Navigate archive
first first August, 2019 first first
Su Mo Tu We Th Fr Sa
1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
Newsletter
Email:
Home | ANALIZA | Diskurset njerëzore tek “Vajzat e mjegullës”

Diskurset njerëzore tek “Vajzat e mjegullës”

image Namik Dokle

Diskurset njerëzore tek “Vajzat e mjegullës” 

 

Dr Fatmir Terziu

 

Si të gjitha diskurset njerëzore, ndërmarrja narrative është një formë e aktivitetit të gjuhës njerëzore (një lojë). Është jo një faktor neutral që nënkupton zbulimin e natyrës dhe realiteteve të saj. Arsyetueshëm, si të gjithë llojet e gjuhës, ndërmarja narrative është e drejtuar tek rezulttati i një pjese që nënshkruan arsyetorin e duhur të lidhjes kulturore dhe ndërkulturore. Faktikisht këtu në këtë lidhje e ndërlidhje nuk ka fakte neutrale. Ka zhvillime. Ka realitet. Ky realitet të shpie tek triptiku, që gjeografinë e ka tej e përtej racionalizimeve politiko-gjeografike, por që kap thuajse një terren Gorën e tre mjediseve, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni. Me këtë diskurs merret deri në detajin më të thukët, shkrimtari Namik Dokle, i cili e pikënis me atë që ne pikërisht do të marrim në konsideratë në analizën tonë, “Vajzat e mjegullës” (roman; botimet Toena, Dokle, N. 2015). 

Tek ky roman përkushtimi i autorit shkon më shumë se tek kush për nënën e tij, dhe po aq dhe për natyrën, për kulturën, traditën, këngën me të cilën gjuha ka krijuar një identitet të shtrenjtë për të në jetë dhe në roman, përtej të gjitha mjegullave që mbetën në gojëdhëna dhe që shumëzuan të tjerat në udhë e sipër: “Jesene mëgle panale Putnicam putoj kazhujet.../Ranë mjegullat e vjeshtës, Udhëtarëve udhët u tregojnë...(Këngë gorane). Udhët dhe udhëtarët janë pjesë e diskurseve njerëzore… Janë diskurset ata, që rreken në këto udhë për të bërë narrativin të flasë me identitetin, kulturën, traditat, natyrën, frikën dhe dhimbjet. Janë të gjitha bashkërisht në një gjuhë të bukur, stil të rrjedhshëm, atraksion dhe zhbirim, që bëjnë njësh, narrativin e këtyre diskurseve. 

Ky lloj narrativi, mes këtyre diskurseve të romanit ka prurë për herë të parë në territorin e kësaj zone tre mikrozhanre, që mbeten dominuese: romani i kulturës së pakicësromani i multikulturalizmit dhe romani i krahasimit identitar. Këto zhanre tani shtrihen përtej punës së narrativit. Romani “Vajzat e mjegullës” është produkt i kulturave dominante. Përderisa ky shkrim është i kufizuar vetëm për romanin e parë të triptikut të autorit Dokle, është e vërtetë se kthesa e vërtetë e fiksionit ndaj kulturës së pakicës, multikulturalizmit dhe krahasimit identitar është inkurajuar nga artikulimet didakte të situatave të ngjashme me këtë identitet, të cilat janë pëshpëritur dhe kanë qarkulluar më shpejt se kurrë më parë në “kjostëra” (hajate) dhe shtëpi të strukura nga mjegullat e historisë, dhe nga adresa e atyre ndodhive në krasitje të shumta derivative e të ndikuara nga botëjeta në të cilën mbijetoi kjo pjesë identitare. Ndërsa “tmerri” hyn në narrativ mes flakëve dhe yjeve që shuhen, atmosi dhe produkti i tij zbret jo më kot me stilin e autorin në atë lidhje dykulturëshe, dygjuhëshe “kjostër” për të na rrëfyer lidhjet edhe me frikën: “Dola në kjostër bash kur u fikën të gjithë yjet nga frika e asaj ulërime therëse dhe dridhesha i tëri, pa kuptuar se ku kishte shkuar dera e dhomës. “Futu brenda shpejt!”, më thirri babai dhe më tërhoqi si një trastë me bar të njomë. Nëna më mbuloi në shtrat me përkujdesje, por unë nuk u ikja dot të dridhurave që më ndiqnin nëpër trup, deri në brendësi të kraharorit. “Çfarë ishte?”, pyeti nëna. “Arushat”, tha babai. “Po vajtojnë nënën e vrarë... do ta gjejë ndonjë bela këtë fshat që vrau arushën.”

Që në hyrje me këtë kontekst të thukët narrativ, nënkuptojmë se romani i kulturës së pakicës tregon se si udhët shtrihen, vazhdojnë e ndërpriten me ngjarje të fokusuara në aspekte komunitare, ngjasi të tjera subkulturore ose mikrozonale. Një pikë e kryqëzimit tek “Vajzat e mjegullës” është toni: jeta dhe pjesa e kulturës së shtruar në këtë narrativ ka një tendencë të theksojë përvojat e vështira të ndarjes, paragjykimit dhe “bërjes së gjërave” në vend të “bashkëjetesës”, një term që autori e përdor për të përshkruar shoqërueshmërinë fluide dhe heterogjene që gjejmë në romanin e multikulturalizmit të tij. Në kontrast, “Vajzat e mjegullës” përfaqëson bashkëjetesën kulturore duke inkorporuar idioma vernakulare, anekdota lokale, referenca e të cilave është shpjeguar përsosmërisht, në idioma dhe gjeografira të vogla, në udhë e jetësi, në kulturë e në traditë, në vigjilencën e detyruar të mbrojtjes së kufirit, në djegjen e besimit: “Arushën e kishin vrarë kufitarët tri ditë më parë. Në sheshin përpara Xhamisë së Djegur kishin ngritur një skeleri me trungje ahu dhe e vunë mbi të”. Kjo jetë mes frikës dhe izolimit, kjo pjesë e narrativit shkon më tej për të riformatuar realitetin: “Edhe unë e dija që s’kishim më miell në magje dhe ishim detyruar, si thonë, të hanim edhe bërcakë e bëltanca kungulli.”

