret , i  ardhur  nga katakombet e pallateve  të intrigës , hanxharëve  krimit, që fshihet pas perdeve  të mëndafshta , ashtu siç do t’i jepte Shekspiri në tragjeditë e tij.

        Këtë  pabesi , autori na i  përmbledh me një fraze të shkurter : “ Nën vezullimin e stolive , fshihet varfëria e shpirtit “ . (f 122 )  dhe më von na   jep këtë frazë :“ Fishekzjarret e bënë qiellin e  Napolit , sikur po binin   yje shumëngjyresh “ ( F 125 ) . Cila  është pjesa e nënkuptuar  e këtyre frazave ? Gjithnjë natyra  bëhet pjesë e   gjëndjes shpirtërore të njerzve , qoftë në të mirë , qoftë në të keq . Kjo është  arsyeja , që  auorët  përshkruajnë mjedisin   e gjerë , ku ndodh  një njgjarje e  caketuar . Pse  e  qysh ndodh kjo , nuk eshtë pjesë e  këtij shkrimi , me   objektiv  më të ngushtë .  

        E kam vene re  dhe ne romane te  tjera , Resmiu , nuk i merr për dore  dhe  t’u tregoi  rrugen personazheve , ose  ti vizatojë me ngjyrat , që do  ai . I le të ndjekin rrugën e tyre, të veprojnë dhe të flasin ashtu si dinë vetë ata Na i ka përshkruar   ashtu siç janë  personazhet e oborrit mbreteror , ne jeten  e tyre  te lluksit dhe te begatise . Asnjë nuk ka përçmuar , ose ta   veri ne pozita , për  veprime  të shëmtuara .  Madje  dhe  xhelatët , që  shërbejnë në  gjiotinën mbretërore  . Ata bëjnë punën , për të jetuar . Lënda  e parë  e punës së tyre  është krimi. Në pallat  jetojnë vërtet midis lluksit , por  kanë vetinë e   vetpërmbajtjes dhe  e  të çmuarit  objektiv të pasurisë dhe të lirisë së kufizuar , në të cilën u ka rënë fati të jetojnë  . 

Dihet , që kama, helmi  dhe pushka ndodhet pas perdeve të rënda të sallave , ku derdhet   hareja   dhe lluksi i praruar , si lumë i vrullshëm malor . Afër  ndodhet  giotina mbretërore , që i bën hije vetes  dhe klasës së lartë   mbretërore . Ekzekutimi tragjik  , që  ju bë çiftit , Helena  dhe Andrea , autori   Osmani , i ka kushtuar  vetem   paragrafin e fundit të    romanit . Eshtë   skena më e dhimbshme dhe më makabre . Në se  kjo skenë do të  shkruhej  , më përpara, do  të krijonte  një sensibilitet të lartë te  lexusi , që  do  të   ndihej keq , për të  vijuar leximet e mëtejshme . Gjithsesi urrejtja   , per   Mbretin – baba , na mbetet   në mendje dhe na regjistrohet në   ndërgjegje  .

Liria e njerzve nga   zakonet  prapanike , të martesës , të  gjakmarrjes dhe të tjera të ngjashme , përbën , në të gjitha kohrat  detyrë parësore  , ne emancipimin e shoqerisë  dhe krijimin e klimës bashkëpunuse   të shëndetshme  në shoqeri . 

        Ne momentin e   ekzekutimit , Andrea nuk pranoi  t’i lidhin sytë .  Ju shkreh xhelatëve : “ Dua ta shoh  vdekjen në sy ! “ ( 130 )  Kjo deshire e Andreas  është  ftesë për brezat , që  të mos kursejnë asgjë  , qoftë dhe jetën , për lirine  e vërtetë të  njerëzimit , që fillon nga liria  e  gruas , riprodhuse e   njerëzimit . 

       Per stilin dhe gjuhen  e perdorur  të  romancierit  Osmani , mbetet   ajo , që kam pohuar  dhe në shkrimet para ardhes:shqipe e pastër e pasur dhe fjla e zgjedhur dhe e gjetur në vendin e saj .Në këtë roman  gjuha është   më e  stërholluar , sepse, në përshtatje me kohën për të cilën shkruhet,  gjënden  fjaleformime , të krijura  nga   dukuritë fonetike  dhe sintaktore . Kjo  gjuhë e   struguar   , i ka sherbyer një   stili të ri , që  e ka bërë prozën, më të  rrjedhshme.  Ka faqe të tëra shkruar me prozë  poetike . Gjuha e larmishme  e    shprehjes në tema kaq të komplikuara, siç jane temat historike , mundëson  ndriçimin   e plotë të  enigmës së thurur  nga romancieri  . Kësaj , ja ka  arritur ta realizojë R. Osmani , në të tërë kompleksitetin  e  punës   të një romani  , si ky që analizuam. 

E vetmja vrejtje , që kam për autorin është kjo : shumë shpesh   Helena i  shpreh  fjalë të nxehta  dashurie Andreas . Mendoj të  eliminohet kjo skenë  , kur    mjekon plaget e tij  , pas ditës së gjuetisë . Kjo do të varet  tërësisht nga vullneti i  autorit , në se  nuk prishet  konteksi i përshkrimit  në këtë kre dhe në të tërë  veprën  .

    Në mbyllje duke uruar romancierin  Resmi osmani për këtë roman cilsor e dinjitoz që u shtohet romaneve të tjerë historikë, shpresoj që romani të gjejë rrugën për te lexuesi, veçanërisht te të rinjtë dhe, duke qënë roman historik më i realizuar në tërë pikpamjet,  të perfshihet nga Ministria e Kulturës, për vlerësim per çmimin e vitit që jepet për veprën letrare më të mirë.    

        Illo Foto – Studjus , NY.  Janar-korrik  2019 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1