Vajzat e mjegullës” përshtatet me këtë zhanër në dy mënyra kryesore. Romani regjistron tjetërsimin dhe zvetënimin që përjetojnë banorët goranë në këtë zonë. Në të narrativi paraqet një transmetues njerëzor, huna, mikpritës, zbërthyer të njeriut të mirë, njeriut që i gjendet njeriut në të mirë e në të keq, e ai është i ndërlidhur gjeografikisht, sa në anë të Kosovës, aq dhe në zonë të Sharrit, fjalët e të cilit shfaqen në origjinal dhe qasja e varfërisë, sikurse gjuha e saj, janë të largëta, të ndërlidhura dhe të transmetuara: “Murseli, një burrë i qetë, me mjekër të shkurtër, me sytë që gjithmonë kishin një lot në qepalla prej tymit të oxhakut, hynte e dilte, fliste në të rrallë ndonjë fjalë dhe thithte çibukun e tij. Atëherë kur nuk e prisja, në dhomë hyri një nga nuset e shtëpisë, një bucajkë1 e gjatë dhe më vuri sofrën pranë këmbëve. Doli dhe u kthye me një tepsi me petë kallamboqi, që nxirrte avull me aromë lakre turshi. “Do hamë tani, unë dhe ti, se të tjerët janë nëpër punë”, dhe Murseli u afrua pranë sofrës. “Prandaj më paska dërguar babai”, mendova. Kishte ditë që shtëpinë tonë e kishte prerë uria.” Zëri i tillë përpiqet të afrojë arsyen për tingujt zakonor të njerëzve që lidhen mes tyre, sugjeron që karakteristikat zonale janë vetë fikte. Ne e shohim këtë kur “Tokat që kishim nëpër bokza e përlina nuk na ngopnin. As racionet që shpërndante shteti ndonjëherë nëpër fshatra. Vite të tjera babai shkonte në Has për të kallajisur enët dhe sillte prej andej drithë e ushqime të tjera, por që prej dy vjetësh nuk e bënte më atë rrugë as ai, as shokët e tij. “Më mirë të vdesim nga uria se nga morrat”, thoshte nëna.”

Romani i Dokles angazhon kulturën e pakicave duke sugjeruar se karakteristikat kombëtare kanë një natyrë arbitrare, një kontigjent historik gjithnjë në ndryshim. Një këndvështrim i tillë sugjeron, nga ana tjetër, se karakteri i veçantë i kulturës së pakicës mund të jetë disi iluzor. Dokle propozon që pakicat, si shumica, nuk janë prima facie qoftë etike apo joetike. Siç mund ta shohim në antagonizmin e tij si për provincialët zonalë dhe ata më tej, Dokle tërheq vëmendjen ndaj demonizimit të komuniteteve të pakicës, por ai heziton thjesht të zëvendësojë imazhet e këqija me ato të mira. As ai nuk do të ofrojë një tregim më të saktë të kulturës gorane për të kundërshtuar stereotipet e ngushta, por kërkon të referohet tej jetikja, tek arsyet e tjera të jetës. Unë nuk do ta quaja thjesht ndonjë ngurrim, as shmangje, por stil për të mbajtur gjallë frymën e leximit në narrativ. Narrativi i tij ndahet nga disa faktorë të tjerë të periudhës që ai jetoi, periudhës që akumunoi dhe të asaj ai shkroi. Shkrimi ka detyrën e tij. Dhe këtë detyrë të shkrimit e ka një pikëtakim kohërash vetë autori i tij: “Në fillim nuk e dija se ç’do të thoshte fjala “organizatë”. Më dukej sikur kishte të bënte me një bodrum, ku disa njerëz bërtisnin për të mos i dëgjuar të tjerët. Pastaj më treguan se ishte një vend ku mblidheshin ata që quheshin komunistë, por që askush nuk dinte se ç’bënin edhe pse bërtisnin: “Kështu ka thënë organizata”, “këtë e vendosi organizata”, “organizata të pret bukën”, “organizata edhe të marton po të dojë...”. Një herë pyeta dikë se ç’është angaria, por askush nuk ma shpjegoi, veçse më thanë: “Do ta mësosh, kur të të bjerë mbi shpinë”. Por më e keqja më gjeti kur pyeta se ç’është komunizmi. Dhe pyeta njeriun që kishte gradat më të larta në ushtri, për të cilin kishin nxjerrë edhe një këngë që këndohej vetëm në dasma dhe vetëm kur aty rrotull nuk kishte ndonjë nga organizata...

O Kurtish, kapter i motrës 

Pse po shkon si urthi tokës? 

Kjo partia, he lum dada 

Edhe mutit i dha grada!” 

 

Vazhdon… 

Comments (0 posted):

Post your comment comment

Please enter the code you see in the image:

  • email Email to a friend
  • print Print version
  • Plain text Plain text
Rate this article
5.00
Powered by Vivvo CMS v4.1.5.1